TemA TV/ MB nënshkruan memorandum me prokurorinë dhe SHISH/ Tahiri: Duhen aksione konkrete (VIDEO)

11 Nëntor 2013, 18:50Sociale TEMA

Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ Shtetëror kanë nënshkruar një memorandum për forcimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimtarisë së tre institucioneve në parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar (trafiqeve të paligjshme), krimeve të rënda, korrupsionit dhe veprave penale që cenojnë regjimin juridik të tokës, mjedisit dhe burimet natyrore.

Në fjalën e tij përpara nënshkrimit të memorandumit, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, tha:

“Kam kënaqësinë të ndaj edhe para jush përpjekjen tonë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SHISH, për të ngritur në një stad tjetër nivelin e bashkëpunimit institucional ndërmjet të tre agjencive dhe pse jo, për të njohur rezultate shumë më konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit dhe veprave penale në fushën e mjedisit, konkretisht ndërtimeve pa leje dhe prerjen e paligjshme të pyjeve,” tha Tahiri.

“Duke njohur në radhë të parë rëndësinë themelore që ka bashkëpunimi institucional ndërmjet të tre institucioneve dhe pastaj edhe agjencive të tjera shtetërore në luftën kundër krimit të organizuar, duke qenë të vetëdijshëm gjithashtu për rëndësinë që ka lufta jonë e përbashkët kundër paligjshmërisë për të shembur murin e pandëshkueshmërisë dhe për të rritur njëkohësisht besimin e publikut te forca e ligjit dhe te shteti ligjor, si edhe për të sanksionuar me veprime dhe rezultate konkrete, barazinë para ligjit dhe sundimin e ligjit, ne së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SHISH, kemi menduar që një memorandum bashkëpunimi do të forconte lidhjet institucionale dhe raportet institucionale ndërmjet nesh, brenda kuadrit ligjor ekzistues dhe ndërkohë do të na vinte në kushtet e punës për të pasur rezultate, të cilat do të shënojnë një moment të ri në luftën tonë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe paligjshmërisë në tërësi,” vijoi Tahiri duke theksuar se memorandumi mund të mbetet në letër nëse nuk kthehet në model pune dhe aksioni konkret me rezultatet solide./ep

9 komente në “TemA TV/ MB nënshkruan memorandum me prokurorinë dhe SHISH/ Tahiri: Duhen aksione konkrete (VIDEO)”

  1. kamera says:

    Per c’bashkepunim flet or mavri, me cilet me prokurorin dhe kryetarin e shish te Saliut? Ju vertete mendoni se populli eshte i trash dhe mund te veproni si te doni, po nuk besoje se do shkoni shume larg me kete fantazi. Ti Saimir (qe del ne foto sikur kerkon te fshihesh nga dikush)ndeze ca zjarre kashte si fillim dhe tani ja ke futur gjumit. Po nuk pastruat administraten o Miri dhe te arrestoni kriminelet ne ju pjerdhim ne cfardo qe te thoni dhe sado sheqer puder tu hidhni ligjeratave tuaja bajate…

  2. henri says:

    Populli pret, qe te gjeni faktet dhe te fusni ndonje peshk te madh ( ne rang ministri ) ne rrjete dhe pastaj me fakte dhe prova ta dergoni ne prokurori, prokurorija ta dergoje ne gjykate dhe gjykata me prova dhe fakte ne baze te ligjit ta dergoje ne burg. Kjo do ishte nje prove e madhe per popullin, se gjerat do te ndryshojne. Deri tani keni futur vetem peshq te vegjel ne rrjete.Gjermanet thone se hajdutet e vegjel i varin dhe ta medhenjte i lene te livadhisin.

  3. Sume Gruda says:

    Bravo Saimir Tahiri “Lis i madhe’ dole me Edi Ramen kryeminister
    cdo vendim perkrahet nga populli ne pergjithesi, pervec mashtruesit dhe genjeshtaret shpifes Sali Berisha me Zhozin Topalli, Basha me tani po e thirri Olldashin po i heq (O) e bej emer te vertete shqiptar Dashi keshtu do ta therrase.

  4. Pune ok po bene ky Tahiri, por deri sa policia te marri ne kontroll te gjithe shqiperin(lazaratin), atehere do te themi se ka bere pune te mire.

  5. shoku shpati says:

    keta nuk jane ne vehte. Memorandum per te punuar !!!. Bejne sakrifice per te premtuar te bejne detyren. Mjere populli i shkrete!!!

  6. Treviso says:

    Perforcoj mendimin e kamera-s.

  7. Gjergji says:

    Po pse o Tahir, me Visho Ajazin do punosh ti?
    Sa qesharak na u duke kur shterngoje duar me Vishon.
    Vazhdo se me trimat e Saliut, do perfundoni ne deshtake. Tung

  8. Banija-01 says:

    Keta nenshkruajne memorandume sikur te jene tre shtete te ndryshme .
    Nuk kuptoje pse duhet te nenshkruajne kur jane te detyruar te bashkepunojne !

    Po te mos e nenshkruanin nuk do bashkepunonin ? Shume e çuditeshme !!

  9. iliri says:

    Nuk besoj te kete nje vend tjeter,te pakten Europian,ku institucione te larta te Shtetit,nenshkruajne Memorandume ndermjet tyre,per te rritur bashke………….nonsens i plote.Keto i bejne edhe publike…….sepse edhe mundet e duhet te takohen e bisedojne,programojne ,apo koordinojne punet,e natyrshme,por qe te firmosin dok ku angazhohen per te bashkepunuar,kjo nuk eshte pare…me duket shume `foshnjore`,nga pikpamja e administrimt shteteror….Iliri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje