Ja çfarë u gjet në makinë/ Pyeten 7 dëshmitarë: Olldashi ishte vetëm

23 Nëntor 2013, 10:30Politika TEMA

Personat e parë që janë përballur me makinën e përmbysur te “Lapidari i Kërrabës” pas aksidentit të Sokol Olldashit, kanë qenë banorët e zonës si dhe dy punonjës policie të stacionit të Farkës, që ishin me detyrë te tuneli i rrugës Tiranë-Elbasan.

Të shtatë këta persona, si dëshmitarët kryesorë të aksidentit tragjik, janë marrë në pyetje nga prokurori i çështjes dhe kanë shpjeguar me detaje atë që kanë konstatuar në vendin e ngjarjes.

Të pyeturit kanë dëshmuar se në makinë ndodhej vetëm Olldashi. Madje ata janë shprehur të sigurt rreth këtij fakti, pasi sipas deklarimeve të tyre, kanë tentuar ta lëvizin makinën që ishte përmbys dhe kanë arritur të shihnin edhe brenda saj, shkruan Panorama.

Elementi kyç- thuajse më i rëndësishmi për zbardhjen e misterit të aksidentit tragjik- është celulari i tij, që ekspertët ia kanë gjetur në dorë. Por ai ende nuk është këqyrur nga grupi hetimor, pasi më e rëndësishmja është këqyrja e makinës.

Burime nga grupi hetimor kanë thënë se me aq sa është konstatuar nga këqyrja e makinës, rezulton që Olldashi e ka graduar makinën që të lëvizte me shpejtësi deri në 60 kilometra në orë përgjatë rrugës që ka përshkruar në tunel.

Por, pasi ka dalë nga tuneli, nuk i ka dhënë komandën që ta kthente drejtimin e mjetit në mënyrë mekanike dhe për shkak se rruga vazhdonte me kthesa, automjeti duket se nuk ka frenuar, e duket se Olldashi nuk e ka vënë këmbën në pedalin e frenave.

Për këtë arsye nuk janë gjetur gjurmë frenimi në asfalt.

Sipas ekspertëve, pasi ka dalë nga tuneli, makina ka përshkruar thuajse një kilometër rrugë, derisa ka mbërritur në një kthesë të fortë dhe në një rrugë të pjerrët.

Para kthesës nuk kishte tabelë lajmëruese për trajektoren majtas, pasi vazhdimisht vendosen dhe vidhen nga banorët e zonës.

Brenda bagazhit të makinës së deputetit Sokol Olldashi janë gjetur disa sende personale, të cilat tashmë i janë kthyer familjes së të ndjerit.

Sipas burimeve të policisë së Tiranës bëhet fjalë për dy kompjuterë laptop, 20 pako duhan , qindra filtra cigareje, dy libra për grupin muzikor “Bitëlls” si dhe një libër tjetër ekonomik.

56 komente në “Ja çfarë u gjet në makinë/ Pyeten 7 dëshmitarë: Olldashi ishte vetëm”

  1. dada says:

    Nuk ka frenuar apo nuk i kane punuar Frenat!!!!!

    1. skerd Cerrloi says:

      Benzat e vjeter prodhim i virtit 2013 i kane frenat me te vertet problematik, njelloj si fuoristrada e Kosta Trebickes, apo si motorcikleta e Alqi Kondos gati 70 vjet me pare qe ne mes te Tiranes u perplas me nje shtylle qe nuk ekzistonte fare.

      1. armand says:

        60km/h?
        Me kete shpejtesi duhet te ndihmoj dikush qe te humbasesh jeten se vetem s’ja del dot.
        Ekspertiza e mjekut ligjor ç’thote?

      2. Bardhi says:

        Te sakte keto fakte. A iu be autopsia te ndjerit? A kishte alkol apo help ne gjak? A kishte plage te tjera? Policia duhet te arrestoje sheferin e tij dhe Igli Caren sepse e mbanin ne fliste me cellular kur voziste makinen.

      3. tarasi says:

        Shto edhe tjetren…ke pare politikan te qarkulloje me shofere apo truproje?…gjithmone vetem qarkullojne pasi skane para te paguajne.

  2. DANIEL says:

    Duhet nje firme Gjermane te kostatoi ne se kane fuksionuar frenat,apo makina eshte goditur ne kthese nga nje tjeter auto,pasi mendoi se i ndjeri e njihte rrugen mire.

  3. ekspertet says:

    Nuk ka vene kemben ne frena thone keta ekspertet e medhenj.

    Po kush eshte ai qe nuk do e vinte kemben ne frena?! Hajde ekspertize hajde.

    Situata ngjan me ekspertizen per Kosta Trebicken.

  4. Djali says:

    O cenzura staliniste komuniste

  5. N Shabani says:

    Po si ka shkelur frenat se nuk ka qene me ne gjendje se dikush I ka dhene “dicka” per te pire dhe ate e ka zene pija dhe kjo ishte menyra me e mire per tu rrukullisur makina ne ate rrepire qe vetem humnere nuk mund te quhej.

  6. Symiza says:

    A u pa sistemi i drejtimit dhe frenimit? Elementë të parë kontrolli të një policie shkencore? Perse nuk ka deklarim mbi sistemin e frenimit,pasi ketu mund të ketë “udhkryqe” të tjerë…Jo per banalizime,qe po i ben policia shkencore e Rilindjes,por për dinamikë hetimi meqe kam miq italianë qe punojnë ne kete fushë dhe po skandalizohen me policine shkencore shqiptare qe ende nuk ka deklaruar “A” e aksidentit(nese vertet është,pasi e pamundur,99 perqind të vdesesh dhe…turpesisht deklaruar,e deformuar fytyra ne nje makinë të tillë me 60 km.shpejtesi dhe pa demtime coptim 70 perqind të mjetit…Por analiza shkencore mbi sistemin e drejtimit dhe atë të frenimit,japin detaje cka ndodhur…Le te shprehet policia shkencore pasi serish paqartesi qe mundesojnë hamendesime të reja!…

  7. xhaxhai says:

    Pse kaq per budallenj ne merni more te uruar si ore paska qene me 60km ne ore shpejtesia e makines kur paska bere aksidentin? beni si te beni e mbylleni ate muhabet,se faji ishte i viktimes qe duke e ditur shume mire se ne cgjendje i kane lene vete rruget,as nuk denjojne te respektojne rregullat me minimale per sigurimin e jetes se tyre.Akoma sju mbushet rradakja e kokes qe shpejtesia ka qene shume e madhe,mbasi ajo lloje makine eshte teper e sigurte ashtu sic dukej aksidenti dhe meqe ju thoni se shpejtesia ishte me 60km ne ore, pamvaresisht se viktima nuk kishte perdorur rripin e sigurimit.Ngushellime Familjes.

  8. Djali says:

    Njerz pa ndjenja njerz te lige po se di a ja vlen me i quajtur njerz disa ketu.

  9. Turp, per Arminda Qylafkun says:

    Turp, qe ke qene ti aty brenda e mori vesh gjithe bota.
    Por ju te PeDese qe benit si moralista kur vdiq Tan Hoxha me nje femer me makine, nuk vonuat the villnit vrer edhe pse mort. Madje I shkuat ne shtepi asaj te shkretes qe as nuk e njihnit. Saliu si derr I kenaqur shante me buzeqeshje ne mimike e ne shpirt. Moralin mbajeni per vete, ai eshte I Juaji, sidomos sot ne vitin 2013.
    Zoti vonon por nuk harron, tani rrini si dhjere e fshihni deshmitaret e nje aksidenti/krimi (kush e di, akoma nuk te kane rrasur brenda ty e ata qe te ndihmuan) dhe prisni qe Rama t’ju shaje apo te gezoje. Ai ju vjen per ngushellime dhe ju kurre nuk mund ta beni dallimit ndermjet njeriut dhe kafshes, sepse beni pjese ne kope.

    Mero vella, po humb pike, mos fol per shokun, por mos bej propagande te kundert. Ti e ke dhe biznes kete gazete.

    1. franceska says:

      nuk kam ca shtoj me shume

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Te gjitha daljet ne kthesat e forta,perfundojne tangent,vetura me 60 km ne ore,do vazhdonte te fluturonte tangent,duke u perplasur me objektet,ne pjesen e perparme te saj.
    Vetura ka bere tumba(rrukullisje)!
    Ne humnere te kishte rene, do fluturonte,por kur nuk do rutullohej anash.Ne ate lartesi dhe pjersesi,dalja tangen nuk mund te krijoj rrutullime te vetures,do kishte perplasje me objektet(pemet).
    Prova mund te behet perseri,jam i bindur ,makina nuk do bej tumba,nuk ja lejon tereni.

  11. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Bashkekombas kam lexuar e cnuk kam lexuar ne gazeta keto dite po qe ka bere me shume buj ka qene vdekja e nji rrogetari qe e kemi paguar me taksat tona
    Bashkekombas nuk dua te hyj ne qynah por po mos te jet vdekja e ketij nji aksident I pergatitur dhe ne kemi te bejme me gabime njerezore sepse rrogetari yne me 2 makina 1Q7 dhe tjetren qe beri aksidentin 1 mercedez pa rrip sigurimi e shpejtesi pertej normave ndoshta dhe i dehur por kjo nuk do dali asnjihere tani na del hero dhe dinjiteti kombetare (FAMURI) ne gjysem shtize sepse paska rene per memedhene dhe jo nga papjekuria
    Bashkekombas medja zanore dhe vizive nderroni kurs se nuk behet VATAVI me ekisha une shoke apo eshte miku I atij .Rrogetari yne e perseris ne qofte se nuk ka qene aksident I pergatitur ka shkelur ne menyre flagrante ligjet e SHTETIT SHQIPTARE ketij shteti qe ne te gjithe bashke deshirojme te behet por me sa shoh me 23qershore duhej te votohej per 3 pushtete e jo per 1 I cili ishte nderrimi I qeverrise
    Bashkekombas lajm i hidhur ishte vdekja e asaj vajze past drite 16 vjecare qe kthehej nga puna dhe atij qytetarit 60 vjec paste drite ne Shkoder qe e shtypi kamjoni keto jane per te ardhur keq por jo per nji person qe thyen rregullat e qarkullimit rrugore prandaj Z Baze mos u bej dhe ti sic e klasifikove ne nji shkrim tuajin llapaqene te shkruash fjale te mira sepse e kishe shoke se ne e njihnim kush ishte prandaj po nuk I thame te bardhes te bardhe e te zezes te zeze VATANI nuk behet
    ZOTI NA BEKOFTE

    1. Denisa says:

      Amin, Zoti te bekofte per keto fjale ari

    2. agimi says:

      Shume e vertet…po e qajne thuase ka qene hero nacionalpershendetje nga Kosovd, une per vete e kam pa shume here ne debate.mind te them se ka qene nje njeri shume pa edukat dhe injorant.

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Kur vetura,ka xhamin ne pjesen e perparme te goditur,por ajo ka bere rrutullime anesore,nuk ka mundesi teorike te ndodhe,do kishim perplasje nga mos vendosja e ripit te sigurimit,ne xhamet anesore.
    Po ta marrim goditjen ne pjesen e perparme te xhamit,ne anen e drejtuesit te mjetit,te pranushme.
    Pse nuk kemi hapjen e mjetit aerodimamik,per mbrojtjen e kokes se drejtuesit te mjetit.
    Ka difekt ?
    Te perplaset koka ne xhamin e perparme,do te thote se vetura eshte perplasur me pjesen e perparme te saj,por ajo eshte e pa cenuar,nuk jane thyer as dritat.
    Si eshte demtuar xhami i vetures ne pjesen e perparme,ne anen e drejtuesit te mjetit?
    Sigurisht,do kishim goditje ne pjesen frontale te kokes,demtim te saj!

    1. Dori says:

      shume i sakte kendveshtrimi tjeter. ketu fshihet dicka me e madhe se cmendojme ne. keta sa me shume flasin aq me te dyshimte behen…

      1. trojani says:

        Rasti olldashit ngjan si dy pika uji me rastin e azem hajdarit , po te shikosh me kujdes eshte i njejti hark kohor dhe po thuajse situat e njejte politike ne PD. zgjedhje te humbura me rezultat te thelle,(faturuar kjo e gjitha gadafit) dy te rinje qe kerkojne te shkeputen dhe te dalin hapur kunder plakut mere dhe praktikave te tij ne drjetimin e PD-se,te dy te eleminuar,ne vrasje jo shume te qarta me shume dyshime dhe pikepyetje……
        Ne raste te caktuara nuk eshte e nevojshme te vrasesh shumicen,mjafton te eleminosh frymezusin apo liderin qe I bene te mendojne ndryshe,dhe misioni eshte I perfunduar.
        Te kuptohemi,ngjajshmeri persa i perket situatave dhe jo formimit te viktimave,njeri qe bosh kurse olldashi shume me I pregatitur.

  13. Edmond says:

    Ky eshte nje rast qe tregon mosfunksionimin e shtetit fasade te rames. Eshte rasti i pare qe militantet e rilindjes e pranojne kete fakt dhe e mbeshtesin fuqishem. Ata thone papushim qe basha nuk ishte vetem dhe eshte vrare ndersa shteti i rilindjes thote te kunderten, qe ishte vetem dhe ishte aksident i paqellimshem. O rilindas mjaft se po ja fusni vetes keshtu. Apo ku kane tru militantet, kot flas dhe une.

    1. Turpi says:

      Kjo tregon qe PS nuk ka militante, por njerez me mend ne koke. Ata te ngrejne kur e meriton dhe te zhysin po gabove.
      Ky veprim do ishte mbarepopullor ne nje vend demokratik ( te qyteteruar, pa shpellare e kokeboshe), por per fat te mire mgjse akoma pakice po rritet dita-dites.
      Ja fusim vetes, vetes nese heshtim…

      1. Edmond says:

        kerko ne fjalorin shqip shqip per fjalen militant dhe do me japesh te drejte

  14. United Kingdom says:

    Hajde grup hetimor hajde! “me e rendesishnje eshte keqyrja e makines thone”

    O hetimoret e Shqiperis (qe u ngext buka ne fyt ishalla)

    1- A u be autopsia e trupit te Sokol Olldashit!?

    2- Ku ose me ke ishte ky Olldashi ne Elbasan dhe pse (ku hengi/piu dhe sa!?

    3- Ne cfare ore e la Elbasanin?

    4- Pse shoferi (kur mberriti ne vendngjare) nuk u mundua te thyente xhamat ti jepte ndihmen e shpejt?

    Ka shume e shume informata qe mund te merren per kete!

    Dhe:- makinen mund ta inspektojn vetem specialistet Gjerman se ju as qe nuk ja keni iden se cfare funksionesh ka ai “BENZ” (ne shqiptaret vetem i dim emrin benzit)

  15. baca pecjoti says:

    Nga sa e pash makinen e ngarkuar mbi nje transportus u vrejt se makina nuk ishte stupeur per te vrar.njeri.
    Mendoj fatal ka qen rrypi i sgurimit qe s`ishte vendeur.

  16. hade grup hetimor hjade says:

    Medemek, sapo ka dale nga tuneli nuk e ka caktivizuar drejtimin automatik dhe makina ka dale nga kthesa?!!!!! Hajde grup hetimor hajde. Po nga dalja e tunelit deri tek vendi i aksidentit jane edhe nja 6 a 7 kthesa; keto si i paska njohur makina dhe kthesen te kafja e Kiut nuk e paska njohur???

  17. Arber says:

    Vend rumball kemi qen e vend rumball do mbetemi .nuk ka shpres per kete vend me keta politikan qe 23 vjet mbrojn njeri tjetrin nga e majta ne te djadht e nga e djadhta ne te majt .kot shpresojm kotttee.

  18. ilir says:

    Ekspertiza duhet te jete serioze. Nese makina ka qene me 60 kilometer ne ore, nuk del nga ajo kthese ajo makine aq e mire dhe e rende. Une hyj me 70 ne kthese 90 grade me benz 190 dhe nuk dal, mos ja futni kot tani se na bete fare budallenj.

    1. Linux says:

      Ke per te dale edhe ti ndonje dite por ule shpejtesine ore Ilir.
      Rasti I Z Olldashi eshte puro aksident.
      Lere I theorize konspirative.
      Edhe me 30 km ne ore del nga rruga kur mendja eshte e turbullt lere pastaj kushtet e motit gje daj e rruges sinjalistika .

      Lereni konspiracite.

  19. Tastjera... says:

    Kush na sqaron cfarë është kjo Aminda Qyflaku pasi nuk kemi asnje ide njohje ngaqe jetojme e punojme me medjat europane!… Nese ka qënë a jo,është tjeter këndveshtrim sepse e drejtë e saj të jetë edhe me njeriun e gabuar e kohen e papershtatshme! Aksidenti dhe humbja e jetes e Olldashit tepër enigmatike dhe duhet ekspertiza shkencore ta konkludojë!…Skandaloz shtypi shqiptar qe ka ndryshuar disa herë faktet duke ulur imazhin e vet tek lexuesit,shikuesit…Tepër inkompetente veprimet e policisë se Rilindjes se palindur ende (në vendngjarje ndalohen civilet,por kurre gazetaret qe kane shenjat dalluse,të cilat policia i kontrollon nëse do nepermjet pasaportes qe dhe ajo ne rast dyshimi verefikohet…Askush nuk ka të drejtë ligjore të ndaloj shtypin që është perfaqesues autentik i qytetarit dhe vetem ne raste të percaktuara me ligj shtypi ndalohet) E verteta duhet të zbardhet dhe parlamentit i lind detyra per hetim parlamentar mbi shkaqet,pa dubluar parlamenti shtetin!…Me cudit mosdalldia e Berishës si nuk akuzon hoxhistet,Ramen qe mund të kete orjentuar krimin nga Anglia,apo Mafjen shtetrore,kur ka ulerirë për ngjarje të rendomta ku veshi i djalit të Cekes,kulmon edhe pse ai nuk vdiq!…Mero je teper gabim në mbrojtje të mikut!…

  20. DAJA says:

    KEQYRJA VENIT THOTE KJO GAZETARJA LEXONI ME VEMENDJE O NJEREZ SA POSHT KA REN GJUHA SHQIPE DHE JU HUMBISNI KOHEN KOT AJO AKOMA SDI TE SHKRUAJ SHQIPEN LETRARE NUK DI DHE JO ME TE JAPI LAJME E TE BOJ PUNE SI GAZETARE PROFESIONISTE C PRISNI ME SHUME DHE JU HUMBISNI KOHEN KOT ME KETA GAZETAR C THA AI GAZETAR C THA KJO GAZETARE QE E QELBEN FARE CA THOT NJERI S THOT TJETRI KEQYRJA E VENDIT THOTE C FJAL ESHTE KJO KQYRJA KA NAI ME MA SHPJEGU SE JOM PAK INJORANT LEJANI NE DORE PROKURORIS DHE KAQ PO TE DUAN E NXJERRIN TE VERTETEN NE TE QINDEN E SEKONDES
    TI FUSIM ME MIRE I BIRRE E CA QOFTE SE KETA E KAN TEREZI VET I SHAJNE VET I BOJN HERONJ VEND CUDIRASH MAFJE KUDO

  21. bentirona says:

    Analize e nje eksperti alla kosta trebicka.Mos valle Z,OLLDASHI e kishte zene gjumi,apo nuk kishte patente,apo e vrisnin corapet””””pyesni plakushin SALI nese e ka harruar zanatin e vjeter.Megjithate nje pyetje behet me te drejte,PERSE VARRIMI U BE NE NJE KOHE URRGJENT^^^^^^^^dhe pa nje autopsi serioze^^^^^^^^APO PLAKUSHI SALI VETEM KUR I FUT NE VARR ATEHERE SIGUROHET PER VDEKJEN QE AI MBJELL.U BENE 3 DITE QE SALUSHI NUK DEL PARA KAMERAVE.

  22. Glauk says:

    Mire Sokoli i dashur qe na iku po sna lene rehat as minjte.

    Njerez te keqinj ka ne kete bote, duan me zor te hedhin balte mbi nje njeri qe s eshte me. Juve qe leshoni lloj lloj komentesh fyese (te cilat cdo webpage normale duhet ti fshinte), ju pafte Zoti deri te kalamajte tuaj. Vetem ai i di e i ka pare te gjitha, ai ju turperofte se Kolit dhe familjes se tij dhe gjithe demokrateve qe e duan aq shume sja ulni dot koken.

    1. ai Burri says:

      Normal qe zotit do ja lejme kur nuk ka shtet.
      Prandaj ka dhe gjakmarrje ketu, se dhe zoti vonon ndonjehere e ne njihemi si te padurueshem.
      Morali mbaron tek dera e shtepise, shteti te rilinde.
      Ata qe duan te dine te verteten (qe e dine te gjithe) nuk jane minj por njerez te ndershem.

    2. landi says:

      Gjith komunista…

  23. Xhimi says:

    Po ktu ne shqipri ka shum thash e theme po mjere ai qe iku se ase te ndjerin nuke e lene rehat po ska nanje cudi qe te dali makina na rruga se une kame dale me 30 km ne ore se ktu ska rruge me parametra

  24. Idriz Gjembi says:

    Frenat ?!

  25. ramy krrici says:

    Tamam si kosta trebicka.
    Per mendimin tim ai eshte goditur ne koke.
    Pastaj eshte vendosur ne sediljen e shoferit. Vendosur kemben ne gaz.
    I vdekur ai si do frenonte?
    Vrasje profesioniste si e kostes dhe te atij policit qe u dogj ne currila?
    Eshte nje mundesi.
    Nese ishte me dashnore api jo me duket diskutim kalamajsh. Ishte puna e tij.

  26. Damir fazllic, Sali Rama ,Lulja e Bashajve says:

    Me te vertete keta experte na turperuan, me mire mos te flasin asnje fjale sesa na njollosen , makina ka ndaluar plotesisht ke kthesa e drejtuar nga mafja , Sokoli kishte dhene shpirt diku tjeter, nga kthesa deri ne ndalimin e fundit makina vetem ka rreshqitur vetem per inertesi te terrenit, pse nuk hetojne nga koka, shikoni perseri kane per te kerkuar zhvarrosjen e viktimes per ta copetuar dhe vdekur per se dyty, shikoni sa shpejt u nxituan ta varrosnin, PDja e Fazllicit pse nuk shtyu varrimin deri ne perfundim te hollesishem te expertizes nga specialista te huj jo nga nallban shqipetar , komentuesit e shpjegoje me mire kete ngjarje te frikshme , Sokoli i mori te gjitha me vete , shpirti i pushofte ne pace

  27. miri says:

    sistemi abs nuk le shenja frenimi, nuk eshte benz 240 i viteve 80

    1. Damir fazllic, Sali Rama ,Lulja e Bashajve says:

      ABS do te thote Argita Basha Saliu, vetem keto frena duhet te shikohen

  28. BBB says:

    Keta deshmi-leshet i ka perzgjedh shoku Sali?? Se te thuash ishte me celuluar ne dore eshte per ti vene hekurat te 7 ve njeherazi..Plus qe ne erresire si kane qene ne gjende te dallojne se kush ih ne makine…??? Plus…maikna ihste eikfur apo e ndezur…?

  29. Krimineli ........................................................................................................... says:

    -Askush nuk ka gjetur deri me sot vrasjet gjurme te zhdukura te pregatitura nga Krimineli Shpellar Verior Sali Bisha:
    -Azem Hajdari
    -Kosta Trebicka
    -Artan Hoxha,
    -Deputeti Xhindi
    -Deputeti Olldashi …. e shume shume te tjere.

    -Sali Bisha pergjegjesi per 6500-7000 vrasjet masive me armet e 97-tes.
    Z.Rama, urgjentish duhet te c’montosh dhe shkaterrosh Drejtesine 80% me Veriore, qe kane fshehur apo mbrojtur krimet e Sali Bishes dhe PD-se bashke.

  30. robert says:

    InshAllah te tjeret politikane kane po te njejtin perfundim sa me shpejt

  31. Bravo ................................................................................................................. says:

    Ish-Deputetja Ledi Shllaku:
    “Tani që mbaruan homazhet, lotët e përshpirtjet mediatike, dua t’i them dy fjalë lidhur me shpalljen e beftë të Zisë Kombëtare n’atë ditë kur i ndjeri Olldashi u përcoll për në banesë të mbrame. Me gjithë respektin për të ndjerin, shpallja e kësaj Zie Kombëtare m’u duk më shumë si një Kompromis Provincash sesa një Akt Shtetëror. Dua t’ju sjell në kujtesë që Deputetin Fatmir Xhindi e vranë masakrueshëm tek derë e shtëpisë. Edhe ai deputet në 3 legjislatura, pra prej kaq do kohësh në politikë. Veç një minuti zi (të kërkuar prej nesh atbotë në Parlament), PD në pushtet asohere nuk u shty më tej. Afërmendsh Vrasja e një Deputeti është kob tejet më i rëndë kombëtar se Aksidentimi me pasojë humbje jete poashtu i një deputeti. Nuk do ngatërruar hierarkia e vlera, ndryshe jemi aty ku e nisa: Kompromis Provincash!”

  32. Stef Staku says:

    ANALIZE : Une nuk e di se si mund t vdesi nje 41 vjeòar ne nje aksident automobilistik me Benz Mercdes kur makina ka pesu vetem disa gervishje e te gjithe xhamat i ka ne rregull. Ne krahun e shoferit jane vetem te plasaritur ndersa xhami kryesor perpara dhe ai mbrapa jene normal.
    Keto nuk po dina as si me rrejte ( genjy).

  33. Karshillek Politik .............................................................................................. says:

    Gabim i nxituar dhe Karshillek politik:
    Dita e Zisë Kombëtare duhet të shpallet mbi kritere e jo mbi dëshirën e njërit apo tjetrit.

    Në VKM-në nr. 229, dt 23.04.2004, që përcakton ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë, thuhet: “Zi kombëtare mbahet për:
    1. Personalitete të larta shtetërore e publike kombëtare;
    2. Personalitete të shquara të komunitetit ndërkombëtar me origjinë shqiptare;
    3. Njerëz që sakrifikojnë jetën e tyre në krye të detyrës;
    4. Fatkeqësi të rënda njerëzore që prekin thellë ndërgjegjen e kolektivitetit;
    5. Për çdo rast tjetër me vendim të Këshillit të Ministrave.” Pika 5 e bën legjitime Zinë Kombëtare në nderim të deputetit Sokol Olldashi, por pikat 1-4 që përbëjnë kriteret, mbi të cilat shpallet një Zi Kombëtare, nuk e justifikojnë vendimin që u mor nga qeveria “Rama”.

  34. bentirona says:

    Ju lutem ma kujtoni nese u mbajt dite zie per 26 viktimat e GERDECIT,dhe per traumat psiqike qe njerezit e familjeve kaluan prapa”””””””””””””””””””’mos valle jeta e olldashit vlente me shume se jeta e ketyre te keto te mjereve qe shfrytezoheshin nga zeni i berishes…..

  35. Mafishe says:

    Hall i madh te thuhet qe, nje politikan i njohure kandidat per kryetar partie kryesore, disa here deputet e minister aq me teper minister i transporit, megjithese me makine ultra “me rroge sigurish” humbet jeten sepse nuk zbaton regullat. !!!

    Pervec faktit qe na vjen keq si jete njerezore e prind nuk ke c’te thuash.

    Eksperiza, skandaloze.

  36. injorant perpara dijes says:

    nje gje nuk arrije te kuptoje kaq kohe duke lexuar te gjtha komentet per kete ngjarje, si ka mundesi qe kjo Shqiperi me 3 milion banor por qe njekohesisht jane dhe 3 milion ekspert,gazetare,shkencetare,politikane te kete kete tranzicion kaq te gjate si ka mundesi qe Shqiperia e dijetareve te medhenj e filozofeve te ndritur te pranoje te qeverriset nga politikane qe nuk kane nivelin e pershtashem prej 20 e kusur vitesh???? perse bota mbare lodhet kot duke ngritur shkolla apo universitete kur mund te vije ne Shqiperi te shkollohet sepse ketu dija eshte me teprice, sepse ajo ka zbritur nge qielli drejt e tek shqipetaret, sa budallenj qe jan keta te huaj harxhojne parat kot. Qe te keni mendimet dhe opinionet tuaja dhe ti shprehni eshte normale se perndryshe do te ishim nje shoqeri kavjesh,por mos jepni vlersime per gjera sikur ju keni pronesine e te vertetes.
    Kur nuk ka media ankoheni perse nuk ka, kur ka ankoheni se nuk eshte profesionale.Kur nuk ka ekpertize ankoheni perse nuk ka,kur ka nuk e pranoni sepse bie ndesh me logjiken tuaj,pa na thoni c’fare doni,qe sejcili te kete nganje polici,nganje gazete,nganje qeverri te tijen?
    Vetem shoqerit primitive funksionojne si shoqeria shqipetare.
    Shkoni e punoni dhe ushqeni familjet tuaja se edhe po qe se keto qe thuhen e shkruhen per kete ngjarje nga shtypi nuk jane te verteta ju prape nuk do jeni me te pasur apo do jeni me mire sepse do jeni ata qe jeni
    O popull llafezan lerini te tjert te bejne punen e tyre dhe mos u merrni me thashetheme

  37. njady pyetje says:

    Ja edhe njady pyetje per ata qe duan te verteten:
    1. Perse shkoi Olldashi ne Elbasan ?
    2. Me ke shkoi ne Elbasan, ke takoi dhe kush e ka pare per here te fundit ?
    3. A ka kamera ne te dy hyrjet e tynelit ?
    4. A mund te demtohet kaq shume koka dhe aspak trupi?
    5. Si shpjegohet qe menjehere ne vendngjarje mberriten miqte e tij?
    6. Si shpjegohet qe varrimi u be pa kaluar 24 ore ?
    7. A ishte vertete pa rrypin e sigurise apo ???
    8. etj etj

  38. kel ukaj says:

    Eshte per te qeshur me keta ekspertet. “Ekspertet e dhjere” nuk japin asgje. Ketu ne Europe, sapo te hysh ne “Autoshkolle” mesohet se: Cfare kerkon policia drejtuesit te mjetit. Nxenesi pergjigjet: 1.Patenten, 2.Ndryshimi i rezidences.3.Revizionin e makines 4. pronarin e makines 5.Sigurimin e makines. 6.te kontrollon per alkol e droge.
    Ekspertet, se jane eksperte japin jo vetem informacionet e mesiperme se Zoteria ka pase patente? ka bere shkolle? ka dhene provim? Zoteria e dinte se ligjet e ndalojne te flasish ne telefon?Jep te dhena mbi ngjarjen e shkaqet teknike, psikofizike, rrugore e natyrore te aksidentit. Hetimet thellohen me pas por informacione te pergjithshem jepet ne momentin e ngjarjes.

  39. agron says:

    te respektuar zoterijn komentues pa pretenduar qe une di dicka me shume se ju dua te them vetem dicka shume thelbesore mbi ngjarjen se ne c’menyre po zhvillohen hetimet ku ne shqiperi por nje qeshtja apo per dicka tjeter te gjithe hiqen kopetent por asnje nuk eshte i afte sepse asnje istitucion shqipetare nuk ka specialistet porkates sepse agronomi ben hetuesin dhe i pa shkolluari ben mesuesin etj. etj. etj.

  40. ela says:

    Duke u meshuar shume faktit qe ishte vetem,le shteg per te menduar se mudn te kete qene edhe nje tjeter qe eshte zhdukur per arsye te ndryshme……….Nese ka qene vetem ka qene vetem..

  41. Coli says:

    Mjafton qe “ekspertet” te vendosin me saktesi oren e vdekjes dhe misteri zgjidhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje