Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku fillimisht u prit në një takim të veçantë nga kryeministri Milo Gjukanoviç.
Pas takimit mes delegacioneve, dy kryeministrat dhanë një konferencë të përbashkët për mediat.
“Sot gjendemi përball një sfide të re në rajonin tonë; Sfida e paqes në të gjithë rajonin. Viti i ri 2014 është i pari vit i ri që e gjen rajonin tonë pa asnjë konflikt. Është i pari vit i ri ku të gjithë do festojnë në shtëpitë e tyre dhe askush nuk do të ketë një pushkë në dritare të drejtuar nga fqinji. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e gjithë këtyre viteve përpjekjeve të të gjithëve në këtë rajon. Por, edhe një sfidë e jashtëzakonshme për t’i dhënë kësaj paqeje një përmasë të re zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal në funksion të zhvillimit,” tha Rama.
Temë e diskutimeve ndërmjet dy kryeministrave ishte edhe pozita e pakicave kombëtare, për të cilën kryeministri Rama dhe Kryeministri Gjukanoviç shprehën angazhimin dhe vendosmërinë për të çuar më tutje çdo proces që përmirëson standardet e jetës dhe të bashkëjetesës së tyre.
“Duke çmuar ndjeshmërinë që gjeta në fjalët e Kryeministrit lidhur me problemet e shtruara nga bashkësia shqiptare dhe duke shprehur bindjen se Kryeministri është i vendosur për të çuar më tutje, bashkë me mua, çdo proces që përmirëson standardet e jetës dhe të bashkëjetesës, qoftë të shqiptarëve këtu, qoftë të malazezëve jashtë kufirit”, tha Rama.
Kryeministri Rama dhe kryeministri Gjukanoviç shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin në një seri projektesh në infrastrukturë, si ndërtimi i Korridorit të Kaltër, apo i quajtur ndryshe Korridori Adriatik- Jon, realizimi i projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik apo projekte të tjera rajonale. Duke u ndalur në këto projekte, kryeministri Rama theksoi rëndësinë që ka ndërtimi i projekti të përbashkët për Korridorin e Kaltër apo korridorin Adriatik– Jon.
“Ky është një projekt me interes strategjik për të dy vendet, por edhe për rajonin. Ne besojmë se është zanafilla e një pune ku, me siguri, edhe të tjerë do të kenë interes të bashkëngjiten. Praktikisht, ky projekt do të mundësojë lidhjen organike të të gjithë Korridorit Adriatik – Jon, me të gjitha standardet evropiane, duke krijuar një hapësirë të re për zhvillimin turistik”, tha Rama.
Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç, u shpreh i vendosur për realizimin e këtij projekti të përbashkët. “Rruga Adriatik– Jon është një projekt shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin. Mendoj se tanimë po krijohen kushtet për mbylljen, kornizimin e strukturës financiare edhe të një projekti kaq të rëndësishëm. Me këtë kemi angazhuar edhe me ministrat tanë të transportit, të cilët po punojnë për përgatitjen e dokumentacionit për këtë projekt”, tha Gjukanoviç.
Në vijim të vizitës në Mal të Zi, Kryeministri Edi Rama u takua edhe me Presidentin e Mali të Zi, Filip Vujanoviç dhe Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç.
Një takim i posaçëm në axhendën e takimeve zyrtare të Kryeministrit Edi Rama, të zhvilluara në shtetin fqinj, ishte biseda mjaft e hapur me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi./ep
Thuaji shqiptareve jo, pastaj mendo per koridoret. Nuk duam qe Berisha te rikthehet ne pushtet, nuk ke shume jave qe je kryeminister, prandaj thuaji jo armeve kimikeve.
Shtese, Berisha ne protesten e soteme beri kurthin e dyte kunder qeverise Rama, por do te kemi shume kurthe Berishiane. Shpirterisht falenderoj shqiptaret qe debuan nga protesta 2 kriminela opozitar qe nuk e meritojne as te jene opozitar.
O druvar , Basha eshte ai qe do kthehet ne puhtet e jo Berisha, jeni shume te fiksuar pas Berishes ju minoritaret e Edushkes
Ramit
Minoritaret e 1 milion votave mendoni ?
Sa I perket lul bash fazliqit perderisa ky Eshte kryetar I pd perhere ps do ta kete pushtetin , kemi te bejme me Nje tru peshku dhe Nje lul qe punon sipas urdherave te Sali gerdecit dhe Sali fazliqit
Si eshte puna? Do moter Rruga e Kombit? I dolen dhembet edhe ed kimikut. Ku do gjejme ndonje politikan qe te beje interesat e popullit ne Shqiperi
Ik morre budalla qe krahason pleren Sali,kriminelin e tradhetarin e Shqiperise me Edi Ramen.
Mbyll keto rruget e paperfunduara njehere, pastaj hidhu tek rruga e kalter.
Shifeni ate foto .Z.Rama qendron si i ka hije ne raste te tilla te qendroj nji kryetar shteti ,serioz …kurse ky trapi malezez me kembe hapur ,si gango !!! O te qifsha shtetin e ciganeve te malezezeve .
Qe nuk ka filluar deri tani Korridori Adriatik-Jon,besoj vetem nga ndikimi i politikes serbe.
Nese fillon koridori Adriatik-Jon ne Mal te zi do te jete nje mrekulli,
nje ndihme e jashtzakonshme per eksportet shqiptare.Por der tani
malazezet nuk kan levizur fare,ne ndryshim nga Kroacia dhe Shqiperia.
Rruga e stermundimshme per mbi tre ore,me Autostrade do te reduktohej ne nje ore.Ky koridor esht me i vlefshem per Greqin dhe Shqiperine per te arritur Europen qendrore mbrenda dites,sidomos per prodhimet bujqsore.Meqe Autostrada Serbi-Mali zi me nje kosto teper te larte nuk ka filluar akoma nga problemet financiare pa fund,shpresojm te filloi korridori Adrik-Jon qe do kete nje ndikim dhe fuqi te paimagjnueshme per ekonomine shqiptare.Ky korridor esht i ngutshem,rrit transportin 2000%,mundeson kapacitet turistike dhe bujqesore,afron Shqiperine me vendet me te pasura te rajonit ne koh rekord,shpeton ekonomine shqiptare.
Te lumte Zigur Qarri, si gjithmone komenti yt eshte shume me vend. U gezova qe ta ndiva zonin, ka vite te tera qe na humbe, si e kalon, e sheh ndonjihere Leo*idhen e Spartes?? Kam ndegjue qe e ka ndryshu identitetin, bile kishte bo nji operation plastik, a thue a oshte e vertete? Te pershendes miku im i vjeter, Ballisti.
Pershendetje.
Tek Shekulli nuk shkruaj më,por tek Tema kam qene gjithmon prezent.
Ketu ka me shume nga ata te kopese se gomereve qe pellasin ne korin e Janullaposit.
Shpresoj qe ky ngerç ekonomik mos te zgjasi shume.
Megjithese nuk besoj se malazezet do te fillojn Autostraden,por shpresoj qe te ndodhi mrekullia.
Kroatet parashikojn ta sjellin Autostraden per kater vjet deri ne Dubrovnik,qe do te thote,nese edhe malazezet e mbarojn,kursehen 6 ore per makinat e transportit shqiptar per ne Europen qendrore dhe veriore,qe do te thote qe turistet e ketyre vendeve do te shtohen ne mase te madhe per ne Shqiperi,qe ndoshta esht shkaku kryesor qe malazezet nuk kan filluar Autostraden,sepse i druhen konkurences se turizmit shqiptar.
Gjith te mirat.
Ne thame shyqyr qe Sliu nuk arriti ta shpartallonte bregdetin e Jonir. te Muzeqese dhe pjesen mbi Durres eShenghun, ti po do ta betonosh me nje corridor 60-80m te gjere. Kur ne kemi Rugen nga Hani Hotit deri ne Vlor e Kakavije, qe duhet kthyer superstrade dora-dores sipas mundesive me mbikalime, plus tuneli ne Llogora, qe mjaftojne e nuk e demtojne sidomos Bregun e Detit (JoNIanin). Mjafte me edndra si saliu.