INTERVISTA/ Eksperti amerikan flet për VOA: S’do vijnë armë kimike në Shqipëri, thjesht do çaktivizohet një komponent i tyre

13 Nëntor 2013, 19:28Politika TEMA

Një ekspert i armëve të shkatërrimit në masë, thotë se është në dorë të Shqipërisë t’i thotë po ose jo shkatërrimit të lëndëve kimike siriane në territorin e saj, por ai nuk sheh rreziqe për vendin. Charles Duelfer (Çarlz Delfer) punon për një firmë konsulente në afërsi të Uashingtonit.

Zoti Charles Duelfer ka qenë zëvendës kreu i ekipit të OKB-së për inspektimin e armëve nga viti 2003 deri më 2005, kohë gjatë së cilës ka punuar për kërkimin e armëve irakiane të shkatërrimit në masë. Para kësaj, ai ka qenë këshilltar i posaçëm i Drejtorit të CIA-s për armët e Irakut dhe ka përvojë në shkatërrimin e lëndëve kimike të Saddam Huseinit. I pyetur se përse, sipas tij, Shqipëria është parë si një vend i mundshëm për asgjësimin e lëndëve kimike të Sirisë, zoti Duelfer tha:

“Në fakt janë bërë diskutime me shumë vende dhe me sa di, janë duke u shqyrtuar edhe alternativa të tjera. Por Shqipëria ka një histori përsa i përket asgjësimit të armëve kimike dhe gjeografikisht ajo është afër Sirisë, vendit ku ndodhen këto lëndë kimike. Ka shumë faktorë që janë në favor të zgjedhjes së Shqipërisë. Nga pikëpamja e komunitetit ndërkombëtar kjo duket se mund të ishte një ide e mirë për Shqipërinë, politikisht por edhe ekonomisht, sepse shkatërrimi nuk do të bëhej nga vetë Shqipëria, madje do të shoqërohej edhe me një burim të ardhurash”.

 

Në Shqipëri ka patur protesta kundër mundësisë së sjelljes së lëndëve kimike në territorin e saj. Njerëzit e shohin këtë si diçka që do të dëmtonte mjedisin dhe shëndetin e popullatës. Cili është mendimi juaj?

E kuptoj se askush nuk dëshiron të bëhet depozituesi i mbetjeve industriale të botës, por unë mendoj se kjo është kuptuar krejtësisht gabim. Ajo që është propozuar, në fakt, është që disa komponentë të këtyre armëve kimike të transportohen në Shqipëri, të çaktivizohen dhe pastaj të hiqen nga territori i saj. Në Shqipëri ende ka mbetje të elementëve kimikë të shkatërruar atje më parë. Në këtë rast, vendi mund të nënshkruante një marrëveshje për heqjen edhe të mbetjeve të mëparshme pasi të jenë çaktivizuar komponentët e lëndëve kimike siriane. Kjo do ta bënte Shqipërinë një vend edhe më të pastër se sa më parë.

 

Pra, sipas jush, fjala nuk është për transportimin në Shqipëri të gazit nervor sarin apo të armëve të tjera vdekjeprurëse?

Në Shqipëri nuk do të eksportohen armë kimike. Fjala është për njërin nga komponentët që përbëjnë një armë kimike. Pra, nuk do të sjellin armët kimike në Shqipëri. Ky komponent do të neutralizohet me një proces kimik dhe pastaj do të largohet nga Shqipëria diku tjetër për t’u djegur.

 

Por, ky komponent i lëndëve helmuese që do të sillej në Shqipëri, a nuk është i rrezikshëm në vetvete?

Është po aq i rrezikshëm sa ç’mund të jetë një lëndë kimike industriale. Pra, fjala nuk është për një agjent nervor apo për diçka që shkakton efektet e tmerrshme që njerëzit panë nga përdorimi i armëve kimike në Siri. Është si puna e ngjitësit të quajtur “epoxy”, ku duhet të përzjesh dy lëndë që ai të bëhet i efektshëm. Pra, flitet vetëm për njërin nga dy elementët me të cilët prodhohet agjenti nervor. Natyrisht, nuk është një lëndë kimike e mirë, nuk është diçka që mund të pihet, për shembull, sepse përdryshe nuk do të kishte nevojë të shkatërrohej, por nuk është një armë.

 

Si do të veprohej me mbetjet pas procesit të shkatërrimit? A do të hiqeshin ato nga Shqipëria?

Me sa kuptoj, për Shqipërinë ka tre alternativa. Ata mund të thonë: “Faleminderit por nuk duam të marrim pjesë, çojini diku tjetër”. Dhe në fakt ka vende të tjera ku ato mund të dërgohen. Alternativa tjetër është që Shqipëria të pranojë të marrë pjesë në vetëm njërën fazë të procesit, në çaktivizimin e komponentit, i cili pastaj të dërgohet diku tjetër për djegie. E treta, në varësi të qeverisë, është që në Shqipëri të ndërtohej një impiant djegieje, i cili të mund të shërbente edhe për qëllime të tjera industriale. Por këto janë çështje sa politike aq edhe biznesi. Shumë vende kanë impiante djegëse. Këto janë vende me procese të përparuara industriale, vende që kanë nevojë për asgjësimin e mbetjeve të ndryshme kimike për të mos dëmtuar mjedisin.

 

Cila është arsyeja që vende të tjera të zhvilluara nuk kanë pranuar të bëjnë asgjësimin e armëve kimike siriane?

Edhe vende të tjera janë ftuar për të diskutuar mbi këtë çështje. Në shtyp është përmendur Norvegjia, e cila për arsye politike apo për shkak keqkuptimesh ka vendosur të mos marrë pjesë. Por diskutime po bëhen me shumë vende të tjera. Shqipëria ka disa avantazhe. Ajo është gjeografikisht afër dhe atje transferimi do të bëhej shpejt, sepse siç dihet, komuniteti ndërkombëtar po përpiqet që këto lëndë të nxirren nga Siria sa më shpejt që të jetë e mundur. Por SHBA, Rusia dhe të tjerët po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Disa menduan se kjo do të shihej si diçka pozitive për Shqipërinë. Bota do të shikonte në këtë rast vullnetin e mirë politik të Shqipërisë, do të shikonte kontributin e saj për heqjen e kërcënimit të armëve kimike, do të shikonte se ajo po bën diçka të mirë për sigurinë botërore. Por, natyrisht gjithçka varet nga gjendja politike në Shqipëri.

 

Përse Shtetet e Bashkuara nuk e marrin vetë përsipër këtë operacion në territorin e tyre?

Natyrisht, Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për shkatërrimin e armëve kimike. Por ne jemi jashtëzakonisht prapa me asgjësimin e inventarit ekzistues dhe jemi shumë vjet prapa. Pra, do të ishte e vështirë që ta bënim këtë vetë. E njëjta gjë mund të thuhet për Rusinë, e cila ka gjithashtu aftësinë për asgjësimin e këtyre armëve, por duhet të shkatërrojë një herë armët e veta në bazë të traktatit të armëve kimike.

 

Njerëzit megjithatë e kanë të vështirë të kuptojnë se përse SHBA nuk mund ta përshpejtojnë këtë proces me burimet e jashtëzakonshme që kanë.

Në një farë kuptimi, nuk ka gjë që SHBA nuk janë në gjendje të bëjnë, nëse u jepet kohë e mjaftueshme. Por çështja kyçe në rastin e Sirisë është urgjenca e kohës. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) nuk mund të mbështetet vetëm te SHBA dhe Rusia për zgjidhjen e gjithë këtyre problemeve.

 

Nëse do të ishit kryeministër i Shqipërisë, çfarë do t’u thonit qytetarëve?

Do të ishte mungesë modestie ta vija veten në një pozitë të tillë. Por përfytyroj se çdokush do të mund të argumentonte se, përsa i përket mjedisit në Shqipëri, në varësi të marrëveshjes që do të arrihej me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria do të dilte nga kjo më e pastër se sa është tani. Nëse ata i pranojnë këto lëndë kimike, i neutralizojnë dhe i heqin nga territori i tyre, ata mund të kërkojnë që të hiqen edhe lëndët e tjera që kanë mbetur nga proceset e mëparshme. Atyre që shqetësohen për mjedisin, mund t’u thuhet: Shqipëria bëhet kështu më e pastër se sa ishte. Kjo mund të shihet edhe si përfitim nga pikëpamja e biznesit. Ndërtimi i një impianti për asgjësimin do të krijonte biznes. Po kështu, mund të kërkohej nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërtohej edhe një impiant për diegien e mbetjeve, që do të ishte po ashtu biznes. Nuk jam i sigurt nëse kjo do të gjente mbështetje, por shumë vende të tjera evropiano-perëndimore kanë impiante djegëse komerciale për eliminimin e materialeve kimike të padëshirueshme.

 

Cilat do të ishin mundësitë për aksidente në Shqipëri, si vend jo i zhvilluar që është?

Përfytyroj se ndaj këtij procesi do të ketë një vëmendje tepër të madhe ndërkombëtare. Ekspertët më të mirë të planetit do ta vëzhgojnë procesin në çdo hap të tij. Sigurojnë do ta vëzhgojnë edhe ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, të cilët do të duhet të bëjnë verifikimin. Pra, të gjitha proceset kimike industriale që kanë të bëjnë me lëndët e rrezikshme do të ishin nën një vëzhgim të hollësishëm. Në jetë nuk ka garanci, por mendoj se në këtë rast, shanset që të ndodhë diçka e padëshirueshme do të ishin relativisht të ulëta.

70 komente në “INTERVISTA/ Eksperti amerikan flet për VOA: S’do vijnë armë kimike në Shqipëri, thjesht do çaktivizohet një komponent i tyre”

  1. dhuratamaria says:

    jo jo jo jojpjojojojojojojojojojojojojojojojojojojo

    1. Sali=Geddaf says:

      Bolle bete si histerik,, keni ngritur nje panik te pa nevojshem,,, nuk po i sjellin me azgjesuar popullsin dhe as nuk do i menaxhojme ne, por OKB Amerika dhe NATO

      1. "Edvin Rama" says:

        1600 TONE ARME KIMIKE SIRIANE.
        650 KAMIONA TE MBUSHUR PLOT ME HELME LUFTARAKE.

        Keto jane te dhenat e fundit destinacion per Shqiperine qe botojne partneret tane strategjik ne NATO.

        Une si piktor do te kem bollek te pafundem substancash per prodhimin e bojes, bojera vaji, bojera uji, bojera kimike, bojera helmuese, bojera te bardha, bojera te zeza, bojera me ngjyra, bojera pa ngjyra dhe katran te zi, qe tu bej te gjitheve nga nje pikture paperjashtim duke filluar nga Saliu dhe deri te Autoportreti im.

        TE GJITHE DO RILINDIN TE LYER DHE TE NGJYER KOKE E KEMBE ME BOJE.
        MADJE UNE DO RILIND EDHE SALIUN.

      2. bato says:

        Interlokutor I madh ky eksperti, por nuk I dha pergjigje faktit qe kush jane keto vende qe jane te gatshme the terheqin mbetjet, si mund the realizohet shkaterimi I ketij komponentit dhe nese nuk eshte I demshem ku komponenti pse nuk e merr direkt per azgjesim vendi fundor. Vertet Amerika mund the jete me asgjesimin e armeve te veta por ne do name duheshin dhjetevjecare per ta bere kete pune qofte me ekspertizen e nderkombetareve. Jo armeve kimike ne Shqiperi. Jo nje million vota kunder por 3 milione shuplaka do the merrte qeveria nese behet referendum ne kete ceshje. Integral I shqiptareve eshte vetevendosje.

        1. Argita_B says:

          Nuk jane te rrezikeshme thote dhe ne te njeten kohe asnje nga vendet evropiane nuk pranon ti fuse ne teritorin e tij!!! Ose jane te gjithe budallenj dhe ky shume i zgjuar, aq sa te gjithe vendet evropiane qe refuzojne nuk arrijne te kuptojne se sa pa rrezik jane keto arme, ose eshte nje pjese qe me ka shpetuar mua!!!

      3. NATO sapo te tha qe s;eshte pune e jona, e zgjidhni si te doni. akoma me endrra me sy hapur ju.

    2. HAXHI ISUFI says:

      Na cate bythen edhe ju.
      Lerini ore njerezit te punojne.
      Si Sala shkopinjte nen rrota.
      Degjoni mendimin e specialisteve dhe jo te Altin Goxhaj me shoke!
      http://goo.gl/eLbbdG

    3. qytetari says:

      Filloi propaganda.

      Shikoni cfare titulli tinzar ka artikulli.

      Ore do merremi me turizem app biznes plehrash.

      Lexoni nga fundi se cfare sugjeron ky Gjarper.

      Shqiperia do jete me e paster.

      Kush e perdori kete fjale ne fillim, Kryeministri apo ky kimist.

      Keta te dy paskan te njejten mendje.

      Ndyrresira

  2. armando says:

    nuk di a te qaj apo te qesh.

    kta po tallen me ne !!!!

  3. Atdheu ne Rrezik says:

    Politikan te ndyre
    Vrases te popullit.
    Edi Rama ka vendos.
    Cdo gje tjeter eshte vetem Justifikim per ti hedhur trute e GOMARIT nje populli te shkatruar.
    Na i vrate shpresat more te mallkuar.
    Ed DROGMENI e ka marre vendimin me kohe dhe ekspertet vetem i dalin ne mbrojtje.
    MJER SHQIPERIA çfare i ben keta MASKARENJE.

