I akuzuari për krimin më të madh financiar në Shqipëri dënohet me... 6 muaj burg

18 Nëntor 2013, 18:49Politika TEMA

Një biznesmen në qendër të rastit më të madh të kontrabandës në historinë e Shqipërisë ka marrë minimumin e dënimit prej 6 muaj në burg

Nga Besar Likmeta, BIRN

 

Biznesmeni shqiptar, Hajri Elezaj, i akuzuar se ka kryer krimin më të madh financiar të zbuluar ndonjëherë në Shqipëri, është dënuar me 6 muaj burg më 31 tetor, edhe pse vendimi u bë publik vetëm fundjavën e shkuar.

Elezaj akuzohej se së bashku me një biznesmen tjetër, dhe me bashkëpunëtorë në tatime dhe dogana, kishte manipuluar eksportet e asaj që njihet si nafta virgine, e cila më vonë tregtohej në mënyrë ilegale në tregun shqiptar nga viti 2007 deri në vitin 2009.

Prokurorja e Tiranës, Daniela Sulaj kishte kërkuar 13 vite burg për Elezajn për mashtrim të rëndë, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe thyerje të arrestit shtëpiak.

Por paneli gjyqësor, i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, e gjeti fajtor vetëm për falsifikim dokumentesh dhe e dënoi me vetëm 6 muaj burg.

Për çudi, paneli gjyqësor nuk ofroi ndonjë argument për të mbështetur vendimin. Gjykata po ashtu hoqi gjendjen e sekuestros mbi kompanitë e Elezajt, Euroil dhe Lajthiza.

Elezaj u arrestua në mars të vitit 2011 bashkë me 12 të dyshuar të tjerë, por theu arrestin e shtëpisë dhe u paraqit në gjykatë një vit më vonë.

Nga të dyshuarit, gjykata shpalli të pafajshëm ish- zyrtarin e tatimeve, Dashamir Kasaj, që akuzohej për shpërdorim të detyrës dhe drejtorin e Euroil, Bledar Rama, që akuzohej për mashtrim të rëndë.

Dhjetë të dyshuarit e tjerë, që u gjykuan në raste të ndara pasi nuk kundërshtuan akuzat, morën dënime të lehta që variojnë nga tre deri në 16 muaj.

Nafta virgine, që prodhohet nga rafineria ARMO, ka një cilësi të dobët dhe nuk lejohet të shitet brenda vendit.

Megjithatë, sipas prokurorëve, dy kompani tregtare, duke përdorur dokumente false dhe të ndihmuar nga zyrtarët e tatimeve dhe taksave, falsifikuan eksportet e kësaj nafte, duke e shitur atë në pikat e karburantit.

Si rezultat i këtij mashtrimi, dy kompanitë, Euroil dhe Fisheku mendohet se kanë fituar 40 milion euro në akcizë të papaguar duke shitur naftë të një cilësie jashtëzakonisht të dobët.

Një zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serjani, tha se vendimi do apelohet.

Ky vendim është një goditje ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, që është renditur mes pesë prioriteteve kyçe që Tirana duhet të plotësojë për të ecur në procesin e anëtarësimit në BE.

47 komente në “I akuzuari për krimin më të madh financiar në Shqipëri dënohet me… 6 muaj burg”

    1. arianita says:

      mafia me e madhe ne shqiperi esht gjyqesori!! ajo dihet te gjith e din por te gjith heshtin!! pa u reformuar gjyqesori te harrohet qe shqiperia do bej hajer! ne fakt transparenc nuk duhet vetem ne qeverisje por dhe te gjyqesori

