Çfarë ndodh kur shkelet “vija e kuqe” e amerikanëve?

18 Nëntor 2013, 10:38Politika TEMA

Ka bërë shumë përshtypje deklarata e ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkeli vijën e kuqe në lidhje me çështjen e armëve kimike.

Por çfarë do të thotë të shkelësh vijën e kuqe?

Ish- shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një intervistë për Ditën, thekson: “Në këndvështrimin tim, do të thotë që ‘ti ke mashtruar’, tjetër qëndrim u ke premtuar dhe tjetër ke mbajtur. Ata nuk mund ta pranojnë, që të bëhen lojë e interesave të vogla, meskine, të ca ‘politikanëve’ që kanë shpresuar se mund t’ua hedhin”.

Por a ka pasur raste të tjera të vijës së kuqe?

“Mendoj se ka pasur edhe ndonjë rast tjetër, por është hera e parë, që përdoret termi eksplicit ‘vijë e kuqe’. Një rast që më kujtohet, është rasti kur ‘ne’, kthyem në kufi një përfaqësues të lartë të diplomacisë amerikane, që vinte për të ndërmjetësuar e për të ndihmuar”.

“Amerikanët janë shumë të hapur dhe të qartë në interesat e tyre dhe në politikën që mbështet këto interesa, prandaj ata kërkojnë seriozitet në marrëdhëniet me ta. Kush kërkon të jetë mik me ta dhe të përfitojë nga miqësia e tyre, duhet të jetë, të paktën, i ndershëm me ta”./ep

33 komente në “Çfarë ndodh kur shkelet “vija e kuqe” e amerikanëve?”

  1. VLTR says:

    Fatos Klosi eshte ai person qe mundi te vere ne baza shkencore SHISH-n e shkaterruar nga Berisha dhe te vene ne sherbim te vetvetes dhe te kamikazeve te Bin Ladenit.

    Ajo cka thote ky ekspert i sherbimeve te fshehta eshte

    1. jerina says:

      dikush e shpjegoi shume bukur, Arvizu foli me gjuhen diplomatike ruse, njesoj sic i tha Putini Assadit merre gezoje Sirine deri sa te duash ti, po keshtu i bie qe Basha s’ka per ta gezuar asnjehere Shqiperine.

    2. Sokoli says:

      Shume e sakte.Jam dakort.

    3. Nini says:

      Vija kuqe behet e verdhe !

  2. VLTR says:

    e vertete dhe duhet marre si e tille.

  3. No Partiak - No Party. says:

    Kjo perkthehet qe Luli nuk e kap mandatin e plote te 4 vjecarit te pare si kryetar. Jo se amerikanet do te ndyejne duart me PD por thjeshte do te rritet presioni i brendshem i PD dhe luli me menyrat mek – mek qe po sillet do te dale i perjashtuar. Rrezikon edhe vete Berisha. Do te hapen dy fronte, ndoshta edhe tre brenda PD dhe do te ndizet beteje e brendshme. Deri sa te zgjidhet serish ceshtja ; Kush do ta drejtoje PD, kjo parti do te zvogelohet pa fund dhe do te kalbet ne opozite. Nuk perjashtohet edhe rrjedhje e deputeteve drejt LSI dhe FRD.

    Po amerikanet c’hyjne ne kete mes ? Ata thjesht do te buzeqeshin. E sigurte eshte qe kur te shohin fundosjen e Lulit nuk do te ngrene dy gishtat… por vetem nje… ate te mesit.

    1. Pilo Lala says:

      Amerika ka kaluar ne keto situata disa here.
      Nqse Amerika do nxjerre gishtin e mesit, ajo do ja nxjerri dy personave qe mashtruan ne keto negociata, pikerisht Basha dhe Berisha. Por Amerika kurre nuk do i kthej krahet PD dhe cdo opozite, sepse keshtu i ka kthyer krahet Shqiperise.
      Dhe kjo gje eshte shume e rendesishme per Ameriken.

      1. feniks says:

        O Pilo!
        Po kush tha qe PD-ja eshte opozita ne Shqiperi???
        Edhe PPSH-ja ishte KAPO para 90-tes,por u zhduk!!!
        Tani i erdhi radha PD-se te zhduket!!!
        Berisha pretendoi se kishte ndertuar nje PARTI TE DJATHTE,por brenda kishte vetem te MAJTE,dhe cfare te majtesh se:TE GJITHE BIJTE E BLLOKMENEVE,ISH ANTAREVE TE KQ te PPSH-se dhe te perkedhelurit e regjimit!!!
        Kjo parti e vulosi SHKATERRIMIN E SAJ,qe kur i detyroi ish te perndjekurit t’i vinin FLAKEN VETES!!!

  4. Billy says:

    Ke shkelur vijen e kuqe, ne lidhje me amerikanet do te thote se je sjelle si kalama ose si mashtrues ordiner. Te tregon se je nje partner jo serioz, ne marredhenie me te medhenjte.
    Eshte nje shprehje shume e rende qe mesa di amerikanet e kane perdorur per Hugo Çavez, per Sllobodan Miloshevic, per Sadam Hysejn, per Kadafin, si dhe per Asadin. Tani i erdhi radha Bashes. Fundi i te pareve dihet. Tani eshte rasti te shohim fundin e Bashes…

  5. MACOKU I KUQ says:

    IK ORE FATOS KOMUNISTI!
    NE KOHEN TENDE CIA TORTURONTE NE QELITE E SHIK-ut ne RREZE TE DAJTIT DHE TI U DHE KARTA BIANKA O PEDOFIL QE TE KA NDA GRUAJA SE MERRESHE ME 18 VJECARE QE I PERDHUNOJE TE MAKINA E SHTETIT AJO BMW ME TARGA TR XXXX E.
    FUNDERRINE E KEQE!

  6. morali says:

    Edhe nje here: Ndryshon ndershmeria diplomatike me ndershmerine si qytetar. Te mos jesh i ndershem si qytetar, domethene te mohosh nje te vertete te padiskutueshme, eshte amorale per nje qytetar te thjeshte, pa le me per nje zyrtar e aq me keq i larte.

    1. ilir says:

      i pergjigjem (moralit)kush ka moral e tregon ne te gjitha drejtimet jo vetem ne politik , prandaj e ke gabim , nuk e njoh klosin ,por arsyetimi yt eshte i gabuar

  7. qytetari says:

    e meritonte ky legen bashke me atin e tij, ka ardhur koha qe PD te drejtohet nga njerez dinjotoz dhe jo nga keto palo politikane,,,,, ta kushim thene o LUL qe nuk i afrohesh as te thoi Rames, kalama…….

  8. REa says:

    Termi “vija e kuqe” është relativisht i njohur në historinë e diplomacisë botërore . vjen nga ” Marrëveshja Red Line “, në vitin 1928 një marrëveshje mes SHBA dhe kompanive franceze dhe britanike të naftës , mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane . Legjenda e ka bazen që në kohën e nënshkrimit , perëndimorët me të vërtetë nuk i dinin kufijtë e perandorisë para se ajo te binte . Për të korrigjuar këtë , një biznesmen armen Calouste Gulbenkian , i cili lundroi midis tregtisë dhe politikës , shenoi me një laps të kuq me gjest të fortë dhe energjik në të njëjtën kohë , kufijtë e Perandorisë Osmane. Shprehja mbeti në analet e diplomacisë botërore , dhe u ripërdor nga themeluesit e Kombeve të Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore . anglo – saksonët e përdorin atë , pasi në Francë perdoret “vija e verdhë ” (francezët janë gjithashtu të vetmit që përdorin këtë kod me ngjyra ) . ” Vija e kuqe ” , është përdorur në mbarë botën .DMTH MOS SHKEL KUFIRIN OSE NE SHQIP MOS KALO ,KAPTO KUFIRIN!!!

    nE RASTIN TONE LULKA E LLASTUAR SI YLL NE NGJITJE , E KAPERCEU KUFIRIN E VENDOSUR TE THANA.

  9. Liridon says:

    Asgje nuk ndodh kur ate e shkelin dhe vete amerikanet.Protestuesit nuk e lejuan lideret e PD,e ky ishte nje veprim spontan qe sic ndihmoi KM per vendimin e marre,ashtu ndihmoi edhe keta te tjeret.Elektorati gri(i shkolluem dhe i ditur),ka prirjen per te mos rene ne grackat e politikaneve te dites.Prandaj luftojne te gjithe krahet e politikes per ta futur nen sqetull keta votues,te cilet kane luftuar per te fituar te drejten e votimit,por jo detyrimin e votimin.

  10. Ton says:

    Mendoj se Shqiperia humbi nje shans te jashtezakonshem per te qene perkrah Amerikes ne ceshtjen e armeve te Sirise.
    Faktikisht isha PRO per te vetmen arsye se ne qe jetojme ketu e dime se sa te kujdesshem dhe te perkushtuar jane Amerikanet ndaj sigurise ne pune. Kemi punuar ne fabrika ku me shume trainim kemi bere per sigurine ne pune se sa per vete procesin e punes. Nuk behet fjale vetem per parate apo perfitimet, siç qarkullojne llafet larte e poshte por thjesht, per nje moment qe i’u deshem Amerikes, ja “dhj….e” zyrtarisht ne sy te botes.
    Nga disa gazeta shqiptare, komente shoqatash, protestuesish dhe njerez ne Facebook, po me dukej sikur me ato arme do goditej Shqiperia dhe jo do demontoheshin ne nje mbikqyrje te rrepte te specialisteve.
    Paniku ishte i madh dhe si cdo gje tjeter e tipit bunker trashe te xhaxhit Enver, asnje nuk pyeti per procesin por te gjithe ja rrasen vrapit per te trasheja e lagjes dhe u fshehen brenda duke bertitur “po na sulmojne amerikanet”!
    Mbas gjithe kesaj zallamahie ndjej se ka njefare pishmanlleku per katrahuren e shkaktuar. Jemi te njejtet (te paret ne fieraket) qe nuk na e ka bere syri “tërr” te flinim gjume te qete me Azotikun te pragu i deres, lere pastaj ato dy rezervuaret gjigante te arsenikut qe po rridhnin dita-dites apo me Gjanicen qe edhe pas 16 vitesh larguar nuk ja harroj eren.
    Pjesa e tjeter e Shqiperise nuk eshte me pak e helmuar se ne. Elbasani, Laçi, Shkodra per mos te lene menjane Tiranen dhe smogun e saj te famshem.
    Sa per vijen e kuqe, shkurt Luli “mori kum” dhe e ka mbyllur kapitullin me amerikanet.

  11. redi says:

    Eshte e kjarte, se amerikanet jane aleati yne me i forte strategjik dhe kete e dine edhe femijet e kopeshtit. Desha te them, se amerikanet vene gjithmone, kjo eshte e drejta e tyre, ne plan te pare interesat e tyre dhe pastaj …….
    Desha te kujtoj nje fakt historik ku ambasadorja amerikane ne Irak u therit nga Sadam Hyseini. Sadami tha, se ka Probleme me borxhet qe i ka marre Kuwaitit dhe pyeti, se cili do te ishte reaksioni i qeverise amerikane ne se Iraku do ti tregone vendin Kuvaitit, sepse, sipas Sadamit, Kuvaiti ishte ne fakt historikisht pjese e Irakut.
    Ambasadorja amerikane u tregu shume e shkathet dhe ja futi Sadam gomarit duke i thene, se kjo eshte çeshtje e brendeshme midis Irakut dhe Kuvaitit. Sadam gomari e hengri dhe sulmoi ushtarakishte Kuvaitin, Amerika organizoi koalicjonin kunder Irakut, sepse ishte sulmuar pa te drejte nje vend te pamvarur dhe u fut ne lufte me Irakun ( atehere prsident ishte Bushi plak ).
    E tregova kete histori me se te vertete, qe qeveria jone te kete shume kujdes dhe te mbroje miqesine me Ameriken dhe te mos harroje, se ambasadori amerikan ne Tirane dhe qeveria amerikane ( kushdo qofte ajo, demokrate APO republikane ) do te mbroje ne radhe te pare interesat amerikane.

  12. Albanicus says:

    red line
    (Government, Politics & Diplomacy) a point beyond which a person or group is not prepared to negotiate

  13. Friend says:

    O Mero, po cfar e ule nivelin e gazetes duke intervistuar keta budallenj. A mund te lexohet intervista e ketij te rrjedhuri kur thote se “me kujtohet nje rast tjeter kur eshte kaluar vija e kuqe”. Mero ose gjej persona te pershtatshem per te folur ose boto vetem analizat e tua qe ne shumicen e tyre jane vertet klas. tung

  14. Adrian says:

    Te shkelesh ose ta tejkalosh vijen e kuqe amerikane do te thot ta thyesh qafen ne gremine te thelle nga e cila nuk del me. Salen me Lulin e vocerr eshte dashur qe vet ne shqiptaret t’i hudhim ne gremine qysh moti, por ja qe doli nje me i forte se ne qe do t’i hedh ne gremine. As qe e kam hallin e tyre, por kam frike se mund te na marrin me vete.
    Me kete JO qe filloi nga adoleshentet e harlisur te facebook-ut dhe e gjithe kjo histori qe nuk u menagjua, ose u menagjua ne menyren me te keqe, e sidomos nga opozita kriminale, treguam se nuk jemi te denje te jemi partner me Ameriken. Treguam se jemi shume te vegjel dhe te paditur qe nuk shohim pertej hundes. Treguam se nuk kemi lidere e burreshteti.
    Treguam mosbesim ndaj aleatit tone me te mire. Po si ka mundesi te mendojne shqiptaret (qofshin edhe vetem disa) qe Amerika ta shpetoje popullin sirian e ta shfarose popullin shqiptar? Se cila ka qene historia e vertet e bisedimeve ne mes neve dhe Amerikes nuk do ta mesojme kurre, por definitivisht Shqiperia do te jete edhe me e vogel se c’eshte ne politiken rajonale e globale. Mbase e meritojme?!

  15. Kendveshtrim tjeter says:

    Per PD-ne, qe pretendon se mbron vlerat e demokracise amerikane,me e pakta, duhet te shkarkonte Bashen, nga detyra e kryetarit !
    Por une besoj se Basha,ka bere kthim 180 grade,pasi situaten e ka marre ne dore Berisha.
    Anashkalimi instituticional i Berishes,ka ngritur akmarrjen e tij primitive per te kundervepruar ndaj SHBA-se.
    Ambasada amerikane e ka pranuar seriozisht se Berisha e ka “dorzuar” detyren e Kryetarit,prandaj ka biseduar me Bashen.
    Basha nuk ka mundur,ka zbatuar detyrat e Berishes,duke ju shmangur premtimeve te tija,ne bisedimet me amerikanet.
    Perplasja midis SHBA-se dhe PD-se,eshte perseri perplasje Berisha-SHBA.
    Ne te kundert Basha,do ishte shkarkuar nga detyra e kryetarit te PD-se !

  16. dajti says:

    Kur bisedon me amerikanet dhe ju premton dicka duhet ta mbash fjalen. E tille eshte menyra e tyre e komunikimit dhe ndertimi i marrdhenieve me ata qe kane pune. Nese nuk mund ta besh dicka, te thone “OK”,por nuk durojne dot kur i genjen.

  17. Teta says:

    Fundi i Bashes dhe i Berishes do te jete kur te filloje procedimi penal per shperdorimet ne rrugen e kombit, Gerdecin dhe 21 janarin.Shkelja e vijes se kuqes i hapi rrugen drejtesise per te vepruar, ku te lartepermendurit sdo mund te kene mbeshtetje nderkombetare.Te shohim se si do te zgerdhihet Basha mbasketej e mbrapa,,qe cdo jave therriste Arvizun per tju ankuar se nuk po perfillej opozita, edhe pse Meta ne parlament e degjeneron Berishen duke e lene te flase sa te doje.

  18. Nika says:

    Nuk besoj se Jo e Rames ka te beje me protestat. Ne nuk jemi nje vend i sigurt per operacione strategjike.Kjo ishte nje deshire per te ndihmuar Shqipetaret por politika tek ne eshte ne aleance me krimin e organizuar dhe as USA dhe as Europa nuk kane besim tek qeveria dhe institucionet e tjera duke perfshire dhe opoziten. Mesojeni kete the mos llomotisni kot me kot

  19. laraska says:

    Paragrafin e fundit mbi ndershmerine e paleve e ke te sakte, por tek interpretimi i “vijes se kuqe” ja ke futur kot Klosi. Ti di ta interpretosh shume me mire e sakte se kaq, prandaj po s’do te jesh i ndershem me publikun, mos dil fare e te japesh mend. Nese ish-shefi SHISH nuk dinkerka te interpretoj kete nocion, vaj medet per sherbimet tona gjithe keto vite. Perkufizimin e ka dhene mire komentuesi Albanicus. Rasti me i fundit i vijes se kuqe eshte perdorimi i armeve kimike nga Asadi. Pra shkurt e shqip, Basha dhe gjithe PD (persa kohe ka Bashen dhe Berishen ne te) nuk kane me marredhenie me Ameriken, nuk mund te kene me bisedime apo negociata me ta per asnje problem, aq me pak te kerkoj ndihme nga Amerika. Pra PD tashme eshte fillikat, vetem po e ndihmoi ndonje vend tjeter antiamerikan si Greqia, Rusia, Serbia etj, por kurre me amerika dhe aleatet e saj. Tashme Basha figuron si antiamerikan ne dosjet shtetit amerikan, pavaresisht se disa ne PD deshirojne ta zbukurojne muhabetin e thone ishte mendimi personal i Arvize, por thjesht genjejne militantet e tyre injorant qe skuptojne asgje nga politika.

  20. dardani says:

    DEMOSTRATEN E NDOQEN 20 VJECARET E SISTEMIT SALI ME BLERJE NOTASH GJE QE I BEN NJE DEM QE NUK LLOGARITET .DO ISH PASTRUAR NJE ER E MIRE SHQIPRIA NGA PLERAT 20 VJECARE QE MBOLLI PD SE POPULLI NUK ESHT AQ PUNTOR QE TI PASTROJ VETE ME KEQARDHJE E THEM .SI KA MUNDSI QE KA INDIVID QE SE VLERESOJN AMERIKEN QE IDHA LIRIN E CLIROI NGA DIKTATURA PA AMERIKEN NE DO ISHIM PRAP NE NJE DIKTATOR TJETER DHE KSHU DO JETONIM PERJETE .NE DIM VETEM TI QISIM PUSHKEN NJERI TJETRI

    1. MACOKU I KUQ says:

      MALOOOKUUUUUUUUUU!
      DARDANI IK E FUTJA NJE KURS TE SHPEJTE TE GJUHES SHQIP-SHQIP PASTAJ KOMENTO NE FORUM!

  21. Sokoli says:

    Vija e kuqe do thote , ne PD , urgjent zgjedhje te reja dhe vendosja e nje kryetari te ri ne moshe dhe te kete mbaruar jashte , mundesisht ne USA, Angli.Shkeputje perfundimtare e kesaj partie nga kapja prej qarqeve serbe , ruse e greke.Dhe mbas nja 20 vjeteve ,diku nga viti 2033, te takohet dhe ti kerkojne amasadorit amerikan te radhes nje ndjese fort te madhe per ate qe i pat kriju Sala e ky K…. , Luli.Turp qe e bate me amerikanet kete gja.Edi e tregoi vehten si nje shtetar serioz dhe loyal.U morr vesh skenari i opozites dhe mbeshtetesve nga e majta nen drejtimin e Blushit per planin e rrezimit te tij, qe u financua edhe nga qarqet ruse e greke apo serbe.Kohe te reja erdhen per Shqiperine. E kuptoni , o te gjore , qe jua futi Edi .Kjo ishte loja.U ekspozute dhe jeni ne deshtim total.
    Pres te me komentoni.
    Sokoli.

  22. Luani says:

    Vete Avziu donte te fitonte reputacion ne dem te interesave te shqiptare, duke folur per vijen e kuqe si mjet presioni mbi shqiptaret. Edhe Obama eshte i kufizuar ne detyren e tij pasi amerika komandohet nga klane qifute qe zoterojne gjith kapitalin dhe rezervat shteterore te saj dhe se presidentet duhet ti binden ose ne rast te kundert izolohen ose ndodh sic ndodhi me Kenedi.

  23. Erald says:

    BRUKSEL – Ministri belg i Mbrojtjes, Pieter De Crem kundërshton shkatërrimin e armëve kimike siriane në Belgjikë.

    “Do të dëshiroja të bëja një përpjekje për të kontribuar në këtë drejtim, por kjo gjë tek ne, në pamje të parë dhe për një afat të gjatë, nuk jam dakord”, bëri të ditur De Crem për radion flamande VRT.

    Ministri shtoi se Belgjika do të ishte e gatshme të kontribuonte në inventarizimin e armëve kimike. “Ne mund të propozojmë ndihmën tonë për t’i neutralizuar ato, por mendoj se kjo duhet të zhvillohet më mirë në rrethinat e largëta të territorit sirian. Zhvendosja e këtyre armëve është në vetvete një mision i vështirë”, – deklaroi ministry De Crem .

    Belgjika ka qenë një nga vendet, bashkë me Francën, që është kontaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në asgjësimin e arsenalit kimik sirian. Shqipëria, që gjithashtu është kontaktuar nga Uashingtoni, e përjashtoi të premten mundësinë për shkatërrimin e një pjese të arsenalit kimik në territorin e saj.

    Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OIAC) miratoi të premten planin e shkatërrimit të arsenalit kimik sirian deri në mes të vitit 2014. Ai parashikon që armët të transportohen jashtë vendit, për të siguruar shkatërrimin e tyre në mënyrën më të sigurt dhe më të shpejtë të mundshme.

    KUPTOJENI JU TE GAZETES TEMA. JENI KTHYER SI LAVIRE BULEVARDI QE CMIMI NUK JU SHKON AS DY LEK TE VJETRA. GAZETE E FLLIQUR RRUGAQERISH ENDACAKE.

  24. Tironci says:

    Po ja shkele vizen e kuqe Amerikanit do te thote qe ke shku per lesh ne kete dynja…..

  25. Melisa says:

    Po na hoqi vizen e kuqe, problem i madh. Kur kena pas vize te bardhe ne. Fuqite e medha historikisht na e kan fut. Edhe nje here ,si perhere.

  26. Nika says:

    Po kryetari i grupit parlamentar te ps merr dot vize per USA?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje