Ky është momenti kur Eduart Lulo dhe Reis Haxhiraj, të arratisur nga burgu i Drenovës, shoqërohen nga policia greke pas arrestimit në malet e Kosturit.
Ndërkohë një natë më parë ishte arrestuar edhe Gëzim Toma.
Policia greke ka dhënë detaje për arrestimin e tyre.
Sipas bluve të shtetit fqinj, ata kanë organizuar një operacion në shkallë të gjerë në zonën e Kosturit, duke identifikuar tre të arratisurit e rrezikshëm.
Policia greke thotë se në operacion u përdorën qentë gjurmues, kamera termike dhe një helikopter.
Në pyjet e Kosturit, ata kanë identifikuar tre të arratisurit.
“Policia u përgjigj me zjarr sapo i identifikoi, duke bërë që dy nga personat e kërkuar të largoheshin, kurse i treti u arrestua, ndërkohë që iu konfiskua një armë Kallashnikov. Ishte 31- vjeçari shqiptar i kërkuar nga policia e vendit fqinj.
I arratisuri i dytë, po ashtu 31 vjeç, u arrestua në mëngjes, pa armë, ndërkohë që i treti, 42- vjeçar, u arrestua rreth orës 10:00. Ai kishte me vete një armë tip Kallashnikov. Në të tre rastet, policia ndërhyri shpejt dhe në mënyrë dinamike, pa shkaktuar ndonjë plagosje,” thuhet në deklaratën e policisë greke, duke theksuar se personat ishin të rrezikshëm, ndërkohë që bashkëpunimi me policinë shqiptare ka qenë i shkëlqyer./ep
Allvanot me kallash.
keni frik nga vdekja,pshurraq!
shteti ka filluar te ndihet
kete e tregojne edhe keto kriminela qe dolen matane kufirit
se ne kete ane te kufirit e kishin veshtire me jetu
TREGOJUNI VENDIN KOLLAREMBEDHENJEVE,MOS I BENI ME FAJ TE ARRATISURIT,ATA GJETEN SHESH BEN PERSHESH,JU LUMTE.TE BEHET LIGJI ME ZEVEDESIMIN NE QELI.