      1. Kurbetliu says:

        @arianita!
        Ke plotesisht te drejte.
        E thene ne menyre figurative gjyqsori per shoqerine eshte si puna e shpretkes, mushkerive apo melçise qe pastrojne gjakun. Po qene ato te semura njeriu shkon drejt vdekjes.
        Qeverite (te majta apo te djathta qofshin) qe kane nen komande policine dhe prokurorine mund te bejne te pamunduren po s’kane ç’bejne nese gjuqsori qe ka fjalen e fundit nuk reagon ne zbatim te ligjit, ne qofte se ai eshte i semure, me “cirozen” dhe “gangrenen” e korrupsionit siç eshte rassti i gjyqsoritit tone, Kjo do te thote se po vazhdoi keshtu shoqerise sone po i vjen fundi.
        Martin Deda eshte nje nga kryemafiozet e ketij gjyqsori te kalbur, kryetar apo nenkryetar i gjykates se shkalles se pare apo te apelit qe ne kohen kur Berisha ishte president!
        Dihet nga te gjithe ne Tirane qe ai eshte nje BANDIT i VERTETE, ne kuptimin e plote te fjales, qe nuk e ka per gje dhe qe as nuk skuqet e as nuk zverdhet per shkeljen e paskrupullt me te dy kembet qe u ben ligjeve sa here qe e ka lypur PARAJA apo interesat e atyreve qeveritareve qe i kane sherbyer si mburoje kunder ndeshkimit per PISLLEQET qe ka bere e po vazhdon te beje tash 20 vjet!
        Ka ligj po ka dhe Maliq (=Martin)!
        Te shohim se ç’do te mund te bejne tani qe jane ne pushtet ata qe na premtuan Rilindjen me TAM-TAM-e te medha.
        Po arriten te sherojne “mushkerite, shpreteken dhe melçine” e trupit te atdheut tone te kancerizuar e gangrenizuar nga korrupsioni , do te HYJNE NE HISTORI.
        Shqiptaret nuk kerkojne me shume se kaq, bejne hall vete, jane punetore e te sakrificave, te zotet “te nxjerrin dhjame edhe nga pleshti”

        1. Be-X says:

          KE SH: TE DREJTE!

    2. fl says:

      Per aq miliona dollare une filloi qe neser 6 vjet burg, jo me 6 muaj

    3. B.GJ. says:

      O Ediiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii!
      http://goo.gl/u3sG8W

      1. Salkovic says:

        Ndeshkim, ketu nuk ka ndeshkim.
        Edi thote dita e pastrimit vullnetar…

  1. Argita_B says:

    Nese gjykata nuk ka aplikuar ligjin, ka dhe proçedure per gjyqtaret e korruptuar. Nuk e njoh dosjen po me duket shume pak per nje vjedhje kaq te madhe, mashtrim, vjedhje ne bande te organizuar.
    Po 40 milionet à do ti paguaj me gjobe apo asgje !!

    1. Eri says:

      I ka fituar Agron Kulicaj ato pare moj goce, ketyre ditezinjve do u kete dhene ndonje kocke per te lepire.

      1. Argita_B says:

        Tani qe po e lexoj per se dyti artikullin, ku bandilli eshte nje oportunist malok qe ka perkrahur PS ne dhe dhe PD ne dhe nuk ka ngjyra politike perveç grabitjes pas ndryshim feje, idje dhe race.
        Ky personazh perben prototipin me te rrezikshem per shoqerine shqiptare.
        Nje gje m’d te them se pasirine me te madhe e vuri me Sali Berishen. Nuk jane fjale te degjuara lart e posht, po mi ka then ky hajvan ne nje avion qe qelluam rastesisht komshij.

  2. John says:

    E nderuara shoqeri civile te dale tani te protestoje para shpise te ketij Martin Dedes, se ja kush eshte fytyra konkrete e korrupsionit ne Shqiperi, Gjykates si puna e ketij qe cdo dite hapin nga nje varr per shtetin e se drejtes dhe shpresen tone per nje Shqiperi ndryshe. Dhe mos e lodhni koken me rebuse e me teori konspiracioni, mjaftojne nja dy malko si puna e ketij gjykatesi dhe shkojme atje ku ishim!!!

  3. Johnny says:

    Cfare i ka edi 40 mln Eur . . . buke e djath, nuk i duhen ne buxhet

    Edhe tani qe eshte kryeminister sthote gjys llafi mbi vendimet absurde te gjykatave.

    Ky tipi me shume duket: Sdi, Sdu, Sbej

    1. Korabi says:

      Po Edi nuk eshte kryetari i KLD or ti shoq, nuk jemi me ne komunizem qe shoku Enver merrej me te gjitha. Republika e Shqiperise ka 3 pushtete te ndara, Edi drejton njerin dhe mund te themi qe ka mbeshtetjen e tjetrit, por te gjyqsori nuk ka asnje aksion. Shko kerko nje here se mos e gjen se kush eshte kryetari i KLD-se e mbase ftillohesh.

      1. Bravo per sqarimin Korabi.Ketu komentojne njerez si Johnny qe nuk e dine qe pushtetet jane te ndara dhe secili ka pergjegjesine e vet,ose e dine por nuk i lejojne emocionet partiake ta pranojne.

  4. Fakt says:

    Ky ligj provon si e ruajne pusht-etaret bythen!
    Me kete lidj do i denoje rama?!!!
    Hahaha, do ghote: kaq e ka ligji!
    Po nuk do i pergjigjdt: po ligji ptej Qilli zbriti?

    Nderroje ligjin or ti! (pasi te pyesesh sa vjet denohet nje kusar ordiner)

    1. Korabi says:

      Ligji njeh denime shume me te larta (po ta kishe lexuar artikullin do e kishe vene re qe prokurori ka kerkuar 13 vjet). Por me siguri gjykatesi “pri malciet” ka marre nga 100 mije euro per cdo vit te ulur.

  5. shtetari says:

    Kush eshte ne krye te Gjykatave Shqiptare – Kriminelet dhe Mbrojtesit e tyre diku ne Qeveri ndofta ???

    Z. Kryeminister pas gati 2 muajsh perseri shqiptaret degjojne vendime skandaloze te gjykatesve shqiptare !!!???

    Deri KUUUUUUURRRRRR? Z. Znj.

    Shteti Shqiptar nuk EKZISTON – sepse aty nuk jepet DREJTESI.

    Presidenti si Kryetari i KLD po ndroh koqet ne diell – nuk ak goje me fol.

  6. shqiptari says:

    nje gje e di kur vjedh pasurin e tjetri ,popull, denohesh shum shtrenjt per ti then tjetrit qe vjen pas ,kujdes ,pasuria esht e perbashket

  7. Jashar kuca says:

    Nuk duhet te jete keshtu,Martin Deda eshte nje nga gjyqtaret me kopetente ne gjykaten e Tiranes.Mos jane kusuret e prokurorise e jo te gjyqtarit.Ky gjyqtar nuk gabon rendomt,edhe sikur te vendose ne kundershtim me ligjin asnje jurist tjeter nuk ka aftesine ta kontrolloje punen e tij.

    1. Kurbetliu says:

      Nuk e ve ne dyshim askush qe ehte kompetent, ajo per te cilen e akuzojne te gjithe nuk eshte mungesa e kompetences po fakti qe eshte BANDIT i vertete dhe kompetencen e ve ne pune vetem ku nuk ka interes paraje apo miqesie.

  8. Leone-53 says:

    Lexoj shifren 40 milion!
    Dikush mund te thote shifer e madhe per vendin tone!?..
    -Une do ti pergjigjesha se eshte shifer “qesharake”, eshte shume here me pak se “MAJA E AJZBERGUT” te ARIT shqiptar te quajtur nafte!
    -Tani qe ka ikur “kuçedra” Sali Berish (dhe skllevrit e tij) n.q.s. PS-ja pretendon per rilindje duhet ti futet mire “QILIZMES” (po qe se ja mban b…a) te beje ate qe duhet bere per ate popull te varfer te nje vendi te pasur.

  9. "BALASHI" says:

    Vazhdon mosndeshkueshmeria. Tmerr pa fund. Ja kete te bejne ish gjyqtaret e sistemit te korruptuar. Ata kane fituar, me siguri, shuma te medha. Per keto duhet te ngrihet populli e jo per ato armet qe u amplifikua kot.

    1. toni says:

      Por kot nuk paguajne 250.000 euro per tu ber gjygjtar

  10. Arif says:

    Po paratë a do t’i kthehen publikut (në arkën e shtetit)? Dhe nëse po, a janë llogaritur edhe dëmet që u janë shkaktuar qytetarëve, jo vetëm si para të drejtëpërdejta përvetësuar përmes çmimit që nga përzierja rezultonte më i ulët, por edhe për dëmtimin e mjeteve? Po dëmtimi i mjedisit prej hedhjes për konsum i naftës së papërshtatshme (të papërpunuar) a është llogaritur? Kemi ne prokurori që mbron shtetin, qytetarin, mjedisin?…Apo këto s’i hyjnë në punë prokurorisë e gjykatës. Madje duhet të ketë edhe shkelje të tjera ligjesh e asnjë shkelje nuk duhet nënvlerësuar si e parëndësishme, ligji është ligj e duhet kërkuar respektimi i tij, duke dhënë ndëshkimet përkatëse shkelësve.Vetëm kur prokuroria e gjykatat të jenë kaq të ndjeshme, në të tëra detajet për mbrijtjen e ligjit, vetëm atëhere do besojmë se kemi shtet ligjor e institucione të përkushtuara për ligjin.

  11. Daniel says:

    Ne ç’do vend perndimor,krimet ekonomike marin denime teper te renda,pothuaj njesoi me ate te vrasjes. Me sa duket Shqiperia eshte akoma ne gjume. Le te vazhdoi te flej. Ne se nuk do te kete rilindje gjykatat do te jene formale ne nje ekonomi formale.

  12. Tom says:

    Gjyqtari Martin Deda recidivist. Milioner. As e rru trapin fare per drejtesine dhe ligjin.
    Me perjashtime te vogla e gjithe drejtesia eshte super e korruptuar. Sidomos gjykatat. Te korruptuarit do korrigjojne te korruptuarit. Nuk ka sens.

  13. çadra-Pistolet says:

    ****************************************************

    Reformimi i gjyqesorit nuk eshte proces i lehte. KLSH eshte organi kryesor qe ka detyre te kontrolloje gjyqtaret. Por Keshilli i Larte i Drejtesise eshte ne duart e mender President Jarit (nenkupto Sali Berishes). Pra reformimi i sistemit gjyqesor duhet te nise me pastrimin e presidences nga kapterrat me mustaqe.
    Jar Nishanlliu duhet kapur prej zhelesh dhe te flaket nga Presidenca!

    *****************************************************

  14. adela says:

    Rilindja duhet te filloje nga drejtesia, nese nuk vihet dore mbi kete bande kriminale, cdo reforme tjeter do te sabotohet dhe do te deshtoje e bashke me te edhe shpresa e shume njerezve qe ky vend mund te behet nje vend normal. Fatkeqsisht Z. Rama deri me tani nuk kemi pare asnje perpjekje per te sheruar kete plage te rende

  15. Liridon says:

    Me keto shenja qe po jep gjyqesori,do te na duhet te ngrihemi edhe njehere qe tja leme gjykimin e ketyreve ceshtjeve te huajve.Nje korrupsion i ri po kristalizohet ne kete qeveri.KM duhet ta kete parasysh qe korrupsioni nuk behet vetem ne veten e trete.

  16. labi italy says:

    po mire ta bejne o EDI kjo eshte rilindja qe do na sillje,mire bene qe meresh me ndertimet pa leje,por puna jote e pare duhet te jete me drejtesin qe po veprone ne menyren me kriminale te pa pare .,po te jete per shuma te tilla qe te gjith jemi gati te bejme jo 6muaj por edhe 6vjet jane nje pashallek themi ne ….PO fusni ne burg ata qe vjedhi nje pule dhe mire beni se me keta persona po na tregoni qe shteti ligjor funksionon,rilindja eshte ne lartesin e shtetit ligjor ,.-Mblidhni ore parlamenti ne menyr urgjente se numrat qe keni jua dha populli qe te vendoaet shteti ligjor ,te shkateroni ,MAFJEN E MONTUAR., te marim lirish fryme dhe mos na bej shou me ndertimet pa leje, ja ke varur kemboret institucionit perkates ,le te bejne ata detyrat etyre dhe te zbatojne ligjin ,po nuk e zbatuan ti ke dhe gurrin dhe arren .,Po degjojme dhe shikojm ate miniatrin e DREJTESIS qe per mendimin tim po na bene vetem SHOU ne daljet perpara ekraneve se nuk po shohim qe te kerkoj ndonje seance te pershpejtuar per drejtesin ku gjyqtar ,prekurore,avokate ne diten per diell i shkelin ligjet me nje koshience te pa pare ne ndonje vend demokratik…….

  17. kucova says:

    O gjykata te koruptuara ,,,,,,,,,,qe po merni ne qafe njerez te pafajshem …………qe po lini rrugeve femijet efukarenjve qe nuk kan tju japin milionat …..po burgosni gjithe fatkeqet …………dhe keta gjakpiresa i justifikoni me 6 muaj burg ………Z sajmir Tahiri ,mos te meret me ata te kerkuarit ,,,,,,,,ti lej ne hallin etyre ,..nq.s.do te punoje dhe te jete i ndershem ta filloj nga keta mashtrusa profesioniste ………keta jane bajga eshoqerise /

  18. Ali Baba Tomori says:

    Ky shembull tregon se ky vend e ka te veshtire te Rilinde, ashtu si na ka premtuar Edi Rama. Eshte vertet e tmerreshme! Si guxojne, ku e gjejne kete trimeri gjyqtaret te cileve nuk ua ben syri terr per gjykime kaq skandaloze? Sinqerisht nuk mund t’i kuptoj dot keta “trima”.

  19. H. Malo says:

    Rinia shqiptare, nén drejtimin e ekologjistéve,sigurisht nuk e gjen té
    gabuar vendimin e gjykatés. Né fund té fundit, pse té dénohet tjetri
    vetém se vodhi nja 50 milion Euro. Edi Rama,béju burré e thuaj jo hajdutllékut e maskarallékut té késaj drejtésie té korruptuar.

  20. cicolino says:

    Pse me ksi gjyqtaresh do bejme hajer ne ore? Me keta do futemi ne BE ne?!!! Mos u fryfshin maskarenjte e dreqit. I befshin leket ilaçe dhe qefin! Keta e kane hak nje hu mu ne bythe. Po dhe huri po vjen. Prisni edhe pak qelbesira, prisni!

    https://www.youtube.com/watch?v=w2Ta0TIc2Tk&feature=youtube_gdata_player

  21. dajti says:

    E tha ambasadori amerikan: “disa gjyqtare tashme duhet te ishin ne burg”, por jar presidenti tha: duhet te vetekurohen”! Dhe po i shohim se si po “vetekurohen”. Ajo nafte e hedhur ne treg na shkaterroi makinat e blera me kursimet e shume viteve. Turp, megahajduti u denua me 6 muaj burg kurse gjyqtarja ne Vlore para ca kohesh denoi nje person me 10 muaj burg (te cilat i beri) per nje pompe uji te zakonshme!!!! Ja gjyqtaret tane.

  22. VJOSA VL says:

    SI DUKET VENDIMIN E KA DHENE VET BIZNEZMENI E GJYKATA VETEM SA KA HEDHUR FIRMAT, PASI EDHE TEKSTIN E VENDIMIT E KA SHKRUAR AVOKATI MBROJTES I BIZNEZMENIT

  23. genci says:

    Pershendetje te gjithe komentuesit. Ne fakt keni te drejte te jepni opinionet tuaja gjithsejcili, por te pakten per kete rast po iu them qe pervecse zhurmes se prokurorise nuk ka asgje tjeter. Dhe e dini se pse? Ne fakt eshte arsye ordinere. Burri i Prokurores Daniela Sula eshte nga Kukesi nga i njejti vend ku eshte dhe i akuzuari Hajri Elezaj. Dhe e gjithe zhurma e Prokurores eshte per faktin se ne rinine e tij bashkeshorti i Prokurores eshte rrahur keqas po keqas nga i akuzuari. Pra e gjitha kjo ka vetem hakmarrje personale.

  24. Armando says:

    Ku , ku Martin Deda gjyqtar….
    I paskan var melcit ujkut ne qafe…

    Vetem disa gjygjtare ne burg ???? te gjithe ore te gjithe ne burg…

  25. Armando says:

    Cohuni shqiptar prap ne protesta , por kesaj radhe para ministrise se drjetesise…

    Cohuni se as Rama dhe as nodnje palaco politikani tjeter do ta rregulloje kete gjendje.

  26. seiti says:

    shteti fillon te gjykata e prokuroria 99 per qind e ketyre gjykatsve dhhe prokurorve jane te koruptuar kane ndertuar nje shtet te tyren brenda shtetit dhe s pyesin per asnje shikoni keshillin e larte te deklarimit te pasurive super e koruptuar si institucion po shikoni ju qe dhe atje nuk futet kush ti heqe nga puna plus precedim penal?
    asgje
    plus qe ata marrin rrogen kot se ate pune e ben prokuroria pra nje institucion qe rri kot dhe paguan njerzit kot
    duhet te pushohne nga puna urgjent gati 90 per qine e prokurove dhe gjykatseve kane mare para nene dore dhe jane milardiera te ket ndjekje dhe ndershkime te renda ndaj tyre urgjent kemi te bejme me mnje super band te mireorganizuar

  27. ylli i shamunaqes says:

    Ku e ka shpine dhe ca makine nget ky Martin Deda? Kot me e dijte sa per kureshtje

  28. Koco says:

    Gjyqesori ne Shqiperi eshte nje grope e zeze , e cila mban ere gjiris dhe eshte pjese e rendesishme ne “mbrojtje te korupsjonit ” dhe perfituese e bashkepuntore e ngushte me te . Mendoj se ne kete organ duhet te behet nje katars i vertete, prej ketu duhet filluar puna e Sherbimit Informativ ,Hetuesise , Prokurorise se Pergjitheshme K . L D etj , duke u hetuar , gjykuar ,konfiskuar , denuar e perjashtuar nga radhet e gjyqesorit keta bandite te rregjimit te Lebrozit Sahli i cili ishte vet i interesuar mos kihej e behej shtet, me mendesine e djallezine e tij ” Shteti jam Une ” Edhe nje here mesazhi im edhe per kete rast gjykimi , pjese e rigjykimit dhe denimit duhet te jete dhe trupa apo banda e gjyqtareve te koruptuar . Ka ardhur koha qe Drejtesia te beje e jape Drejtesi . ndaj te veteve dhe politik berjes .

  29. artan says:

    Shume e kane denuar bile…o njerez me te tille si z.Deda drejtesia do jete e perfolur gjithmone tek ne,pale te dini se kush eshte dhe nga vjen ky “pronari” qe eshte denuar.Dale se nuk I dini te gjitha.

  30. Qiparisi says:

    Po nuk u be reforme ne drejtesi ne qytetaret e thjeshte do vuajme pasojat. Gjykata me e koruptuar ne bote, me e ndyra, me e poshtra. Mund te presesh cdo gje nga kjo gjykate nuk habit me.

  31. fontana says:

    kjo do te thot shqiperia zone e lire korruptive,apel per gjith mashtuesit e botes qe te marrin nenshtetesin shqiptare e te ushtrojne bizneset e tyre;
    ps : ku jane ekologjistet para nji jave sensibilizuan popullin ,po tani q,presin apo jan tu ba bilancin se kush ishte i pari qe organizoj turp turp,,. edhe nafta virgjin asht mbetje ekologjike apo jo.

  32. Ana says:

    Sa e interesuarbjam te dije se nga i dini kto info qe martini eshte milioner e ku di un ca thoni ju…jemi populli me injorant qe egziston ne kete planet…shkoni pyesni njehere se cfare gjygjtari eshte martin deda e pastaj hajde flisni…eshte i vetmi qe jep vendimet e drejta te bazuara ne fakte dhe nene…i vetmi qe ka mare urata edhe nga ata qe i ka denuar…ndaj mbyllni gojen e boll i pergjithsuat tgjithe se kshu secim para ne…dhe ai qe shkruan kto artikuj te flasi drejt dhe mos thote vendim i pabazuar se pa fakte e pa u bazuar nligje asnje vendim sdel nga ky njeri i nderuar…malok apo jo i pari vendit eshte dhe me kete pune eshte marre qe 27 vjec e ka nje jete qe punon ndershem prandaj eshte aty ku ka qen gjithmon e se leviz asnje qeveri se seshte kapur kurre gabim apo me korrupsion ndaj flisni sic eshte per te folur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje