Ambasada amerikane: Respektojmë vendimin e Ramës, miqësia jonë është jetëgjatë

15 Nëntor 2013, 18:10Politika TEMA

Menjëherë pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, që tha se Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në procesin e shkatërrimit të armëve kimike siriane, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë. Ajo thotë se e respekton vendimin e qeverisë shqiptare dhe vlerëson faktin që Shqipëria e shqyrtoi këtë kërkesë.

“E respektojmë vendimin e Kryeministrit. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurt.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

57 komente në “Ambasada amerikane: Respektojmë vendimin e Ramës, miqësia jonë është jetëgjatë”

  1. galaktika says:

    Lëvizje e mençur e Ramës për të nxjerrë fytyrën e vërtetë të opozitës mjerane.

    1. bisera says:

      Ne e dinim, ai kurre nuk do te bente asgje pas shpines se popullit te vet, per kete jemi te sigurte qe keshtu do te jete gjithmone.

      1. arbi says:

        duhet te jemi mirnjohes edi rames nder shekujt dh edo ta kujtojm shume qe me maturine politike te tij u tregua i gatshem per bisedime me ameriken ne kete operacion e na ben te ngelemi miq em ameriken akoma

        1. fl says:

          SHBA pergjigjen me te mire keti turpi te PD-se, ta japi duke kerkuar deri ne fund zbardhjen e masakres se 21 Janarit dhe denimin e urdheruesve

          1. Gregori says:

            Saliu e zvendesi i tij me shoke e pershpejtuan gjykimin e krimeve te tyre. Menduan se do te shpetonin, duke i ngritur gracke qeverise, rane brenda.Bravo RAMA, nje lider qe do te mbahesh mend per maturine e mencurine, shqiptaret do te jene mirenjohes.

      2. Poli says:

        Ja ky eshte kryeminister ka nga ata njerez qe dalin e thojn u tremb sja mbante etj etj, ne vend qe ta falenderojn e ti perulen, kto se meritojn ramen

      3. Koli says:

        Per here te pare po shohim funksionimin e shtetit.

        Shteti sot eshte ne sherbim te qytetareve.

    2. MOS says:

      Po tani ca do ndodhi. Mos do merret gjithe ky vrull popullor per te cuar para drejtesise ish qeveritaret…MOS…

    3. geldi says:

      kryeministri u tregua i gatshem te ndihmoj ameriken dhe kjo e ben shqiperine mike te forte me ameriken

    4. Besnik says:

      Rama mbajti premtimin e dhene ne fushate. Ai tha qe pushteti eshte i popullit ndersa pergjegjesia eshte e jona.

      Ai e mbajti pike per pike kete premtim.

      1. Tani says:

        Mbeshtetja e popullit per Ramen tani ka kapur majat… Mjafton te shkosh tek kryeministria per ta vertetuar kete gje.

    5. eri says:

      Levizje mjaft e zgjuar nga rama kjo na beri ne qe te mbetemi miq akoma me shba dhe te qetesohesh dhe populli i thjesht…ky eshte nje kryeminister qe na ka munguar me kohe

    6. lushnjari is back says:

      U nxoren ne pah dy elemente,se pari anti-amerikanizmi Berishian dhe se dyti vendimmarrja pro interesave te popullit shqiptar te z.Rama.Pra nje kryeminister i cili nuk harron kurrsesi miqesine dhe kontributin qe kane dhene SHBA-te per demokratizimin e vendit por kur behet fjale per interesat e popullit mbi to nuk mund te qendroje askush,as SHBA-te madje.

      1. As♣ says:

        shiko se do ket ndonje te tret…-te hidhur

    7. egi says:

      bravo Edi rama qe edhe amerika ngelet e kenaqur me shqiperine por dhe populli ngeleti i kenaqur me vendimin tend…ky njeri eshte i jashtzakonshem dhe meriton respekt nga populli i itj dhe amerika

  2. Herta says:

    Ishte vendim duke pyetur popullin

    1. drini says:

      Edi rame tregoi se eshte lider duke mbajtur qendrim qe edhe te kenaqte qytetaret dhe te ngeleshim miq te pandare me aleatin tone strategjik amerika

  3. Brahim Dushi says:

    Shqiperia po Ndryshon!
    Sala Po Shkallon!
    http://goo.gl/ZL4bAv

  4. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Partia demokratike ti pergjighet shqiptareve per prishjen e imazhit ndaj Amerikes. Berisha doli hapur kur kerkoj dorheqjen e Rames, Berisha hyri ne protest per te rezuar qeverine, por populli e deboj kriminelin e 23 viteve. Berisha e ka vendin ne burg sepse ka bere vrasje politike.

  5. Anda says:

    Faleminderit Amerika.

  6. tomi says:

    cka me vjen mire eshte tregoi mirekuptim

  7. adela says:

    natyrisht qe do e mbeshteste duke pare impenjimin dhe seriozitetin e qeverise shqiptare me gjithe deshiren per ti ndihmuar aleatet e studioi me qetesi pa vantazhet dhe disaventazhet qe normalisht do kerkonin pak kohe dhe dha nje pergjigje ne et mire te gjithe shqipatreve duke vene ne fokus q

  8. Ela says:

    TE gjithe sot jemi ndjere shume krenar qe e kemi votuar ne menyre masive Edi Ramen si kryeminister te ketij vendi ,Ai diti te degjoj zerin e popullit dhe u tregua vertet nje burre shteti ,Kerenar per EDi Ramen

  9. DINI says:

    Rooffsh o kryeminister Edi Rama, edhe pse tu dha nje shanc shum e fort per ta ngrit shqiperin shum shpejt po me gjithate e rrespektove reagimin e qytetareve, po te kish qen Sala e kish nenshkrujt menjeher pa e pyetur skend, ai eshte mesuar te jet kriminel dhe mbetet kriminel, deshtiket situat ta shfrytezon si alibi per ta rrezuar qeverin e te shpetoj nga ato krime qe ka bere. Ske ku te shkosh o SALA-KRIMINELI.

  10. jona says:

    krenar per ty zoti Rama krenar qe nuk i zhgenejn kurre shqipateret ! Faleminderit !

  11. te Shkarkohet Nishani menjehere. says:

    Tani USA duhet te mendohet mire kur na(keshillon) te bashkepunojne me opziten,ta respektojne,ti marrin mendim. Ata duhen proceduar si force politke te gjithe. Dhe America duhet te theksoje se vetem po zbatohet LIGJI……………

    1. galaktika says:

      Tamam ashtu.Ma në fund Amerika e mori vesh sa destruktive asht kjo farë opozite që duhet të zhduket një orë e ma parë.

  12. Klea says:

    Eshte gjeja me e mire qe mund te bej ,te tregoj mirkuptim per vendin tone dhe jo per deshiren e madhe qe do te donte te kishte per te ndihmuar Ameriken ne kete dite te veshtire .POr vertet qe ishte e pamundur.Edi Rama tregoj qe me te si Kryeminister ky popull do te ece perpara dhe do te luftoj per nje demokraci te mohuar ndervite

  13. tema says:

    Ne nuk mund tu themi jo Amerikanevej.Ne parim jemi dakort por nuk kemi teknologjine dhe ekspertizen e duhur.Ne kushtet kur nuk kemi nje plan konkret, ne themi se skemi kapacitete te perfshihemi ne kete proces ama kur te kete nje plan te detajuar dhe kur te na e paraqisni atehere ne do ta marrim persiper sepse parimisht jemi dakort.Ndaj flini te qete o popull se ditet e paqes do te vije.

  14. besa says:

    shqiptaret kenaqen se ja hoqen vizat per cdo gje.tani te shohim “ambjentalistet” sesa te gatshen do te jene per te dal ne protest per mbrojtjen e mjedisit.

  15. Beta says:

    Nuk ishte e lehte per kete vend te maree nje vendim kaq te rendesishem ,Rama u tregua vertet nje njeri me vizion dhe qe di te perballoj dhe fuqite e medha.Me vjen keq per PD-istet qe u zhgenjyen dhe qe ben cdo gje per ta kamufluar situaten ,Saliut dhe LUlit duhet tu vij turp per qendrimin qe kane mbajtur ne keto dite te veshtira .POr mirekuptimi i Amerikes ndaj Rames ka serish nje domethenie te madhe

  16. katerina says:

    sot populli duhet te jete krenare me shume se kurre. ne duhet te jemi krenare me shume se kurre,sepse ne krye kemi NJE KRYEMINISTER ,ne plote kutimin e fjales,i cili vertetoi se pavaresisht gjithckaje,pushteti eshte i sovranit. Jini krenare per zgjedhjen e 23 qershorit,jini krenarew qe pas 2 dekadash parazitizem,me ne fund ky vend udhehiqet nga nje lider. ?

  17. fieraku4u says:

    BRAVO EDI RAMA, POLITIKAN I ZOTI.

    SI AJO SHPREHJA: MISHI LE TE PIQET, DHE HELLI MOS TE DIGJET.

    RAMA: ARMET KIMIKE I REFUZOI ME DIPLLIMACI, POR EDHE MIQESINE ME SHBA NUK E PRISHI.

  18. Ishalla zoti says:

    Kjo opozite serbo-ruse e nxori fytyren.Sigurisht kete operacion e anulloi populli, por edhe ajo kontribuoi. Tashme Sh.B.A e ka plotesisht te qarte proamerikanizmin e Lulezim Saliut.

  19. polisi. says:

    flm amerik qe respekton popujt po kete rall ja arriten qellimit nderhyriet djallzore ata ndyrsira me fatos lubonjovicin ne krye se ai doajer te paster epi kafen kute doi por populli shkret dota vui pata besim se pote ishin shkatru ne shqiperi do perfitonim shum

  20. demokrat says:

    Mesojeni te nderuar miq amerikane se shqiptaret qe la pas Turqia i shiten bleresit me oferten me te larte. Ndjenja e mirejohjes dhe miqesise eshte nje ndjenje e vdekur. Si shqiptar ndjehem i turperuar.

  21. Arjani says:

    Besoj se prokuroria keto dite ka vazhduar pune normalisht

  22. Act now! says:

    Ku jane fshehur qe dje komentuesit “gjitheditur” qe na keshillonin te mos lodheshim me kundershtimin e importimit te ketyre helmeve siriane, sepse sipas tyre Amerika e qeveria jone e kishin vendosur me kohe dhe ne nuk do te na pyeste me njeri?!
    A u bie ne qafe po tu them se qenie si ju nuk e meritoni dhuraten e demokracise, prandaj eshte me mire qe si fare sklleverisht te lindur tu zbojme nga trualli yne dhe tu cojme ne ndonje vend si Korea e Veriut ku me kenaqesine me te madhe mund te vijoni te hyjnizoni me devocionin me te madh liderin e gjithpushtetshem?!
    Jo per gje, por do te gjenit paqe dhe nga kokecarjet e deritanishme nga zerat ndryshe te qeverise dhe qeveritareve duke u dhene kenaqesine te brohorisni ne kor “Hosana” ndaj te gjithpushtetshmit!

  23. te Shkarkohet Nishani menjehere. says:

    Arvizu tani te kafshoje gjuhen per gjithe deklaratat me pambuk kur i vodhi votat para hundes Basha dhe e uroi, kur e vetmja deklarate ishte mosnjohja e zgjedhjeve ne Tirane… etj

  24. te Shkarkohet Nishani menjehere. says:

    Arvizu tani te kafshoje gjuhen per gjithe deklaratat me pambuk kur i vodhi votat para hundes Basha dhe e uroi, kur e vetmja deklarate ishte mosnjohja e zgjedhjeve ne Tirane… etj..

  25. Udheheqesi says:

    Po c’na bere more EDVIN KRISTAQ RAMA ,i nipi Spiro Kolekes,te cilin e njoh mire,pasi kam punuar ne Bllokun komunist. Une hyja e dilja ne shtepine e atij BABAXHANIT ,ENVERIT,po ehe keta te tjeret i njija! Ne mbanim shprese qe t’i te pranoje armet kimike kundra deshires se popullit e ne te perfitonim duke rritur dozen e te sharave, e t’i thonim popullit se ky u helmoi,packa se ne u cuam ne mesjete….. Po nuk qenkerke burre,e se mbajte fjalen qe u dhe amerikaneve. Kjo politika keshtu eshte ,si puna e shprehjes,keq t’i japesh gomarit uji te ftoht.e keq uje te ngroht! Po nje gje duhet te dish ! QE NA I LE NGREHUR NA I LE,SIDOMOS Bashes qe eshte edhe i ri.

  26. max says:

    o popull idiot , Sali Berisha , i ka privatizuar gjithcka…ujerat toksore , minierat , ….si do i gjeje qeveria Rama te ardhurat ? duke mare borrxhe ? ju e meritoni kete lloj qeverrie…rama rtregoi paburreri nga nje grup gjimnazistesh ….si mund ti besosh rames ? jeni te degjeneruar komplet

  27. Ramadani says:

    Mero Baze nuk ben mire qe i genjen lexuesit e gazetes tende. Ja esenca e deklaratës së Ramës e botuar e plotë tek “Shekulli”:
    “Po, në parim ne jemi të gatshëm të përfshihemi në këtë operacion si pikë mbështetjeje në Mesdhe, por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm për të marrë pjesë në të drejtëpërdrejtë. Prandaj gjithçka që lidhet me transportin, teknologjinë, ekspertizën, duhet ta marrin përsipër Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera.”
    Domethënë Shqipëria do shërbejë vetëm si bazë për shkatërrimin e armëve kimike siriane, ndërsa transportin, teknologjine e shkatërrimit dhe ekspertizat perkatese do te jene te SHBA dhe vendeve te tjera te zhvilluara te NATO-s. Amerikanet territorin i kerkojne Shqiperise, asgje me teper. Dhe ate e siguruan (per ata qe e kuptojne gjuhen diploimatike dhe nuk jane te djallezuar si ti Mero, prandaj ambasada amerikane shprehet aq e kenaqur…

  28. Hilmosi says:

    Vendim shume i drejt , pore edhe i dhembshem per Shqiprin.

    Ndoshta ne duader te shkatrrimit te nje pjese te armve kimike te Asadit,do te ishin shkatrruar edhe ato qe jane me vite te tera dhe do te mbeten, e besoj edhhe nje kohe te gjate.

    Ksaj radhe nuke ka qen aq e rendsishme se si vazhdon procesi i demontimit apo shkatrrimit te armve kimike, sa ka qene e rendsishme destabiilizimi i Shqipris, duke vjellur propagand te tmershme, se kto arme po i sjellin ta shkatrrojne shqiprin e duke mose mendur se me ato arme kimika i ka shqipria me vte te tera.
    E verteta e kesaj propagande shifej haptas, dobsimi i rapoartev SHBA-Shqipri, dhe e dyta mose te perfitoj Shqipria materjalisht dhe politiksht.

    Kjo i ngjan tergimit popullor, kure nje te varferi i vejne ne these me ari ne nje ure qe rregullisht kalonte, e bashe ate dite kure i kishin ven thesin me ari, plaku tha vete me vete, se sode do ta provoj se a mundem te kaloj uren me sy mbyllur, e arrit pore mbeti edhe pa flori.

  29. kostandin9 says:

    ME DUKET NJE LOJE E KURDISUR BUKUR. SHQIPERIA E VOGEL QE I THOTE “JO” AMERIKES!! NJE TEATER I ORKESTRUAR MIRE, TANI QE JEMI FARE PRANE DYERVE TE EUROPES.
    PO TE DONIN TE KISHIN BERE DICKA TE TILLE, E BENIN NE HESHTJE, PA BUJE E BILES PA I KERKUAR MENDIM QEVERISE SHQIPTARE. PASI MENDIMI I TE TJEREVE, NESE DUAN DICKA PATJETER, AS QE JU HYN NE PUNE AMERIKANEVE. NJE VEND QE KOMANDON BOTEN DI EDHE TE IMPONOHET, PA QENE NEVOJA E MENDIMIT “SOVRAN” TE QEVERISE SONE MJERANE…

  30. Proamerikan says:

    Amerika nuk e detyron Shqiperine ti peanoj keto arme .
    Protesta para ambasades mwndoj qe ishte nje nismw e gabuar .
    Interesi eshte i Shqiperise dhe jo i Amerikes , Ata e zgjodhen Shqiperine
    jo per ta mashtruar ,ose per ta helmuar Shqiperine ,por duke patur
    sigurine w madhe te dementimit tw ketyre armeve menduan te na ndihmojne.
    Shqipwtaret i thane Jo . do hajme barw dhe ato Leka nuk i duam .
    Amerika tha dakort hani Bar se Lekat nuk bien nga qielli .
    I shkreti Rama ka te beje me nje popull qe injorat

  31. laraska says:

    Shqipetaret akoma nuk dine te lexojne deklaratat diplomatike. Shqiptaret akoma nuk kuptojne qe ne kemi nevojne per SHBA jo Amerika per ne. Shqiptaret, pas gjithecka kane kalur keto 23 vjet, jane aq naiv, ose troc fare idiota, saqe genjehen e mendojne se demokracia vjen tak fak per 2 muaj dhe mbi te gjitha na e sollen disa protestues minoren qe kishin ikur nga mesimi (qe ne fakt tregon sa e mbrapsht eshte shoqeria jone). Hajt ishalla kur te na vij ndonje mundesi tjeter si kjo, kuptohet ne shekujt e ardhshem, populli do tregohet pakez me gjakftohte dhe me i vemendeshem…..ahhh nese do kete mbetur shqiptar ne Shqiperi se me keto politika antshqiptar qe kane bere keta (te gjithe bashke), edhe arm kimike e berthamore te ishin hedhur mbi ne, kaq gjem e kerdi sdo kishin bere.

  32. Luli says:

    Nje pyetje kam nqs mundet dikush te me jape pergjigje, a do e marre valle Shqiperia statusin pas kesaj!!!! Nqs kush e ka fajin dhe perse.

  33. ari says:

    Pritet qe shume shpejt te dale ne drite kaseta origjinale e rregjistruar ne Kryeministri, ku do degjohen me ze e figure urdheruesit e vrasjeve te 21 Janarit. pastaj te shohin….

  34. arbti says:

    sa mire do behet nete ardhmen

  35. Liridon says:

    Para se te ikte ky ambasador do te ishte e mira te organizonte nje koncert te madh,me tematike parrullen qe prevaloi ne proteste :”E duam Shqiperine Etnike,Jo kimike”
    Deklarata eshte “copy paste”.Minimalisht duhet ti kerkonte falje shqiptarve per milionat e oreve te humbura edhe per faj te tij,qe besoj genjeshtrat e KM.

  36. qeparo says:

    Amerikanet deshen ta helmojne Shqiperine, normal se ne fund i dhane leje rames ta rrefuzoje kerkesen se priteshin protesta te medha madje edhe lindje te frymes anti-amerikane ne Shqiperi. Por nje gje eshte e sigurte, ata deshen te na helmojne sikur te ishim minje, se te djegesh kemikate te rrezikshme ne zone te populluar eshte krim kunder njerezimit

  37. antipod says:

    rama u tregua super koqe me refuzimin e ofertes,sepse votuesit e tij nuk ishin femijet e gjimnazit dhe tetevjecares qe ishin ne proteste.ne rradhe te pare duhet te mendonte per interesin afatgjate te shqiptareve dhe jo te perkulej si trap para 2000 njerezve shumica gjimnaziste.or kar a e kupton qe shkaterrove te ardhmen e shqiperise.

  38. Lili says:

    Nje faleminderit per te gjithe protestuesit paqesore edhe nje Bravo te sinqerte le qeverine Rama

  39. ory says:

    Deri dje shumica e komenteve ishte kunder armeve kimike…sot, shumica ,obobo cfare beme. po tani’amerika do na ktheje krahet. Po cfare mendoni o njerez se neser do gdhiheshim te pasur? JO te dashur miq, kemi bere shume mire qe kemi thene jo.Ne ameriken e duam,por nuk duhet te na japin nje barre kaq te rende. PO AMERIKA. JO ARMET KIMIKE.

  40. ilia says:

    Se cfare miqesie mund te kesh me nje shtet qe te perdor si kavie laboratori eksperimental, kete e di vetem amerika dhe rama, avokati i saj. Çlirimi i shqiptareve nga rama dhe amerika eshte e nje rendesie paresore

  41. xhaja says:

    Jam nje qytetar ne moshe. Dikur babai me thosh mos u ngut prit per cdo gje, se po u ngute mund te gabosh. Une mendoj se gabuam te gjithe.

    1. Gaboi Amerika qe detyroje Edi Ramen per konspiracionin ndaj popullit te tij. Megjithate Edi Rama u mundua dy here te sqaronte ne parim “PO ne” se jemi dakort per shfarosjes nga faqja e dheut te armeve ne pergjithisi dhe atyre kimike ne vecanti.

    2. Gaboi Edi Rama qe besoi se konspiracioni mund te ruhej nga te gjithe faktoret deri ne momentin e duhur qe te sqaronte popullin. Harroi qe agjentura serbe dhe greke jane ulur kembekryq tek ne. Harroi qe Salushet nuk jane burra pa cka se flasin shpesh per burrni dhe kanu.

    3. Gaboi edhe populli qe u ngut pa pritur sqarimet e duhura.

    4. U shpiken shume terma keto dite si ai ” ciqinizmit” qe i pelqeka Mustafa Nanos po si do te bejme me 31 vatrat e rrezikshme qe kemi vete ne vendin tone apo une te shpik termin “varikarizmem” pasi keshtu si duket ju vjen per mbare ambjentalisteve te nderuar qe paten frike te ngriheshin ne protesta per Gerdecin apo minierat apo dhe per Lazaratin me prodhimin e te cilit po ju cahet zemra te rinjve viktima te “VARIKARIZMIT”.

    Ketu shkon per shtat ajo barcaleta e NASTRADINIT qe kur i thane se po digjej qyteti tha varikarin nuk po digjet shtepia ime, apo ai emigranti qe kur i thane se do te behej kataklizmoja ne rruzul ai u pergjigj PUNE E MADHE (VARIKARIN) UNE KAM KARTA GREKE.

    Po ju qe po lexoni kete postim te xhajes do thoni po ti plak matuf si mendon. Une mendoj se duhet ta pleqeronim te gjithe dhe jo si beme pas fjales se Edi Rames (lexo Fan Noli, pasi keshtu si ky do te pesoje edhe Edi nga plerat shoviniste pa cka se Edi donte te pastronte dhe plerat e Shqiperise po kushe kuptoi) uluritem fitore dhe une bashke me ju per nuk me zuri gjumi duke i bere pyetje vehtes MOS GABUAM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje