“U ndjeva sikur të isha në parajsë. Zemra po më dilte nga trupi” (FOTO)

19 Nëntor 2013, 10:32Politika TEMA
“U ndjeva sikur të isha në parajsë. Zemra po më dilte

Fotot e tij bënë xhiron e botës.

Papa Françesku I përkulet mbi kokën e një të sëmuri me neurofibromatosis dhe e puth me dashuri.

Megjithatë, për pak kohë mbeti mister se kush ishte burrë, fotot e të cilit prekën shumëkënd.

Ai është Vinico Riva, nga Vicenza në Itali.

Ai vuan nga sëmundja që e ka trashëguar nga mamaja e tij.

Duke folur për Daily Mail, 53- vjeçari thotë se në momentin që Papa Françesku e bekoi, zemra i rrihte aq fort, sa dukej se do i dilte nga vendi.

“Përqafimi i Papës më bëri të ndjehesha si në parajsë. Nuk e kam sëmundje ngjitëse, por ai nuk e di. Ai më përkëdheli në fytyrë dhe unë ndjeva dashuri,” thotë ai.

Ai shoqërohej në Vatikan nga halla e tij, Caterina.

Aktualisht ai jeton me të motrën.

Për shkak të sëmundjes, ai i është nënshtruar disa operacioneve në zemër, fyt dhe sy, madje shpesh mbetet pa frymë për shkak të kësaj gjendje.

Shpesh tumoret e vegjël i bëhen plagë të hapura dhe vazhdimisht ai zgjohet me pizhamet e përgjakura.

Motra e tij po ashtu vuan nga kjo sëmundje, por në një formë më të butë.

Deri në moshën 15- vjeçare, Riva nuk ishte prekur nga kjo sëmundje. Ai ishte një adoleshent i lumtur dhe plot vetëbesim.

Por ngadalë problemi nisi të shfaqej.

Nëna e tij, Rosaria vdiq nga kjo sëmundje.

Babai i tij jeton tani në një azil të moshuarish, ku punon edhe Riva me sa të mundet.

Vëllai dhe motra jetojnë me diçka më shumë se 250 euro në muaj nga përfitimet si të paaftë. Po ashtu marrin edhe 150 euro për punët vullnetare.

Halla i ndihmon vazhdimisht, ndërkohë që shtëpinë e kanë marrë nga këshilli bashkiak./ep

12 komente në ““U ndjeva sikur të isha në parajsë. Zemra po më dilte nga trupi” (FOTO)”

  1. petrika says:

    Njeri i madh..

  2. Patriot says:

    Zoti e sherofte sa me shpejt kete faqtkeq qe e kloje pjesen me te madhe te jetes pa e shijuar e gezuar ate sikurse te gjithe njerezit e tjere normal.

    1. nikiu says:

      Po priti nga Zoti, ashtu sic eshte ka per te vdekur.

  3. Hysi Kosove says:

    Zoti i ndihmofte keti njeriu fatkeq! Aaah dynja dynja……………

    1. Ateistet shqiptar says:

      Ashtu them dhe une zoti e ndihmofte, meshire per kete te gjorin, meshire, meshira eshte nje gje brilante kur deshiron ta besh per gjynah tjetrin … hahahaha

  4. davidi says:

    zoti e di me cfare i lyen papa buzet dhe duart para se te dale e te preke ata qe nuk jetojne brenda vatikanit

    1. reds says:

      Ti shko e pastrohu nga injoranca.Kupton cfare flet ore idiot.

  5. gjon says:

    Kot nuke thone paq fat ne jete.Fati i zi i tije do ta shoqeroi gjer ne boten tjeter.Ket fat nuk ja uroje asnjerit ne jete.

  6. Ateistet shqiptar says:

    Paske takuar Franceskun o bir i birit te atij lart?
    Te shohim nese do te kete rezultat, por nuk ma do mendja, thjesht o bir te kan meshiruar, meshira o bir eshte per njerezit e dobet dhe frikacak.
    Edhe sikur me mijera here ta takosh franceskun nuk do te beje derman, por te sugjeroj te harxosh ca leke dhe te besh translant lekure dhe fuzion gjaku ne spitalet me te mira te Gjermanise.
    Por kur mjeket te mjekojne me sukses se mos thuan “Fale zotit jame mire dhe me shendet te plote” POR duhet te thuash “FALE SHKENCES JAM MIRE DHE ME SHENDET TE PLOTE”
    Biri im une e di dhembjen tende, shpresoj qe francesku me fuqine e tij te mbinatyrshme te sjelle paq ne shpirtin tend te vrare, dhe them qe zoti yt dhe i franceskut te te ndihmoje.

    1. sky says:

      E mer ateist shqiptar sa ne hall qe qeke?!!!

  7. emigranti says:

    o zot ndihmoi ,disa lozin me para e disa vuajn keshtu ,ku eshte shteti
    Po sikur keta te shkretet te ndodheshin ne shqiperi ?
    E falenderoj zotin qe me jep shendet

  8. ---------------- says:

    po pse e ngacom kosheren ky kur e di se se i i ben reaksion grerza?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje