Edhe Belgjika refuzon armët kimike/ A mund të mbesin armët kimike siriane në det të hapur?

18 Nëntor 2013, 11:00Politika TEMA
Edhe Belgjika refuzon armët kimike/ A mund të mbesin armët kimike

Çfarë do të ndodhë tani me shkatërrimin e armëve kimike siriane?

NY Times shkruan se plani për të nxjerrë jashtë Sirisë armët kimike ka ngritur shqetësime të mëdha në Uashington.

Problemi i parë lind me transportin e këtyre armëve kimike drejt një porti.

Problemi i dytë lind me vendin që do e presë këtë sasi lëndësh kimike.

Presidenti Bashar al- Assad ka deklaruar se ai do të ofrojë sigurinë për ngarkesën deri në momentin kur ajo të futet në anije.

NY Times shkruan se amerikanët në fakt janë habitur me shpejtësinë me të cilën ai bashkëpunoi për marrëveshjen e negociuar nga rusët.

Pentagoni thotë se dërgesa do jetë e ekspozuar gjatë transportit ndaj sulmeve të rebelëve ose të forcave opozitare të lidhura me Al Kaedën.

Një zyrtar i lartë amerikan tha për NY Times se askush nuk ka tentuar më parë që të bëjë diçka të tillë në mes të luftës.

Po ashtu, asnjë shtet nuk do që të dërgojë trupat në terren për të mbrojtur një material të tillë. Këtu përfshihen amerikanët.

Por edhe nëse materialet do dërgohen në një port dhe do të dalin nga territori sirian, problemi nuk zgjidhet.

NY Times citon faktin që Shqipëria refuzoi demontimin e këtyre materialeve dhe thekson se ngarkesa me armë kimike mund të mbetet në det të hapur, siç ndodhi në një rast në vitin 1987, kur një ngarkesë me mbeturina, që u largua nga Lond Island, mbeti për katër muaj në det pasi askush nuk pranonte ta merrte.

Një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes thotë për NY Times se gjatë kësaj kohe ka shumë luftime përgjatë autostradës që lidh kryeqytetin sirian me shumicën e bregdetit.

Amerikanët kanë hedhur poshtë edhe idenë që këto armë të transportohen nga ajri. Ata thonë se do ishte shumë e rrezikshme.

Ekspertët e sigurisë në SHBA thonë se nuk i druhen faktit që Al Kaeda mund të sulmojë karvanin për të marrë armët kimike, që do i përdorë vetë më vonë. Ky është një operacion shumë kompleks. Po ashtu, Al Kaeda nuk ka njerëzit e trajnuar për të bërë diçka të tillë.

“Al Kaeda njihet më shumë për brutalitet, sesa për finesë,” tha një zyrtar ushtarak për NY Times. “Siç mund ta imagjinoni, të grabisësh një material kimik ushtarak kërkon më shumë finesë”.

Ndërkohë pas Shqipërisë, të hënën ishte edhe Belgjika që deklaroi se nuk dëshiron që armët kimike siriane të shkatërrohen në tokën e saj.

Ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Pieter De Crem tha se një gjë e tillë duhet të bëhet në zonat rreth territorit sirian.

Ai shtoi se edhe vetë lëvizja e armëve kimike do jetë shumë e vështirë.

Belgjika ishte përfolur si një destinacion i mundshëm për shkatërrimin e armëve siriane.

Edhe Franca është mes shteteve që përflitet se do të shkatërrojë armët siriane në tokën e saj./ep

31 komente në “Edhe Belgjika refuzon armët kimike/ A mund të mbesin armët kimike siriane në det të hapur?”

  1. No Partiak - No Party. says:

    Mendimi im : Armet kimike duhet te qendrojne aty ka jane. Mund te allokohen diku dhe te ruhen ne menyre te perbashket nga ushtria Siriane dhe nje skuader ushtarake e OKB. Pasi te vendoset qetesia mund te fillojne shkaterrimin ne Siri.

    1. ai atje says:

      Po cfare trupash OKB flet mor mik.
      Te cojne ca trupa OKB hollandeze, she e mban mend Srebrenicen, vetem se kjo nuk do te jete e vogel si Srebrenica. Srebrenica do te duket nje loje kalamajsh.

      1. PROFESORI says:

        Shume e drejte. Jane trupa qe nuk paraqesin pike besushmerie.

    2. Lom Deliu says:

      Bo bo bo.. nuk do na zere gjumi… E po keshtu eshte kur nuk kemi halle te tjeraa.

  2. Liridon says:

    Shqiptaret jane inteligjente qe protestuan per te mos marre pjese ne kete histori me shume te panjohura edhe per vete amerikanet.KM tone per pak kohe i duhet te pregatise nje fjalim tjeter pak me vone ,per kete teme.Te shpresojme qe do ti krijoje mundesi shtypit per ti drejtuar pyetje.Realisht shoqatat e gazetareve duhet te protestojne qe nje konference shtypi me KM te behet sa me pare.Kjo do ti beje mire edhe atij vete.

    1. N Shabani says:

      Atehere te mos behemi pishman ne qe dolem kunder tyre se paskemi pasur te drejte, jo pa qellim pra shkruajten te parat gazetat ruse. Sekreti paska dale nga ruset qellimisht qe te sulmoheshin LHL kur te arrinin ne Shqiperi. Rusia gjithmone ka punuar kunder nesh dhe kunder Kosoves edhe kete radhe ajo do hidhte gurin dhe do fshihte doren. Shume mire beri Edi Rama qe e refuzoj nje rrezik te tille me mire te varfer dhe te sigurte se sa me pak dollare me shume dhe me rreziqe te medha.

  3. Inc Corp says:

    Ou? Pse qekan kaq te rrezikshme keto? Une keto dite kam degjuar shume gomere veshderra qe mallkojne popullin shqiptar se perse nuk pranuan keto helme te rrezikshme qe do na “ndriconin” e do na “pastronin” shqiperine. Yyyyyyç veshderra hapni syte e shihni qe nuk i pranon asnje shtet keto or gomere. Do e hanim sa krahu po ti merrnim.

    1. Ton says:

      Po cfare flet mor burre, jo sa krahu po sa kemba! Me ato mbeturinat e armeve tona kimike ca u be ne Shqiperi? Apo jane aty te perroi lagjes? Po me metalurgjikun! Vazhdojne te lindin dele ma kater koka akoma? Po me smogun e Tiranes? Opo jemi nje shtet me ambjent qelibar, me uje te kulluar dhe det te paster. Ka ca copa muti ngaqe ujerat e zeza shkarkohen ne det, po vari leshte.
      Nga komentet e “te mencurve” ketu te le pershtypje sikur armet kimike do hidheshin ne Shqiperi.
      Edi Rama ku banon, ne Mars? Nuk i dhimbsej suma e vete, shtepite, pushteti apo paret qe ka ne Shqiperi. Apo do helmonte edhe veten?
      Opo, popull trim, ja treguam bendin Amerikaneve? Hallall. Trimi, trim ngelet.
      Duro, duro se nje shtet do i marre.

    2. lexuesi says:

      O toc a e kupton qe gjithcka u fry qe te mos ti merrnim. Fituan prape sllavo-ortodoksit. Angazhimi i shqiperise do i ndryshonte shume ekuilibra ne rajon, e do forconte pozitat tona.

      1. en says:

        Te dhjevsha ekujlibrin mor injorant, kur te shikoje tet bir e tim bir me gunge sa grushi ne mes te ballit apo te hundes.
        Propozoi ndonje vend Amerikes se mbase e shlyen gabimin e marrjes dhe te rriten vlerat.

      2. ---------- says:

        do beheshe shteti me kancerogjenoz ne Ballkan, dhe nuk do te te afroheshe njeri se do kishin frike nga ndonje efekt Cernobili.

        kavje eksperimentale.

      3. Logjika says:

        O ‘lexuesi’ qenke vertete cope mishi. Gjithe jeten bytheshitur ngelet mor te mjere. Kujtuat se do jepte bota miliarda dollare qyl per ju te papunet qe e mbani me dore gjithe diten. Kishte rrezikshmeri te larte ajo pune or ti prandaj nuk i mer njeri persiper.

  4. qytetari says:

    Te gjithe ata qe “qajne” se ju larguan armet kimike(“miliardat”) Shqiperise jane qylaxhinj ose te mete nga trute ose te dyja bashke.

  5. ilir says:

    mendoj se njerzit tane ben nje zgjedhje shum te zgjuar dhe njekosishte komplekse duke mos parnuar demontimin e armeve kimike , dhe kjo zgjidje behet eshte me bindese tani me mbrapa duke pare veshtirsit qe po hasin dhe vet amerikanet me kete problem

  6. dajti says:

    Ah more shqiptaret e mi te dashur! Sa me nxitim vepruat. Edhe njehere qe ju deshem Amerikes, nuk e kapet momentin.

    1. ha-ha says:

      neve America na do vetem si vend plehre per interesat e veta. Ne nuk jemi fare ne refenene e Americes. Po te ishim, nuk do kishte zgjatur kaq shume “tranzicioni demokratik”. Nuk do ishim ne kete derexhe qe jemi sot. Ata e dine mire se me cfare mentatileti kane te bejne. Shqiperia eshte nje han me shtateqind porta per interesat e gjithe vendeve te Europes dhe te Amerikes bashke…FATKEQESISHT!!

      1. Sereniti says:

        shume e drejte ajo qe shkruan.E shikoni edhe ministri i mbrojtjes Belg nuk pranon armet ne territorin e Belgjikes .Edhe vete amerikanet nuk duan te dergojne trupa ne terren per te te mbrojtur nje material te tille, ndersa ne deshen te na i sillnin ne Shqiperi.Cfare ju dukemi ne kavie laboratori.Bravo o popull,Faleminderit

      2. laraska says:

        Ti thua qe fajin e tranzicionit 23 vjecar e ka Amerika? Po mire a e beson informacionin e ketyre 23 vitetve qe Alia, Berisha e komapni jane spiun te serbo-ruseve? Dmth per ty Berisha e Basha nuk jane te futur nga Rusia, Serbia e konjukturat e tyre? Se o eshte i Rusise o eshte i amerikes? Nqs je nga ata qe mohojne lidhjet e Berishes me ruset,pra per ty berisha nuk eshte spiun fare fare fare, atehere mund te qendroj supozimi jot. Nqs beson se Berisha eshte spiun atehere supozimi jote ska koke e kembe te qendroj, eshte teresisht jo llogjik sepse Rusi dhe Amerika perfaqesojne dy interesa te kunderta ne Ballkan, Europe dhe tere boten, madje me fuqizimin e putinit ne arenen nderkombetare, eshte rizgjuar armiqesia e tyre e vjeter si ne luften e ftohte. Po ske faj se jeton ne nje Shqiperi ku 2 plus 2 nuk bejne me 4, prandaj cdo argument sado kontradiktor duket si llogjike e mirefillte. Berisha e komapni perfaqesojne interesat e rusit qe fale injorances tone si popull ka fituar gjithemone mbi ate amerikan ne shqiperi. Me thuaj nje politikan shqiptar proamerikan keto 23 vjet? Asnje te gjithe po ti analizosh u dolin fijet nga Francezi, Rusi, Greku e Serbi. Sta ka fajin amerika qe ti si popull duron te te vrasin e vjedhin edhe nuk cohesh, por enderron se te erdhi demokracia brenda 2 muajve nga nxenesit e 8-vjecares. Pyete pak veten pse nje nen 18 vjec nuk ka te drejte vote? FATKEQESIA qendron tek papjekuria e jote si qytetar te pranosh e te mbash pergjegjesi per gabimet e fajet qe i takojne kombin tone.

  7. laraska says:

    Medet keta lart mendojne se sdo ja gjej vendin Amerika. Po kaq injorante te jemi ne valle? Po a nuk thuhej qe ne Shqiperi ky proces do behej ne Qaf’Molle ose ne Mjekes, edhe ne fund fare doli qe ishin informacione fallco per te mos nxjerrur vendodhjen e vertet Bisht-pallen ku kishte 2 muaj amerikan qe punonin atje. As 72 ore ska kaluar nga kjo ngjarje dhe kaq shpejt e harruat. Po kur erdhi Bushi a nuk u be gati RR. Durresit edhe bulevardi edhe i ra nga nje rruge tjeter, skaloj fare andej. Akoma sjemi mesuar me dipllomacine amerikane? Po ca prisni ju se do dekonspirohet dhe ky operacion sic beri rusi me shqiperine? Cfare prisni ju qe te jepen gjithe detajet e operacionit eksluzivisht per kuriozitetin e shqiptareve, vendit me te varfer e injorant ne Europe? Ytttttttttttt mire thoshte nje komentues para 2 ditesh: njerez te vdekur qe mendojne se jetojne.

  8. edi says:

    dajti !
    jam shume krenar qe na flet ne shqiptareve ne vete te trete.
    te pakten ca plera i kemi hequr nga shqiperia.

  9. eni says:

    ka akoma kohe apo mundesi per nje rimedim …?????

  10. 1 nder 1,000,000 says:

    Makinerite e propagandes keto dite po tentojne t’i bejne shqiptaret te ndjehen fajtore per “JO”-ne qe dhane te premten, duke u thene: “Shikoni u budallenj cfare humbet!”
    Dhe per kete servirin se Shqiperia ka shume plera qe duhen pastruar, dhe keto medemek do i pastronin amerikanet pas demontimit te armeve kimike.

    Por, po te pyesim, sa kushton pastrimi I ketyre plerave qe gjenden ne Shqiperi?

    A ka nje shifer te sakte?
    Po ta marrim nje vlere te perafert 1 milliard Dollare, i bie gati 330 dollare per cdo Shqiptar. Nqs kjo vlere ndahet per nje periudhe kohore 4 vjet (48 muaj), i bie rreth 7 dollare ne muaj per cdo shqiptar.
    Kjo eshte nje shifer fare minimale qe mendoj se cdo shqiptar do e paguante me qejf qe vendi yne te pastrohej perfundimisht dhe te ishte me i shendetshem. Pra, i bie qe qeveria do sillte arsenalin sirian vetem per t’u kursyer shqiptareve vetem 7 dollare ne muaj !!!!

  11. Shpetuam says:

    Shpetuam nga keto arme vdekje prurese dhe pike lereni lulin me shoke te llomotitin po te qe sala ato I kishe ketu tani populli veproi me te drejte dhe EDI me maturi dhe bota e pa se nuk jemi langaraqe dhe legena zonja ELsa Ballauri Ata qe japin mend tani jane si ajo shprehja mbas pilafit populli dhe maturia e EDI Rames na shpetoi nga kjo .

  12. Sokoli says:

    Me ardhe ketu ne Shqiperi dhe mnjehere.Te filloje fushata e sensibilizimit dhe perfitimet qe kemi.Po u ba referendom , fiton Edi.Mjafton te permendet paketa e propozimit.

    1. ---------- says:

      paketa ofron edhe nga nje qofte ne dite per sa kohe qe armet te rrine ne shqiperi.

      kusht i vetem eshte se duhet ta kesh te vertetuar nga psikologu se je Qylaxhi kalibri.

  13. halimi says:

    nuk eshte puna se i thame jo amerikes sic duan ta keqinterpretojne disa.i thame jo nje rreziku potencial qe nese do te vertetohej (ndodhte) do te kishte pasoja katastrofale per nje vend te vogel,pa infrastrukture (njerezore dhe materiale)dhe me shume halle, si ky i yni. Me poshte nje dokumentar mbi nje projekt ushtarak amerikan i cili me gjithe publicitetin e e madh, perbente nje genjeshter te mirefillte ndaj nje vendi aleat, dhe per me shume deshtoi per shkak te nje gabimi ne llogaritje. imagjinoni sikur te deshtonte ne te njejten menyre projekti per demontimin e armeve kimike.

    http://www.youtube.com/watch?v=1Ujx_pND9wg

    http://en.wikipedia.org/wiki/Project_Iceworm

    1. laraska says:

      me kete llogjike Halimi, te keshilloj mos hypesh kurren e kurren ne avion, se mund te jete bere ndonje gabim teknik edhe mund te bie. Imagjino te bie mbi Adriatik, sdo te te gjejne dot as eshtrat per te te qare familjaret. Ahh gjithashtu te keshilloj te sabotosh edhe spitalet e mjekesin shqiptare (nese se ke bere ende) se e ke te vertetur qe te fusin thiken kur sduhet, te nxjerrin me parainfarkt kur ske kaluar gje, te japin glukoze kur je me diabet, edhe shkon per aporacion sysh edhe gjen vdekjen. Mjekesia vrasetare shqiptare eshte e vertetur, sa per operacionin e asgjesimit te lendeve kimike, asaj si dihet, eshte e njejta rreizkshmeri sikur hypen ne avion.

      Une mendoj qe populli ti kthehet kuajve per transport…..

      1. Lenci says:

        ai po perpiqet te thote qe me 1300 tone sarin apo mustarde vret sa per 1000 avione me duket…nuk e di si e ke kuptuar ti.Nuk te qellon cdo jave te te ofrojne 1300 tone sarine qe te zgjedhes nese do ta PROVOSH FATIN apo jo.Avioni eshte dicka qe nuk ke si ja ben ndryshe.

        1. laraska says:

          Nuk e di ti sa e ke kuptuar. Nuk behet fjale per 1300 ton sarine. por 50 ton sarin dhe 950 ton lende te tjera qe po jane kimike dhe te rrezikshme por jo ne nivelet e sarines. Ja pra informacioni qe ka populli. Nuk dine qe sjane arme kimike gati per perdorin, por lendet kimike (nje ndryshim goxha i madh), nuk dine qe do vinin 1000 jo 1300 ton lende, dhe vetem 50 do ishin sarin, plus qe procedura do behej ne nje govate hermetike (e provuar, faktuar qe eshte hermetike ndaj ketyre lendeve se seshte vetem siria qe i ka). Nuk po them qe eshte nje llaf goje, absolutisht jo, madje une vet kur doli lajmi nga rusi u trondita, por njeriu e mbledh vetem dhe llogjikon, aty ku ska informacion e kerkon dhe lexon e meson. Ti edhe sot mendon se do vinin 1300 ton sarin, edhe sasine totale e ke gabim edhe sasine e gazit sarin e ke gabim. Projekti ushtarek qe permend ai me lart eshte komplet dicka tjeter ne krahasim me kete proces, dhe madje ai e argumenton me fjalen ‘rrezik potencial’ gje qe karakterizon edhe marrjen e nje avioni. Dhe sa per sqarim mund te besh dhe pa avion, ka makina, trena, anije ose kuaj nese su beson ketyre mjeteve

      2. mirel says:

        Dhe te gjuajne me sarine laraska per tu ushqyer..
        Debil je per be

  14. VLORA(qeparo,jal,dhermi,llogora) says:

    impianti me i shtrenje ne bote ndodhet ne amerike dhe ka pak qe u inagurua pas 10 vjet punime me inxhiniret me te mire te botes kimista ushtarak etj
    ky impiant eshte nderuar ne nje zone te siguris te larte mes nje zone te shkrete pa burime uji fusha pjellore pyje det etj dhe siperfaqa pereth eshte 2 here shqiperia zone e pabanueshme e siguris se larte dhe ne mes ky impiant Super kostoja e tij qe nuk tregohet e gjtha shkon deri ne 10 miliar dollare e keni iformacionin ne internet dhe thuhet qe per here te pare specialistet kimiste ushtarak amerikan do vihen ne prove per te arritur me ne fund qe pas luftes se dyte boterore te asgjensojne keto helme shperberjen e tyre pa dal asgje ne ajer pervece pak fare scorie etj
    mendohet qe aty do cojne rreth 40 tone dhe per kete eksperiment do shikohet suksesi i tij dhe kjo shperberje e armmeve kimike te shkaterimit ne mase te shperbehen dhe suksesi i kimistave ushtarak amerikane
    pra per shperberjen e 40 tone armeve kimike ata bejne kete investim qe kane gati 10 vjet per ndertimin e ketij super gjigandi impianti 10 miliar dollare
    1- lind pyetja ku do cmontohne keto arme tek ne ?shqiperi
    2-ku e kemi ne kete impiant gjigand per 1700 tone arme nga me te rezikshmet ne bote qe jane baraz 2 here sa bomba atomike qe u hodh nga amerikant ne hiroshima dhe vrau 2 milion banore dhe sot atje njerzit qindra kilomtra larg vendit ku u hodh bonba atomike edhe sot pas 50 vjetesh jane me lucemi semundje kanceroze te dobet dhe vuajne ushqimin e keq me reze radioaktivitet si nga frutat zarzavatet uji etj dhe turizmi zero asnje nuk shkon atje te investoj apo te shkoj me pushime ne ato krahina se dhe sot pas 50 vjetesh ka reze te demshme
    3-mos te harojme qe fqinjet tane gjithmon na i kane futur gjat shekujve s na i kane dashur kurre te miren por kane pare interesin e tyre gjithmon greqia serbia italia
    4 -ne bashke me greqine kroacine italine kemi klime mesdhetare pra jemi perla botes Mesdheu ku bejem pjes dhe ne ashtu vlersohet si perla e botes diell uje ushqim pyje etj pra turizmi i gjith botes qe nga vendet e largeta vjen ne mesdhe imagjinoni vetem nje fak greqia arrin dhe deri ne 20 milion turista ne vit po aq dhe italia sidomos sicilia pra i thashs keto qe dhe ato kane qe dhe vendet fqonje kane gisht ne kete loje te ndyre sado qe nuk dalin hapur dikush e ka pregatitur me kohe kete loje ne kurriz te shqiptarve nuk doli sot kjo pune turizmi dhe pak banore qe kemi ne 3 milon dhe toka kaq plellore i ben xhelos fqinjet qe tani kane dhe krize edhe pak miliarda nga turizmi qe po vine ketu i duan per vete ata dhe greqia dhe italia e jugut sidomos e ka deklaruar qofte dhe nje turist te mari shqiperia do i shpallim lufte dhe ja lufta c doni me ju ?
    5-ti shikojme gjerat me kujdes ne fillim kontratat me plerat e spitaleve italiane ,kontrata me gomat e prishura kancerogjene pastaj vajrat, baterite e makinave anijeve etj te tjera kontrata me radhe qe filluan pra doli nami qe ne mbajme plera aq u desh plus gerdeci etj me amerikane ishin lidhur plus del mjeda tani uzina ka cmontuar ca arme te rrezikshme serbe etje etj?pra dikush ka punuar me kohe per mafien boterore te plerave se pas tyre qendrojne miliarda dhe pasurohen boset ne kurriz te shendetit te qytetarve SHQIPETAR e mjedisit te ketij vendi prallor qe i ka fal zoti cdo gje
    7-vendi yne eshte shume i vogel nuk permbush asnje siguri dhe asnje impiant s kemi pra ato nuk do shkaterohen sic thuhet por do rrine gjendje ne depo por dhe aty jane te rrezikshme se kane dat skadimi dhe nje kohe te caktuar pra ato kane dy rruge gazi nervin servin masard etj te hapet pak rubineti per dite dhe te dali ne ajer pak per dite se s ben shume dem Atmosfera e merr me vete e eperhap cod dite nga pak dhe per 25 vjet 1700 ton mbaron kjo eshte rruga e vetme dhe kjo mendohet te behet rruge te mesme ska se ne s kemi impiant miliarda dollare por ka nje rrezik kjo rruge sepse shton numrin e te semurve lucemi ,kancer etj ul imunitetin e trupit dhe bie niveli i jetegjatsit se njeriut ne keto zona sepse ndikon te ushqimi frutat uji e ne cdo gje tjeter
    Rrezikshmeria eshte akoma me e larte sikur te ndodhi nje gabim njerzor qe amerika keshtu i quan dhe ka plot raste ne bote ku dhe amerika ka gabuar dhe ky gabim sikur te ndodhi nje incident pa dashje vret me mijra mos te them miliona qenie te gjalla dhe shkateron vendin per me shume se 5 shekuj ujin tokat pyllin etj po te ndodhi katastrofa e 1700 tone gaz masard etj ne kete reze s jeton me njeri
    ne rradhe te pare te keqen me te madhe e kemi nga vetja politikanet shqiptar hiq rilindasit qe kan qen vertet patriot gjithmon te sotmit kur eshte puna per para dhe per te shitur interesat e vendit kane qene gjithmon te paret keto 23 vjete fundit jo te gjithe por lekun e kane pare kurse populli ka qen dele asnje qofte dhe te protestoj per mbrojtjen e femijve te tyre dhe te kesaj toke mijra vjecare qe sja uli koken as turku as italia greku serbi etj ne jetojne ne token tone prej mijra vjetesh dhe kete duhet ta mbrojme me gjak kur preket interesi kombetar dhe i femijve tane Te kishin nje rast keshtu greqia italia po do shikonit sot ne rruge me mijra veta demostrata kunder armeve te zhdukjes ne mase dhe perhapjes se semundjeve
    8-hyrja ne NATO para nje viti ishte per tu futur ne qe bota te binte helmet e tyre qe jane grumbulluar qe gjat luftes se dyte boterore deri sot stok ketu ti bien ne vendi tone?
    ne su futem ne NATO per te mbajtur plerat dhe helmet e botes SE KUPTOJ KETE GJE?
    9_thuhet qe tani qe sa u futem ne NATO keni detyrime o zoterinj po ju qe keni 50 vjet ne NATO greqia italia turqia croacia qe kurre s keni mbaj mbetje toksike te ketyre armeve te vendeve te tjera doni te na i ngopni ne keto kancere?me mire preferojme buke e domate dhe djath por bio dhe te paster sesa ato para qe do i bejme spitale per te semuret c far na dini ju ne budallenj?
    50 vjet ju ne NATO pse pak arme ka pas dhe atehere me thoni nje vend nga ju ti ket mbajtur plerat e botes ?50 vjet c far keni ber ju apo i keni grumbulluar te gjitha ne SIRI helmet tuaja dhe preteksi SIRIA SIRIA keni pregatit gjithshka me mjeshteri keni vite qe i keni GRUMBULLUAR HELMET E RUSISE, ANGLISE, ITALISE, ETJ DHE GJOJA SIRIA SIRIA I KENI BER GATI ME KOHE VITE DHE DONI QE NE TE HAME SAPUNIN PER DJATH keni toke me shume se ne teknollogji me te mire se ne pra groposini aty apo ju rruani detin tuaj ujin token pyllin dhe thoni larg bythes tone tja a ngopim ketyre psikopateve injornat qe jane njerez me bisht te bejme eksperimente me SE JU NA konsideroni kafshe ne kete rast por gaboheni ne s jemi mish per top i asnjerit e as kafshe dhe e duam kete toke se ka dhe patriot te vertet si ka pas perpara ISMAIL QEMALI me shoke na krijuan kete shtet dhe testamentin e kesaj toke na i dha ku jetojme dhe sot dhe sjemi krahina e askujt por SHTET vet qe e beJme vet ligjin ketu dhe jo fqinjet tane etj
    10-RUSIA ka toke pa fund anglia gjithashtu i prodhoi nje pjese te ketyre armve dhe i shiti atje siri ai qe i prodhon dhe i njeh atje coji prap pse ketu ?
    11- kjo eshte loje pervece perfitojne shume vende por dhe e fqinjve e para sepse duan te nxjerrin namim qe ne s jemi VEND TURISTIK por VEND TOKSIK e mos te vijne turista ketu se turisti informohet per cdo gje para se te shkoj ne nje vend dhe kjo renie do ndihet qe veres qe vjen pra turizmit i ikin miliarda prodhimet bujqesore stop eksporti domatje kastraveci etj etj stop pasojat jane katostrofike ne ekonomi turizem
    12 – e me e tmershmia eshte pas 1700 tone do thone doli me sukses ekpserimenti pra keta kane teknollgji dhe kur keta cmontuan armet me te rezikshme te botes ci kane keta plerat toksite urbane te botes plus arme te tjera toksike tju a cojme prap etj etj mbetje centralesh atomike etj cojini te gjitha ne shqiperi se aty eshte impianti kush me garanton mua qe s do vine prap te tjera pastaj pse nuk i prishin ne siri ska siguri thone po deri tani pse kishte siguri atje dhe kane shkretetire dhe jane 5 here me territor me te medhenj si ne si shtet aty shkaterojini
    pse genjyne pastaj kur thane qe 10 ton qe kishin ne kimikate te rrezikshme dhe jo te kesaj kategorie por prap te rezikshme jane shkateruar kur ne qaf molle jane gjende dhe sot 6 tone pra kush genjeu njerzit vetem sa jane cmotuar ca predha kurse lenda helmus eshte aty akoma pse s heqin nje here keto tonat te qafmolles / LE TE MA JAPI NJERI KETE PERGJIGJE MBETJET TOKSIKE aty LE TJU JAPIN TONAT ITALISE GREQISE ? TE NA I MARRI ATO 6 TONE TE QAF MOLLES? kurreeeeeee sti marin ATAAAAAAAA dhe tju japesh miliarda e miliarda PASTAJ NE RUSI ESHTE POLIGONI I EKSPERIMENTEVE ATOMIKE ZONE 2 HERE SA SHQIPERIA E PABANUAR PER EKSPERIMENTE ATOMIKE, AMET BAKTEROLOGJIKE KIMIKE ETJ PRA E KAMI GATI VEND ATJE TEK POLIGONI RUS ? apo dhe poligoni amerikoan e kinez pra ka vende te pabanuara dhe vende te posacme
    NJE TMERR I VERTET vendi me i bukur ne bote nga natyre nje oaz i vertet kthehet ne varreze mbejtesh kimike dhe ne vend qe njerzit te jetonin ne harmoni me natyren qe kane jetuar gjat shekujve tani do marrin fund toke e djegur
    mos haroni qe ka plot shqiptar qe punojne per te keqen e ketij vendi dhe ketu dhe kjo eshte fatkeqsia me e madhe se duan ca para dhe s mendojne me gjate dhe kjo eshte fatkeqsia e madhe
    ndoshta dhe s ndodh katastrofa por STOP duhet tju themi me te madhe toksikeve te botes mos ta bejne rruge ne s jemi KOSHI ASKUJT I PLERAVE
    mendoni pak per elbasanin pak ka metarlugjikun kurumin por dhe kjo i duhet TMERR por ajo prek jo elbasanin vetem por ter shqiperine kjo eshte nje kushtrim jo vetem per kete rast por per cdo rast tjeter qe ta mbrojme natyren shqiptare aty jetojme dhe ushqehemi njerzit te ndergjeqsohen se natyra na i jep gjith te mirat dhe tju leme femijve tane nje ajer te paster uje dhe det pyll lumenj te pastra ashtu si i ka krijuar zoti dhe te jemi shembull dhe per boten industriale dhe vuan nga helmet dhe karboni shume vende
    shikoni valbonen, thethin, dhermiun, malet, liqenet, velipoja, shengjini ,vlora, lezha shkodra etj etjetj s duhet te kthehemi nga vende turistike ne varez toksike dhe plerash STOPPPPPPPPPPPPP me te madhe
    Pra une jam nje si ju nje njeri i thjeshte me shkoll te mesme dhe bera aq sa kuptoj nje analize si cdo shqiptar po tju pelqej ok s ju pelqeu komenti ok prap s jam as specialist as kimist keshtu kaq kisha mendojeni vet komentin tim .kjo qe thash eshte jo per panik por ta kuptojme te gjithe se ka vend dhe per panik dhe ti dalim si popull cdo te keqe perpara jane 12 raste gabime njerzore per te mare masa qe te mos ndodhi i 13 dhe pastaj ndodhi s kishim si e shmagnim si ne japoni centrali rezetimi radiaktiv gjith zona vdekje ,semundje ,rusi ,ukrahine etj etj 12 raste nuk duhet te jemi ne tjetri ose koshi i mbeturinave i askujt e shikoni s po gjejne nje vend europian qe ti mbaj keto mbetje asnje s po i pranon pra mos u genjeni per ca para rusi nuk eshte dhe kaq i dashur me ne qe gjeti kete vend se perkrahte serbin armikun tone e t kosovarve shekullore?pra kush ja dha kete ideqe ketu? mendoni me mire gjerat
    RAMES I DUHEJ NJE PRETEKS PARA BOTES DHE PRETEKSI ISHIN PROTESTAT VETEMASHTU E BIND EUROPEN DHE AMERIKEN PRA AI SE PRISHI AS ME AMERIKEN SE ISHTE POPULLI QE NUK DONTE DHE QEVERIA E TIJ ISHTE PRO AMERIKES ASNJE POLITIKAN NUK DO I THOSHTE JO AMERIKES DHE NE KETE POZICION QE AMERIKES I DUHEJ NJE VEND PERKRAH DHE RAMA HYN NE HISTORI SI I PARA POLITIKAN SHQIPTAR QE THA JO KETU BESOJ DUHET TE JEMI DAKORT TE GJITHE DEGJOIDHE POPULLIN SE PO TA PRISHTE ME POPULLIN E VET I IKTE KARRIKJA BINTE QEVERIA DHE POPULLIARITETI I SAJ ULEJ PLUS PO TI THONTE AMERIKES JO PA SHKAK DO TA HANTE PRAP SA KRAHU SE AMERIKA PAGUAN DHE KA FUQI TE TE SHKRI SI QEVERI BRENDA 24 ORVE PLUS TE BEN ARMIQ PA FUND SI NE EUROPE E BOTE PRA AI NUK E PRISHI ME TA POR U JUSTIFIKUA ME KETE GJE QE POPULLI DHE INFRAKSTUTURA JONE NUK E LEJOJNE POR KJO SOD THOTE QE RREZIKU KALOI VIGJILNECA DUHET SHUME E LARTE SEPSE NE S KEMI ASNJE ANIJE TE KONTROLLOJME UJRAT FLOTA JONE DETARE KA MARE FUND E KATANDISEN COPE COPE DHE DETI DUHET RUAJTUR SE ANIJE TE NDRYSHME SHKARKOJNE KUDRBAND TOKSIKE NE DET PRA REZIKU QENDRON GJITHMON PER AQ KOHE QE TII KE KUFIJT DETARE COP COP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje