Lajmi për mundësinë e demontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, ka shkaktuar protesta në Tiranë të martën, duke sjellë një goditje të rrallë në besnikërinë e anëtarit të NATO-s ndaj Shteteve të Bashkuara.
Qindra persona protestuan përpara ambasadës amerikane në republikën e Adriatikut, duke thirrur: “Shqipëria është e jona” e duke mbajtur pankarta ku lexohej: “Po, ne mund të themi JO”.
Shqipëria është cituar nga mediat e huaja si një destinacion i mundshëm për këto armë, të cilat presidenti sirian Bashar al- Assad ka premtuar se do i heqë qafe në tentativë për të kthyer valën e opinionit ndërkombëtarë pas një konflikti civil që ka zgjatur më shumë se dy vjet.
Shqiptarët prej kohësh janë ndjerë në borxh mirënjohje ndaj Uashingtonit, që prej fundit të Luftës së Parë Botërore, kur Woodrow Wilson shpëtoi vendin nga shpërbërja në favor të fqinjëve dhe më pas kur një fushatë e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA, ndali masakrën e vitit 1999 ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë.
Por lajmi se armët kimike siriane do të asgjësohen në Shqipëri, është pritur me zemërim dhe me ankesa për shfrytëzim.
“Shqipëria i përket shqiptarëve, jo komunitetit ndërkombëtar,” tha aktivisti Aldo Merkoçi. “Vetëm populli sovran mund të vendosë për këtë çështje. Ne jemi këtu për të thënë jo”.
“Jo, jo, jo”, i bënte jehonë turma. Të rinjtë mbanin pankarta ku lexohej “Duaje Shqipërinë siç kryeministri do Amerikën”. Një poster tregonte “Dajën Sam” duke u bërë thirrje njerëzve për të protestuar.
Protesta pason disa tubime më të vogla në qytetin qendror të Elbasanit dhe në Mjekës, ku mund të dërgohen kimikatet.
Disa shqiptarë ankohen se kjo do të dëmtojë mjedisin dhe përpjekjet për ta prezantuar Shqipërinë si një destinacion turistik në zhvillim.
Kryeministri socialist, Edi Rama, që mori detyrën dy muaj më parë, konfirmoi të martën se ai kishte diskutuar për këtë çështje me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, por tha se nuk është marrë akoma një vendim.
“Nuk i kam takuar protestuesit thjesht sepse heshtja jonë nuk fsheh asgjë dhe ne nuk jemi në pikën kur duhet të marrim një vendim e ndoshta nuk do të shkojmë në këtë pikë,” tha ai në një konferencë me Komisionerin e Zgjerimit në Bashkimin Europian, Stefan Fyle.
Rama po bën përpjekje për të çuar përpara ofertën e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE-në. Vendi u anëtarësua në NATO në vitin 2009, por Perëndimi mbetet i shqetësuar për nivelin e pjekurisë demokratike.
“Nuk ka asnjë dyshim se nëse nuk do të isha në detyrën aktuale, do të isha bashkuar me protestën po të dëgjoja ekspertët që vizatojnë një skenar kaq apokaliptik ndaj shqiptarëve,” tha Rama. “Por në detyrën time unë nuk e shoh këtë skenar apokaliptik”.
Një zyrtar i lartë i opozitës e quajti Ramën “Ed kimiku”, duke e akuzuar se e ka mbajtur publikun në errësirë për këtë çështje.
Me ndihmën e SHBA, Shqipëria ka demontuar me sukses rezervën e saj të armëve kimike, të trashëguar nga periudha e komunizmit. Por demontimi i predhave vrau 26 njerëz në vitin 2008.
Kjo çështje vjen pas një debati në lidhje me importin e mbeturinave, që solli edhe akuza se Shqipëria po shfrytëzohet nga partnerët e pasur në Europë. Qeveria e Ramës e ndaloi importin e plehrave sapo mori detyrën.
Rama deklaroi të martën se do të informojë publikun dhe parlamentin për vendimin e qeverisë, duke u angazhuar që të mbrojë interesat e shqiptarëve.
Nuk eshte e gjith Shqiperia e zemruar me Ameriken, por jane disa horra islamik qe duan te prishin imazhin e shqiptareve. Por, Rama duhet menduar mire edhe per armet kimike sepse nuk kemi ekspert qe mud te shkatrrojne armet kimike ne vendin tone, pastaj shqiptaret kan halle te shumta ne lidhje me papunesine dhe problemet ekonomike.
Nuk je ti Shqiperia o plere si zarina
Mirel, nuk ishte e gjith Shqiperia ne proteste mor hajvan.
Ashtu si nuk ishin per Gerdecin dhe ashtu si nuk ishin dhe per shitjen e detit
Tradhetare dhe te paburre
Merre me mend ti shtohen plera si puna jote.
Puna e mbar o Ded,po mbjell ca qep.
VFLP,perqendrohu pak,pergjigju edhe nje here.
Po ore eshte e vertete edhe une jam e zemeruar me Ameriken se Amerika me Putinin trazojne gjithe boten e bejne m……….. gjithandej dhe na i bien ne ketu qe ta pastrojme kush e ben …….. le ta mbaje dhe ta haje per veten e tij.
Nuk jam islamik
Por i them jo vetvrasjes.
Mjagt mr servilizem
Kimiku, nuk ka nevoj Ammerika per servilizmin shqiptar.
Jo mer tuc or kaqol po ka nevoje per nje kosh plehrash
Shtese, te mos harrojme se nuk jane te huajt qe i bejne keq shqiptareve, por jane poltikanet qe na kane bere keq. Patem Enverin qe ishte shqiptar dhe i beri keq shqiptareve, patem Fatos Nanon dhe Sali Berishen qe i bene keq shqiptareve. Kurse sot Rama po mundohet te zbuse hallet e shqiptareve. Te mos harrojme se jemi edhe antar te NATOS qe nuk e meritojme te jemi antar sepse Shqiperia nuk e ka ate kapacitet per te qendruar si antare e NATOS, ku ku per ne shqiptaret qe nuk ishim te zot per tu zhvilluar.
Bajge qe bajge ngelesh
Mut i Vicidolit dhe i Saliut do mbetesh pergjithnje…
Ja me butake dhe zvarraike te tille nuk behet Shqiperia. Ja prej ketyre zvarranikeve si puna jote eshte nje nga shkaqet qe i sjellin armet ne Shqiperi!! Ju jeni Haxhiqamilsa mor kopuker..Dje Haxhiqamili dogji vendin per turkun ju jeni gati ti vin flaken per Ameriken dhe Rusine!!
ore z komentus enveri nje gabim beri qe la ca plehra si ty ty qe si pastroj dge tani zdo kishte me lende kiumike
Tema ësht për Armet Kimike të Siris o Majmun. Jo Islami. Ju nderone Fenë tënde në qoft se jeni Krishter. Ju e urreni Fenë Islame kur sësht aspak Tema Besimit largohu more i Poshter Idiotë.z.Rama ësht tash Kryeminister mbaje shtrëngoje knaçu këndo vallzo leri Fenë Islame Rahat kqyrë Punen tënde.Idiot.
Fajin nuk na e ka USA, por Krimineli Shpellar Sal Bisha, qe gjoja na futi ne NATO, duke lene Shqiperine “han pa porta” dhe pranuar:
-Terroristat Islamike
-Guatanamon
-Muxhaedinet
Prandaj sot Z.Rama eshte ne “siklet” te madhe plus korrupsionin, vjedhjet, corroditjen insttitucionale dhe pa-drejtesine qe ka shkaktuar Krimineli Shpellar Verior Sali Bisha.
Fajin e ka Ramiu qe e hapi lojen duke i kerkuar vete keto arme.
Vete heshtja e tij e ka renduar dhe me shume situaten per shqiptaret.
Refuzimi duhet te jete sa me i shpejte dhe i prere!!
E njejta gje si marrveshja e Berishes me Greqin per Detin.
Pastaj e hodhi posht nje ushtarak pencjonist.
Ky esht problemi,nuk e han ai qe kruhet.
Hajde e nxirre tani gurin nga pusi!
z.Edirama Kryeminister Shqiptarve për 4 Viteve të ardhëshme për çdo gjë ësht Pergjegjës, z.Berishes si Politikan karijera i ka përfunduar.
Fajin nuk e ka as Saliu as Nanoja e aq me pak Edi, por ky popull qe i ka duruar keta matrapaze, madje ne shume raste i ka hyjnizuar, duke u ndjere me fat qe qeverisemi prej tyre. Kur dikush kritikon vendimet e njerit, cohen te tjere dhe e sulmojne se je militant i kundershtarit.
Uroj qe me te keqen e LHL-ve qe na kanoset (dhe me mundesite qe interneti dhe mediat elektronike i kane dhene brezit te ri) shume bashkeqytetare te ndergjegjesohen se qeveritaret jane sherbyesit dhe llogaridhenesit tane dhe se shprehja ne Kushtetute se sovraniteti i perket popullit nga njera ane nuk eshte demagogji, por nga ana tjeter as nje mrekulli qe vjen me pasivitet e letargji!
Tashme opozita nuk eshte me monopol i partive opozitare, e aq me pak domosdoshmerisht manifestim i interesit politik per te marre pushtetin!
Nqs nuk ka guximin ti thote JO amerikaneve, Rama duhet te japi dorehqjen. Ne PS ka me siguri te tjera figura qe mund ti thone JO. Nuk e kuptoj se çfare fytyre mund te kete ky Kryeminister, kur ne diten e tij te pare te punes ndalon plehrat e evropes, ndersa pas 2 muajsh do te lejoje armet e arabeve. Nqs jemi ne NATO, duhet te marim persiper aq sa na takon si vend antar, por kjo eshte nje justifikim idiot qe vetem ndonje leshko mund ta haje.
O cuna mos beni gallat me jeten tuaj.
Ky muabet Ska lidhje As me Salen As me Ameriken, As me muxhaidinet As me pidhnesemes
Keshtu qe i bini shkurt dhe basta. Ky muhabet duhet Te kete vetem nje drejtim. Jo Jo Jo.
AMERIKA MIKU I MADH I KOMBIT SHQIPTARE KA QENE DHE ESHTE KRAH PER KRAH ME SHQIPTARET
Amerika ka qene eshte dhe do jete miku dhe vellai i madh i shqiptareve. Eshte Amerika qe investoje tere kapitalin e vet ushtarak , diplomatik e njerzor per clirimin e gjysmes se kombit Shqiptar.
Eshte Amerika qe ka 23 vjet qe jep numrin me te madh te lotarive per shqiptaret ne Europe per te emigruar ne Amerike.
Eshte Amerika qe u investua personalisht per te futur Shqiperine ne NATO.
Demontimi i LHL nga Siria dhe carmatosja e regjimit kriminal te Asadit eshte ne interesin e demokracise se perbotshme kurse dergimi i tyre ne Shqiperi me siguri qe eshte ne interesin e ndersjedhte Amerike -Shqiperi pasi ne ceshtje te tilla te sigurise globale nuk thuhen te gjitha.
Shqiptaret duhet te kene me shume besim tek Amerika dhe te nenkuptojme me shume pasi nuk i ka ardhur kurre ndonje e keqe nga Amerika perkundrazi cdo gje te mire qe kemi arritur qe mbas luftes se pare boterore kemi patur Ameriken ne krah. Kete vere ne Butrint erdhi per vizite vajza e ciftit te madh Clinton me kete duhet kuptuar se miqesia po transmetohet tek gjeneratat e reja e nuk kemi pse te kemi as dyshimin me te vogel.
Thellesisht mendoj se nuk duhet bere politike me kete teme pasi eshte Shqiperia antare e NATOS e partnere te Amerikes ishte Berisha, tani eshte Ramma e do jete partnere te Amerikes kushdo qe te vije pas tije ne pushtet.
E kam thene dhe e them me bindje se kur keto arme i kane menaxhuar e mbajtur ruset e sirjanet per me shume se 30 vjet pa bere deme ne popullsine civile (perjashto rastin qe i perdoren vete per te vrare popullin) nuk ka sanje shans te bejne dem tek shqiptaret kur teknologjia dhe menaxhimi nga ana e Amerikaneve eshte me vite drite me te avancuar.
Cdo shqiptar qe tenton te cenoje e demtoje mardhenjet strategjike Amerike-Shqiperi o nuk mer vesh asgje nga kjo bote o eshte ne sherbim te antishqiptareve qe fatekeqesisht edhe keta nuk i kemi larg nga hapsiat ballkanike ne Ballkan.
Mardhenjet strategjike me Ameriken eshte ceshtje kombetare dhe si e tille duhet trajtuar nga Qeveria Shqiptare. Qeveria duhet ulur ne tavoline me opoziten dhe duhet diskutuar qe kjo teme te menaxhohet sa me mire ne interes te forcimit te mardhenjeve me Ameriken por edhe ne interesin financiar e strategjik te Kombit Shqiptar.
Eshte koha per te bere llogarite e benefiteve per Kombin Shqiptar e jo te benefiteve partikake pasi ato nuk ekistojne ne kete ceshtje te jeni te bindur.
Shqiptaret jane proamerikane edhe ata qe perkrahin poziten edhe ata qe perkrahin opoziten dhe politika keshtu duhet sjelle per kete ceshtje dhe per cdo ceshtje tjeter qe ka te beje ne mardhenjet Amerikano-Shqiptare.
Une mendoj se politika shqiptare e ka aq pjekuri sa ta kuptoje kete dhe te mos dali kunder interesave e vullnetit te popullit e interesave strategjike te kombit.
Ashtu sic e tha edhe honorable Arvizu Amerika kurre nuk do e demtonte popullin Shqiptar nje nder popujt me proamerikan te botes dhe askush nuk duhet ta mendoje te kunderten pervec atyre qe jane antishqiptare dhe shikojne tek aleanca Amerikano-Shqiptare deshtimin e tyre.
Politika Shqiptare duhet te ulet nje ore e me pare ne Parlament, komisionin e siguris apo keshillin e sigurimit kombetar dhe ta diskutoje me seriozitetin me te madh kerkesen e Qeverise Amerikane per kete ceshtje ku te fokusohen si rruget e menaxhimit por edhe kerkesat financiare, logjistike e te tjera ne rrafshin shteteror e kombetar duke parashtruar edhe kerkesen e njohjes se Kosoves nga Qeveria Ruse.
Keshtu mbrohen shqiptaret dhe interesat e tyre ne Ballkan e jo me rreshtime partiake pa vlere e aq me pak me OJQ te kapura me kohe. Eshte koha qe te tere faktoret e aktoret (pozita dhe opozita) te vendosen ne sherbim te kombit.
AJET DELAJ
NEW YORK
@@@@Jo Demontimit te Armeve kimike Sirinane ne Shqiperi…
1-Shqiperia munde te “Ofroje” Specjalistet e saje qe te shkojne ne Siri dhe te Demontojne Armet…
2-Siria ka si Partner te saj Rusine…rusia ka te gjitha mjetet per te Mundur qe demontimi i Armeve Kimike Sirjane te behet po ne Siri..
@@@@Ta Ruajme ate pake Shqiperi qe na ka mbetur te Paster..(Se edhe keshtu eshte si mose me keq.)
JO JO Armet KImike sirinane ne Shqiperi…
Armet duhet te refuzohen sa me shpejt aq me mire ose ti marre ne shtepi te vet.
Nga aq sa njoh une Amerikanet dhe lideret e saj jane nje popull krenare dhe dinjitoz.Ata perbuzin njerzit dhe vendet eperkulura dhe servile prandaj edhe popujt apo vendet qe kane partneritet te tille I duan,Servilizmi ilidereve shqipetare nuk I nevojitet Amerikes…
Ed Kimiku do te perfundosh si plehre. Ti je kimik. Ti je legen. Jo kimike ne Shqiperine tone.
Roli i opozites ne kete histori eshte vertete kulmi i hipokrizise dhe nje perdorim i paster i nje proteste normale nga ambientalistet per qellimet e tyre te mbrapshta. Keta zoterinj te opozites qe sot derdhin lot krokodili per ambjentin jane shkaktaret kryesore te degradimit me te madh te ambjentit ne Shqiperi ne gjithe 50 vitet e fundit te marre sebashku. Edhe ambjentalistet nuk kane monopolin e te drejtes apo te vertetses ne kete histori pasi kushtet e propozimit nuk jane bere akoma publike dhe nuk mund te behen derisa te konsultohen me te gjithe vendet e NATOs. Kur te behen atehere cdokush ka te drejte te jape opinionin e tij por gjithesesi fjala eshte e qeverise dhe parlamentit.
Ajo qe po ndodh eshte fare e qarte. Opozita po hakmerret ndaj SHBA-se per rolin e saj ne humbjen e zgjedhjeve dhe daljes hapur te ambasadorit amerikan kundra Berishes. Gjithesesi e kane te kote. Jane te deshperuar dhe kerkojne te kapen mbas cdo kauze vetem qe te krijojne kaos, pakenaqesi dhe te ngadalsojne qeverine nga punet kryesore si ndeshkimi i tyre per korrupsionn gjate 8 vjeteve te qeverise tyre dhe vrasjen e protestuesve te pafajshem para Kryeministrise. Mos bini pre e ketij kurthi te mbrapsht.
Shikoj shumë komentues që mburren se jemi anëtarë të NATO-s, kemi mikun e madh SHBA-në etj. Dua t’i pyes të gjithë ata (kush të dojë të përgjigjet): Çfarë përfitimi konkret ka patur Shqipëria, populli ynë, ekonomia jonë, ne të gjithë konkretisht, nga miqësia me SHBA-në dhe anëtarësimi në NATO..??? Unë për vete nuk shoh asgjë, përveç ditirambeve të politikanëve tanë, se kështu ja u do puna…
Te cohemi ne protesta qe keta politikan ta kuptojn qe ky popull di te rreagoj kur flitet per te ardhmen e tij.
NJë shekull që kemi mbijetuar si Kombë Shqiptar Falë Zotit dhe USA por tash jemi në rrezik ose USA ose helmin e Siris.
Fan .S.NOLI
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ata te cilet e kane detyre kushtetuese per te mbrojtur jeten dhe shendetin e popullit heshtin, akoma me keq po radhiten ne anen e lhl.
Atehere i mbetet popullit te marri ne dore fatin e tije.
Kemi 23 vjet te ashtuqujturen “DEMOKRACI”. Nuk eshte “DEMOKRACI” por eshte DHJERO DEMOKRACI.
Ne krye te shtetit dhe te qeverive shqiptare per keto 23 vjet nuk kemi ditur dhe nuk kemi patur asnjehere politikane dhe pushtetaret e duhur.
Etaloni i se keqes i ketyre 23 vjeteve eshte vagabondi dhe horri i shtetit shqiptar, ai qe shkaterroj vendin me teorine famekeqe “terapia e shokut dhe ekonomia zero”, krijuesi dhe zhvilluesi i sistemit te piramidave financiare, krijuesi dhe i shperthimi apokaliptik i Gerdecit, vrasja e 4-ter personave me 21 janar, vjedhes ordiner i votave te popullit, etj, etj, pra ky eshte shpellari SALI RAM SHEQERE BERISHA, familja e tij biologjike dhe klani i tij mafioz.
Me vone dolet edhe te tjere si tipa te tille FATOS NANO, krijuesi i korrupsionit shqiptar; ILIR META, mashtrues dhe vjedhes i thesarit te shtetit shqiptar qe u quajt nga ILIR META ne ILIR FLORIRI, njekohesisht edhe konjiktural i paskrupullt si me SALI BERISHEN dhe me EDI RAMEN. Kjo beri qe populli shqiptar ne mesnaten e dates 23 QEWRSHOR 2013, per 1(NJE) SEKOND te rrezoje me vote plebishitare klanin dhe grupimin mafioz te SALI BERISHES, ZHELEFENA TOPALLI (COBA), RIDVAN BODE, SOKOL BOLEDASHI, FLAMUR NOKA, GENC RRULI, etj, etj, sahane lepiresa dhe mafioza dhe te koruptuar te paskrupullt qe asgje nuk i lidh me shtetasit qe duan ligjin dhe rregullin.
Dihet se me SALI BERISHEN, kemi vetem “MREKULLIRA” si importimi i plehrave, falja e 355 km2 te ujrave territorial Greqise dhe perseri etj, etj, se ky person, pra SALI BERISHA, e ka ne pafundesi te keqen dhe shkaterrimin e vendit ne te gjitha drejtimet e mundeshme.
TANI, marim ne analize nje person tjeter EDI KRISTAQ ANETA RAMA, qe fjalet deri sa erdhi ne pushtet me voten e NJEMIJELION SHQIPTAREVE i pata shume te bukura dhe konkrete. Pra, kjo ishte teoria e tij, por ne praktike nuk po shohim akoma asnje veper te vockel. Sepse duhet e thene e verteta ne sy se nuk ka pasur kohe qe per kaq dite te beje vepra dhe veprime te medha. POR, ne menyre te vecante me mendimet, me aprovimin qe LENDET KIMIKE te SIRISE te vine dhe te cmontohen ne Shqiperi kjo eshte tradheti kombetare dhe maskarallik. Kesaj i thone te shpetojme nga shiu qe jane plehrat dhe te bime ne bresherin e asgjesimit e lendeve kimike qe nuk jane tonat.
Prandaj, SHOQERIA CIVILE e PERGJEGJESHME dhe e EMANCIPUAR duhet te beje nje levizje mbare popullore qe ne asnje rast te mos t’na kaloje pa u verifikuar e gjithe veprimtaria korruptive, mafioze dhe papergjeshme e drejtuesve politik, te shtetit dhe qeverive shqiptare.
SHOQERIA CIVILE dhe cdo individ NUK DUHET te bashkohet ne “Levizjet” e ndyeshme qe bejne thirrje per protesta nga kastat politike, si nga PARTIA DEMOKRATIKE, nga elementet e tyre te paskrupullt te tipit SALI BERISHA, LULEZIM BASHA, JOZEFINA TOPALLI (COBA), SOKOLL OLLDASHI, te cilet nuk i ha malli se po vine LENDET HELMUESE ne Shqiperi, se po keta persona aprovonin importimin e plehrave nga e gjithe bota. Sepse keto persona nuk e kuptojne veten pa pushtet, se ndermjet tij me metoda dhe menyra te paligjeshme vetem vjedhin dhe grabisin cdo shqiptar dhe pasurite e Shqiperise.
Prandaj parti te tilla si PARTIA DEMOKRATIKE, PARTIA SOCIALISTE per asnje rast nuk duhet te drejtojne levizje te tilla popullore, sepse e kane treguar veten te papergjegjeshme.
Ne lidhje me SHBA, na ka ndihmuar ne shume raste, por nuk duhet te pranojme deri aty qe nga miq, te kthehemi te shkerdhyer.
E kuptoni qe si Italia dhe Macedonia, jane te shqetesuar ne lidhje me keto lende kimike qe mund te vine ne territorin e Shqiperise. PRA, RREZIKU ESHTE SHUME I MADH. MOS MENDONI SE CFARE MUND TI NDODHE VETES, POR MENDONI SE CFARE MUND TI NDODHE FEMIJEVE TANE NE TE ARDHMEN. NE QOFTESE NUK KUPTOJME KETE, ATEHERE JEMI IDJOT TE LINDUR.
Nje gje me ben pershtypje te madhe qe me duket se njerezit jane frikesuar ne kulm se nuk e dijne se çfare do te ndodhe dhe nga krahu tjeter opozita kerkon te ferkoje duart dhe te mendoje se gjetem nje rast per tu bashkuar me protestuesit e per te ngritur reputacionin e vetes se tyre. Ku jane specialistet e fushes po pse te mencur kemi vetem Ballaurin, apo ndonje gazetare apo person tjeter qe na merziten kanalet televizive duke dale dhe per 20 vjet kane thene vetem gjera te pa qena dhe aspak ne sherbim te demokratizimit te jetes se vendit ne dhe nuk kemi tjeter.
Ku jane specialistet qe duhet te flasin per kete ceshtje, pse nuk i therret njeri. Duket sheshit qe nismat dhe veprimet e marra ne luften per ti thene jo dezaktivizimit te armeve kimike ne shqiperi nuk ka qellim te mire por eshte per perfitime te ngushta.
Une jam dhe kam vetem nje mendim qe specialistet e fushes perkatese dhe Shqiperia ka shume Profesore ne fushen e Kimise duhet te shprehen lidhur me dezaktivizimin e armeve kimike ne Shqiperi. nese kjo sipas tyre paraqet rrezikshmeri per jeten tone apo dhe te brezave te ardheshem te mos behet ne te kundert sipas interesit kombetare Parlamenti dhe Qeveria te vendose. Edhe opozita nuk eshte e huaj edhe ajo ka po te njejtin interes kombetare lidhur me kete ceshtje por duhet te tregohet e tille dhe ti japer perparesi mendimit shkencore.
Shqiperine e duam te gjithe dhe ajo eshte e gjitha e jona por ne me durim duhet te degjojme me te diturit dhe pas saje te vije vendim marrja. Faleminderit per mirekuptimin.