Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, në një intervistë për Mapon, thotë se me vdekjen e Sokol Olldashit, PD humbi jo vetëm një lider karizmatik, por edhe një alternativë të qartë brenda radhëve të saj.
“PD ka humbur një nga liderët e saj karizmatikë. Një nga njerëzit më të vendosur dhe më të motivuar për të përfaqësuar alternativën e partisë së vet. Një nga njerëzit më të vullnetshëm dhe më besnikë të programit të kësaj partie dhe mbi të gjitha ka humbur dhe një polemist të shkëlqyer në mbrojtje dhe në argumentim të alternativës së saj. Do të thosha gjithashtu që PD, e ndodhur tashmë në opozitë, kishte shumë nevojë për qenien e të ndjerit Olldashi në radhët e saj, sepse ai në njëfarë mënyre ishte njeriu i alternativës ndryshe, ishte njeriu që merrte përsipër me guxim iniciativa dhe veprime dhe që kishte dëshmuar që nuk ishte konformist. Pra çdo parti politike duket të ketë brenda radhëve të saj alternativa ose edhe një alternativë tjetër në raport me lidershipin aktual. Sokoli ishte nga një pikëpamje alternativa që qëndronte përballë Bashës jo thjesht se u bë një betejë politike që ai nuk arriti ta fitojë, por për nesër, për një të ardhme dhe partitë politike në sensin demokratik, pavarësisht nga ngjyrat duhet ta kenë të qartë një alternativë të tillë brenda radhëve të tyre. Tashmë PD mbetet pa një alternativë të qartë brenda radhëve të saj përkundrejt një lidershipi të ri që sapo ka filluar ta udhëheqë PD-në dhe që fati i saj nuk mund të dihet qartë, sepse është veç fillimi dhe që për mendimin tim, do të jetë shumë domethënës raporti që lidershipi i ri i kësaj partie do të mbajë me lidershipin e vjetër,” tha Milo./ep
Alternativa eshte, po nuk e shifni ju ish komunistat.
ARRESTIMI DHE DENIMI I SALI BERISHES. …
EDHE I JOTI, PO TA MBUSHESH KUPEN.
Rrjedhin informacione nga Prokuroria e Pergjithshme, Grida Duma, ka qene personi i dyte ne makinen e Olldashit. Ka qene ajo qe ka lajmeruar me telefon policine dhe eshte transportuar me ambulance rreth ores 11:07 minuta. Grida Duma, ka thyer tre brinje dhe ishte vete ajo qe ka kerkuar anonimitetin dhe fshirjen e lajmit per personin e dyte qe ndodhej ne te njejeten makine me te ndjerin Olldashi. Per momentin ndodhet ne spital dhe eshte jashte rrezikut per jeten.
Pervec informacionit te klasifikuar qe prokuroria e ruan me shume kujdes, lajmi konfirmohet dhe nga fakti se Grida Duma nuk eshte pare fare ne homazhet qe ju bene Olldashit dhe nuk ka qene aktive as ne facebook me ndonje deklerat kortezie per kolegun e saj
E kape situaten heee?
Ik o Milo ne shtepi e bej avull se te jane zene hundet, lene politiken.
Sokol Olldashi ishte ai, qe tha se ne 21 janar po te ishte minister i brendeshem do te vriste me shume se kater vete. Po habitem me keta horra politikane dhe me nje pjese te anetareve te forumit, qe nuk kane memorje fare. Olldashi dhiste gjak nga Sala, qe per ndonje aresye ose ndonje tjeter e kishte ne xhep Olldashin. Ndoshta edhe Olldashi ishte agjent i sigurmimit dhe Sala ja mbante dosjen per ta kercenuar. Kush e di? Keni mbi tre dite, qe kerkoni ta beni nje xhuxhmaxhuxh frikacak, genjeshtar dhe kriminel nje hero. Enough is enough ( mjaft eshte mjaft).
Po, ashtu eshte. Hipokrizi. Duhet qe te vdese tjetri pastaj te flitet mire per te ?
Na erdhi keq se humbi jeten kot,ishte i ri e la dy djemte jetim ,po sa per punet e partise mos u beni merak se nuk e kemi fare problem.
Duke filluar nga kandidati radhes i listes se demokrateve te qarkut Fier del ai qe e zevendeson dhe kudo nuk i ndjehet mungesa pervec se ne familje.
Ti Milo breri mire zurase se i bie mire
cthua, po sala ska nevoje per tjaterver se ehte vet dhe ka nje kukull..
POLITIKANET dhe mafja kane nevoje te komtrollojne territorin dhe njerzit , keshtu qe o bejne lufte , ose bejne ALEANZA
pas vdekjes te gjithe turren e bejne lavde sa cinike ,kjo nuk eshte njerezore lereni te prehet i qete,cdo qenie njerezore duhet respektuar njelloj ,sa te rinj kane bere aksidente kane humbur jeten e askush su kujtua nga politikanet te shkruante dicka apo te nxirrte konkluzione pse ndodhin e te vinte kujen ,te shkunte shtetin dembel e indiferent ,te gjithe para jetes kemi te njejten vlere pastaj secili kontribon ne shoqeri aq sa ka mundesi fizike ,mendore per politikanin kontributi me i mire do ishte te luftonte per permiresimin e jetes te cdo qytetari pa as me te voglin dalim ,i bardhe ,izi ,lekurekuq apo i verdhe ,banon ne fshat apo qytet ,ne mal apo fushe ,eshte nga veriu ,qendra o jugu banon ne vila pallat o kasolle,eshte i shkolluar o jo ,pavaresisht nga bindjet politike ,besimin fetar ,te gjith bashke ne harmoni ,miqesi ,dashuri mund te ndertojme nje shoqeri te drejte ,te paster ku solidariteti bashkepunimi kethehet ne virtut ,ku perplasja e ideve sjell prosperitet mireqenie per te gjithe ku politika kethehet ne art per ta zbukuruar shoqerine e jo per ta bere pis ,prandaj politikanet ti therrasin mendjes e te vleresojne cdo qytetar keshtu mund te rrisin besimin e popullit cdo vdekje na lendon ,cdo lindje na gezon ,,politikanet te shkruajne me pak e te punojne me shume
boll u morem me te kaluan 3 dite
Ne shqiptaret,gjate gjithe kohes shajme njeri tjetrin,kur dikush humb jeten,themi fjalet me te bukura !
Olldashi ishte mbrojtesi me i zjarrte i krimeve te Berishes !
Ne zgjedhjet,ne PD,fillimisht pranoi te aktroi,pastaj u be serioz,inatçi,brenda formatit te tij.
Olldashi eshte bashkautor dhe ideator,ne disa nga krimet e Berishes.
Vetem alternative nuk ka qene !
Berisha e ka ndertuar dhe vazhdon ta kontrolloj PD-ne,per interesat e tij politike dhe koruptive.Ai ka aftesine per ti “shtypur koken”cilit do qe tenton te marre nje drejtim tjeter,te ndryshem !
Milo ke marre persiper te besh detyren e “bojaxhiut”,por muret te duken furça- furça.
Jane shume te verteta te gjitha fjalet qe ka thene zoteria vertete Pd ka humbur nje lider te forte ,ishte nje njeri qe nuk kapej per nga intelektualiteti ,per guxim kurajo me te vertete qe jane te rralle zerat si Olldashi si ne PD dhe ne PS nuk po e vleresojme tani qe iku por ja u them me plote bindjen qe kishte bere per vete thuajse shume njerez e donin jo se e njihnin nga afer por se ishte luftarak ne dhenien e mendimit ishte inisjator pra i kishte te gjitha .Lusim vetem ta kete mare zoti dhe jo ndonje dore e keqe se na kane lene plot dyshime jo nje person po dy .Nuk po marim vesh .sot jepen sqarime dhe per persona te zakonshem per kete nuk po degjojme se ku ishte me ke u takua per here te fundit ,ku piu kafe e detaje te tjera qe prokuroria eshet e detyruar t’ja shpjegoj popullit.
gazetari nuk paguhet per ato qe shkruan ,
por per ATO qe nuk Shkruan , te dashur popull comentues,
prandaj respekt per gazetarine.
Po te doje le te dali ndonje brenda PDse te beje alternative ndryshe,se e shikon se cfar levdatash do te kete me mbrapa kur te kete shkuar per lesh ….
Per cfar “alternative” po na flet o Paskal !Ku ka alternativa ne PD e klonuar ku vec per pamje nuk ngjajn ! Kjo parti ,sa te jet gjall perbindshi qe e sundoi ,o per rastesi o per “rastesi” do mbetet po ajo qe kemi njohur ne kto 23 vjet! Kam pershtypjen se kte parti e drejtojn duar mjaft te gjata ku si ato fallxhoret ja kan caktuar te ardhmen e keshtu asgje nuk esht e rastit aty ! Ter personazhet aty jan te “infektuar” dhe cdo tentativ sherimi con ne kahje te kundert (vdekje)! Kjo parti ,e “plakur” nga degjenerimi ,amoraliteti,me “veset” me te ndyra qe plaku i saj e pagezoi kaq vjet ,nuk ka asnje figur te paster e te paperlyer ne eliten e saj ! Pra vet kjo parti ska asnje alternativ dhe do shkrir qe Shqiperia te shpetoj nga te papritura mjaft te rezikeshme ! Nese Edi Rama sot esht fituesi i madh dhe ariti majat me forcen e sovranit ,do dal i zhgenjyer po nuk e coi ne duart e drejtesis ate qe SHqiperin e katandisi ne kte dit me mekatet qe mbart ne kuriz ! Ska alternativ tjeter kjo maxhoranc nese nuk ja arin kesaj !Kjo dhe vetem kjo esht fitorja perfundimtare ndaj cdo kercenimi te mundshem per te ardhmen !Shum krime ,vjedhje,korupsion,prapasken e degjenerim fshihen brenda asaj partie e ne nuk duhet te hamendesojm por drejtesia te na e hap kte mjergul……Te gjith tani fjalet me te mira thon per Olldashin dhe haruan cfar “flisnin dje” Ja kurdisen ne menyren me te shemtuar zgjedhjet brena PD dhe ju desh te provoj ne kuriz ate dor te gjat helmi qe te filloj te “cfryj” pak a thua se ishte i pari qe e pesoi ! Prandaj Z Milo alternativat ne PD jan te shuara dhe te destinuara ……..qe te mos zgjatem me se ti e di me mir nga ne kte “fshat”
u gezuan morrat se e dinin çi priste me sokolin ne krye te pd
ngushellime familjes dhe te aferme te tij u preft ne paqe pa per politikan ishte shume mbrapa me kohen,punoj per vehten milo i di mire keto gjera por tha dhe ai nje fjal.
MILO
ME thuaj kush te paguan , dhe une gjeje POETIN qe ti po reciton
I rekomandoj Sales te heqi dore nga politika fare. Te hapi nje klinike kardiologjie bamiresie dhe te mos rrije atje ku eshte si tabele qitje per llumin e shoqerise njerezore. Sala eshte i Madh, aq i madh saqe i ben te tjeret te duken shume te vegjel. Ku duron shqipetari te duket i vogel!
Leri o Sale! Ne e dime shume mire perberjen demografike te qeverise enveriste per mese 50 vjet. Kte duan ato o vella. Ty Sale don gjithe kombin shqipetare, ndersa ato duan vetem “Bllokun”.Jam kurioz nga ishte vendlindja e bllokmeneve?
-Askujt nuk mendoi dhe foli per te “VERTETEN REALE”. -Edhe Z.Xhindi ishte deputet si Z.Olldashi …… njeri i nderuar, i respektuar.
-Ky homazh kombetar dhe dite Zie ishte nje “karshillek politik dhe fallcitet moral” … Turp i madhe.
Ish-Deputetja Ledi Shllaku:
“Tani që mbaruan homazhet, lotët e përshpirtjet mediatike, dua t’i them dy fjalë lidhur me shpalljen e beftë të Zisë Kombëtare n’atë ditë kur i ndjeri Olldashi u përcoll për në banesë të mbrame. Me gjithë respektin për të ndjerin, shpallja e kësaj Zie Kombëtare m’u duk më shumë si një Kompromis Provincash sesa një Akt Shtetëror. Dua t’ju sjell në kujtesë që Deputetin Fatmir Xhindi e vranë masakrueshëm tek derë e shtëpisë. Edhe ai deputet në 3 legjislatura, pra prej kaq do kohësh në politikë. Veç një minuti zi (të kërkuar prej nesh atbotë në Parlament), PD në pushtet asohere nuk u shty më tej. Afërmendsh Vrasja e një Deputeti është kob tejet më i rëndë kombëtar se Aksidentimi me pasojë humbje jete poashtu i një deputeti. Nuk do ngatërruar hierarkia e vlera, ndryshe jemi aty ku e nisa: Kompromis Provincash!”
Zoti Milo po na befasoni me keto simpatite e vecanta per te ndjeret,ma merr mendja se kur te ngordhin edhe ujku plak do te na beni te qajme si per Enver Hoxhen qe ne fund te fundit ishte nje lider i vertete me te mirat dhe te keqijat e veta.Dhe sa per PD-ne mos u bej shume merak se pervec dhunes,vjedhjes dhe genjeshtres nuk ka ber gje tjeter keto 23 vjet e do i gjendet ndonje rrumpale per ta drejtuar n.q.s. ekziston si parti pas 8 vjetesh.Ju lutemi shume si qytetare merruni me problemet e verteta te popullit qe po heq te zezen e ullirit per koren e bukes ne shekullin e 21-te,turp.Sa per te ndjerin te jesh i sigurte qe do ti munguje nenes se vet dhe femijeve.
Gabim i nxituar dhe Karshillek politik:
Dita e Zisë Kombëtare duhet të shpallet mbi kritere e jo mbi dëshirën e njërit apo tjetrit.
Në VKM-në nr. 229, dt 23.04.2004, që përcakton ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë, thuhet: “Zi kombëtare mbahet për:
1. Personalitete të larta shtetërore e publike kombëtare;
2. Personalitete të shquara të komunitetit ndërkombëtar me origjinë shqiptare;
3. Njerëz që sakrifikojnë jetën e tyre në krye të detyrës;
4. Fatkeqësi të rënda njerëzore që prekin thellë ndërgjegjen e kolektivitetit;
5. Për çdo rast tjetër me vendim të Këshillit të Ministrave.” Pika 5 e bën legjitime Zinë Kombëtare në nderim të deputetit Sokol Olldashi, por pikat 1-4 që përbëjnë kriteret, mbi të cilat shpallet një Zi Kombëtare, nuk e justifikojnë vendimin që u mor nga qeveria “Rama”.
Ik ore hipokrit,qe dukesh edhe ne fytyre se e tille eshte keqardhja tende.Aty e ke hallin ti,te dilte kunder partise se tij e jo se te vjen keq per te.Historjan koti,qe ke ngrene buke gjere sot duke i shderruar genjeshtrat dhe mburrjet e Enverit ne “histori”…
…miloooooo…nuk je gje tjeter vecse nje i peshtire…si s’te vjen turp se je dhe ne moshe…turp, maskara…fallco…qelepirxhi…dhe historian, gjoja…
Ik o Milo mos e prish,sepse PD nuk eshte parti por bashkesi hajnash e kriminelesh.Te behet dinzifektimi i lanes dhe i rrugve nga shkojne keta mikrobe vdekjeprures
PD asht kriju mbi urrejtjen ndaj njeri tjetrit si dhe ndaj urrejtjes ndaj opozitarve te majt si trashigimtar te monizmit.Ku per cudi PD udhehiqesh nga nji pinjoll monisti ekstrem i paekuilibruar duke kaluar perseri ne ekstremin djathtiste me baze urrejtej:Do ju ngrije buzqeshjen ne buze.Me kete baze motivi te injektuar ne gjak,drejtoi 23 vjet Partine.Pikrisht kjo te binde se nuk ekziston asnji alterrnativ udhheqje te kesaj partie drejte te se ardheme,pa prespektive,por vetem urrejte.Mundet qe i ndjeri Olldashi mundet te kete patur idena alternative per ti ndryshue bazen mbeshtetese te partis larg urrejtjes.Do ju ngrije buzeqeshjen ne buze.
Se fundi Olldashi ishte i ri ne moshen 41 vjec dhe ne prespektive sic ndjekim opinjonet e njerzve te ditur do bente qe PD te merrte rruge te drejt me alterrnative moderne pa urrejtje ndaj asnji partie te pluralizmit Shqiptare.Sepse te gjitha partite qellimin e kane te behet Shqiperia per shqiptaret.
Ngushllime,pushofte ne paqe trupi i tije.
Spiunin e vrau Milua !?
O Milo o asshead po cpate o mishngrenes?
Paskal Milo qenka me te vertete nje sharlatan.
E kujt i plasi se ngeli PD , pa alternativa. Pak “trima” nga rrallet e PD jane jarguar me pare me “alternativa”….Grupi i vitit 96…Braktisesit e vitit 97…Rebeli Hajdari…..Dhe te gjithe koke ulur duke u hequr zvare u kthyen tek i MADHI me bisht nen shale…….Nuk ka alternative ne PD, jane vetem skema loje per te dale nga balta. Lereni opoziten me vlerat e saj te mykura. VAPORI i PD po mbytet dhe ju po qani hallin perse nuk ka njeri ti mbylle vrimat.Lereni te mbytet kalbesira me gjithe ekuipazh. Hidhni ide te reja se si mund te shkohet perpara me kete mazhorance qe kemi. Ajt te fala te gjitheve.
Me tehoqi vemendje komenti i personit anonim ” Gamim i Nxituar ” Shpallja : Zi Kombetare ? Deshmor i Atdheut ? Varrime , C’varrime , Cvendosje Monumente Heronjesh apo vendosje Monumente e te tjere tituj e ceremoni shteterore duhet te jene te bazuara e argumentuara ne ligj e protokollin e shtetit , apsolutisht nuk duhet te jene te pa merituara , thjesht per fasade , hipokrizi politike , perse ? sepse keto veprime nuk kane per themel Moralin e shendoshe te shoqerise e qytetareve .
Po ja konkretisht Ky i ndjeri Olldash , nuk u aksidentuar duke kryer ndonje heroizem , se dyti ishte dhe ministeri pjese i atyre mashtrimeve te medha te 10.000 Km rruge pa kembe e pa koke , treçeregu te pa bitisura , pa sinjalistike e sandarte , shkak te cilat ishin edhe vdekjer e aksidentet me vdekje te qindra e mijera qytetareve , ku nje nder ta u be dhe vet Olldashi , Po ketij zoterie para 4- 5 ditesh ju drejtua gishti ne parlamentin shqiptar , konkretisht nga zoti Spartak Braho duke i thene : ” Se ti Olldash me shoke e bandes tende , keni ngrene shume Torta e tashti e keni radhen ti villni e te gjykoneni e kalbeni ne burg, pertere ato pune te zeza te bera, shto ketu dheheroizmin qe do bente ky , ne se do kish minizter i berndeshem me 21 janar e te tjera e te tjera . Po neser çfare do ti ngelet ne se ky gjykohet , konfiskohet ne mungese , ky ish ministeri i cili ka tenderuar miliarda Lek , rruge e ka bere pasuri prallore , duke qene njeriu kyc i Sahliut ? E tashti pa e pertypur e gjykuar , mua me duket tallje , fyerje ndaj qytetareve te ndershem e dinjitoze . Te cilet duhet ti thone politike bersave, ” Po , ishte i mire ai M … , po nuk pati dite te shikonte si do behet e vihet drejtesi ne kete vend