Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Argument Plus” të RTV21, ka thënë se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi.
Haradinaj ka thënë se ai është njeriu i duhur për të qeverisur Kosovën. Ai ka folur edhe për ndihmën që i është dhënë gjatë kohës sa ishte në Hagë, duke thënë se e ka ndihmuar edhe Behgjet Pcolli, por jo aq sa thuhet, dhe se nuk ndien asnjë detyrim ndaj tij. Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, Haradinaj tha se ka pritur një rritje më të madhe të votave se sa ka marrë.
Ai ka thënë se pas zgjedhjeve është takuar dy herë me kryeministrin Hashim Thaçi.
Por, kjo, sipas Haradinajt nuk do të thotë se është duke u diskutuar për ndonjë koalicion në mes të partive në nivel nacional, por kryesisht po flitet për koalicione nëpër komuna të caktuara, ku ekziston edhe disponimi i degëve.
“Ne jemi të ndarë me zotin Thaçi sa i përket qeverisjes, por kjo nuk do të thotë që ne mos të marrim përgjegjësi. Është një tendencë nëpër media që me kriju një përshtypje se kemi një marrëveshje, por nuk kemi. Kjo gjë nuk na pengon me komuniku me Thaçin, por edhe me Mustafën ne komunikojmë”, tha Haradinaj.
Ai i ka quajtur koalicionet nëpër komuna si koalicione që bëhen në kuadër të specifikave zgjedhore, përderisa për Gjilanin ka thënë se AAK ende nuk është përcaktuar se me kë do të bëjë koalicion në balotazh.
Duke folur për Pejën dhe Gjakovën, Haradinaj është shprehur i bindur që këto komuna do të udhëhiqen nga partia e tij.
Në lidhje me koalicionet, Haradinaj ka thënë se ata kërkojnë partner në tetë komuna, ku ata janë në balotazh dhe se kanë bërë koalicione si me LDK, ashtu edhe me PDK.
“Kjo varet edhe prej disponimit të degëve së sa shumë nga neve”.
Për Haradinajn AAK tashmë është një parti funksionale në tërë Kosovën dhe se ai ka mësuar shumë nga kjo fushatë.
Haradinaj ka thënë se për qeverinë e ardhshme vendosin qytetarët e Kosovës, por ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.
Haradinaj ka thënë se ai është njeriu i duhur për të qeverisur Kosovën.
“Unë jam kryeministër i ardhshëm i vendit. Ndryshe thonë nga kandidatët e tjerë që e pretendojnë këtë pozitë, unë e them sonte se në këtë vend jam njohësi më i mirë i qeverisjes. Unë nuk shkoj kryeministër për partinë, por shkoj për të gjitha temat, për bërllokun, për çerdhet dhe për të gjitha problemet që preokupojnë qytetarin”, tha Haradinaj.
Ai ka folur edhe për sukeseset e 100 ditëshit të tij, ku ka thënë se njerëz që edhe sot punojnë në Qeveri flasin për atë kohë, si një kohë të artë të qeverisjes.
Haradinaj ka folur edhe për ndihmën që i është dhënë në para gjatë kohës sa ishte në Hagë.
Për Pacollin, ai ka pranuar se e ka ndihmuar me para gjatë kohës sa gjykohej në Hagë.
“Pacolli me ka ndihmuar me para, jo aq sa thuhet, por s’ndiej kurrfarë detyrimi ndaj tij”, ka thënë ai.
“Më shumë ndiej detyrim ndaj mësuesit që më ka dhënë 5 euro, sesa ndaj tij”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, duke folur për epitetet që i kanë dhënë partisë së tij se është një parti që qet haraç dhe gjëra të tjera, Haradinaj i ka quajtur shpifje të nivelit të ulët.
“Unë jam lideri më i besuari në vend”, tha Haradinaj, duke shtuar se ka shumë shpifje për AAK-në në këtë periudhë, edhe pse ajo po luan rolin e një partie konstruktive për të mirën e vendit. /KD
MIMOZA ASHT NJE HEROIN E VERTET,O SULLTANI I HARAQEVE.POR FUNDI I JUAJ ERDHI
Ramush,
Disa udhëheqës në qeveritë shqiptare sot bëjnë më shumë dëm se të gjithë udhëheqësit e huaj të cilët na urrejnë neve si komb.
Mos lejo që të kujtohesh ti dhe familja jote si lavire!
Po pse more pis?
Shekspiri ka thene “Mosmirnjohja eshte kryevesi i veseve”
Kjo plehre me era batanie burgu, nuk paska mirenjohje per leket qe io kane dhene?!!!!
Haram! Ishalla te te behen ilace derisa te te vijne mendte!
Te pakten thuaj nje :faleminderit” sa per te lare gojen “jo nuk ndjej detyrim” Ptuuuuu….
Hahahahhahahahhahahaha thuaj po deshe qe ska gallat me kte far mileti !
me ka dhen pare thot trungu, por sndjej detyrime .
Si nuk mesoj ajo bote ti gjej fjalet e duhura per te shprehur ate qe kerkon te thuaj !
Keshtu eshte ne vende ku politika eshte ber si lavire rrugesh e eshte pron e “gangsterrave te rruges” njerez alabak .
O Arush mos u hap bythesh, se nuk je pronari Kosoves.
Ate e di populli Kosoves se kush do te behet kryeminister dhe jo ti, por me keto qe thua ti nuk meriton, se pa u bere ty ti ka ikur truri.
Pastaj te jesh kryeminister do te thote te jesh sherbetor i popullit dhe jo ai qe ja ben popullit.
haaaaa kush po na flet njeriu i isicioneve akoma nuk din me shqiptu fjalen institucion e buk permys qka i ke ba gjakoves …