VIDEO LAJM/ Një person terrorizon Francën, hap zjarr në një redaksi dhe në një bankë

18 Nëntor 2013, 19:16Politika TEMA

Policia e Francës ka nisur një kërkim në shkallë të gjerë ndaj një personi që sulmoi zyrat e gazetës Liberation dhe hapi zjarr jashtë zyrave qendrore të bankës Societe Generale.

I kërkuari hapi zjarr ndaj një fotografi në gazetën Liberation, duke e plagosur rëndë.

Më vonë, ai detyroi një shofer që ta dërgonte deri në Champs Elysee përpara se të largohej.

Sipas BBC, policia beson se është i njëjti person që hyri në zyrat e televizionit parisien, BFMTV të premten.

Policia është stacionuar jashtë zyrave të mediave kryesore në Paris.

Hetuesit kanë publikuar një video ku shihet i shumëkërkuari me një shotgun në dorë.

Ende nuk dihen se cilat janë motivet e këtij sulmi.

Kur hyri të premten në zyrat e BFMTV, ai nxori armën, por nuk qëlloi, duke thënë: “Herën tjetër, nuk do dal huq me ju”.

Policia ka nxitur njerëzit që të qëndrojnë brenda.

Mediat franceze thonë se ai ka thënë shoferit që mori peng se ka edhe granata me vete.

Presidenti Francois Hollande, që është në Izrael, tha se prioriteti kryesor është që të ndalohet një person që ka tentuar të vrasë dhe mund të vrasë sërish./ep

4 komente në “VIDEO LAJM/ Një person terrorizon Francën, hap zjarr në një redaksi dhe në një bankë”

  1. dajt says:

    Duhet te jete islamik ky me siguri ? ? S’ka kuptim lajmi nqs nuk eshte islamik

    1. Populli. says:

      Te ngjan pak ty.

  2. Saliu says:

    O tema Perse se jepni lajmin e armeve kimike per belgjiken ?!!!!

  3. estrefi says:

    Ka shume shance te jete islamik, mire e the o “dajt” megjithese te dhimbte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje