Ndërsa opozita e kritikon mazhorancën e re se nuk ka premtuar se do të rrisë pagat dhe pensionet, një vendim i marrë të mërkurën në mbrëmje nga qeveria e re rrit pagat për mjekët e infermierët në masën 4 përqind.
“Vendim për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.555, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve me arsim të lartë në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalin Ushtarak Qendror Universitar, në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, të punonjësve të infermieristikës në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për trajtimin e mjekëve në strukturat e Forcave të Armatosura.
Vendimi parashikon rritjen e pagave për personelin mjekësor, mesatarisht me rreth 4%, konkretisht për 2800 mjekë dhe infermierë të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalit Ushtarak të Forcës Tokësore,” thuhet në njoftim.
Ndërkohë qeveria vendosi që të pezullojë dhënien me qira të tokave bujqësore.
“Pezullimi i zbatimit të këtij udhëzimi vlerësohet si masë e përkohshme deri në realizimin e ndryshimeve ligjore në zbatim të politikave dhe programit të Këshillit të Ministrave për një organizim më të mirë të dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara, në mënyrë që procedura për dhënien me qira të këtyre tokave të kontrollohet më mirë,” thuhet në njoftimin e qeverisë.
VENDIME TE TJERA
PROJEKTLIGJE:
1. Për ratifikimin e konventës C167 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për sigurinë dhe shëndetin në ndërtim”, 1988.
Ratifikimi i kësaj konvente është detyrim i shtetit shqiptar në kuadër të plotësimit të standardeve të kërkuara gjatë procesit të stabilizim – asociimit, në lidhje me sigurimin e kushteve më të mira të punës për punëmarrësit në përputhje me standardet e vendeve të KE-së, ku vendi ynë synon të aderojë.
2. Për ratifikimin e konventës C187 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për kuadrin promocional të sigurisë dhe të shëndetit në punë”, 2006.
Projektligji ka për qëllim ratifikimin e konventës C187 të ILO-s, për sigurimin e kushteve më të mira të punës për punëmarrësit, në përputhje me standardet e vendeve të Komunitetit Evropian.
VENDIME:
1. Për miratimin e marrëveshjes së grantit nr.TF 014761, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), që veprojnë si administratore të fondeve grant të siguruara nga disa donatorë, për përgatitjen e projektit të bazuar në rezultate për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore.
Miratimi përfundimtar i marrëveshjes së grantit, prej 700 000 $ (USD), synon përgatitjen e projektit të sigurisë dhe mirëmbajtjes rrugore, si dhe rritjen e kapacitetit të Autoritetit Shqiptar të Rrugëve në menaxhimin e aseteve rrugore dhe sigurisë rrugore.
2. Për lejimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për kryerjen e procedurës së prokurimit, me objekt “Blerja e sistemit të shfrytëzimit, paketa office dhe software, për menaxhimin e laboratorëve të informatikës në shkolla” dhe të botimit të çdo lloj njoftimi prokurimi për këtë shërbim.
Vendimi ka për qëllim lejimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të kryejë procedurën e prokurimit të shërbimit për menaxhimin e laboratorëve të informatikës në shkolla, i cili, deri më 31 tetor 2013, është kryer me fonde të akorduara nga Banka Botërore.
3. Për lejimin e Shtëpisë Botuese të Teksteve Mësimore për kryerjen e procedurës së prokurimit, me objekt “Për shtypjen e teksteve mësimore” dhe botimit të çdo lloj njoftimi prokurimi për këtë shërbim.
Vendimi ka për qëllim lejimin e zhvillimit të procedurës së prokurimit, “Për shtypjen e teksteve mësimore”, për shkak të domosdoshmërisë së botimit të teksteve të arsimit profesional.
4. Për rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2013, miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë.
Vendimi synon rishpërndarjen e fondeve ndërmjet disa programeve brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, për të realizuar disa investime të rëndësishme dhe të domosdoshme, si: blerje a riparime të aparaturave të rëndësishme spitalore (llambë për skanerin e spitalit të Korçës, ndërtim bunkeri për instalim akseleratori në QSUT etj.).
5. Për lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për disa institucione të varësisë, me fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2013 për këtë ministri.
Vendimi ka për qëllim lejimin e kryerjes së procedurës së prokurimit për blerjen e lëndëve djegëse, me qëllim sigurimin e ngrohjes për disa institucione spitalore, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
6. Për pjesëmarrjen në stërvitjen shumëkombëshe të një kompanie këmbësorie të Komandës së Forcës Tokësore dhe të një toge të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Qendrën e Bashkuar Ndërkombëtare të Gatishmërisë (JMRC)), në Hohenfels, Gjermani.
Vendimi ka si qëllim lejimin e një kompanie dhe të një toge të Forcave tona të Armatosura, që të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake që do të zhvillohet në Gjermani. Prezenca e njësive tona në këtë stërvitje mundësohet dhe mbështetet nga Zyra Amerikane e Bashkëpunimit të Mbrojtjes (ODC) në Ministrinë e Mbrojtjes.
7. Për disa ndryshime në vendimin nr.459, datë 23.9.1999, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Komitetit Shtetëror për Kultet”, të ndryshuar.
Vendimi synon kalimin e Komitetit Shtetëror për Kultet në varësi institucionale të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për arsye se bashkërendimi i marrëdhënieve me komunitetet fetare është parashikuar si një nga fushat e përgjegjësisë së kësaj ministrie.
Rama: Rritja farsë e rrogave dhe pensioneve nuk do të vazhdojë
Kryeministri Edi Rama flet për Aktin Normativ, krizën ekonomike dhe rezultatet e para të auditit në buxhet. “Rritja e mëparshme e rrogave është një farsë, nuk kemi prirje taEDI-RAMA-SHERR1vazhdojmë. Nuk do të ndërtojmë rrugë pa shlyer borxhet për biznesin”
Si do ta zgjidhni ngërçin e krijuar nga bojkoti i opozitës në Parlament? PD ju akuzon se prishët konsensusin në mënyrë të njëanshme, duke çuar Aktin Normativ në Kuvend…
Nuk është një “déjà vu”, sepse kemi një qeveri që tanimë ka një sjellje tërësisht të re ndaj Kuvendit dhe ndaj opozitës. E kemi ftuar opozitën të ulemi, të dialogojmë, të diskutojmë, ta shikojmë çështjen me qetësi, dhe të gjejmë dakordësinë për të mirën e vendit dhe në funksion të mospengimit të punës normale të shtetit. Nga ana tjetër, kemi një opozitë që ka reaguar në mënyrë “qorre” për momentin duke mos pranuar asnjë dialog, por duke vënë kushtin tërhiqni Aktin. Ne nuk kemi asnjë mundësi ta tërheqim Aktin. Duhet të krijojmë kushtet që ligji të bëhet i zbatueshëm nëpërmjet një sërë aktesh nënligjore. Qeveria e mëparshme nuk i ka patur 84 vota për t’i kaluar ligjet dhe nuk është sjellë me vëmendjen dhe gatishmërinë që jemi sjellë ne ndaj opozitës. Ne i disponojmë 84 vota, por përsëri kërkojmë dialog, pasi kjo është kultura që ne besojmë.
A mendoni se bojkoti i opozitës mund të na kushtojë sërish statusin?
Ky është proces i dakordësuar me projektin e BE-së për administratën publike. Ne jemi tërësisht në harmoni me Brukselin dhe nuk ka sesi të ishte ndryshe. Ne jemi konsultuar me projektin e BE-së dhe asistencën e tyre teknike. Ligji është miratuar me konsensus, konsensusin e kemi dhënë ne, por që ai të zbatohet duhen përgatitur një sërë aktesh nënligjore, që ende nuk janë përgatitur.
Me apo pa opozitën Akti aprovohet?
Po, Akti do aprovohet, nuk ka zgjidhje tjetër. Ne jemi një aleancë europiane me LSI-në dhe veprojmë si të tillë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.
Si do veprohet me faturat e papaguara të buxhetit të shtetit ndaj sipërmarrësve privatë?
Jemi duke u afruar në shifrën 600 milionë dollarë që janë borxhe ndaj biznesit, që kanë bllokuar ekonominë dhe gjithë sistemin e kreditimit. Bankat kanë para por nuk japin kredi, se normat e kredive të këqija janë 25% dhe kompanitë janë duke u mbytur. Kemi gjendje të tmerrshme të ekonomisë dhe financave të vendit
Si është gjendja e borxheve të shtetit?
Ata që ikën kanë lënë borxhe nga të mëdhatë, si TVSH të parimbursuara, punë publike të papaguara, shërbime të pashlyera, deri te borxhe për darka e dreka me fatura te pronarë restorantesh në Shqipëri. Gjetëm borxhe nga më të rëndat deri më të turpshmet për një qeveri. Borxhe për fatura telefonike marramendëse. Ne po i nxjerrim të gjitha dhe me ndihmën e auditit ndërkombëtar dhe të pavarur. Qëndrimi im është i prerë: një qeveri borxhlie ndaj biznesit s’ka çfarë i kërkon biznesit. Është një farsë që nuk meriton të quhet qeveri.
Por borxhi gjatë muajit tuaj të parë sa ka shkuar?
Gjatë periudhës sonë nuk kam një shifër, përpjekja është e përditshme, administrata është e rrënuar nga militantitë e së shkuarës….Ne do ta nxjerrim ekonominë nga kthetrat e kësaj krize marramendëse. Ne nuk do shkojmë rrugëve që të presim shirita të gënjejmë popullin shqiptar.
Domethënë nuk do ketë më investime publike, derisa të paguhet fatura e fundit e borxhit?
Ne nuk do shfrytëzojmë nevojat e njerëzve për infrastrukturë më të mirë për shirita që priten dhe hapin gropa në buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombëtare.
Po me ato punime që janë lënë në mes, ç’do ndodhë?
Duke nisur me shlyerjen e kompanive shkojmë drejt qëllimit parësor: të mbyllim punët e lëna rrugëve.
Ministri i Financave ka lënë të kuptohet se mund të rritet mosha e daljes në pension. E konfirmoni këtë?
Konfirmoj që na duhet një reformë pensionesh. Na duhet një debat. Pensionet nuk janë zënë me dorë prej vitesh. Por nuk është një fjalë goje. Kur të jetë nevoja për të hapur kantierin e reformës, do diskutohen të gjitha aspektet.
Rritjen e përvitshme të rrogave dhe pensioneve do ta ndërprisni?
Ajo është një tjetër farsë, që s’kemi prirje ta vazhdojmë, sepse sidomos vitet e fundit ka qenë një pseudo-indeksim i inflacionit.
A do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve?
Pas katër vitesh kush fiton sot më pak do jetë duke paguar më pak, kush fiton më shumë do paguajë më shumë, do ketë mundësi të bëhet me i pasur, por duke ndihmuar edhe të tjerët të pasurohen….
I qëndroni premtimit elektoral për legalizim falas?
Për të gjitha ndërtimet në zona informale, sikundër edhe vilat, nuk do legalizohen falas. Legalizimet e shtëpive në zonat informale do bëhen falas.
Vetëm procedura apo edhe toka?
Dmth: shtëpia është në një truall, trualli bashkë me shtëpinë do u takojnë atyre që kanë ndërtuar shtëpinë. Zero kosto.
Si do zgjidhet një konflikt mes tri palëve në rastin e Xhamisë së Namazgjasë pas anulimit nga KKT të godinës polifunksionale?
Se duhej pallat mbi xhami, xhami pa pallat nuk ndërtohet dot. Sipas atyre që nuk dinë asgjë tjetër veçse të shfrytëzojnë çdo shesh për të bërë përshesh, po. Për ata që dinë, s’ka asnjë problem që të akomodohet xhamia pa asnjë lloj problemi për akomodimin e atij komuniteti të tallur e nëpërkëmbur. Xhamia u bë alibi për të ndërtuar pallate, qendër tregtare, dyqane, për të përfituar në emër të fesë. Për mua ka vetëm një detyrim; që Komuniteti Mysliman të ketë tempullin e vet, të ndërtuar pas shembjes së komunizmit.
Nuk mund të negocioni një vend tjetër?
Duke u marrë me vende të tjera do na duhen 20 vjet të tjera. Isha kundër atij vendimi… Por ky vendim është marrë jo nga unë dhe e respektoj. Edhe më shumë se ç’është tallur me këtë komunitet kjo qeveri që iku, e për këtë duhej bërë një libër.
Një xhami ngjitur me sovranin, për një shtet europian duket si jo mirë…
Mos hyjmë në biseda më të vështira se një intervistë, se nuk besoj se xhamia me shtetin europian janë të papërputhshëm me njëri-tjetrin. Besoj krejt të kundërtën. Parlamenti aty është përkohësisht. Do jetë ku e ka vendin. Dhe vendin e ka në hapësirën ku sot janë zyrat e Parlamentit.
Do rikthehemi tek projekti francez?
Është i vetmi vend që ka sens logjik për Kuvendin e demokracisë. Por duhet vendi i duhur. Jam besimplotë se do zgjidhet. Por nuk premtoj stadium dhe parlamente thjesht nga dëshira. Në planin logjik, atje duhet të ishte Teatri Kombëtar. Por kanë ndryshuar disa gjëra për keq, mbetet për t’u parë.
Keni deklaruar se me fqinjët do ndiqni politikën e ‘zero probleme’. Nga takimi sot me ministrin e Jashtëm grek, a u hoq ndonjë problem?
Probleme ka, por ne shprehim vullnetin për t’i zgjidhur. Ministri i Jashtëm shqiptar ka qenë shumë i qartë në konferencën e tij për shtyp, dhe nuk kam asgjë për të shtuar.
Marrë nga “5 pyetje nga Babaramo”
Urime per reformimin e mjeksise,pasi pa shendet nuk ka jetë nuk ka shtet! I mirë dhe lajmi mbi pezullimin e dhenies se tokave me qera! Por nuk jam i qarte! Nuk ka zhvillim,o shqiptar,pa hequr ligjin kriminal 7501 dhe ka vrasje shqiptaresh! Po nuk u kuptua kjo shteti do vdes!Tokat nuk do punohen sepse per ta vrare ate qe punon tokën e nje tjetri,mjafton të blesh,si degjoj,nje Killer dhe i japin. 500 mije lekë të vjetra! Kuptoni? Askush nuk duhet të punoje tokën e nje tjetri se dhe Zoti ja kthen ne vdekje dhe semundje,pervec si ka ndodhur vrasje! Zhdukni ligjin kriminal 7501 dhe do kuptoni celesin e zhvillimit shqiptar!Mijra emigrante do investojne ne ish tokat e tyre qe nuk duhet t’i kalojnë 60-70 hektaret..zbatoni Kushtetuten ju,Rilindja,Nenin 41 dhe kompesoni e ndihmoni ata qe nuk kane pronë!Keshtu ndryshon Shqiperia!
Rama: Rritja e pagave nga Saliu, kambana e alarmit për rrënim
Tiranë, 26 prill 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama gjata pasdites së sotme në njësinë bashkiake nr.7 në kryeqytet prezantoi kandidatin për këtë minibashki Erion Koka.
“Nuk ka asnjë qytet dhe asnjë komunë që qeveris Saliu që mund të jetë një model zhvillimi ekonomik e social për qytetarët e këtij shekulli”, deklaroi Rama.
Më tej ai tha se Berisha premto çfarë i vjen ndërmend nga bajamet e lajthitë e më pas ndalohet te inaugurimi i rrugëve të cilat janë punë komunale.
Sipas tij, një Kryeministër normal e ka për detyrë tu thotë qytetarëve sa e ka rritur punësimin, sa qytetar kanë dalë nga varfëria, sa janë balancuar të ardhurat me çmimet, e një sërë pikëpyetjesh të shqiptareve.
“Sapo Saliu thotë që do rris pagën e pensionet, shqiptarët rrënqethen sepse thonë me vete sa do rritet çmimi i ushqimeve dhe produkteve. Ky rrënim fillon nga rrënimi i demokracisë, ka vetëm një mënyrë për të reaguar ndaj këtij rrënimi dhe kjo mënyrë është vënia në përdorim e fuqisë së tij mbi demokracinë, me votën e tij, në mënyrë që jeta e tij të mos kërcënohet”, theksoi ai.
Në 8 maj, tha kryesocialisti, shqiptarët kanë të drejtë të marrin hak pasi ata kanë humbur gjithçka nga ky pushtet.
Më tej Rama tha se së bashku me qytetarët do të ngrihet republika e lirive dhe të drejtave, nën flamurin kuq e zi.
Ndër të tjera ai tha se qeveria në 8 maj do të marr përgjigjen e merituar nga populli sovran.
a.y/NOA
vendim per tu pershendetur. megjithese duhet vleresuar per me shume
http://dielli.al/lajme.php?id=23090&k=71
Medoj, se rritje e rrogave te mjekeve dhe infermereve ka keto probleme :
Te mira :
– Mjeket dhe infermjeret do kene me shume leke ne xhep. Kjo, “ndoshta” do influencoje per uljen e korruptimit te tyre, por une nuk kam shprese.
– Kjo do rrise konsumin dhe kuptohet, se eshte gje e mire per ekononmine.
Te keqia :
– Dihet, se borxhi yne publik eshte shume i larte. Ne se rriten rrogat e mjekeve dhe infermjereve do te thote, qe te rriten shpenzimet ne buxhetin e shtetit. Banka boterore, disa jave me pare, sugjeroi qe te kursehet me rrogat dhe pensionet.
– Dihet, se ne vetem per te paguar interesin e borxhit publik duhet, qe qeveria te paguaje cdo vit 500miljon dollare. Prandaj, ne sic thote FMN dhe banka boterore duhet te ulim shpenzimet dhe jo ti rrisim ato ( sic po behet me rritjen e rrogave te mjekeve dhe infermjereve ). Ne se, ne ulim borxhin publik , kupothet, se ulim keshtu edhe pagesen e normave te interesit. Pra, sa me i ulet borxhi publik aq me te vogla do te jene ne total edhe pagesat per vetem normat e interesit te ketij borxhi.
Ne fakt, qeveria duhet te kete kujdes, qe te mos rritet borxhi, sepse ne kete rast ajo do te therase FMN dhe banken boterore, qe keta te na japin kredi te dobta ( me norma interesi te vogla ), por ne se kata vine keta duan qe qeveria te dorezoje sovranitetin e saj per te vendosur per buxhetin dhe investimet. Pra eshte e njejta gje qe ben FMN dhe Banka boterore ne Greqi.
Uroj qe qeveria te kete njerez te afte qe dine se cfare bejne. Te dish eshte me mire se te kesh thote populli.
si rriten rrrogat kur arka eshte bosh
mor genjeshtar komunista
kush ka punur mire sala apo cani dhe rama
keto qe ben rama ne kuvend dhe ne karrige te japin iden e nje prestigjatori qe i habit shqipetaret dhe kinezet
besoj se do marri investime nga kina si ne 1970 kur enveri bertiste dhe dashuronte vellan kinez qe embajti ne pushtet
histori qe rrotullohen
ky vendimi per te rrritur rrogen eshte i sales ne gusht qe e hodhet ne kosh ne shtator tani shume mire e moret nga koshi dhe do jepni sdo jepni tjetr gje por po vini ne brazde de
MIRE BENI PO SHIKONI KETO LIGJET MBI PRONAT SE PO DALIN NGA SHTEPITE KU KANE NJE JETE QE JETOJNE NJEREZ TE PAFAJSHEM DHE HALLEXHIJ VETEM SE NA DALIN PRONARET E TRRUALLIT TE CILET KAPEN PAS DISA LIGJEVE TE CALA DHE TE NDRYSHYARA SIC I KA ARDHUR PER MBARE BERISHES
po po ngrihuani rrogat ketyre te koruptuarve ……po keta te shikojne nga duart ,dhe jo vetem …por ti kerkojne leket pa ju drishur syri fare sidomos kur japin raportet per komision te te semurve ………….Nuk emeritojne .Ate fond ,shpenzoheni per rikonsrtruksionin e spitaleve …Mjeket jan eper te ndeshkuar ,dhe per te futur brenda …
Qeveria me sa di une e ka informacionin jo shume te sakte.Ne rrethin e Sarande Delvines ne vitet 2011-2013 nuk jane dhene toka te pa ndara,por kullota komunare.Ne te gjitha Komunat nga Borshi ne Konispol dhe na Tatzati ne Vrine jane ndare Kullotat.Keto i kane parre Kryetaret e Komunave,Kryetaret e Keshillit te Komunave,Keshilltaret,ose njerez te aferm te personave te mesiperm.Kane marre hektare te tere jane mbjelle me agrume,ullinj,portokalle etj dhe jane trajtuar me subvesion nga leket tona.Verifikojeni kete problem.Ky eshte skandali me i madh ne Shqiperi.
Se toka kullote ne Xarre,Mursi,Konispol,Markat,Livadhja,Dhiver,Finiq,Mesopotam,Vergo nuk krahasohet me asnje kullote ne R.Shqiperise.Jane kullota dimerore te vetme ne shqiperi,qe ne kohen e para viteve 90 shtegetonin mbi 300 mije bageti te imta,sic ka shtegetuar Saranda,Vlora,Gjirokastra ne Korce,Erseke,Permet,Skrapar etj per stinen e veres.Keshtu ka fuksionuar qe kur eshte bere njezimi.Kete rregull te natyres e perendise e prishi Sali R Berisha .Tymi i kesaj pune do dale shume shpejt.Se Rama akoma ska mbaruar librin e programit per mbrekullit e Xarres,atje ku ka shqiptare te punesuar”ishulli i Rilindje”ta na pyes ne Sarandioteve,qe i dime vendet me pellembe,sec maskarade ludron ketu.Eshte kthyer koha e Din Janos ,me te vetemin ndryshim.Ai pasurine e vuri me djerse e kullotat e merrte me qera ,keta te sotmit i zaptuan si sllavet ballkanin.Kjo qeveri po nuk kuptoj e zbatoj ligjin per kullotat e Sarandes,per zhvillimi blektoral jo Enver Hoxhen qese arrin,por keshtu as ne kohen e Ahmet Zogut,e Ali Pash Tepelenes ka qene me mire.Me te vetmin drishim tani jane Pashallare te ri.Pashallaret e demokracise.
Ne Sopik te Sarandes ka nje lapidar dhe nje kenge per kullotat:”Sopiqote moj te ngrata,rrokni thika rrokni shpata”.
shton rrogat mjekeve qe po shkove ne spitale nuk te bejne nje serum po nuk i paguajt ,dhe nga ana tjeter del dhe deklaron se nuk ka para per invalidet dhe ndihmen ekonomike per te varferit.
Cfare kuptimi ka “Te mos i japin me Qira”? Pse qeveria do u ndaloje te drejtat me elementare njerezve? Per kete te gjithe fshataret mund ta hedhin ne gjyq qeverine sepse mosdhenien me qira nuk e vendos dot asnje nga keta komunistet e sotem, sepse ky eshte ligj komunist.
Qeveria meqe e di se fshataret nuk i shesin tokat bujqesore, kerkon t’i beje qe t’i shesin tokat e tyre per lire (te pakten te emigranteve), e keshtu edhe pronat e pronareve te dikurshem, te perfundojne ne duart e komunisteve te pafytyre, hajdute dhe te paskrupullt qe kane pasur pushtet ne keto 23 si trashegimi qe ua la miku i ngushte i diktatorit Enver Hoxha.
Tokat bujqesore duhet t’u kthehen pronareve dhe jo te behen lojra per ta pervetesuar token qe ne te vertete ka pronar.
Ligje te tilla, tregojne se komunistet, qe nuk kane pasur asgje ne pronesine e familjeve te tyre para 1944, vazhdojne tani perseri me mentalitetin e komunisteve. Nuk ka dyshime se fundin hajdutet e kane te hidhur, ne Spac apo Drenove se bashku me ata te 7-te, per te cilet u fol keto dite.