VIDEO/ Policia: Kemi arrestuar 135 shoferë (po a e ndal kjo çmendurinë e ‘garës së vdekjes’ që shkaktoi 4 viktima)

18 Nëntor 2013, 17:36Politika TEMA

Opinioni publik u trondit nga vdekja e katër personave në një aksident në aksin Elbasan- Peqin.

Raportohet se dy makina, me shpejtësi të madhe, ishin paralel me njëra- tjetrën, kur u përplasën me një tjetër, duke e shkatërruar atë plotësisht.

Nuk dihet nëse dy makinat po bënin garë, por ekziston edhe mundësia që njëra prej tyre të jetë futur në parakalim dhe tjetra, siç ndodh në rrugët shqiptare, të mos ketë ulur shpejtësinë.

Ngjarja ndodhi pikërisht në momentin kur Policia Rrugore dhe drejtuesi i saj, Ervin Hoxha, raportuan në një konferencë për shtyp se kanë arrestuar 135 shoferë brenda 10 ditësh.

Pyetja që lind është nëse kjo do i ndalojë këta njerëz që shkojnë me gati vetëdije drejt vdekjes?

“Prej 10 ditësh shërbimet e policisë kanë forcuar masat kundër shkelësve të ligjit në fushën e qarkullimit rrugor, duke arrestuar në flagrancë të gjithë drejtuesit e automjeteve që kapen pa leje drejtimi apo nën ndikimin e alkoolit. Si rezultat i këtyre masave dhe kontrolleve të vazhdueshme të policisë së qarkullimit rrugor, gjatë këtyre ditëve janë arrestuar gjithsej 135 persona, nga të cilët:

-27 persona – të arrestuar për drejtim mjeti nën gjendje të dehur;

-108 persona – të arrestuar për drejtim mjeti pa patentë.

Nga kategoria e fundit, 52 persona janë drejtues autoveturash dhe 56 drejtues motorrash,” tha Hoxha.

“Policia e Shtetit është e vendosur të vijojë punën e saj me këto masa shtrënguese, si një detyrim ligjor me qëllim disiplinimin e përdoruesve të rrugës dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Në këtë kontekst, Policia e Shtetit informon qytetarët se do të forcohen masat ndëshkuese, ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, këtu duke përfshirë dhe këmbësorët për çdo shkelje në fushën e qarkullimi rrugor, nëpërmjet zbatimit të penaliteteve maksimale në përputhje të plotë me ligjin”./ep

14 komente në “VIDEO/ Policia: Kemi arrestuar 135 shoferë (po a e ndal kjo çmendurinë e ‘garës së vdekjes’ që shkaktoi 4 viktima)”

  1. Meri says:

    Mungon sinjalistikaaa….!

    1. Lali says:

      Koka me shume se sinjalistika,ose me mire menjemadhesia.

      1. Erjon Cela says:

        Shqiptaret jane derra

      2. Be-X says:

        edhe sinjalistika por edhe mendjemadhesia duke kujtuar qe ne jemi te pakapshem, na cojne drejt vdekjes!

    2. alban says:

      Mungon logjika,truri,pergjegjesia shoqerore ne rradhe te pare.mjafton te lexosh skenen e aksidentit dhe e kupton vete rendesine e sinjalistikes ne kete rast.

    3. dajt says:

      ska lidhje me sinjalistiken vllai, eshte pune budalliku qe kane shqiptaret. Jemi injorante ne rruge, lloj lloj hajvani qe ben kokfortesi duke rrezikuar jeten, dava hajvanesh. Me vjen keq se epaska ngrene ky i shkreti perballe kot, kurse keta garuesit mire qe paskan ik dy njeheresh se sa te kishin vrare secili nga nje tjeter, kafshet

  2. Zigur Qarri says:

    Burgjet jan nje barre e rende financiare,kushtojn me shtrejt se shkollat.

  3. teuta says:

    Kerkoji vetes dhe pastaj kerkoji tjetrit.Sinjalistika mungon ne shume vende.Rruge pa gropa nuk ekzistin,devijimi i pa pritur nga gropa ka shkaktuar jo pak pasoja .Perfundimi i policise shkak shpejtesia.

    1. Korabi says:

      Teuta, edhe ajo qe thua ti eshte e vertete, por 2 makina qe rrine paralel ne rruge ka 2 gjera: 1) parakaluesi eshte futur ne parakalim pa e patur krahun e lire, 2) idioti qe ka qene duke u parakaluar, per ceshtje “nderi” ka shtuar shpejtesine, se i binte burreria qe dikush ta parakalonte. Dhe kjo e fundit me ka ndodhur personalisht shpesh here, ku sapo i futem dikujt ne parakalim shton shpejtesine.
      Konkluzioni ? Populli shqiptar ka nje pjese te madhe te tij eshte i perbere nga barbare, njerez shpellash me instikte shtazore, injorante deri ne ekstrem etj etj etj.

  4. ArberJus says:

    Akoma nuk eshte formuar nje shtet normal dhe i organizuar qe di se c’duhet bere dhe si duhet bere.
    Ende nuk eshte shtuar numri i policeve rrugore, te cilet nuk duhet te merren aq shume me parkimet e gabuara sesa me disiplinimin e shofereve qe nuk respektojne semaforet dhe korsite e vecanta.
    Gjithashtu nuk eshte zhdukur kultura e mikut apo te fortit, pra duke ndeshkuar maksimalisht ata shofere “te forte” qe nuk respektojne rregullat normale te qarkullimit ne rruget interurbane kryesore e dytesore.Kur mungon sinjalistika vertikale dhe/ose horizontale hyjne ne fuqi rregullat e pergjithshme te qarkullimit rrugor.
    Ata qe shkaktojne aksident nga shpejtesia apo parakalimi i gabuar duhet te kalben ne burg, qofte edhe kur nuk ka viktima, se cdo dite po marrin ne qafe familje te tera.
    Vetem keshtu mund te krijohet kultura e nevojshme rrugore si ne te gjithe Europen.

  5. Sali Nano says:

    Ecni me 150km ne ore dhe thoni mungon sinjslistika, jo or jo por u mungon truril

  6. Mondi says:

    Deri kur policia e shtetit nuk do ti mase punet e saja nga numri i te arrestuarve keshtu do te ndolle,policia e shtetit duhet te ndryshoje metoden e punes, ajo me shume po merret me gjobevenje me qellim qe te mbledhe ne arken e shtetit dy leke me shume se sa po merret me fenomenin konkret,policia e shtetit gjithmone ndalon ata qe kurre ne jeten e tyre nuk kane bere aksident,dhe nenshkohen nje soj si ai qe mund te kene mbytyr disa veta,personat qe kane te perseritur nje lloj shkelje nuk mund te merret mase si atij qe e ka per here te pare ate shkelje,aksidentet e fundit flasin qarte per mos efikasitet te masave te marra nga policia, prandaj te shtryllni ate tru te plakur ju qe merreni me politikat ne ministrin e rendit,

  7. shqiptari says:

    te me falni nuk dua te pragjykoj njeri por ruaje veten per familjen tende per femijet e tu per te tjeret qe humbasin jeten per kokfortesin tende apo per mendjemadhesin tende apo per te treguar je me i fort i shpejt i zgjuar dhe di gjithshka jooooooo. shpeton veten. familjen dhe te tjeret.

  8. Nje polic rrugor says:

    Ngushellime familjareve te viktimave, zoti kuraje ta perballojne dhimbjen e humbjes se te dashurve te tyre.
    Por jemi te gjithe ne nje hall te madh. Rruget tona, ne te cilat kemi investuar qimet e kokes, ka kohe qe na jane thyer ne varr per njerezit tane. Pyes, per t’u vrare i hodhem 1.3 miliarde euro te rruga e Kombit, po milionat te rruga Tr-Sh, Pq-El apo rruga me e re e Kerrabes qe desh na hengri edhe deputet,etj.
    Por milionat ikin, e bashke me to edhe koket e njerezve, sepse nuk kontrollon shteti masat e sigurise dhe sistemet e ndryshme qe garantojne qarkullim normal si sistemet e mbikalimeve dhe anashkalimeve, sistemi sinjalistik, sistemi i ndricimit, vendqendrimet e vend pushimet, pikat apo stacionet e sherbimeve te emergjences jetesore e teknike,etj. etj.
    Por, fat i keq i yni eshte se, drejtuesit dhe politikanet tane, o nga padija, o nga qasja e gabuar, duan te bejne politike, edhe kur nuk duhet bere. Sa pa ardhur ne pushtet, z. Tahiri i punonte qindin z. Noka (jo pa te drejte), pikerisht per aksidentet automobilistike. Po sot, zoti minister i brendshem, pse nuk i ndalon aksidentet rrugore? Deri dje ulerije qeveria keshtu e policia ashtu. He, Ty i ke sot edhe qeverine edhe Policine, parandaloji aksidentet !
    Policine Rrugore e ke ristrukturuar, jane bere levizje ne personel, eshte nderhyre ne organizimin strukturor e te sherbimeve, etj; dhe s’ka pse te ndodhin aksidentet ? ?
    Ndaj, nuk duhet nxituar, se ja si del sot zbuluar para popullit dhe c’vlereson jo vetem vehten si politikan i ri, por kompromenton edhe programin e qeverise te votuar masivisht ne 23 qershor.
    Per parandalimin e ngjarjeve aksidentale ne autotransport jane kompetent specialistet dhe expertet rrugore, nje pjese e te cileve jane liruar dhe nuk jane ne sherbimin policor.
    Ndaj bej veprimet e duhura, sa me shpejte, se jane jete njerrezish keto qe ikin perdite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje