Një shpërthim eksplozivi ka dëmtuar makinën e kreut të forumit rinor të PS, FRESSH në Elbasan, Vangjel Ranxha.
Ngjarja ndodhi rreth orëve të pasdites në lagjen Syrja Dylgjeri.
Panorama shkruan se shpërthimi ka lidhje me emërimet në postet drejtuese të drejtorive rajonale.
Ranxha po diskutohet si i përzgjedhur në krye të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Megjithatë, sipas policisë, këto mbeten vetëm dyshime, pasi Ranxha asnjëherë nuk ka qenë person me precedent penal, por njihet si një figurë me kulturë dhe me arsimin përkatës për postin që lakohet kohët e fundit se do të drejtojë në vijim, por që ende PS-ja nuk e ka vendosur zyrtarisht./ep
PERPARA LUFTA E KLASAVE!
PERPARA RIPJERDHJE ME SAJMIR AUTIKUN!
Salistet duhen vene para drejtesise , qe te kuptojne se tani ka shtet dhe nuk eshte han, si ne kohen e krimineleve me Sali-un ne krye.
cdo akt i tille duhet denuar, pa perjashtim.
Po te thuash qe ” njihet si person me kultur, e me arsim perkates” ky eshte kulmi.