  4. bgfiend says:

    Edhe gerdeci ishte i sigurt,i monitoruar nga CIA,me keshilltare amerikan,…e pâme cka na solli…

    1. Del says:

      Gerdeci ishte i sigurt? Armet ne Gerdec demontoheshin nga gra dhe femije pa asnje njohuri teknike…nje biznes komplet i paligjshem ne menyren si zhvillohej! Pash Zotin na ka rene ky hall, por mos e krahasoni me te pakrahasueshmen. Ku siguria e NATO-s dhe SHBA-ve qe ofrojne eksperte, e ku siguria e Shkelzenit dhe Mediut qe perdornin njerezit e varfer per perfitimet e tyre! Une jam kunder cdo vendimmarrje qe do kercenonte shendetin dhe te ardhmen e qytetareve shqiptare – nese keto nuk cenohen dhe nje faktor nderkombetar si Amerika ushtron presion mbi Shqiperine e vogel e te varfer, atehere e mirekuptoj nje vendim per PO. Nese do kercenohej mireqenia jone, te zhduken SHBA-te me gjithe shperblimet e tyre!

      1. black_lion says:

        Nuk kam c’te shtoj!

  5. liqeni says:

    Ate komponentin qe mendon ti plehre cmontoje ne shtepine tende meqe qenka kaq e thjeshte dhe jo ne shtepine e tjetrit!Nuk duam te mbushim arken e shtetit sot prej ketyre armeve qe neser te lindin femijet e shqiptareve me te meta si ne cernobil te ukraines.

  6. erjon says:

    JOOOOOOOOOOOOOO JOOOOOOOOOOOOOOO JOOOOOOOOOOOOOOOOO
    MASHTRIMIT TE QEVERISE dhe TE AMERIKANEVE!!!!!!!!!!!

    1. armand says:

      Po qetesoh mor daku.
      Dil neser ne piazza d’uomo che protestoim.

    2. Alma says:

      Ca mashtrimesh more injorant .. nuk i plas njeriu te te vrase ty .. eshte thjesht ndihme qe do i behet shqiperise .. jo shkaterrim .. o njerez me mendje te mykur .. kush iu tha qe do iu helmojn .. nuk jan trap nga mendja ata qe i shkaterrojn keto arme .. nuk jan mendje mykur si ju

  7. HASKI EL says:

    TALLU ME ramen TI O EKSPERTI AMERIKAN, SE POPULLI SHQIPTAR NUK ESHTE LOLO SI KRYEMINISTRI YNE. PARATE JEPUA AMERIKANEVE NE USA SE JENI DHE NE KRIZE EKONOMIKE SE NE SHQIPTARET JEMI MESUAR PA LEK SNA BEN PERSHTYPJE, DHE NQS rama I PRANON ATO LEK DO TI VJELLI SHUME SHPEJT KENI PER TA PARE.

    1. Alma says:

      po sdo i fuse ne xhep Rama ato para o PALL .. se nuk e le bota ti fuse ne xhep .. o INJORANT .. tru mykur i Sales ..

  8. mik says:

    “It seems to me a well developed country is the way to go,” said Walker [Paul Walker, director of environmental security and sustainability at Green Cross International], recommending that a nation like Italy take on the effort instead.”

    http://www.nti.org/gsn/article/syrian-chemical-weapons-seen-likely-ship-albania-destruction/

  9. Jo ARMET KIMIKE says:

    Ik shporru bastard amerikan, bashke me plehrat e Shqiperise, guxoni ti sillni dhe do ta shikoni, ne 39 ishte vetem Mujo Ulqinaku ne Durres, kete here do te kete me mijera qe t’ju presin.

  10. Gagi says:

    Armando fjal me vend sdi a te qaj a te qesh
    Tallje banale
    Me kta politikan shqiptar mjer populli
    Edi rama “rilindas”
    Tash ndali plehrat sjell
    Plehra kimik
    Eksperti amerikan
    Sqaroj krejt
    Punen
    Mjer ku popull

  11. nasruddinhoxha says:

    KE DO TE MASHTROJE KY SHARLATAN?

    AMAN DHE BOLL! o Mero Baze dhe gazeta TEMA se na e shpifet fare me shkrime te tilla sharlatanesh me porosi te pushtetit me genjeshtar qe ka patur Shqypnia historikisht. Edhe Sali Berisha nuk mashtronte kaq hapur dhe kaq trashe. Te gjitha qe thote dhe deklaron ky i ashtuquajtur EKSPERT famoz jane per debile dhe dallkauke dhe duket qe kjo interviste eshte e paguar nga qeveria dhe Edi Rama personalisht. Pasi ta kete mbytur Shqypnine me mijera tone LHL-te te Asadit ky mashtrues ordiner thote qe Shqypnia do te dale me e paster se sa eshte tani? Po kujt ja tregon keto genjeshtra o sharlatan me vule ne balle qe flet me te njejten gjuhe si te Edi Rames dhe si te Sali Berishes ku plasi BUMJA ne Gerdec apo si te Enver Hoxhes para tij kur fitonte cmimet per ushqimin nga OKB-ja? Ketij sharlatani shqyptaret duhet t’i pergjigjen:

    VATANI NUK SHITET ME OFERTA NGA XHAMBAZET SIKUR TE ISHTE GJE E GJALLE!

    Pale na ben edhe presion ky mafioz i paguar qe shikoni ju shqyptaret se vendet e tjera jane vene ne radhe per te marre LHL-te e Asadit sikur te ishin karamele.
    Pale na tregon se cfare biznesi famoz mund te behet me LHL-te e Asadit qe zhduken pa lene asnje gjurme si me magji amerikane.
    Pale i qan hallin SHBA qe nuk kane kapacitete dhe kohe te merren me LHL-te e Asadit, nderkohe qe Shqypnia famoze e Edi Rames eshte Fener Ndricues ne kete fushe.
    Pale i qan hallin edhe Rusise qe nuk ka fusha dhe kapacitete se nuk po perballon dot te vetat, nderkohe qe Shqypnia e Vogel sa nje Gogel i ka te gjitha opsionet e kerkuara.
    Pale shikoni si genjen si magjyp amerike kur thote se LHL-rte e Asadit jane me te pastra se Ujet e Bjeshkeve dhe do ta bejne Shqypnine vendin me te paster ne Bote.

    Pse nuk tregon me emer cilat jane vendet e tjera qe jane vene ne radhe per te pranuar asgjesimin e LHL-ve te Asadit, sepse do te dale qe nuk ekzistojne dhe po te jete se OKB merr ndonje vendim te drejte mesiguri nuk ka per te qene Shqypnia si nje thes i cpuar nga te gjitha anet.
    Pse nuk shkon ky derdimen mashtrues ne Belgjike te shikoje pasoja e asgjesimit te 200 ton YPRIT para disa vjetesh para se te flase brockulla per shqyptaret.
    Pse nuk shkon ne Rusi, ne krahinen e Saratovit qe ta zeje lemeria e asgjesimit te 20 mije ton LHL te llojeve te ndryshme se cfare pasojash kane lene per miletin dhe ambinetin e kesaj zone? Po le te shkoje ne qytetin e larget te Siberise TOMSK qe te bindet perfundimisht se me LHL-te nuk behet shaka dhe pasoja e asgjesimit apo te demontimit jane afategjate.

  12. Tironci says:

    O pallosha se late nam jeni bere si delet e humbura, po nuk po sjellin mbetje berthamore more ditezinj, po sjellin komponente kimike te cilet nuk jane te lidhura me arme, si predha apo mortaja, jane komponente kimike ende te palidhur me municionin luftarak.

  13. Melisa says:

    Me nje fjale jo ush , po gomar
    Akoma doni ta mbuloni diellin me shoshe???? Apo tani po e shikoni forcen e protestave, dhe po e dridhni. Dridheni dhe perdridheni sa te doni, populli shqipetar I KA THENE JO ARMEVE KIMIKE OSE ELEMENTEVE QE I PERBEJNE ATO. JO ESHTE JO.

  14. TORI says:

    Mjaft re qaraman idiota !!!!!!!!!! Mjaft re se na e shpifet !!!!!!!! A mendoni se Amerika & Europa kane per qellim qe te sulmojne Shqiperine me arme kimike ???…pra,Siria thjesht ishte nje pretekst dhe qellimi i vertete eshte qe te mbillet kolera ne mes te Europes ??? E nese vertete mendoni keshtu,atehere dilni ne protesta dhe kerkoni qe te largohemi nga aleanca dhe te nderpritet procesi i anetaresimit te Shqiperise ne BE!!!

  15. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Gjith ky panik i terbuar ne lidhje per armet kimike, Rama do ti thot jo armeve kimike. Ne shqiptaret, kemi fatin qe nuk e kemi Berishen kryeminister sepse Berisha mund ti thoshte po armeve kimike, kurse tani qe nuk eshte ne pushtet kakrise si idiot ne facebook.

    1. reti says:

      joooooooooooooooooooooooooooooooo

  16. era says:

    Ky birboja me la vertet pa fjale.
    Sigurisht qe te japesh ato shpjegime jane dy gjera :ose qe shqiptaret i mendon si handikapat mendor, ose eshte vete i tille.

    Po e filloj me argumentin qe perdor “experti” lidhur me njerin nga komponentet. Arma kimike qe eshte ne Siri po te ishte e ndare ne komponente nuk do quhej arme kimike dhe nuk do i hynte ne pune Asadit. Por ta marim te mireqene. Zoteria sUgjeron te hiqet kutia metalike apo amballazhi dhe “komponenti” qe te ben hatane vjen ketu ne Shqiperi.Ky eshte njeri mashtrim qe mund ta hane vetem njerzit e painformuar.

    Se dyti “eksperti” tha qe jane nje sere vendesh me procese te perparuara industriale qe kane nevoje te perdorin keto komponente. Perse nuki pranojne ato keto kur jane edhe ne te mire te biznesit?.

    Se treti ky pohon se amerika eshte shume prapa per asgjesimin e tyre ne vendin e tyre. Per cfare arsyesh???!!! Kur ti nuk permbush detyrimin per popullin tend si do kesh aftesi te pergjigjesh per demontimin e tyre ne nje popull te “kategorise se fundit-shqiptaret)?

    Thua qe Shqiperia eshte gjeografikisht shume afer. Keni bere gjeografi ju amerikanet. A e dini se ka shume shtete te NATOS qe jane shume me afer se Shqiperia ??? Nuk ditke.

    A mund te na thuash pse asnje vend perveç Shqiperise nuk eshte pro ketij projekti???
    Ne e dime DHE E DIME MIRE.

  17. toni says:

    Hik ere pirdhu, ekspert i leshit!!! ne majme plehrat ju merrni leket! e na llafosni se sa shume doni demokracine e budallalliqe te tera!! ik ore mjeker-cjap.

    HARRAM EDI RAMA HARRAM VOTAT E MBESHTJEJEN. ALLAHU tA nxjerrte aty ku te dhemb me shume ! HARRAM!

  18. Arkitekti says:

    Me pelqen kur thote amerika dhe rusia jan shume mbrapa sdine ta bejne asgjesimin e plerave
    Shqiptaret dine thote
    Cfare skandali I hapur fare jo kaq, por jan shume te zhvilluar ne ndertimin e makenireve shkateruese por shume mbrapa ta bejne ne amerike e rusi
    Vk plako akoma ca tipa kujtojne se shqiptaret [email protected] na trute
    Ndoshta ka te drejt vendimi I rama skizofrenit do I vej vulen kesaj qe thote ky {mustaqemuti}

  19. Salamandra says:

    Keta shkerdhatat talllin bythen Dhe duan te perfitojne bizneset! I hengert mortja keta plehra! O popull zgjohu se ska garanci ne jete sic thote ky spiuni I CIA-a! Edi Rama Poqese e pranon kete Dhe po te lane shqiptAret u c’montofsh si keto arme Dhe PAC fatin e Ali Kimikut ne Irak! Ngrihuni o njerez se do perfundoni me keq se ata ne Filipine ! Ata e paten Nga perendia po ku do e keni Nga koka juaj! Joooo

  20. goni says:

    Ky per mendimin tim ishte vetem nje mashtrus ordiner qe per te arritur qellimet e vendit te tij AMERIKES kerkon ti hedh hi syve nje populli te ter,le te shkaterrohen ne SIRI? ose ne ndonje vend tjeter te europes meqe AMERIKA dhe RUSIA nuk jan te aft per kte demontim siç thot ky karagjozi i shteteve te bashkuara,ne qoftese AMERIKA dhe RUSIA jan njeher te detyruara te prishin armet qe kan vet, çfar kan pritur pse nuk i kan prishur,perse ne naj vun me detyrim qe ti prishim,totalisht nje politik mashtrimi, MOS U MASHTRONI O POPULL, SE ATO HELME PO U FUTEN NE TERRITORIN TON NUK DO DALIN ME KURR QE ATY,MOS VRISNI KALAMAJT TUAJ PER TI BER QEFIN AMERIKES, MENDONI NJEHER PER VETEN BOLL KENI MENDUAR PER AMERIKEN DHE MBAR BOTEN, SE LAM NAM PO BEHEMI QESHARAK NE SY TE RRUZULLIT.

  21. trimi says:

    shqiperia eshte eshitur e ka blere amarika ,ska cte beje z rama me kompani te gjithe politikanet jane si kurva ,mjere populli ,ngrihuni sgjohuni o popull ,dhe shdukeni tradhetarin ,se genjehu nje popull sduam asa ruset e as amerikanet e trojanet duam veten tone se jemi shqiptar dhe gjaku i shqiptarit eshte shqiptaria poshte mashtruesat ekombit

  22. qeveri shkaterruese e popullit te vet says:

    Kush ka bere patenten ne gjermani ne teori ne nje prej pyetjeve thuhet se:nje pike vaji motori e rene ne toke “ndot 600 litra uje te pijshem”.Po armet kimike?sipas disa plehrave qe e quajne veten eksperte dhe qe jane militante te PS nuk ndodh asgje!

  23. era says:

    Ky birboja me la vertet pa fjale.
    Sigurisht qe te japesh ato shpjegime jane dy gjera :ose qe shqiptaret i mendon si handikapat mendor, ose eshte vete i tille.

    Po e filloj me argumentin qe perdor “experti” lidhur me njerin nga komponentet. Arma kimike qe eshte ne Siri po te ishte e ndare ne komponente nuk do quhej arme kimike dhe nuk do i hynte ne pune Asadit. Por ta marim te mireqene. Zoteria sUgjeron te hiqet kutia metalike apo amballazhi dhe “komponenti” qe te ben hatane vjen ketu ne Shqiperi.Ky eshte njeri mashtrim qe mund ta hane vetem njerzit e painformuar.

    Se dyti “eksperti” tha qe jane nje sere vendesh me procese te perparuara industriale qe kane nevoje te perdorin keto komponente. Perse nuki pranojne ato keto kur jane edhe ne te mire te biznesit?.

    Se treti ky pohon se amerika eshte shume prapa per asgjesimin e tyre ne vendin e tyre. Per cfare arsyesh???!!! Kur ti nuk permbush detyrimin per popullin tend si do kesh aftesi te pergjigjesh per demontimin e tyre ne nje popull te “kategorise se fundit-shqiptaret)?

    Thua qe Shqiperia eshte gjeografikisht shume afer. Keni bere gjeografi ju amerikanet. A e dini se ka shume shtete te NATOS qe jane shume me afer se Shqiperia ??? Nuk ditke.

    A mund te na thuash pse asnje vend perveç Shqiperise nuk eshte pro ketij projekti???
    Ne e dime DHE E DIME MIRE.

    ps – me e rendesihmja
    Experti thote qe ne jete nuk ka garanci por shancet per nje gje te padesherueshme do te jene te ulta????!!!!!!! E moret vesh ???Nuk thote zero por te ulta. Eshte nje birbo por birbo i vertete do jete ai qe do te pranoje.
    Sidoqofte POPULLI DO BEJE TE VETEN. JO ARME KIMIKE NE SHQIPERI
    i vertete

  24. debati says:

    e shihni si perdridhet ky eksperti, do te marr ca dollar i shkreti, mos i vin faji i ka ardh nje zog tek dora e do ta kap. thote se SHBA qenka mbrapa me kete pune. dhe rusia ka probleme dhe hop del feneri ndricues i botes, Shqiperia

  25. shqiptari says:

    Pike e zeze, po ju te luani mendsh, ju te fyeni inteligjencen ne menyren me te pacipe. Amerika dhe Rusia jane shume vite prapa thote, medemek Shqiperia eshte shume vite para. Sinqerisht s’arrij ta thith ket llogjiken tende te leshit or Kar-l Dulferi, c’oshte mer ky test mender muti perpara te cilit me ve mua ti, per te te provuar ty dhe botes vullnetin e mire politik timin apo kontributin per sigurine globale. Mere “mutin” e Assadit, thua ti, futi nje te situr ne oborr tat, se pastaj vij une e ta heq bashke me “mutin” tat, e te pastroj oborrin. Dmth ty te pikoka zemra gjak per hallet e mia??!!. Po kaq palla e femijnore na dini mer? Po ajo qe i ve kapak pastaj eshte kur thua “shqiperia pas kesaj do te dale me e paster se kurre”.

  26. Gagi says:

    Pak caste me par zevendja e natos deklaroj.Nato ska lidhje me armet siriane ja nxori ne shesh renat e Edi Rames se kemi obligim ne nato si shtet antar mos rej se sjemi ne kohen e enverit pa informacione

  27. Act now! says:

    I shikoni perfitimet e pranimit te demolimit te ketyre helmeve te rrezikshme? Mund te perfitojme duke na ndertuar nje furre djegieje dhe duke na marre mbetjet tona!!!
    Kur flet per ato qe do vijne ne Shqiperi thote nuk jane agjente neuroparalizues, por thjeshte disa komponente te tyre, ndersa kur shpjegon se pse nuk i demolon USA apo Rusia thote qe ne jemi shume vone me lendet tona helmuese dhe nuk mund te pranojme te marrim te tjera shtese.
    Me thjeshte ska se si te thuhet. U zgjodhem juve sepse e dinim qe keni nje qeveri te korruptuar (ne te gjitha aspektet jo vetem ne aspektin monetar) dhe nje opinion publik te pastrukturuar, te cilit po me korruptim/shantazhim te elementeve me ndikim ne te, do ta copetojme, corodisim dhe hipnotizojme deri ne piken qe te na falenderojne nder shekuj per kete nder qe po ju bejme per tju permendur emri ne te gjitha mediat nderkombetare si shpetimtaret e carmatimit paqesor te regjimit vrastar te Asadit.
    Ne kete pike jemi more vellezer, por meqe sna ka mbetur mjet tjeter lufte, sduhet te dekurajohemi dhe ti themi jo me protesta mbarepopullore!

  28. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Meqense kemi nje popull pa dije dhe te trembur qysh ne kohen e Enverit, Rama te dale para shqiptareve dhe ti thoje jo armrve kimike sepse shqiptaret nuk bejne as per NATO, as per marredhenie me Ameriken. Shqiptaret duhet te trajtohen si nje vend qe ben gamime te shumta nga nderkombetaret dhe nderkombetaret nuk duhet te marrin seriozisht marredheniet ne k’to pika. Kur je i paedukuar do te kundershtosh si i paafte dhe duhet pranuar se, shqiptaret nuk kane ditori ne lidhje per keto arme ndaj dhe Rama ti thote jo armeve kimike.

    1. JONI says:

      Ty palikari grekofon,
      Ty analfabet i gjuhes shqipe,
      Ty idiot dhe specialist i lendeve kimike,
      Per konkluzionin pozitiv ne refuzimin e armeve kimike,
      Do te lyejme qe nga koka der te kembet me arme kimike,
      Dhe do te nisim ne menyre definitive te mana sou elladha.

  29. Naim Frashëri & Andon Zako Çajupi says:

    RILINDJE ME 1600 TONE ARME KIMIKE.

    RILINDJE ME 650 KAMIONA ME HELME LUFTE.

    KJO ESHTE HIPOKRIZIA E SHEKULLIT TE XXI.

    1. Alma says:

      ti je Hipokriti nr 1 ketu

      1. Naim Frashëri & Andon Zako Çajupi says:

        E PARA:
        Per sa i perket Armeve Kimike,
        Lexoni ne gjuhen shqipe publikimet e mediave te pavarura shqiptare.
        Lexoni ne gjuhe te huaja publikimet e mediave te medha nderkombetare.

        E DYTA:
        Per sa i perket emrit te Rilindjes,
        Shqiptaret kane pare ne histori se cilet ishin Rilindasit e Vertete.
        Shqiptaret po shohin dhe do shohin se cilet jane rilindasit sharlatan.

  30. Leo says:

    Ne keto komente shoh se edhe kur behet fjale per nje ceshtje kaq delikate qe ka lidhje me shendetin dhe mireqenien e popullit tone SHQIPTARET E POLITIZOJNE. Mendoj se pushtetaret duhet te flasin shkurt, qarte dhe me gojen plote duke mos lene shteg per nenkuptime. Nuk ka nevoje qe Kryeministri te mbaje fjalim disa minutesh kur mjafton vetem te thoje vetem nje fjali…NE SHQIPERI NUK KA VEND PER ARME KIMIKE APO CDO GJE QE KA LIDHJE ME TO.

  31. njerez te lashte says:

    toka rrotullohet tha i zgjuari para 400vjetesh. ta djegim magjistarin ja kthen prifti idiot. pooooooooooooooooooo pergjigjen primitivet ne turr te druve magjistarin. sot pas 400vjetesh historia perseritet. del nje idiot pasardhes i priftit e ulurin, vellezer, kane plane te na vrasin, te na shfarosin me lende kimike. po po pooooooo pergjigjet injoranti pa ditur per cfare a perse a qysh a si. disa nga ju ose jane shume shume te zgjuar bile edhe se ky amerikani, ose jane akoma ne vitin 1600.

    1. Taku says:

      Mund te jete ose ajo tjetra…qe ti je shume shume budalla

    2. fffffff says:

      nje debili si ty edhe 4000 faqe literature per armet kimike ti vesh perpara, nuk ben fajde. Ne “injoranteve” te shqetesuar nga “padija” na bie barra te luftojme ne dy fronte. Ne njerin ndaj ketij kryeministri te papergjegjshem e servil, ne tjetrin ndaj debileve perkrahes si puna jote, qe fatkeqesisht po shtohen shume dita dites

  32. bujari says:

    Shikojme cdo dite plehrat , furrat e geleqeres , mbeturinat spitalore , smogun dhe ajrin e ndotur …dhe heshtim…????

    …shikojme çdo nate qe digjen plehrat e qytetit , smogu kancerogjen i ketyre produkteve qe digjen e qe na demtojne rende shendetin dhe rendojne frymarrjen tone me dioksidin e karbonit , e re tymi kancerogjen…por e di cfare bejme mbulojme koken me jorgan dhe nuk e ngrejme zerin….
    …hidhen mbeturinat spitalore shume te rrezikshme per jeten dhe shendetin tone neper koshat e plehrave e nuk asgjesohen …mbulojme koken me jorgan e nuk e ngrejme zerin te protestojme…..
    …digjeshin gomat ne furat e gelqeres perreth qytetit te Krujes e ishin me qindra , e rete e tymit kancerogjen e dioksidi karbonit , duke na marre frymen me ajrin kancerogjen me te demshem se armet kimike , qe shkonte deri ne Tirane e Lac dhe me te …mbulojme koken me jorgan dhe nuk protestojme…shikojme plehrat qe po na mbysin kudo e ne cdo vend ….mbulojme koken me jorgan dhe nuk protestojme….
    …Kurse sa shikojme qe na dalin e na protestojne disa njerez per te bere show e maketing publiciteti , por ama milionere e qe na , bejne gjoja sikur u dhimbset populli dhe ambjenti , per rrezikun qe po na kanoset ” gjoja nga armet kimike qe do te vijne ne Shqiperi ” dhe ne si popull qe ndoshta edhe manipulohemi kollaj…o burra mbrapa ketyre showmeneve , dalim e protestojme pa e ditur qe do te vine apo jo armet kimike …pa folur specialistet e mirfillte per rrezikun real apo jo te ketyre armeve kimike…po mire …po nqs ju dhimbset ky popull ketyre milionereve qe e kane te siguruar jeten nga milionat e fituara ndoshte edhe ne rruge te pandershme dhe opozites se sotme , nje opozite edhe kjo multimilionere …harxhojeni milionat qe kene dhe ndertoni fabrika dhe uzina , dhe vende pune ku te punojne njerezit qe vuajne urie per kafshaten e bukes .

  33. JONI says:

    Ty palikari grekofon,
    Ty analfabet i gjuhes shqipe,
    Ty idiot dhe specialist i lendeve kimike,
    Per konkluzionin pozitiv ne refuzimin e armeve kimike,
    Do te lyejme qe nga koka deri te kembet me arme kimike,
    Dhe do te nisim ne menyre definitive te mana sou elladha.

  34. Shifni mer!
    “Nuk do na vinkan armt ne shqipni!!!!(a thu se po diskutohet per me ble arm kimike),por vetem se do te demontohen disa KOMPONENTE te tyre”!!
    Po si do na u demontokërkan kto “komponente”,vija online a!?
    Apo me internet…..
    Çer jan kto madhtrime gabelsh qe po don ky eksperti ushtarak me na bo!?!
    Po nëse qeka muhabeti i thjesht “buk e djath” pse si merr ne amerik kto “komponente” ky!?
    Ky muhabet me kujto ate historin e seksit,dikur ne koh te Enverit,kur femnat edhe kishin qejf me u pallue edhe donin te hiqeshin te ndershme,dhe mashkulli kishte gjet ate rrugen e ndermjetshme
    “po ja,vetem hiqi pak breket se nuk te bej gje,vetem sa te te prek.
    Ja hapi pak këmbet se me vrave,nuk ta fus ,vetem te ta cik pak,
    Po hapi edhe pak kembet se vetem koken du me ta fut,vetem njiçik fare,se me pelqe shum,,,,,.”
    Dhe dihet fundi i storit
    Kari n pidh e kombët perpjet
    Kshtu edhe ky muhabeti i ktij eksperti: jo nuk sjellim arm kimike,po vetem komponente!!
    Jo ja guti jo nuk ja futi komplet…..

  35. Atila says:

    Kur qenka e parrezikshme pse se pranoi Norvegjia,Turqia,Greqia,Gjermania etj.? Nese sirianet duan te vriten me njeri tjetrin pse duhet te behemi ne kurban ? Do ishte krim nese Qeveria do lejonte perdorimin e territorit tone per nje plan te tille ? Ne shqiperi vriten perdite,armet jane sheshit,krimi ben xhiro dhe siguria eshte pertoke e lere pastaj ti hedhim edhe “pak” helm situates. Mos helmoni besimin qe ju dha populli ne 23 Qershor.

  36. ARUSHA says:

    nuk ju dum fare zhdukuni se ne keto 25 na vrate naprete na shkaterruat na mbytet na skllaverut na percat , na vuadhet,na vrate rinine ,na prute kancerin , naprute ushqimet me kimi ,na prute prostitucionoin,na suallet drogen : Amerika nuk ka te ngopur eshte nje Kontinent dhe gllaberon cdo gje dhe kurrrrre nuk ka ndertuar shtete por ka krijuar qeverira pro amerikane dhe kundra popujve te vet!
    STOP STOP STOP !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    SOS SOS SOS SOS SOS ME KETE POLITIKE KURVE SHKEDHATE SHKATERRUSE TE VLERAVE NJEREZORE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    SHQIPERIA NUK ESHTE FAJTORE PER ASGJE NE KETE BOTE DHE E KENI TRAJTUAR ME KEQ SE GJERMANIA NAZISTE DHE ITALIA FASHISTE !STOOOOOOOOOOOOOOOPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  37. ARUSHA says:

    nuk ju dum fare zhdukuni se ne keto 25 VITE na vrate na prete na shkaterruat ; na mbytet ; na skllaverut; na percat , na vuadhet,na vrate rinine ,na prute kancerin , na prute ushqimet DHE LENGJET me kimi ,na prute prostitucionoin,na suallet drogen : Amerika nuk ka te ngopur, eshte nje Kontinent dhe gllaberon cdo gje dhe kurrrrre nuk ka ndertuar shtete por ka krijuar qeverira pro amerikane dhe kundra popujve te vet!
    STOP STOP STOP !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    SOS SOS SOS SOS SOS ME KETE POLITIKE KURVE SHKEDHATE SHKATERRUSE TE VLERAVE NJEREZORE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    SHQIPERIA NUK ESHTE FAJTORE PER ASGJE NE KETE BOTE DHE E KENI TRAJTUAR ME KEQ SE GJERMANIA NAZISTE DHE ITALIA FASHISTE !STOOOOOOOOOOOOOOOPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  38. demokrat says:

    Ka nje mungese realizmi qe nxitet nga nje histerizem antiamerikan. Gjithkush eshte ne te drejten legjitime te kete mendimin e tij, qofte edhe te gabuar, por nje pjese me kujtojne babane e nje futbolliste qe dridhej e spredridhej se ishte kontaktuar por jo nga “profesionel”, ky zoteria amerikan eshte specialist, ka edhe nje integritet profesional ps atij moral. Nuk besoj se SHBA do te marre persiper rriskun te demontoje armet kimike ne Shqiperi, pasi tani ka edhe nje rrezik ne rritje te nje paleve te interesuar per nje deshtim politik te shoqeruara ndoshta me ndonje sabotim te fshehur nene ndonje incident teknologjik. Shqiperia duhet te ishte e interesuar te perfitonte jo vetem teknologjine por edhe know how ne nje fushe te tille, perpos kesaj do te vinte edhe nje ngrtije e prestigjit politik dhe e besueshmerise ndaj mikut te vetem te kombit, SHBA, por edhe ndaj paleve te treta te cilat edhe pse Shqiperia eshte anetare e NATOA vetem per shkak te mungeses se besueshmerise dhe profesionalizmit te ulet te ushtrise shqiptare ne te gjitha drejtimet kane nje konsiderate te ulet.

  39. ema says:

    Na e mbushe mendjen mor lal. Po keto qekan flori, me jep dhe mua nja dy kile

  40. tik says:

    Dmth ky është eksperti që provoi se Sadami kishte shuuuumeeeee armë kimike… një spraj mizash, në mënyrë që Bushi të dërgonte mish për top mijëra ushtarë Amerikanë në përfitim të Cheney-t!!!

    Mirë që na qetësove se do të ndërtohet dhe një impiant djegie për të vazhduar me import nga vende të tjera pas Sirisë.

    Qelbësira!

  41. ffchs says:

    Me sa duket po i afrohen me shume se kurre qellimit (qe e kemi ne ne dore per most ti lene )qe nuk e ralizuan dot ne shekuj me lufte te paprere per depopullimin e pas ardhesve te races pelasge shikojini si flasin me fjale te koduara here duke e ilustruar se e kemi ne ne dore te themi jo por duke vazhduar ne forme persistente qe te behemi vendi i shkarkimit te pleharave vdekje prurese ne forme permanente gjarper komplet ne ekuacionin perfundimtar po te lejohen armet kimike eshte si te nenshkruash formen e deshires se vdekjes .vetem do marrim mallikim e kesaj toke dhe te femijeve sepse ne jemi ata qe e kemi vullnetin tone te lire ti themi jo dhe jo qe te mos kryen shkaterimi i ketyre armeve kimike shume te rrezikeshme qe po kerkojne na i fusin si kale troje ne abientet tona gjikush do jete i kontaminuar ne nje kohe kur na kane dobesuar e lodhur imunitetin permes ushqimeve gjenetike nga ajri jemi te helmuar pothuaj me baze ditore nga sulmet e avioneve me “chamrails” shumica e njerezve kane humbur orientimin e lidhjen me veteveten nga keto komponente degjenerative uji eshte i pakontrolluar me klor dhe nje zot substanca te tjera kimike kanceri dhe semudndjete e shumta e tjera degjenerative po bejne kerdine me disa qindra perqind ngritje ne shkalle te padegjuara ndonjehere statistikisht te mbrojme jeten e femijeve eshte nje reaksion krejt normal human .

  42. sindi says:

    KY PO NA I TREGON SI BARCALETE ..JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO I KENI PARE FEMIJET SI JAN SHTRIR ME SHKUM NEPER GOJE ..KY ESHTE MAFIOZ DO ME NA FUTE KA DALE E KA DALE IK MORE SPIUNE E SHIF HALLET E VENDIT TAT SHKO BEJE ATJE KU I MONTUAT PSE PIKERISHT JU SHKOJ GOJA KE SHQIPERIA ..SE JANE TRAPA KETA TONET SE DUAN FLAMUR E TE PASUROJN XHEPAT …JOOOOOOOOOOOOOOOOOOO MOS LEJONI TI SJELLIN JANE SHTREMEBRIMET EGJYMTYREVE TE FEMIJEV TANE MOSSSSSSSS I LEJONI STOPPPPPPPEDI RAMA STOP USA…STOPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP

  43. drejtesi says:

    SHBA eshte e vonuar ne demontimin e armeve te veta kimike, thote zoteria. Pse? Pse, kur i ka te gjitha mundesite?
    Mos valle nuk ka vullnetin politik per t’i shkaterruar? Mos valle i mb
    an per ate qellim qe i prodhoi? E njejta gje qendron edhe per Rusine.
    Armet e Sirise duhen shkaterruar me urgjence, se jane ne duar te rrezikshme. Duhen shkaterruar. PO, por JO ne Shqiperi.

  44. shkopi says:

    S’ka faj ky sepse shqiptaret jane konsideruar prej tyre gjithmone teveqela, qe s’marrin vesht dhe s’kuptojne gje. S’do vijne arme kimike, thote ky, -por do vij nje komponent i tyre per t’u c’aktivizuar.Mire qe s’tha se do vijne vetem kutite boshe per t’u djegur ne Shqiperi.

  45. Erion-emigranti says:

    Keta te kenaqin mo aman. No mr expert No but
    , thank you very very much! Nuk jemi te interesuar.pyet 1 here turqit,greket,italianet, ndoshta duan keta. Jan ne NATO jan dhe shume afer Sirise.

  46. nasruddinhoxha says:

    FRYTET E “HELMUARA” TE KONSULENCES SE TONY BLAIR.

    Nje hulumtim nga nastradini.

    Tpny Blair eshte mjafti i kritikuar ne vendin e tij, sidomos qe genjeu Parlamentin dhe Bote per LHL-te e Sadam Hyseinit ne Irak. Por kjo ceshtje u mbyll me pak zhurme si te gjitha ceshtjet e tjera delikate te shteteve BOSA ne Bote. Nga ana tjeter kjo ceshtje parimore nuk i interson shume shqyptareve qe jane mesuar prej kohesh qe MORALIN e pushtetit e masin me LEKAT ne xhepat e tyre. Por ja qe Edi Rama pa hypur ne kalin e pushtetit fftoi per konsulence Tony Blair dhe frytet e para te kesaj konsultence nuk vonuan. Crown Agents nuk e lane gurin te bjere ne toke dhe vershuan me fuqi te papare me oferta konkrete per te menaxhuar doganat shqyptare. Askush nuk pyeti dhe nuk u interesua se cfare ishte kjo firme private, por te gjithe pushtetaret thane:

    OH SA MIRE! DO TE VINE ANGLEZET TE NA MBLEDHIN DOGANAT!

    Por ja qe BE-ja si donatore kryesore e trajnimit te doganave shqyptare i doli kunder kesaj nisme angleze te Edi Rames per shume arsye qe ca i dime dhe qe ca te tjera nuk i dime. Dime qe ne vende te rajonit si ne Rumani, Bullgari dhe gjetke Crown Agents i perzune me dajak ne dore, pasi keta Agjente Famoze pasi e pane qe doganat ballkanike nuk ishin PALO GJE filluan te vendosin kontaktet me mafien vendase ne kurriz te buxhetit te shtetit.

    Nga ana tjeter si nje BUMJE mediatike ka dale ne plan te pare ceshtja me LHL-te vdekjeprurese dhe toksike te Asadit. Shqyptaret kane mesuar per nje OFERTE DJALLI akoma pa adresen e ofertuesit qe keto LHL te magizinohen ne vendin tone me shume JOSHJE dhe YSHTJE djallezore nga pas per perfitime fantastike. OKB ka deklaruar qe nuk eshte ajo ofertuesja e OFERTES SE DJALLIT. Zyrtarisht as DASH i SHBA-s nuk eshte prononcuar akoma. Ne skene kane dale Avrizuja nga Ambasada dhe Edi Rama nga Kryeministrija qe kane deklaruar per nje DESHIRE te Sekretarit te Shtetit John Kerry qe LHL-te e Asadit te vijne ne Shqypni, por ASKUSH nuk e ka degjuar John Kerry dora vedi te deklaroje per DESHIRAT e tij albaneze. Ketu del ne pah nje ceshtje madhore:

    KUSH E KA KESHILLUAR EDI RAMEN TE MARRE VENDIME KAQ DILETANTE?

    Po te kthehemi ne kohe dhe te shikojme si veproi Tony Blair me popullin e vet per Luften ne Irak mund te themi me gojen plot se keshilltari i kryeministrit shqyptar per REZILIN me LHL-te e Asadit eshte ish-kryeministri anglez dhe keshitlltari zyrtar i Edvinit tone.

  47. arbri says:

    100 % garanci nuk jepka eksperti amerikan, me vjen mire per te gjithe ata qe mbushen sheshet per edi ramen, ta shikojne tani si do ti rilinde ai, ti vdese njehere si mijnte te gjithe shqiptaret me helmet e sirise, e te marre valixhet pastaj me milarda lekesh e te largohet ne nje vend tjeter,,,,,a shqiptare te mjere si nuk keni per tu bere asnje here njerez

  48. Meno says:

    Ne rast se Edi Rama u ka dhene fjelen amerikaneve per te demontuar arme ne Shqiperi, bene mire te mbledhe grupin parlamentar dhe kryesine e PS dhe te jap dorheqje. Vota popullore u dha per programin qe u paraqit dhe jo per te sjelle ne Shqiperi helmet Siriane. Ne rast te kunder te organuizoje referedum popullor.

  49. salvator says:

    DEGJONI ORE ATA QE KAN MEND E JO ATA QE SHKOJNE PAS TURMES SE SALES.ERA E NXORI EXPERTIM FIASKO SE DI ME SHUME SE AI.PER 23 VJET KJO KA QENE PROBLEM I SHQITARVE SE I DINE TE GJITHA DHE STE LENE TE FLASESH PO TE BEJNE ZHURMUESIN SHIKONI EMISIONET NE DEBATET TELEVIZIVE.KY EKSPERTI SQAROI SE DO BEHET VETEM CAKTIVIZIMI KIMIK I KETYRE LENDEVE PRA TE NDAHET NJERI NGA ELEMENTET KIMIK NGA PREDHA E CILA PASTAJ BEHET E PA RREZIKSHME.KA NJERI ME
    DIJE MINIMALE QE SE MER VESH KETE.NDOSHTA ALTIN GOXHAJ SE SAZAN GURI DIJE I THIRRI MENDJES.

  50. pa emer says:

    horaaaaaaaaaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje