Shtyhen shpronësimet për bulevardin e ri/ Banorët: Basha na mashtroi duke buzëqeshur

18 Nëntor 2013, 21:25Politika TEMA

Banorët që do të shpronësohen nga ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës kanë arritur një fitore, pasi vendimi për shpronësimin e tyre nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Ndërkohë që banorët protestonin tek dera e Bashkisë, Këshilli Bashkiak, në shumicë të majtë, vendosi që të shtyjë vendimin për shpronësimin me çmimet e kundërshtuara ashpër nga banorët.

Gjatë mbledhjes pati shumë debat mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë, ndërkohë që kjo ishte mbledhja e parë që kur Aldrin Dalipi u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak.

Këshilli Bashkiak miratoi edhe dhënien e kredisë për strehim për 679 persona që kishin aplikuar.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do e rishikojë projektin për bulevardin e ri të Tiranës.

Një nga banorët që kundërshton shpronësimin, deklaroi për A1Report se kryebashkiaku Lulzim Basha i ka gënjyer duke buzëqeshur.

“Basha vetëm na ka mashtruar. Na ka mbajtur me premtime. Duke buzëqeshur na ka gënjyer. Që kur ka ardhur vetëm ka bërë mashtrime. Ka kaluar dy-tre herë tek zona jonë dhe nuk merr një takim me këtë popull, të cilit po i bëhet një vjedhje e hapur”, tha një prej përfaqësuesve të banorëve.

Kryebashkiaku Basha u pati deklaruar banorëve se çmimet për shpronësim janë caktuar nga qeveria, ndërsa shtoi se ai nuk është dakord me këto çmime. Basha shkoi më tej kur tha se do e rishikojë listën e çmimeve.

Por ai nuk e mbajti fjalën e dhënë, duke kaluar për miratim vendimin me çmimet e vendosura nga qeveria./ep

12 komente në “Shtyhen shpronësimet për bulevardin e ri/ Banorët: Basha na mashtroi duke buzëqeshur”

  1. ARUSHA says:

    BASHA DUHET ZHDUKUR NGA BASHKIA E TIRANES AI ESHTE VETEM HAJDUT DHE MASHTRUSDHE TA GEZOJE PARTIA DEMOKRATIKE KETE QELEPIRXHI

  2. Hysni dajaku says:

    Ate qe Basha e paska genjyer me nje te buzeqeshur,imagjino sikur ti buzeqeshi nje femer se cfare demi I shkakton!!!!

  3. "BALASHI" says:

    Genjeshtren dhe buzeqeshjen i ka me tepri. Ai qesh si pa mend, se dhe e qeshura duhet te jete me mend.

  4. Njerezit kane dicka qe i mundon…
    Kjo bote ka shkuar per dreq dhe se di kush do ta ndreq…
    pas intatit me njerezit tani kane filluar ta shfryjne tek kafshet
    Shiheni se cfare i kane bere nje qeni ne Tirane ?
    Ruajana o zot
    http://dielli.al/lajme.php?id=20771&k=71

  5. bajo says:

    Populli shqiptar gjithe jeten e vet e ka kaluar ne tranzicion,ne kthesa te fuqishme pushtetesh,ka shkelur ne rruge te gabuara e ne rruge qorre,ka qene gjithmone i manipuluar nga njerez qe nuk ia kane dashur te miren materiale dhe mireqenien ekonomike,qe kane dashur ta lene sa me ne prapambetje.Shpronesimi i tipit komunist do te vazhdoje derisa te largohet edhe njeriu i fundit qe punon sipas stilit revolucionar te trasheguar nga e kaluara,kur te merrej pasuria dhe s’te jipej ajo qe meritoje si shperblim apo demshperblim.Lulzim Basha derisa te jete ne krah te Sali Berishes nuk do te behet i gjalle te veproje konkretisht sipas premtimeve qe jep majtas e djathtas thjesht per politike,por ndryshe thote e ndryshe vepron.

  6. sali says:

    Pse eshte per tu cuditur.Gjeni nje rast qe nuk ka ginjyer Luli,Ti GEZONI KOMPENSIMET.

  7. astrit jegeni says:

    Nga eksperenca ime Basha mashtron. Ka dy standarte njw pwr qytetaret e nje pwr vete. Mos i besoni

  8. Petro says:

    Nuk iu mashtroi. Ai por beri ate qe di te beje. Fajin e keni ju qe nuk i vute drune!

  9. Zef Kallami says:

    Ne kemi 23 vjet qe mashtrohemi nga Berisha i cili paraqiti theqafen po ndodhet perseri aty me trashigimtar nenbishtin e vet Basha.Nuk mund te dalin nebishtja ma i mire,ma i ndershem e ma i zoti se parardhesi mbajtes Berisha.Faza e pare 23 vjecare i perfundoi mashtrimet.Tashti e ka rradhen nebishtja e Berishes te mashtroi.

  10. qifja says:

    po ckeni o te uruar dhe nje gje te mire qe po ben per qytetin duhet me e bere pis?cjane keto historira me njerez qe ngrihen kunder cdo gjeje??apo keni frike se ngel ne histori si bulevardi i lul bashes eeeeeeeeeee???fuck truthare

  11. Lushe says:

    Ata qe qeshin dhe ta njeshin mos ju duket cudi clind nga macja gjun per minj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje