Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, të cilit i kanë mbetur edhe pak ditë qëndrimi në Tiranë, i dërgon një mesazh të fortë klasës politike shqiptare kur thotë: “Mos harroni se kush ka qenë krah jush 100 vitet e fundit”.
Në një intervistë të gjatë për të përjavshmen “JAVA”, që publikohet të shtunën, Arvizu flet hapur për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, armët kimike të Sirisë, duke mos munguar të bëjë një profeci interesante.
“Shqipëria po ndryshon, ajo do të hyjë në Europë e do të ketë tensione sporadike edhe me SHBA-në. Duhet të mësohemi me këtë realitet të ri”, thekson ai.
Ja si i përshkruan Arvizu javët e fundit të qëndrimit në Shqipëri ku iu desh të drejtonte negociatat me qeverinë shqiptare për çështjen e lëndëve kimike të Sirisë.
“Në javët e fundit të qëndrimit, kisha shpresuar një lamtumirë të qetë dhe një largim të hijshëm. Por, ja që doli kjo çështja. Ishte përparësia numër një për qeverinë e SHBA. U angazhuam me kryeministrin dhe qeverinë e tij. Ata shprehën vullnetin për t’u përpjekur të ndihmonin dhe u bë diçka shumë konsumuese. Ka qenë një periudhë shumë intensive. Ndoshta është thjesht fat, siç thashë, ndonjëherë është si lojë me letra, të bien në dorë disa letra të caktuara dhe duhet të luash me to sa më mirë të mundesh”, thotë Arvizu.
Arvizu, gjatë intervistës pyetet edhe për reagimin e deputetit Sali Berisha të nesërmen e deklarimeve në Top Story.
“Mendoj se konteksti ka qenë ai i fjalëve të mia në Top Story javën e kaluar, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me rolin e PD-së dhe shkallën e ndërveprimit tonë. Mendoj që teksti i zbardhur e bën shumë të qartë se cila ishte përgjigja ime; që, kisha folur me zotin Basha në telefon. Ishte një bisedë e shkurtër dhe përgjigjja e menjëhershme nga PD ishte pozitive. Më pas, disa ditë më vonë, mendoj të enjten, pamë disa veprime që mendova se ishin paksa provokuese dhe të padobishme. Kështu, në mendjen tonë u krijua pak çoroditje sepse dukeshin në kundërshtim. Për sa i përket komenteve të zotit Berisha, mendoj që disa njerëz do të thonin që Vali Bizhga në fakt, krahasueshmërisht, ka më shumë ndikim në Partinë Socialiste. Por, çështja është që është me rëndësi për SHBA dhe SHBA i kushton shumë rëndësi pasjes së marrëdhënieve të forta institucionale me Partinë Demokratike”, deklaroi ambasadori Amerikan.
Arvizu edhe njëherë tjetër i rikthehet deklaratës së tij kur artikuloi termin e shkeljes së “Vijës së Kuqe” nga Lulzim Basha, ndërsa komenton edhe zhvillimet e seancës parlamentare dy javë më parë ku deputetët e opozitës kërkonin sqarime për çështjen e lëndëve kimike të Sirisë, madje veçon edhe një episod të asaj dite, referuar deputetes Jozefina Topalli.
“Ishte një deputet i caktuar i PD-së që ulet pranë zotit Berisha në radhën e tretë, faqja e Facebook e të cilit kishte një kopje të retushuar, më duket të ‘The Daily Mirror’. Faqja e gazetës kishte një foto të disa fëmijëve të vrarë me gaz nga Asadi, një foto faktike të masakrës. Faqja e retushuar kishte të njëjtën foto, por fjalët thoshin, ‘radhën e kanë fëmijët shqiptarë’ apo diçka e tillë. Një gjë e tillë është jashtëzakonisht provokuese. Është diçka e paskrupullt. Është e pavend. Thjesht e gabuar dhe kjo ambasadë dhe Uashingtoni u skandalizuam. Dhe unë e vendos një gjë të tillë në krah të sigurive që më kishte dhënë zoti Basha vetëm pak ditë më parë, që PD-ja i kuptonte sensitivitetet. Nuk është se thamë ndonjëherë mos protestoni apo mos kritikoni qeverinë; kjo nuk ishte kurrë pjesë e bisedës, por thjesht vendos pranë atë foto drithëruese prej një politikani të lartë të PD-së me atë që zoti Basha më kishte thënë më parë. Ndaj mendoj se ka qenë pyetje me vend: Je apo jo në kontroll?”, thotë Arvizu.
Skënder Minxhozi, kryeredaktor i “Javës” e pyet ambasadorin Arvizu “a nuk keni përshtypjen se qeveria duhet ta kishte trajtuar opinionin publik në një mënyrë krejt tjetër?”.
Arvizu jep këtë koment për mungesën e informacionit rreth bisedimeve për lëndët kimike: “Mendoj se qartazi mungesa e informacionit që i dha shkas shumë spekulimeve, shumë prej të cilave në fakt të pasakta, ishte fatkeqësisht një faktor kontribuues. Por, ajo që shpresoj që do të pasojë këtë do të jetë një ndërgjegjësim më i madh shoqëror. Ju përmendët Gërdecin; Zot na ruajtë nga ndonjë Gërdec tjetër, këtu apo gjetkë, por, nëse do të kishte një lloj tragjedie të ngjashme, do të shpresoja që përgjigjja e qytetarëve ndaj një tragjedie të tillë që ne shpresojmë të mos ndodhë, do të jetë e ndryshme nga ajo e marsit 2008, kur ishte shumë pasive”.
NE nuk harojme kure ,por na dridhet mishi bashke me zemren kur kujtojme SAHARININ,MUSTARDIN,NERVININ.
Taso Tasoooo!!!!!!
Nuk po te dridhet mishi, eshte thjesht psikoze. Keshtu ndhodh me ato te flamosura LHL, panikun kan efektin me te keq te tyre.
Ne fakt, perdredhja na shkon me pershtat se dredhja e mishit. Jemi hileqar si individ dhe si popull. Dhe nga historia do Marin aq sa na takon.
Saharina apo Saharana, si I thua zotrote nuk te perze nga prapa si qen I terbuar, keshtu qe fli I qet sonte.
Do kalojne dite e do kuptojme ate cffar I kemi mohuar vendit ton, te ardhmes ton.
Ti dukesh djal I mir Taso, pavaresisht se pak I trembur. Por jan ca te tjere, qe u ka dal frika tani, e po qajne paret qe nuk I fituan dot nga Amerika.
Nuk e kuptojne dot, Taso, qe kjo historia me Saharinen dhe Mustarden nuk ishte ceshtje parash. Me se pari ishte ceshtje pergjegjesie, pergjegjsmeri, Dinjiteti e integriteti kombetar. Dhe me pas ishte edhe pun financash.
SHBA nuk i ka shkaterruar dot armet kimike te saj prej me shume se 30 vjetesh, sepse problemet nga shkaterrimi i tyre sjellin kancer dhe vdekje.
Amerikanet po largohen nga SHBA dhe po mbajne vetem “green card’-in, kurse Europianet vazhdojne te qendrojne ne Europe.
@vlora
Me vjen keq por informacionin nuk e keni te drejte,Americanet nuk kane “green card”por pasaport,leshkot si puna jote pijata lares kane “green cards”.
Ato fjalet qe ke thene ne koment, me duket se do ia thuash vetes ?
Shpresoj te kulturohesh me artikullin e meposhtem per te mesuar se si AMERIKANET PO LENE SHBA-NE DHE NENSHTETESINE AMERIKANE dhe preferojne te perdorin “green-card”-in.
Ne qofte se di anglisht, mund te lexosh artikullin e meposhtem:
“U.S. citizens ditch passports in record numbers”
Artikullin e plote mund ta lexoni tek:
http://finance.fortune.cnn.com/2013/05/08/citizenship-taxes-irs/
Mos harroini kur Oto Fon Bismark tha Shqiperia eshte nje shprehje gjeografike, Ishte kombi i madh, ishte USA, ishte ajo qe mbrojti Shqiperine e drobitur te viteve 1913, Falemindertit USA per gjithcka, Faleminderit Ambasador Arvizu.
Pse nuk po largohet ky se mjaft i besdisur po behet,
O Tasuli, nuk ke bërë ushtarake ti ? Po ne kemi qenë të mbyt me lhl a t’u mbylltë !
PA AMERIKE, NUK DO KISHTE SHQIPERI SOT. NUK DO KISHIM AS KOMB, AS SHTET AS TROJET TONA. FJALA SHQIPERI DO ISHTE THJESHT NJE SHPREHJE.
SHQIPTARET DUHET TA KEN TE QARTE KETE…
epo mire pra,,tani qe i thame jo per armet kimike amerikes le te na borbardoje,,po cfar jan keto brocka,,pa ameriken nuk do ishim sot,pa ameriken nuk do kishte shqiperi etj etj,pa ameriken ishim edhe 50 vjet e komunizmit,,dhe nuk na gjeti gje,,biles me ne armoni dhe dashuri ishim me njeri tjetrin,,me ato pak gjera qe kishim dhe kaluam dhe jetuam me te sigurt,,kurse tani me ameriken po lyejme edhe bythem me gjalp nga mirqenia,,amerika po te na doj me gjithe zemer le te japi edhe kontributin e saj per shqiperine duke ndertuar fabrika industriale me produkt MADE IN ALBANIA,,keshtu do kishim me prioritet me vendet e zhvilluar te europes,,jo duke na ndertuar fabrika helmuese MADE IN DEAD,,kjo eshte exstrem per ne si popull,,prandaj vendosem ti themi jo amerikes qe po na ncjerre mirqenien nga syte nga bolleku qe kemi..
JO ERE FIARAK SE EDHE PA AMERIK DO KISHTE sHQIPËRI. sHQIPËRIN E KRIJOI ZOTI, o MJERANË. KE NDONJË IDE SE SA VDEKJE JANË PROVOKUAR NGA LËNDËT KIMIKE TË PËRDORURA NË INTERES TË KAPITALIT DHE VDESIN NJERIUN, eRE MË MIRË NJË BUKË THATË NGA MZZERQARKA SE MISH KETRE ME OMGJ. jU SERVILË MOS I THONI POPULLIT MË TË SHKOLLUAR TË EVROPËS INJORANT SEPSE NUK PRANOJNË TË PJELLIN PARALITIK
Edhe Amerika e ben analizen dhe e di aresyen e refuzimit ,ashtu si di mire se popull me proamerikan se Shqiperia ska as ne Amerike
Shko mor pirdhu trots kari
Ke te drejte Dr. Viktori.
Un jom nji murator nuk mor vesh qy ambadadori e ka inotin me pulitikonat a me popllin shqiptar?
Se si republik xhambasadorash qe ina poplli thoka ky arvizua ene protesten e paska me vize amerikone
se a thot qi nuk ju tham mo protestoni , kjo dmth saliu me luliun duhet ta kuptoshin vete qe ameriqia tha jo pfotesta- po Helmet, masnej ja tha ene shqip , amerikonce me tel qe ti do thush po, masnajta i tha e shkele vijen e kuqe, po qo car o a xheba se ma ha menja ene qo topallica paska shkel vijen e kuqe, u bo ktu kuq- kuq rrviza, do mesohena me ket rend t’ri, po qo a xheba ca dmth?
Po kush i majti kta dizenjator a xheba o ambasador? Ime qe ta drodhen s’te moren Helmet qi s’i la poplli se kta mo te han edhe mutin padale, e kan provu e ti i ke dhon dukuraten burrshtets, yll ne ngjitje… I ke falenderu per çkelqyeshmerimet qe i kan bo ktij vendi etj qe un jom pashkoll s’i bi dot m’fije, po i di shum mir kurrizi tem e qe ta pata llafin o zotni ambasadoriu po ti a ke naj faj s’na the, se kjo topallica aq men ka po shoqja jote qe jo jona e tjetri e kta tjeret, ti pse na kanosesh se protestum per me mbrojt kalamajt prej hrlmeve si po mbron ti kalamojt siriane a ku di gjo un mo car, ne ina medu me te reja e t’vjetra bumbardime, ma kujtoi njoni Selam Musain ne Vlon, po ene te mirat qe na ka bo amerika nuk i harrojm se ne ina popull fisnik jo popull majmun po ne kina ene nji prrall me guna ime, guna ime… Kina ene prrallen qe i zoti e nxjerr gomorin nga balta, e dim ene se Amerika te par ka veten jo Shqipnin, kshtuna qi ene ne te par kina kalsmojt tan, dhe ta them nji gko qe gabimin e bot vet, shuum te tjera kini bo po domos qe I Modhi s’e pranon, ne qe ju kena miq plasem tu jau thon ju s’ju le huna, qi s’bohet Izrael ene Kolumbi- Meksike- Afganiston bashke, ne si popull i thjeshte jau thona te verteten, nigjoni, ene ket qe thu mos harroni ca ka bo Merika ne 100 vjet mo mir mos e kishe thon, na i dim te gjitha nji per nji, un menoj qe je i merzit me shoket e tu pulitikaj po jo me ne popllin po ku i dihet se diplomacia o shume bishtdredhme e kshtu zotni ambasador, na e dum ameriken po t’na doj, e fum ene kur ja thona gafat qi bon pada, e do ja thona prape, ti shif hallin tat se tonin e qajme vete, ne dishrojme qe amerika te degjoje mo mire e me mencuri e miqesia ka per tqen mo e bukur e s’ka nevoje te na permenesh keto qe thAsh, si shenj po t’uroj te mira, se fundja si une ene ti aq di aq bon o zotni arviz, te urojm shnet e shkojme me shpresa qe i riu te jete me i kuptueshem, se paku me ca ‘letra mo t’mira’ … pEr dreq m’u kujtu ai amerikono-korcari Stefan qe na prute ke enverhoxha dhe boni ate filmin n’kongres t’ Permetit ene masnajdhe e ka percjell hoxhen kur hyn m’ Tiron me 28 nentor 44 (tu pushkatu ajken e Tirones qe me siguru me terrorin e hapur pushtetin e kuq, ju a dishit gjo?, un e kom pa n’ foto shokunenver me granduniforme angleze ne at film tu bo sullacon e pataksshme, si nji loje fyle, para syve te popllit te Tr, aq pak sehirxhinj qi kishin dal, as hoxha vet s’ ka dit ca Loje bohej, po si kodosh-kopil avanturjer qi qe e ka shiju,
m’ka thon baba kto gjona) e kshtu se u zgjata do m’falsh or mik, shkofsh me t’mira e men e aj qetri ardhte me men e t’mira, kjo o miqasia, kaq di un, m’fal po s’kom dit me fol diplomatikarisht qi me u mor vesh bashke, gjinje pa shkoll jom zoti ambasador, po qi ta myll perfare po e boj me at prrallzen qi Luanit, erdh nji dit Miu ja brejti litarin me te cilin e kishin lidh paq, ky Miu i pat nji t’mir borxh Luanit, pranej un them qi o bukurane se i mso Luonit mbret se kajher e shpeton ene…kocomiu, osht mo mir mos e zejsh m’ çark si mi t’qelbet, se t’ bo pun i gjall,
ka prrallza ene po po e di qi u njata fort pranej vofsh me t’maren t’ urojme zotni!
,
Mission impossible….
Shpresoj qe ta lexojne me vemendje antaret e partise Demokratike dhe simpatizantet e semure.
A eshte ky i njejti ambasador qe e quajti Berishen burre shteti dhe Bashen yll ne ngjitje?
Natyrisht, Berisha me PD-ne dhe kete radhe luajten pabesisht. Shume kane vene ne dukje keto dite se loja e Berishes dhe PD-se shkon shume me thelle dhe me larg – sa meI pastabilizuar te jete vendi aq me mire luajne faktoret e jashtem, dhe dihet kush jane keta faktore. Po keshtu aq me te lehte e kujton ky personifikim i se keqes marrjen e pushtetit dhe shkaterrimin e vendit.
Berisha eshte nje MOSTER.
Gabimi i keshilletareve prane ambassades amerikan eshte pikerisht ketu:interpretojne mosreagimin si pasivitet kur ne fakt nje interiorizim te nje traume,edhe kur ndodh keshtu ndryshimet e medha fillojne …ky ‘pasivitet’ Colli largimin e berishes,protesten kunder armeve…
Shqiptaret nuk Jane te reziksheme kur flasin posht e nalte-bile atehere nuk duhet me i marr seriozisht.kur heshtin apo nuk blason,kujdes…
e popull popull e shqiptar shqiptar.
Sakte ky njeri. I mbahet temes pa asnje lloj emocioni, pa spekullim dhe prapagande. Ke te drejte z. ambasador te zbardhim Gerdecin pse ndodhi dhe pastaj te fusim mollet dhe portokajte ne te njejten traste si i njejti frut.
U gabua shume rende. Mendoi se si Ambasador bene mire qe na kujton Ameriken ne 100 vjete. Une do te thoja se nuk duhet te harrojme dhe qendrimin e Amerikes ne zgjedhjet e fundit ,pa te cilen Berisha nuk do te pranonte humbjen gje qe mundej te binte dhe luften civile. Doli nje dite pas votimit ministrja e integrimit po ashtu dhe ai i riu qe ka drejtuar nje bashki te Tiranes, folen,prisni nuk kane mbaruar numerimi. Kishin besim keta pinjolle se shefi i tyre do ti numeronte nga fillimi. Por Amerika po kontrollonte situaten dhe fitoria qe shume e madhe per ta korrigjuar shefi i PD.Kjo eshte Amerika ,por duhet kuptuar se kjo qe Ambasadori na kujton, i drejtohet pikerishte atyre qe drejtojne sot PD. Nuk mjafton te thuash miku i madh strategjik,e fjale te tjera te bukura,poe vepra.rasti e solli te tregonim me veper,por per çudi,drejuesit e PD,gjeten rastin te shfrynin ndaj Amerikes qe si la te mbanin pushtetin dhe krijuan nje fryme antiamerikane. Mendoi se demi eshte shume i madh .
Nje pyetje e thjeshte: Pse SHBA nuk i merr per t’i shkaterruar ne territorin e vet, meqe ka mjaft territore te lira?
SHBA nuk i ka shkaterruar akoma armet e saj kimike qe prej viteve 1980, sepse pasojat nga deshtimet sjellin vdekje te njerezve, femijeve, burrave e grave.
Sepse nuk do asadi. Nuk eshte ne mareveshje. Kjo eshte loje e poshter Ruse dhe Europiane se ato e hapen lajmin dhe Panikun. Megjithate fale diaspores ne Amerike Shqiperia e ka te qarte rrugen.
zoti rama informoje mir publikun lle thuaj po amerikes nuk do demtoet shqipria nga kjo ofert
Polisi mbase jeton ne SHBA dhe si amerikanet e tjere nuk i do armet kimike te cohen ne SHBA.
Edhe shqiptaret jane si amerikanet: Nuk i duan armet kimike ne Shqiperi.
lINE rAMËN REHAT: aMERIKA NEVE NA KONSIDERON SA NJË VEZË PLESHTI. tI SHPJERIHELMET E BOTËS TEK ATA QË I KANË PRODHUSR. pSE I BIEN KËTU QË TI VJEDHËN GANGSTERËT DHE POPULLI TË RRALLOHE,?. e DUA aMERIKËN PA HELME MORE SERVILË TË QELBUR, QË JU PËR PARA JA FUSNI DHE BABAIT JO aMERIKËS.
Pa amerike do te kishte shqiperi dhe shqiptare por mos harroni o shqiptare se ku te fus hundet amerika aty ka vetem sherr……
…popull proamarikan kur i leverdise.
DAKORD sHKODRA! POR DHE aMERIKA ËSHTË POPULL PR SHQIPTAR KUR M I LEVERDIS. i LEVERDISI LËSHOI BERISHËN DHE SHBËRI SHQIPËRINË, VRAU POPULLIN NË SHESH DHE HESHTJE VARRI. oSE TË NA NDIHMOI OSE TË NA LERË NË HALLIN TONË.
nje gje eshte e qarte; kunders nuk e kemi pasur ameriken…sikunder dihet se as pro nuk e kemi pasur…perjashto keto njezet vitet e fundit….
Nuk do ta harrojme kurre!
Faleminderit,Amerike!
Faleminderit z.Ambasador!…
Ambasador, vleresojme vlerat amerikane, por nuk donim te beheshim varreze plerash kimike, na mirkuptoni..
Shqiperia do te hyje ne europe,………….etj,,,etj,,,
Por do te kemi tensione sporadikeke me shba,,,
Duhet te mesoheni me kete realitet te ri !
Pervec se nji presion jashte mase i madh
asgje tjeter nuk eshte!
Me nji fjale na duhet te behemi uturaku i Shba se
I nderuarz Arvizu,Shqipetari nuk e haron mikun dhe miresine,sic nuk e haron as nuk do te haroj asnjehere miqesine,ndimen dhe mbrojtjen e shtetit Amerikan,por ardhja e lendeve kimike ne Shqiperi, si nje vend i vogel,pa kushte dhe me nje qeveri te porsa te krijuar qe sot kjo qeveri quhet me te vertet nje qeveri demokratike qe i perket popullit,gjithashtu mos dhenie te asnje informacioni reth ketyre lendeve kimike sigurisht do te jete “JO”Shqiperia ska eliminuar akoma helmet e veta,dhe ardhja e helmeve nga Seria do te ishe nje extra rezikshmeri per semundje kanceroze,Te pershendesim,dhe te falenderojme per ndimen dhe mbeshtetjen qe ke dhene gjate kohes qe qendruat ne Shqiperi,te urojme nje vazhdim te mbare ku do qe te jeni.
Bravo Ola, pergjigjje diplomatike.Po do shtoja , do na mungoje nje “mik”si ty qe mendonte se ishte vete Zoti ne Shqiperi.
Pension te mbare zArvizu.
tË DUA aMERIK PËR ATO TË MIRA QË NA BËRE, POR TMERROHEM NGA HELMET QË KËRKON TI BIESH SE MË ZHDUKIN. o aMERIK nGA BOMBARDIMET ME HELM QË BËRE NË KARABURUNIN E dUKATIT, VDEKJET E BURRAVQA DHE GRAVE NGA KANCERI JANË BËRË MULLAR. aRVIZU JEMI FUKAREJ. POR TË SHKOLLUAR, E NJOHIM SHKENCËN. uNË KAM PRONA NË KARABURUN QË HELMOVE NË VITIN 1997. aTO PRONA EDHE SIKUR TË MI JAP PUSHTETI I NEOKOMUNISTËBE TË TU NUK I PRANOJ SE JANË TË RREZATUARA. mË MIRË DO I MSRR NË MAJË TË ÇIKËS. nE SHQIPËTARËT DUHET TË NDJEKIM MBRAPA SHKENCËTARËT DHE JO POLITIKANUCËT QË MBASI HELMOJNË POPULLIN, MBUSHIN XHEPAT MW MILJONAT TONA DHE SHKOJNË NË DUBAJI PËR QEJF. NDAL NAIVITETIT ME JETËT TONA
Arvizu, ose SHBA, e pyet Bashen; “Je apo jo ne kontroll te PD-se”? Po c’kontroll ka Basha mbi PD-ne mor zoti Ambasador. Po a e pe diten e protestes kur shkonte prapa Berishes, si ata femijet e lagjes qe shkojne mbas te fortit te saj, kur bejne sherr me lagjet e tjera…
Sa e bukur eshte fjalia e fundit. Shpresojme te mos e humbim kurre kete hov guximi qe gjetem fale edhe inisiativave te ambasadorit Arvizu. Amerika eshte e vetmja fuqi e madhe qe sna ka cenuar asnjehere.
Dhe europa ka pasur hallet e veta sa here ne kemi pasur nevoje…
Thank you, America thanks Arvizu from my heart and the hearts of all who think like me.forgive our youth that even the best and that is not yet mature but loves him very AMERIKA
Ik ore qërohu majmun eskimez
asgjesimi i armeve kimike ne shqiperi duhet te pranohej dhe populli nuk ka pse te trembet nga zhvillimet teknologjike te kohes. kjo te kujton osmanllekun e shqiperise per 6 shekujt e fundit. pa rrezik nuk ka progres e kete populli dembel shqiptar qe i do arrat e qeruara duhet ta kuptoje me se miri. le te rrije tani ne nje erresire tjeter gjysem-shekullore me tipa si ata qe e udheheqin.
shqiperia duhet te ishte bere fanar ndricues i asgjesimit te armeve kimike ne bote. ashtu sic ka qene edhe fanar ndricues per gjera te tjera me pare.
asgje nuk do i kushtonte popullit shqiptar asgjesimi pervecse begati e mireqenie per 20+ vjetet e ardheshme – njesoj si me kinen popullore. udheheqesit e sotem nuk jane aspak largpames dhe duhet te mesojne me shume nga udheheqesit e meparshem te cilet me hir apo pahir perpiqeshin per begatine e popullit. hani bar o njerez deri sa te dali ndonje rast tjeter.
Berisha-burre shteti.Basha-yll ne ngjitje.Topalli-karizmatike!!!!U nxituat Z.Arvizu nuk veprojne dipllomatet keshtu pak dite mbasi u vrane njerezit me 21 janar!DUHET TI KERKONI FALJE POPULLIT SHQIPTAR!
1-Kalimi i vijes se kuqe, perkthehet qe ne krye te PD-se duhet te vihet nje njeri patriot dhevizionar. (se Luli u vetvra ne politike) le te luaj domino me salen me nai lulishte.
2. Mos harroni se kush ka qene krah jush keto 100 vite, perkthehet qe vejini gishtin kokes o ju derra dhe dosa injorante qe protestoni kunder propozimeve te Amerikes. Dhe nuk i drejtohet atyre 14-18 vjecareve gjimnaziste qe shyqyr Zotit gjeten sebep me lon mesimin, por i drejtohet plerave ndotese te rrezikshme qe kontribuan te mbanin salen ne pushtet, si a.cani, a.zheji, b.fevziu, a.bushati, koklopa i.meta, a.frangaj etj etj. Sa per ate rroten e k…it s.gurin, nuk eshte se ja vlen me e permen.
3. Edi Rama nuk eshte se e kishte ne dore ta sqaronte apo jo opinionin publik, e kishte ne dore po Amerika, vetem ajo mund ti rekomandonte ta sqaronte qe me pare opinionin publik. Perderisa Amerika nuk ka dashur ta sqaroje opinionin publik, eshte po ideja e Amerikes qe armet te mos vinin ketu te ne.
4. Kaq kisha o ju pjesa shqiptaruce e neveritshme qe protestuat. Bejini fresk sales, serbeve dhe ruseve.
shume me vend komenti juaj,titi
Te nderuar miq!
Se pari te gjithe e kuptojne miresine dhe vlerat e medha te Amerikes, kur behet fjale per Shqiperine.Pa kete mbeshtetje, nje kembe e shqiperise do te ishte ne malin e zi, gjysma e trupit ne Serbi, cereku tjetere ne greqi, pjesa e mbetur komune e Italise. Por problemi qendron tek politika e papjekur Shqipetare.
Politikanet tane nuk kane keshilltare, dhe politikanet tane duan ti bejne te gjitha, edhe politiken edhe specialistin e lendeve helmuese.
Ku jane specialistet? Ku eshte Gjeneral LLeshi, konsulenti ushtarak?!!
Eshte detyra e tij te keshlloje dhe ne fushen e tij te mos kishte pakjartesi dhe te mos dilnin njerezit pa informacionin me te vogel dhe te merreshin me zgjidhjen e problemeve, per te cilin specialisti ushtarak i Rames eshte ulur ne ate tavoline dhe jo per te hipur ne tribuna dhe shkundur supet se eshte me i “pergatituri”. Natyrshem qe specialistet mundet dhe ato te mos i dijne te gjitha, por te menaxhojne zgjidhjen dhe dhenien e keshillave per bosin e tyre, pra KM, duke thirrur specialistet me te mire.
vetem shpellaret antishqiptare jane kunder Amerikes – Lula Basha, Sali Berisha dhe nje tufe shpellaresh rreth familjes.
Le te shpjegojne pse dolen ne Proteste kur e dinin qe ajo ishte nje nisme amerikane ? Lula basha kishte premtuar se nuk do te reagonte PD te nesermen doli ne proteste.
DASHURINE E KA AMERIKA ME KUSHTE SHUME TE RENDA;TE LODHSHME DHE JENI BERE MONOTON NUK KENI EVOLUAR NE TRU DHE MENDIM; KUR SOT BOTA KA INTERNETIN DHE DI SHUME ME TEPER DHE KERKON ME SHUME LIRI , PAMVARESI DHE DINJITET DHE JO POPULL LEGEN QE THOTE GJITHMONE PO PO PO !
NE JEMOI NJE POPULL QE E DIME SHUME MIRE HISTORINE E GUNES ;PO TE MOS ISHTE GUNA IME ;GUNA IME ;GUNA IME ……….
Po dale mor te uruar amerika vertet na ka ndihmuar keta 100 vjet, por kemi 5000 vjet ne keta troje ne, kush na ka ndihmuar keta 5000 vjet kur ska pasur USA?! PO VETEN DUHET TE NDIHMOJME NE RRADHE TE PARE EDHE PASTAJ MIQTE. Amerika nuk duhet te kerkoje te na jape helmin me zor dhe te thote pije moj toke shqiptare e thitheni dhe ju o njerez se sju ben gje, eshte proces i sigurte! ….
Ke shume te drejte, POR!!!! te gjithe mendjendriturir shqiptare kane ikur nga Shqiperia dhe kane thene ” Shqiperi te kam dhjere s’te kuptova asnjehere”. Te rralle kane qene ata burra qe kane qendruar dhe kane luftuar per kete vend. Para 100 vjetesh kemi qene majmune neper peme. Historia jone eshte shume e komplikuar dhe vete si popull jemi shume te çuditshem. Nuk ka si shpjegohet qe kemi nje gjuhe krejtesisht te veçante nga e gjithe bota. Gjate gjithe koherave kemi bere spiunin falas e shume e shume te tjera. Popull I çuditshem qe kerkon te jete gjithmone i pari per çdo gje. Te pakten duhet te dime qe ekzistenca jone si komb i detyrohet Amerikes.
Po ate shprehjen e vjeter e mbani mend ” Mbahu Nene (Shqiperi) mos ki frike, se ke djemte ne Amerike ” ???
Turp per ata qe shkruajne broçkulla, ndersa zonja Topalli eshte thjesht nje idiote.
Faleminderit Amerike.
ju kuqo doni yllin e rusit…draprin dhe cekanin…….edhe ti bini kokes me grusht……pa AMERIKEN NUK DO KISH SHQIPERI SOT,,,,,,,,,,,,postoje shoku MERO zoti e bekofte ameriken
Po duhet te mesohemi me “REALITET TE RI”. Cilet arme shpetuan me teper se 1 milion shqipetare nga Kosova. Sa ushtare amerikan humben jeten ne akcione per shqiptare. Sa humbi SHBA duke lobuar pe shqiptaret. Nje Tomahawk rakete kushton 1 milion dollare. E ne ju vrame pilotet (engjuj per shqipetare) dhe sulmuam bazen ne New Jersey qe strehonte refugjatet nga Kosova. E tani i prume edhe jihadistet ne Europe. Mos te permendin rolin e SHBA ne themelimin e dy shteteve shqiptare. Une nuk verejta se ne proteste ishin udheheqesit e PS. Aty ishte Berisha dhe Basha. Miqesine me SHBA e kishin sakrifikua per pushtet. Me thane te verteten demonstratat nuk i sherbenin askujt. Menaxhimi u mund te behej me i mire. Dikush aty tradhetoje. me duket Berisha dhe Lulezim Basha.
po pse arvizu ti luftove per ne ne luften epare boterore me italianet qe deshin te pushtonin vloren dhe ne me forcat tona i prapsem ne det 5000 shqiptare kunder 20000 italiane po USA KUR ISHTE KUR iTALIA fashiste e musolinit ne 1939 pushtoi shqiperine e mo ku ishit ju dhe mos thuaj peralla per 100 vjet se sjemi femije ne shqiptaret po dime istorine tone jo si ju Amerikanet qe sdinigje….kush e cliroi Shqiperine gjaku i USA apo gjaku qe derdhen Shqipetaret….gjate luftes dyte boterore
Genci !
Po te mos kishte hyre Amerika ne luften e II boterore, Europa sot do te fliste gjermanisht. Me duket se nuk e njeh historine. Respekte per luften nac.-çlir. te partizaneve tane. Por fuqite e medha me Ameriken bene te mundur kapitullimin e Japonise dhe Gjermanise.
The Albanian partisans also liberated Kosovo, and assisted Tito’s communist forces in liberating part of Montenegro and southern Bosnia and Herzegovina.[4] By that time, the Soviet Army was also entering neighboring Yugoslavia, and the German Army was retreating from Greece into Yugoslavia. ja pra Shqiptaret jo vetem vendin etyre cliruan por edhe toka e vende fqinje
Problemi me i madh qendron tek fakti se Edi Rama dhe grupi i tij nuk kane ditur fare ta menaxhojne situaten mire.
Tani dolen keq edhe para popullit edhe para Amerikes.
Duke i premtuar Amerikes se do te pranonin qe armet kimike do te mund te demontohen ne Shqiperi, dhe duke e perdredhur pastaj vendimin dhe duke e ndryshuar, kane humbur plotesisht besimin para Amerikes.
Ne anen tjeter, duke mos ditur si te menaxhohen masat ne vend dhe duke mos ditur si te lajmerohet populli, kane humbur besimin edhe tek populli.
Mos harroni se ne Shqiperi ka patur protesta per disa dite dhe ne asnje moment nuk u be asnje deklarate nga qeveria por cdo gje u la ne erresire te plote dhe pastaj protestat morren hovin me te madh e me te frikshem.
Dmth, ne jemi socialiste, une jam socialist i perbetuar, por me duhet ta them se Edi Rama dhe grupi i tij me mosveprim te duhur, e kane humbur plotesisht besimin. Jane treguar shume, shume, shume te dobet ne vendim marrje dhe ne menaxhim te situates.
Kur nje mik te kerkon qe te mbash nje sekret te vogel, per nje problem sensitiv ushtarak dhe interesi gjeopolitik, nuk mundet qe te dalesh si kurvat larte e poshte dhe te besh ham e hum, kur ky sekret dekospirohet nga majmune te cilet kane qene ne dijeni te ketij sekreti dhe me pas e keqperdoren per te fituar avantazh politik, apo ekonomik ne nje vend thashemesh dhe burrash te tredhur!
Nuk eshte faji i qeverise Shqiptare, sepse ajo u soll me dinjitet deri ne fund. Tjeterkund qendron poshtersia dhe tradhetia per kete problem.
mos i ngaterro gjerat ,asgje nuk ishte pranuar. thjesht eshte vene ne dizpozicion si vend anetar per te pare mundesite reale e per te kontribuar. keto menaxhime e tje. jane veçse uje ne hava. shiko rezultatin ne fund.
ME VATANIN NUK MUND TE LUHET BIXHOZ.
dhe ambasadori Avrizu nuk ben mire qe e delaron kete gje ne ikje e siper.
Ketu lind nje pyetje mjaft llogjike: Pse ambasadori Avrizu vazhdon te YSHTE dhe te JOSHE me letra bixhozi kur kjo nderkohe eshte nje ceshtje e mbyllur? Shqyptaret i thane JO! kategorike OFERTES tinzare Kerry-Putin sepse ishte ne dem te interesave tona kombetare. Ketu nuk ka ASGJE anti-amerikane, as plane konspirative per te prishur maredheniet e mira qindravjecare midis dy popujve tane si miq te hershem. Perkundrazi edhe me JO!-ne e tyre shqyptaret do te mbeten besniku dhe miku i afert i SHBA-s sic kane qene edhe ne te kaluaren dhe asnje vendim administrate nuk mund ta prishe kete miqesi. JO! kategorike per LHL-te e Asadit nuk i beri shqyptaret anti-amerikane aspak, por i ngriti me larte ne syte e botes si nje popull qe di te mbroje interesat e tij kombetare dhe dinjitetin e vet.
Po a lexon raportet e Bankes Boterore ambasadori Avrizu qe i cileson shqyptaret si nje popull dembel qe ron dhe vegjeton ne kafenera vetem me pasurite kombetare qe i ka falur Natyra dhe Zoti dhe me remitancat e emigranteve? Duke mos prodhuar ASGJE me punen e vet? Me mire Avrizuja t’í kerkonte SHBA-s qe te ndihmonte Shqypnine e vogel per te zhvilluar ekonomine dhe turizmin me fuqine e aleatit te Madh Strategjik dhe jo me BAMIRESI me “karamele” helmuese. Kjo do te ishte me e drejte dhe me parimore si nje pergjigje per besnikerine shekullore te shqyptare ndaj SHBA-s. Ne fund te fundit SHBA-s jane ngritur si shtet duke vrare dhe duke prere hindianet e Amerikes se Veriut ne luftera te vazhdueshme per mbijetese. Prandaj referimet historike jane krejt te gabuara nga ambasadori Avrizu.
PSE ASKUSH NUK INTERESOHET PER TRAGJEDINE E EMIGRANTEVE NGA SIRIA?
Pse Avrizuja, ambasadori i shtetit me te fuqishem ne Bote nuk shqetesohet fare per tragjedine qe po luhet me fatin e milionave emigrante nga Siria, te cilet plani handikap Kerry-Putin i ka hedhur ne kampet e perqendrimit ne vendet fqinj ku po vdesin cdo dite si zogj pule? Pse ASKUSH ne Bote nuk interesohet per fatin e ketyre mjeraneve qe dipllomacia boterore i ka lene ne meshire te fatit? Ne vend te kesaj degjojme vetem OFERTA per dislokimin e LHL-ve te Asadit si “karamele” te helmuara ne menyre qe te shpetoje autoriteti i planit famoz Kerry-Putin per zgjidhjen alla bolshevike te krizes ne Siri. Diktatori Stalin kishte thene me pare:
KU NUK KA NJEREZ NUK KA EDHE PROBLEME!
dhe duke i qendruar besnik tezes se tij historike, ky ANTIKRISHT boteror vrau mbi 30 milione njerez nga populli i vet vetem gjate viteve 1923-1933. Mbase kete praktike po perdor edhe Presidenti Putin ne Siri, qe Sekretari i Shtetit John Kerry e ka pranuar si nje zgjidhje paqesore e krizes. Sepse kujt i plas per popullin sirian ne fund te fundit, mjafton qe John Kerry te kollofise cmimin NOBEL per paqe.
Nastradin, e skate, me komentet e tua me kursen edhe kohen per te shkruajtur!
Basha ne kontroll te PeDe-së?!
You’re kidding?!
Nje popull qe nuk guxon eshte i destinuar te vegjetoje dhe te kete zhvillim te vonuar. Vegjetimi qe na la 500 vjet mbrapa popujve te tjere duhet hedhur me guxim poshte Kemi kapacitete intelektuale per ta bere, kemi burime natyrore qe ta mbeshtesim ekonomikisht kete aksion, kemi edhe aleate qe na mbeshtesin. dhe rasti na u paraqit. I thame “JO” jo shkaterrimit te kimikateve por zgjimit, ndarjes nga apatia. Shihni vende te tjere qe guxojne Israelin, Svicren, vendet balltike Asgje sna mungon vec guximit. I takon qeverise te rinise edhe njehere negociatat te kerkoje me teper siguri tu jape me teper hapesire ambjentalisteve per ta kontrolluar dhe per te informuar popullin lidhur me kete proces. Edi mos ja humb rastin popullit tend per tu zgjuar Ashtu sic le qe te zgjohet ndjenja e protestes ashtu verju ne balle aksionit te rizgjimit dhe kete ti di ta besh mire. po te kujtoj fjalet qe ju thane Brutit Zgjohu, Godit, Rindreq!
Pirro, vesce nje problem te vogel ke: Nuk di akoma mbi rreziqet e armeve kimike te Sirise.
Nje pergjigje per nje komentues me larte. Se pari pyetjet e Tij jane “mistrece” te karakterit Berisha. Kur thote se Amerika ka mjafte toka te lira, kjo nuk qendron,pasi bisesmenet e ndertimit ne vendin tone do te “shkonin” menjehere.Ne idene perse Amerika nuk e bene ne vendin e vet,eshte njesoj si te pyeses perse drejtuesit e telefonit NOKIA lane Gjermanine e shkuan ne Rumani.Pra ne se ne Amerike duhen 10mil. ne Shqiperi vetem 1mil.Dhe,sa per ate qe thote se Amerika ende nuk ka shkateruar armet kimike te vetat,komentuesi duhet te kete te qarte se armet kimike ne Amerike nuk jane ne duart e diktatorit Asad.Dhe nje gje duhet te di personi me larte.Amerika ne ivestimin e saj do te garatonte kushtet teknike.Ne se do te kishte ndonje aksident,kjo eshte normale,ne te gjitha fushat e prodhimit ka aksidente.Amerika kerkoi ti jape pune vendit te vogel,por njeheresh ta bej partner te rendesishem,per ti hapur rruge,por kjo nuk i pelqente klanit Berisha,qe kerkon remuje per ti shpetuar ligjit dhe njeheresh te hakmeret ndaj Amerikes.
E ke gabim o daniel.
Kane shkuar shqiptaret per ndertime ne SHBA, si psh andis harasani.
Do kushtonte njesoj sa ne Amerike sepse do punonin amerikanet ne Shqiperi dhe donin vetem token shqiptare per te sjelle arme kimke. Prandaj t’i cojne me mire ne SHBA.
Ishte komplet gafa e juaj z.Arvizu për dy arsye kryesore, e para që ju akoma nuk e njohët se ç’farë e keqe është PD që ju e keni kaq për zemër.Dhe e dyta që ju nuk ditët të menaxhonit opinionin publik duke e lënë çdo gjë në terr.Si duket nuk keni dhe aq konsideratë për shqiptarët dhe i konsideroni si popull inferior e që manipulohet lehtë.
Po kur nuk arrin dot ti jesh ne krah AMERIKES ne ceshtje kaq te rendesishme dhe kuptimplote – SHKATERRIMI I ARMEVE KIMIKE TE ASADIT -c dreqin e do pranine ne NATO dhe aq me shume kerkojme( me vendosmerine me te madhe ) pranimin ne BE .Pse EUROPA sapo te behemi anetar te saj do na shtrojne tapetin e kuq ngaqe jemi (PIDHA TE BUKUR )? .Ne si popull e kemi hak nje kope me dele se deri aty mund te arrijme dhe jo ne BE -ra .
-Agonia e ketij vendi ka zgjatur edhe nga deshira juaj..mosrespektimi i vleres{popull} nga ju eshte ..domethenese.Kopromentimi per nje lemoshe i politikes shqiptare ne kurriz te jetes se atyre qe i dhane voten eshte nje mister qe u zbulua jo nga ju ,jo nga qeveria.
-N
-..nje fjal e urte thote;-Ate qe jep me doren e majte nuk duhet ta shohe e djathta.
Une besoj dhe vete SHBA mendon qe ka bere nje gabim qe i eshte drejtuar Shqiperis me nje vendim te till per cmontimin e armeve kimike.
Jo pse jam Shqiptar por Amerika e din shum mire qe mik me te mire me frym vllazrore si Shqiperia nuk gjen ne Europ.
Disa personalitete te SHBA duhet ta kuptojne qe nje vend mik dhe aleat si Shqiperia nuk duhej perdorur per asgjesimin e armeve.
Besoj dhe vete SHBA nuk deshiron nje mik i ngushte si Shqiperia ta humbas,…..as vete Shqiptaret nuk e duan qe te ndodhe nje gje e tille.
Shqiptaret gjithmon do jene e do mbeten mik i ngushte me fryme vllazrore ndaj aleatit tone SHBA
Me ne fund Z. Arvizu e kuptoi se ku eshte diferenca mes popullit shqiptar dhe politikaneve “burra shteti” te Shqiperise. Faleminderit Z. Ambasador Arvizu.Shtetet e Bashkuara te Amerikes 100 vjet i kane ndihmuar shqiptaret dhe ashtu sic theksoi Zonja Hilari Clinton gjate vizites ne vendin tone ne shekuj do ta jene afer atdheut te shqipeve. Faleminderit SHBA
ik mor se shtet me bajat se SHBA s’gjen n’bote pos majmuneve islamike atje te arabia
Ne shqipetaret jemi besnik, por jemi te pa bese!!!
morra lapsin dhe bera nje llogari te vogel,por nuk me dolen 100 vjet perkrahje amerikane,biles 14 pikat e Willson kane te bejne me riformatimin global,ku ne piken 11 flitet per Serbine(jo per Shqiperine)dhe Malin e Zi,qe te terhiqen nga territoret e pushtuara,por duke i njohur Serbise dalje ne det.Madje po shtremberohen fakte historike,a thua se patriotet shqiptare ishin te tere si Paloka dhe Basha,dhe jo kryengrites.Duke qene se trajtimi i lhl-ve siriane konsiderohet si bisnes,mendoj se ambasadori ka pak aftesi diplomati e kete gje e ka ngaterruar keq siç beri me deklaraten e burrit te shtetit,apo me kalimin ne reviste para policise,te nesermen e masakres se 21 janarit.Nuk mund ti thuash nje pjese te mire te ambientalisteve se meqe nuk pranuat pazarin e lendeve kimike jeni bukeshkale dhe harroni 100 vjet vellaçko amerikan,duke futur brenda edhe periudhen 40 vjeçare te enverit,ne te cilen gdhiheshim e ngryseshim duke share daje Samin.Megjithate,Udhe te mbare z.Arvizu,shpresoj te shkoni diplomat ne nje vend me kellqe,ku te mateni disa here per te thene nje fraze.
Ngado ta rrotullosh nuk del llogaria o @beso.E ke shkrujt kete koment,si profesionist i vertete.Nqs te mbushet mendja te hapesh gazeten tende nje dite,shenome dhe mua. S’di ke te te fus mik( se ashtu funksionojne gjerat akoma),po do ta gjej dike deri atehere;)
Pershendetje Wendy.
Boll me kete histori histerike. Arvizui ka hallin e vet. Ju ra kar…. ne dor thot ai, sditet me e lujt. Vini re; Te pakten te gjitha shtetet e forta te evropes Danimark, Norvegji, Belgjik, France nuk diten ta lujn kar .. e Aevziut, nuk diten ta lujn por Amerika nuk u qepet as me analiza, as me komente, as me artikuj e ku di une se çfare. Ambasadoret Amerikan ne keto shtete as jan dukur ne medja .. Pyeteni veten PSE. E para ne keto vende ky vendim eshte pare si me normali, e dyta ne keto vende nuk kemi qeveri kukulla qe i heq e i ve ambasadori amerikan (a nuk jan ven qeverit me urdher nga amerika, si ne Shqiperi si ne Kosove deri me tash),e treta kemi nje medja qe i jep me shume seç duhet vemendje nje çeshtjeje te tejkaluar, dhe qe si duket ka si qellim destabilizimin por jo informimin e shoqerise, dhe çfare eshte me kryesorja: FRIKA NGA NJE SHOQERI QE NUK PRANON ME KOMPROMISE ME FATET E TIJ, FRIKA NGA NJE SHOQERI RREBELE QE TASHME I JAN HAPUR SYTE ..PRANDAJ PO BEHET E PAMUNDURA PER TA ZBEHUR FRYMEN QE LA PAS LEVIZJA E STUDENTEVE TE NENTORIT.. E gjithe kjo histori thjesht po na ben te ditur se nuk jemi vetem nje shtet vasal i kujtdo qe te mundet, dhe per kete po ndihmon kush te mundet .. çdo qeveri, çdo kryeminister, çdo zyrtar, çdo gazetar .. POPULLI ESHTE VETEM NE BETEJEN E TIJ PER TE DREJTAT E TIJ
ore te bekuar;ketu nuk behet flale sa na do ne amerika e sa e duam ne ate. ketu behet fjale per mashtrimin e radhes qe ne u bejme partnereve. keshtu kane bere ne 13en pasi ju bashkuan forcave turke ne kundershtim me ate çka kishin vendosur fuqite. keshtu kane bere me serbin ne kohen e zogut , me rusine e me kinen e ku ta di tjeter. tani po luajne keq edhe me sh.b.a. dhe naton. e pra mos i kerkoni deshtimet tona si komb gjetke. jemi vete te pa qendrushem e si pasoje prandaj edhe jemi keshtu te ndare ne pese shtete. po thirrini mendjes se as amerika nuk ti sjell armet nese ti nuk i do ,e as ndokush tjeter nuk ti merr trojet nese ti nuk perben rrezik per stabilitetin e asaj dhe kesaj kohe. po te kesh berishe e topalle qe bejne politike doemos qe edhe pasoja do presesh. te vjen keq te shohesh qe ky popull bie kaq shpejt pre e dizinformimit total.
ne e duam ameriken ,me shume se c’mendon z.arvizu.ne nuk e harrojme historine 100 vjecare te ndihmes dhe perkrahjes.por se pari ate e duam per vlerat demokratike, qe ne mendojme se ajo misheron,per faktin se na ka mesuar se c’eshte demokracia ne periudhen e erret te komunizmit,kur ate e kemi pare si driten e te ardhmes, duke na mesuar si duhet te luftojme per te drejtat tona,dhe si duhet ti mbrojme ato.sidomos per kete jemi falenderues dhe mirenjohes.
Une do kisha nje propozim me te mire per qeverin Rama, nese do te zhvillosh vendin ktheji syte nga IZRAELI. Ashtu siç enveri e beri me shume vende si URSS, kina, ti duhet ta besh me kete shtet, te tjerat jane perralla!
Ky ambasador sa me pak te flase per kete teme,aq me mire ben,se do te gaboje me pak.Kur s’di me ligjëru, ke dy veshë me dëgju,thone te gjitha kombet e formuara prej disa dhjetra shekujsh.
Nuk eshte fisnikeri kur permend nderet.
Para 100 viteve Fuqite e medha i lane ne dispozicion shqiptarve mocale e male,te bindur qe ato do te vetasfiksoheshin.Por shqiptaret si nje komb i bekuar nga Zoti per te mbijetuar me veshtiresi,ja dolen te ekzistojne,formuan shtet,thane kenetat e mocalet,u 5-6 fishuhan ne numer,arriten te krijojne miqesi,por gjithnje duke patur parasysh se:Kur i madhi te perqafon nga dashuria,kij kujdes se edhe te mbyt.
E sot Shqiperia eshte kjo qe eshte,me vetem rreth 2500 dollare borxh per fryme.
Intuita e kombit shqiptar ishte qe mos te pranonte Karamelen Ruse te veshur me amballazh te DASH aktual.
Intuita e kombit shqiptar thote qe tjeter gje eshte SHBA,e tjeter gje DASH aktual.
Shpresoj qe ambasadori aktual,ti leje porosite e duhura ambasadorit te ardhshem qe te mos beje gabimet e tij,qe i besoj ambasadorit parardhes qe :po ti kerkosh dicka politikane shqiptar,ato te japin me shume sec i kerkon.
Falenderoj intervistemarresin per mundesine qe na dha,per te kuptuar se cfare mendon nje ambasador i DASH aktual,me origjine jo europiane.
Ti qenke edhe me i semur akoma. Cdo te thote me origjine jo europiane o tutkun. Ka ndonje plan ky te shfarosi Shqiperine? Ti as nuk e ke idene se kush komandon ne Amerike se sa e brishte eshte paqja ne bote se sa akoma me i brishte dhe fasade eshte ne ballkan ku pa Amerike parti si Krisi Avgjia do ishin shnderruar ne Hitlera te rinj e ne do ishim te paret qe do piqeshim. Amerika teknologjikisht sot eshte aq para sa truri yt prej lajthie nuk mund ta konceptoj dot. Perfitimet qe do kishte ishin maramendese. Duam Europe le ta provojme mos lemi lekun tone le ta shofesh se si ky komb do zbrazet sepse keshtu duan tekat imperialiste Gjermane qe kane mbi nje dekade qe vjellin vrer kunder SHBA.
Lamtumira e arixhiut te rruges se Elbasanit qenka e tera shantazhuese.
Kjo ndodh sepse ai nuk pranon dot,me arrogance te neveritshme,pergjegjesite e tija ekskluzive ,te pompimit te “burrit te shtetit” dhe “yllit ne ngjitje” dhe te neperkembjes dhe mohimit brutal te vullnetit te Popullit Shqiptar.
Ja, kjo eshte dashamiresia e arvizuse per ne,saqe na ndillka nje “Gerdec” te ri dhe na udhezoka qe per kete hata,in advance,duhet te pregatitemi qe tani per te permbysur qeverine.
Thefsh qafen o arixhiu i rruges se Elbasanit!Te paska djegur sumen marrja fund e epokes se republikes shqiptare te ambasadoreve!
Rob te trashe. Ju ka mbet ora mbrapa. Po cfare burri shteti mor aman, ai nuk e duron dot Berishen e me tu bere zgjedhjet ja futi po ce do qe muk na sjell nje gone me marinsa e ti shuj fare nje nga nje ata krimimelet e PD.
ME çuditin kuajt e trojes,shesin te ardhmen e foshjnave SHQIPTARE,me lloj,lloj argumentesh,ne bote dhe europe kane qene shume perandori, dhe AMERIKA NJE NGA KETO e fundit ne radhe,te tjerat i kuptoni vete,ka nje lindje dhe nje vdekje.