Vazhdon SKANDALI/ Kancelarja dhe sekretarja e gjykatës ndajnë zarfet me lekë për gjyqtarët (FOTO)

27 Nëntor 2013, 20:48Politika TEMA
Vazhdon SKANDALI/ Kancelarja dhe sekretarja e gjykatës ndajnë zarfet

Paratë numërohen dhe dorëzohen për gjyqtarin dhe prokurorin në zyrën e kancelares së Gjykatës së Shkallë së Parë të Pukës.

Ky zarf me para bëri të mundur ndryshimin e masës së sigurimit për një nga gjashtë të arrestuarit gjatë protestës së banorëve në Fushë Arrëz në 19 prill të këtij viti.

Në ditën e dytë të transmetimit të një cikli emisionesh për denoncimin e korrupsionit në gjyqësor, “Fiks Fare” tregoi me pamje sesi bëhen pazare për lirinë e një të riu, i cili protestoi për bukën e gojës.

“Fiks Fare” në vazhdim të investigimit të tij, konkretizon me fakte korrupsionin që ka mbuluar gjyqësorin dhe prokurorinë.

Pas kalvarit të gjatë me sekserët dhe bisedimeve të shumta midis sekretares dhe kancelares së kreut të gjykatës, bëhet dhe dorëzimi i lekëve për llogari të shefit të tyre.

Sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liljana Shkjau dhe kancelarja e gjykatës së Pukës, Meliha Kuka, marrin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi dhe prokurorit Pëllumb Prençi pesëqind mijë lekë të reja për të ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurin nga arrest në burg pa afat në detyrim për paraqitje

Kamera e “Fiks Fare” ka regjistruar për minuta të tëra momentin e numërimit të parave nga kancelarja dhe sekretarja e kryetarit të gjykatës.

Familjarët e të pandehurit u dorëzojnë dy punonjëseve të gjykatës së Pukës 2900 dollarë amerikanë dhe 210.000 lekë të reja për të plotësuar shumën prej 500.000 lekësh, sa ç’ishte kërkuar për llogari të prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes për lirimin e të arrestuarit

Sekretarja dhe kancelarja kanë numëruar disa herë deri në qindarkën e fundit dollarët dhe lekët, edhe pse kanë pasur pak vështirësi në kursin e këmbimit të dollarëve.

Gjithçka jo e ligjshme ka ndodhur brenda institucionit të ligjit nën ‘syrin’ e kamerave jo vetëm të “Fiks Fare”, por dhe të institucionit.

Pasi lekët ndahen në mënyrë të barabartë 250.000 me 250.000, futen në një zarf.

Kancelarja e gjykatës mëson njërin prej familjarëve të të pandehurit që të shkruajë mbi zarf emrat përkatës të prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes, mes të cilëve do të ndahet kjo shumë.

Një bakshish prej 50.000 lekësh të reja kanë marrë edhe sekretarja me kancelaren.

Pasi gjithçka ka shkuar ‘vaj’ në dorëzimin e lekëve, pritet dhe seanca gjyqësore, e cila mbahet disa ditë më vonë, atëherë kur zarfet të shkojnë tek të adresuarit, përkatësisht tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes.

Në pritje të seancës gjyqësore për ndryshimin e masës së sigurisë, një nga prindërit e të pandehurit ka shkuar përsëri në zyrën e kancelares së gjykatës së Pukës, të cilës i kërkon informacion nëse prokurori dhe gjyqtari i kanë marrë paratë.

Në këtë bisedë, kancelarja e gjykatës i pranon familjarit të të arrestuarit se shuma prej 500 mijë lekësh ka shkuar në tavolinat e gjyqtarit Lleshi dhe prokurorit Prençi.

Madje në këtë bisedë ajo pranon se po kaq ka qenë shuma për lirimin e dy të arrestuarve të tjerë të së njëjtës familjes, para të cilat ajo deklaron se ua ka dhënë me dorën e saj.

“Fiks Fare” tregoi sesi kishte vijuar procesi gjyqësor për këtë të pandehur deri në momentin e daljes së tij nga burgu i Shënkollit.

Në seancën gjyqësore me të pranishëm gjyqtarin Shtjefën Lleshi, prokurorin Pëllumb Prençi dhe sekretaren Liljana Shkjau, prokurori i çështjes shpjegon se nga hetimet e kryera deri në shtator 2013 nuk është provuar akuza, për të cilin i pandehuri mbahet në burg për gati 6 muaj dhe pranon kërkesën e avokatit të të pandehurit për ndryshim të masës së sigurisë.

Në këtë seancë gjyqësore, prokurori pranon se i pandehuri nuk ka goditur dhe as ka tentuar të godasë punonjësin e policisë gjatë protestës në Fushë Arrëz, akuzë për të cilën ai kishte qëndruar në paraburgim për muaj të tërë.

Menjëherë pas prokurorit Prençi, seanca ka vazhduar me vendimin e marrë nga gjyqtari Shtjefën Lleshi, i cili vendos të ndryshojë masën e sigurisë për këtë të pandehur nga arrest në burg pa afat, në detyrim për paraqitje tek oficeri i policisë gjyqësore një herë në dy javë.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, kamerat e “Fiks Fare” zhvendosen për në burgun e Shënkollit në Lezhë ku pritej lirimi i të arrestuarit, për lirinë e të cilit ishin paguar 500.000 lekë të reja.

I pandehuri ka lënë qelinë e burgut të Shënkollit disa orë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Lleshi.

 

Numërimi i lekëve nga sekretarja dhe kancelarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Pukës

Qytetari – Dëgjo tani, njëra numëroni, numëroni njëra lekët. Se tani se di sa janë, kam qëndruar duke luajtur.

Kancelarja – Ishalla në emër të Zotit dhe të tuajin.

Qytetarja – Ka dalë, ka dalë (numëroni lekët).

Sekretarja – Sa janë?

Qytetari – Për Kishë të Laçit nuk e di sa janë me më vra në plumb pushke. Se kam lëvizë me ta nga Shkodra në Tiranë. Ndaj 50 në vete. (fillon numërimi i lekëve 1,2,3,4,…)

Sekretarja – Dy e gjysëm (2.500.000).

Qytetari – A janë dy e gjysmë?

Qytetari – Ndajeni 500 në vete të tuajën.

Sekretarja vijon edhe numërimin e dollarëve: 100. 200. 300. 400. 500

Sekretarja: 1000 dollarë sa janë?

Kancelarja – 1000 lekë

Qytetari – 1050 është.

Sekretarja – O Pal, dëgjoje Liljanën, sa janë? T’i shkruaj në një letër këtu. Dollarë sa janë: 1. 2. 3. 4. 5… 15, pesëmbëdhjetë janë dollarë.

Qytetari – 15, ëëë?

Sekretarja – 15, 16, 17, 18, 19, 21… 28.

Qytetari – 28.

Sekretarja – 28. 28 herë 100. Shkruaje 28 herë 100.

Qytetari – Shkruaje vetë dhe futi në një zarf…

Sekretarja i drejtohet kunatës së qytetarit dhe i thotë- Jo, shkruaj vetë sikurse i ka shkruajtur Bardha herë të tjera.. Shkruaje 28 herë 100 dollarë. Sa lekë i takon o Pal?

Qytetari – Po tash i takon 28, i takon 2.800.000. A kupton, 28 shumëzoje për 5.

Kancelarja –Po tamam.

Qytetari – Prit do ta kem edhe një, prit një sekondë, një sekondë.

Kancelarja – Edhe 2.200 ke për të dhënë.

Qytetari – Qe doli 29 kam pasur, prit 29. (e shkruan numrin mbi zarf kunata e Palit). Sekretarja i numëron nga e para dollarët, 1. 2 e me radhë deri te 29…

Sekretarja – Prit se më dolën 30…  29, sa i bien 2 milion e sa i bien? (pyet kancelaren).

Qytetari – 2 milion  e 150.000 lekë, jo mo më fal një sekondë.

Qytetarja- Jo e 150, 2 milion e 900 lenë 150

Kancelarja – Jo, a the se është me 100, 2.900.000…

Sekretarja – O Pal, a po shkoi një herë i thyej këto dollarë e pastaj hajde këtu?

Qytetari – Pasha Kishën e Laçit, humbin 100.000 lekë me i thy këtu, më mirë ja jap. Ma mirë i lëmë kështu, të jap edhe 100.000 lekë.

Kancelarja – Do me shtu prapë këtu?

Qytetari – Po.

Kancelarja – 2.900.000 janë këtu ke me dhënë edhe 100.000 t’i shoku.

Qytetari – Urdhëro pesë edhe 1.2.3.4.5. Tani a jemi në rregull?

Sekretarja – T’i shkruaj 29 herë 100 dollarë, këtu bëjnë 2 milion e 900.

Kancelarja – Plus 100.000 lekë shqiptare.

Sekretarja – Tani mendoni se janë tepër, më mirë shkruaj me shkrimin tuaj. Shkruaj poshtë se jam duke e vënë komplet bashkë, plus dy milion e gjysëm shqiptare.

Qytetari – 2 milion se 500.000 është i juaj.

Sekretarja – Jo mangët, jo tepër, më mirë me shkrimin tuaj. Plus se jam duke e vënë komplet bashkë plus dy milion e gjysëm shqiptare, mbrapsht.

Qytetari – 2 milion se 500 janë të tuajat.

Sekretarja – Më fal se kam harruar pash Zotin, plus 2 milion, shkruaje kështu 200.000. (ndërhyn sekretarja, i merr stilolapsin e shënon) Shkruaje kështu. Vendosi një firmë tënden.

Kancelarja – A i numërove?

Qytetari – Jo, jo, amanet numëroi mirë.

Sekretarja – Shkruaje mirë se me pa me korrigjim, më thotë mua i kam lëvizë.

Qytetari – Ndërro zarfin.

Kancelarja – E shkreta, kjo i bën gjithçka (flet për kunatën e qytetarit).

Qytetarja – Nuk ka problem sa janë se ka me i dorëzua edhe kjo.

Qytetari – Prit një herë, dollarë sa janë?

Kancelarja – 2.100.000 lekë shqiptare dhe 29.000 dollarë, tamam.

Sekretarja – Po.

Kancelarja – Je në rregull…

(vjen kancelarja e mëson kunatën e Palit)

Kancelarja – Shkruaje dy milion e njëqind.

Sekretarja – 2 milion e 100 shqiptare.

Qytetari – Thashë unë ty.

Kunata e qytetarit – E ku, ku për ty.

Qytetari- U tuta (frikësova) se më ka humbur.

Kancelarja – Hiqja 100.000 këtij dhe jepja 3000 dollarë.

Qytetari – I takon prokurorit një milion e gjysëm, dy milionë e gjysmë prokurorit?

Sekretarja – Pse, kujt do i shkojnë!?

Sekretarja – Unë ia kam dhënë atij, ai e din vetë se kujt ia ka dhënë, atij gjysëm përgjysëm.

Kancelarja – Shkruaje zemër këtu 3000 dollarë. Shkruaj 2 milion lekë shqiptare.

Qytetari – Shuma 5 milion.

Kancelarja – Futi aty në zarf. Futi të tana lekët këtu mo shpirt. 500 hiqe.

Sekretarja – E kam hequr.

Qytetari – 500 hiqe, po ua dërgon atyre.

Sekretarja -5.500.000.

Qytetari – A po shkruaje gjykata plus prokuroria se kujton Shtjefni (kryetari i gjykatës) se mos i ka vetëm.

Sekretarja – Tani kena punët tona ne, tani ju me vazhdu.

Kancelarja i drejtohet kunatës së qytetarit – Gjyqtari plus prokurori.

Qytetari – Për të parat nuk kemi vërejtje a më dëgjon ti Lili, sikurse kemi biseduar. 5 milion i ke dërguar për Florindin, 5 milion për Andin, djalin e kësaj (kunatës).

Kancelarja- Tani a thua më ke vënë ndonjë incizues?

Qytetari – Tani për Kishë të Laçit ma mirë nuk ka.

Shpallja e vendimit të gjykatës për lirimin e të arrestuarit.

Gjyqtar i çështjes është Shtjefën Lleshi, kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë, Pukë. Prokuror i çështjes është Pëllumb Prençi

Prokurori – Gjykata ka caktuar ndaj këtij shtetasi arrest me burg, pas arrestimit në flagrancë, për veprat penale të shkatërrimi të pronës në bashkëpunim, kundërshtim të forcave të policisë. Nga veprimet hetimore të kryera me veprimet e para hetimore nuk është provuar për momentin. Nuk është provuar se shtetasi A.P. ka tentuar apo ka goditur punonjësin e policisë T.U. Në dokumentet që kemi bashkangjitur ne, nuk i provohet se ka tentuar të ketë goditur punonjës policie. Momenti i arrestimit dhe sot ka rrethana favorizuese.

Kryetari i gjykatës – Avokati i tij kishte kërkuar ndryshimin e masës së arrestit, nga arrest më burg, me detyrim për t’u paraqitur. Prokurori e pranoi ndryshimin e kërkesës, për ndryshimin e masës së sigurimit me një masë tjetër. Atë të qëndrimit larg fabrikës së bakrit … në Fushë Arrëz si dhe parashtrimit të gjendjes së procedimit penal shoqërohet me aktet procedurale.

Me shkresë të datës 4.9.2012 pranon të ndryshojë masën e arrestit nga burg, në detyrim paraqitje, tek oficeri i policisë gjyqësore një herë në dy javë ditën e mërkurë ora 12:00. Kundër këtij vendimi lejohet ankimi brenda pesë ditëve.

Sekretarja – Unë për dy minuta me ta bërë vendimin.

Sekretarja numëron paratë

Numërohen dollarët

Numërohen lekët

I riu del nga burgu

27 komente në “Vazhdon SKANDALI/ Kancelarja dhe sekretarja e gjykatës ndajnë zarfet me lekë për gjyqtarët (FOTO)”

  1. Agim Tare says:

    Proces gjyqësor ndaj Sali Berishës
    http://goo.gl/JM3XPw

  2. tani says:

    Une them ti leme e mos ti ngacmojme se si ka thene edhe presidenti i madherishem ata do te vetekorrigjohen…durim popull durim…..

    1. Luli says:

      Ndersa une them qe edhe gjykatesi qe e konsideroi videon e Ilir Metes te montuar dhe e shpalli ate te pafajshem te hetohet.

  3. niku says:

    TURP TURP KETA MERITOJNE TE SHKOJNE NE BURG DHE TE RRINE ME ATA QE KANE DENUAR

  4. Urgjentisht te shkarkohet says:

    Ja shteti i s-Ali Bishes mbas Gjermanise.
    Z.Rama drejtesia te veproje s-Ali Krimineli urgjentisht ne BURG.

  5. Logjika Jo Matematika says:

    Ramoviqi i vogel shfrytezon makinen e propagandes , gjoja po ban pune … ai vete ka perfitu me 20 % e tij

  6. Treviso says:

    C’far thote Bujar Nishani per kete ngjarje? A mos ka bere dorheqje si kryetare i keshillit te larte te drejtesise?

  7. Puka says:

    E shikoni o njerez se si qytetar i Pukes qe jam,e kam then dhe e them qe Llumi i gjith kesaj eshte Prokurori (Pellumb Prenci)dhe (Shtjefen Leka)gjyqtari,kto jane ndyresirat,dhe eshte skandaloze te perfshihet pa pasur hak as hile burri me i nderuar i Pukes Hasan Alia,kshuqe besoj dhe Z.Llalla ta shikoje mire dhe ti jap denimin atij qe i takon!Me vjen mire qe i doli fytyra atij prokurori!Eshte skandalizuesedhe jam shume i indinjuar qe qyteti jone i paste eshte kaq i piset nga keto fundrrina,dhe njehkohsisht me vjen keq ku njerez te drejte,te zote ne profesion i kap thjesht nja pasazh i videos nr.1 thjesht,e me vjen mire se tashme cdo gje u sqarua!

  8. EURO MALOKU says:

    Ky “Fiksi..” po na merr ne qafe, sepse ka per tu rritur çmimi ne te ardhmen.
    Nuk e dij se sei nuk e pushojne nga puna FILIPIN?!

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Prokurori i Pergjithshem,po ta kete seriozisht,neser duhet te filloj nga arestimet !

  10. Argita_B says:

    Me transparent sa kaq, ska ku shko.

  11. adela says:

    Per tu pergezuar, por gjithesesi jane peshq shume te vegjel, kendej nga Tirana ato 3 mije dollaret behen 300 mije.I propozoj Temes te hape nje rubrike ku publiku te tregoje historite personale se si grabiten nga keta kusare

  12. I domosdoshem ,revolucioni tek kerrmat e shtrembtesise ,jo drejtesise !
    Brenda me burgim te gjate te gjithe keta shushunja !

  13. lazeri says:

    Kush do ti denoje keta:- shoket e tyre? Ata keshtu jane te gjithe.Keto seksere ketij hallexhiu i kane mare pak. Por ka qe per zevendesimin e mases se sigurimit nga arest me burg ne arrest shtepie te kepusin me mbi 10000 euro.

  14. adi says:

    Llumi i kesaj shoqerie te degraduar shqiptare jane pikerisht prokuroret dhe gjykatesit. Une them t’i fusin ne burg ne te njejten qeli me Admir Tafilin…. se ai ka ca llogari te hapura me drejtesine.

  15. Ana says:

    Pres nga Kryeministri hapa konkrete per shkrirjen e gjykatave shqiptare te te gjitha shkalleve. Keta kriminele me ndihmen e politikes, kane shkaterruar jetet tona ne cdo qelize.Nuk mban me uje pilafi, thika ka vajtur deri ne kocke.

    Keta e kane shnderruar drejtesine, nga nje e drejte hyjnore dhe njerezore, ne nje zhele me te cilen fshijne bythen gjykatesit dhe klasa politike shqiptare.

    Vetem vullneti politik mund te beje qe te zhbehen keta monstra qe u duket vetja si zoti ne qiell.

    Turp!

  16. ali says:

    Me beri pershtypje niveli skandaloz I fjalorit te shekullit XIX -e qe frekuentonin punonjesat e administrates se asaj gjykate, cfare na ndihmon qe te mos habitemi me keto veprime korrupsioni. Kaq veshtire eshte qe pika e pare e marrjes ne testim te nje punonjesi te administrattes civile te jete aftesia per te perdorur gjuhen letrare, dhe ne vazhdim kriteret profesionale.

  17. daenko says:

    Tani e kuptoni pse une nje qytetar i thjeshte kam nje makine 20 vjecare ,por qe mundohem ta mirembaj per te vazhduar bisnesin modest dhe te mos ndot ambientin. Ne te kundert keta keta punonjes te ligjit kapardisen diten per diell me makina luksoze dhe taksa do ti kene thuajse zero sepse me demek nuk ndotin ambientin. Me thoni ju lutem kush eshte ndotesi me i madh ne kete mes/ Te bej thirje ty Edi Rama mos rendo qytetaret e thjeshte me taksa absurde por vepro me dore te hekurt kundra lumpeneve qe ti ka lene me tepri qoftelargu Sali.

  18. BBB says:

    Ore keta te Pukes e meritojne burgun pêr keto qe kane bere…Kane bere korrupsion per 5 milion leke. Po Ilir Meta qe bente korrupsion me 700 milion leke si i behet halli…Apo ca te nenes e ca te njerkes…

  19. gezimi says:

    Enjejta gje eshte kudo ne mjekesi, arsim,pa leke nuk zgjidhet asgje

  20. Paravantis says:

    kadiu per parane
    ters e vertit sherihane
    per parane
    shet dhe tane (baben)

  21. arta says:

    kjo histori perseri eshte kot, sepse gjykatesi dhe prokurori do te dalin te palare, madje do te kerkojne edhe demshperblim per demtim te figures morale. Ata vetem permenden dhe ky nuk eshte krim.
    vazhdoni me sekretaret dhe me hallexhijnte se me te tjeret nuk merreni dot

  22. fatmiri says:

    O zot cfare nuk ndodh ne sistemin e drejtesise Shqiptare.U ankova tek Ina Rama per nje prokurore per veprimet e saj arbitrare dhe per pushimin e disa ceshtjeve penale per korrupsion,prokuroria e pergjitheshme nuk ruajti anonimatin, prokurorja nuk njoftoj burrin por kunatin biznesmen i cili me kercenoj

  23. K says:

    Sistemi i drejtesise ne Shqiperi che ai i ekonomise
    duhet te lihet ne dore te OKB per rreth 50 vjet
    sepse shqiptaret dine vetem te vjedhin dhe te jene
    merzenare te devotshem historikisht.
    OH SA TURP ME QENE SHQIPTAR!

  24. artan says:

    Halim Haleja pse nuk del e te flasesh per keta kriminele drejtesie…ku je futur o krimb qirizi.

  25. Gezimi says:

    Per nga transparenca kjo ndodhi nuk e ka shoqen. Mund te krahasohet vetem me vertetesine e videos se Ilir Metes, te cilit, cuditerisht nuk i hyri gjemb ne kembe! Duhet te rihetohet perseri si ndodhi, pasi ka lene pasoja shume te renda pas, ndersa ketyre vemjeve qe i kane marre parate atij personi nga Fushe Arresi, te filoi menjehere procedimi penal. Pushimi nga puna, nuk eshte asgje para asaj qe kane bere!

  26. Lleshi says:

    E keni gabim qe te gjithe ! A nuk eshte ky kapitalizmi ? Te gjithe shesin mallrat qe kane ne dore ! Keta te drejtesise shesin firmat e tyre ! Po keni zili dhe jeni barkthare plasni qe te gjithe ! Oseee merrni para borxh dhe behuni bisnesmene , prokurore dhe gjyqtare ! Nishani dhe nishanet nuk iu behen pengese se dhe ata vetem para duan !

    Prandaj mos llapni kot ! Kapitalizem do te thote “tregeti” me cdo gje dhe fitim sipas takatit ! Mos u beni xheloze dhe cmiranjose !

    Pse disa njerez si Nishani dhe nishanet kane “fat” ne jete , juve beheni xheloze !!!! Ha…ha…ha…

    Per te qare dhe per te qeshur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje