Zbardhet skema/ Arratisja nga burgu i Drenovës filloi me një qese mollë

28 Nëntor 2013, 10:08Politika TEMA

Prokuroria e Korçës ka mundur të hedhë dritë mbi çfarë ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë mbrëmjen e arratisjes spektakolare dhe të përcaktojë rolin dhe shkeljet e secilit prej 21 punonjësve të këtij institucioni, të cilët ndodhen tashmë në pranga.

Në orën 15:00 të datës 23 nëntor ishte hapur ambienti i klasës në godinën A të sigurisë së lartë.

Pas hapjes së këtij ambienti, të dënuarve të dy sektorëve u ishin hapur dyert herë pas here për të shkuar në klasë.

Nga sektori “4” kishin shkuar në klasë të dënuarit Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reis Haxhiaj dhe Eduard Lulo, ndërsa nga sektori “3” kishin shkuar në klasë të dënuarit Artur Gora, Kastriot Maksuti, Dan Hutra, Pelivan Latollari dhe Reshit Adri.

Rreth orës 18:00, i dënuari Admir Tafili kishte dalë nga klasa për në drejtim të dhomës së tij, kurse i dënuari Fran Marashi kishte dalë nga dhoma e tij me një qese me mollë në dorë për në klasë.

Në korridorin e kolonës, ku ishte në shërbim përgjegjësi Gëzim Këllezi, i dënuari Fran Marashi ishte takuar me të dënuarin Admir Tafili dhe i kishte dhënë qesen me mollë.

Pasi kishte marrë qesen me mollë, i dënuari Admir Tafili i kishte kërkuar përgjegjësit të kolonës që ta lejonte të kalonte në sektorin 3, ku ndodhej përgjegjësi i shërbimit Luan Liçkollari, me qëllim për t’i dhënë mollët të dënuarit Selami Sparthi, i cili ndodhej në sektorin 1.

Përgjegjësi i kolonës, në shkelje të skemës së sigurisë, e kishte lejuar të dënuarin Admir Tafili për të kaluar në sektorin nr. 3, ku ndodhej me shërbim përgjegjësi Luan Liçkollari, me qëllim për t’i dhënë mollët të dënuarit Selami Sparthi, i cili ndodhen në sektorin “1”.

Përgjegjësi, në shkelje të normës së sigurisë, i kishte dhënë leje.

Pas tij ishte lejuar të kalojë në sektorin “3” edhe Fran Marashi, madje pa u kontrolluar fizikisht.

Sapo kishte hyrë në sektorin “3”, i dënuari Admir Tafili kishte dëmtuar kamerat e vëzhgimit, ndërsa i dënuari Fran Marashi kishte kërcënuar me armë përgjegjësin e shërbimit Luan Liçollari, duke hapur më pas portën e sektorit “3” dhe më tej edhe derën e hyrjes për në godinën “A”, çelësi i së cilës në fakt duhej të mbahej nga zyra e informacionit dhe jo nga punonjësi i shërbimit.

Në momentin e prishjes së kamerës, operatorja Luljeta Dvorani kishte njoftuar specialistin e informacionit Terpo Gjamo, i cili ka bërë përpjekje për tu lidhur me regjimin e brendshëm, por pa  dhënë alarmin për situatën.

Ndërkohë, i dënuari gëzim Guri, i cili gjendej në klasë, kishte nxjerrë armën dhe pasi kishte kërcënuar përgjegjësin e kolonës, Gjergji Këllezi, kishte dalë nga klasa dhe ishte larguar drejt daljes së godinës së bashku me të dënuarit Eduart Lulo, Reis Haxhiraj dhe Artur Guro, dy prej të cilëve gjithashtu të armatosur.

Më pas të arratisurit janë drejtuar për tek dera e tunelit, kishin trokitur dhe dera është hapur pa asnjë verifikim nga kontrollori Eduart Qarri, janë drejtuar tek dera në ambientet e kontrollit të familjarëve dhe kanë dalë jashtë.

Të dënuarit, të ndihmuar edhe nga jashtë, kanë prerë telin e rrethimit të jashtëm të burgut dhe janë larguar.

12 komente në “Zbardhet skema/ Arratisja nga burgu i Drenovës filloi me një qese mollë”

  1. Mon Kukaleshi says:

    Iku koha e “rrumpalles” dhe “degjenerimit” te shtetit.
    Te gjithe ata qe kane abuzuar dhe mashtruar ne detyre te denohen sipas ligjit … Ky eshte “shteti”.

  2. Ligji te zbatohet says:

    Te mos tolerohet askush.
    Te gjithe njesoj para ligjit: “Kush ka vepruar kunder detyres dhe abuzuar me detyren te gjykohet …. ligji eshte ligj.

  3. po mire po sala me lulin per vrasjet e 21 janarit si munden te anashkalojne arrestimin kush mund te na e shpjegoje, apo ska media qe te kete kte lloj niveli per ta sqaruar kte gje

  4. burgaxhiu says:

    Keshtu ka per te ndodhur perderisa jane mbushur burgjet me militante partiak pa shkolle, me kurse plepash, agronome,bujq,ka nga ata qe kane mbaruar arsimin e larte pa bere arsimin e mesem, etj.etj. dhe specialistet i hodhi ne rruge G.Dibra dhe Shpetim Baci. Ne te gjitha institucionet e riedukimit(burgjet) vecse Drejtoret jane nderruar kurse stafi tjeter eshte po ai qe “rregulloj” G.Dibra e Sh.Baci.Deri kur ne burgje, nuk do te vendosen specialistet nga keto gjera do te degjoni, futja e rakis ne burg eshte bere e modes, nje liter 100.000 leke te vjetra, nuk mbeti i denuar ne burg pa celular etj.etj. Ka pasur ne ndonje institucion qe te denuarit filluan te zjenin raki. Duhet reforme e thelle ne burgje z.Drejtor i Pergjithshem, se pari filloje nga stafi ushtarak qe ke aty ne drejtori dhe pastaj kalo ne institucionet vartese.

  5. Rrema says:

    Mire qe i kapen se Po te kishte qene rumpalla do thonte qe kane ikur ne drejtim te paditur

  6. gjon says:

    Sipas tregimit te ngjarjes Thjeshte pakujdesi e pesonelit te shebimit ose veprim me dashje.Sejcili duhet te pergjigjet para ligjit.

  7. tema says:

    Kam nje sugjerim per drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve, Z. Zoto:
    Nese vertet doni te vendosni rregull dhe disipline neper burgjet e te gjithe Shqiperise, drejtohuni Ministrise se Mbrojtjes, e cila do tju vere ne dispozicion nje liste te gjate te oficereve te dale ne reserve, per shkak te reformave te pervitshme qe ben kjo ministri.
    Kam besimin se me keto ushtarake te shkolluar dhe te ndershem, do te mund te vini rregull dhe disipline neper burgje.
    Oficeret e Forcave te Armatosura jane shtresa me e ndershme qe ka mbetur ne kete vend.
    Por ama, mos vendos drejtora qe bejne pazare me lek per cdo dite leje qe I jepet te burgosurve, sepse:
    Peshku qelbet nga koka -thote populli

  8. ah molla , molla, ajo e ka fajin !!!! says:

    Molla e ka fajin,… kot nuk thone MOLLE SHERRI!!!

  9. MUSA SHEGA says:

    Pere mu meqe ata trimat me burgime te perejetshem nuk vrane njeri nga polite apo kodro pergjegjes kur pregaditen per plane me thy burgun nepermjet mendimeve spektakula shyqyr qe svane njeri ata se jane shume te. Rrezikshem kuptohet te gjithe kane bere kerdine tu vra njerz dhe ata thyen burgun nepermiet. Armeve qe pere mendimin time ato arme kane hyre mrena nepermiet. Familjarve te bugurve. Prandaj vetem nje ekip nga ata ka faje pere mendimin time kush ekip. Vete ata gardian polic. Qe kuntrodhojne. Teshat dhe ushqimet e te burgosurve. Kure ju siedhin familjart ne takime. Ata duhet te kontrodhojne qdo gje me detaje. Pere miete te qdo dhoji arme te ftofte apo. Zjarrit. Apo kacavida dhe miete te tiera te rrezikshme. Ok te gjithe. Ato polic qe i keni arrestuar i keni marre ne qaf. Ok qfar bene nje. Roje gardian kure i burgusuri super kriminel i rrezikshem me burgime te perjetshme i vendos personelit gardianit policit armen ne kok apo gjoks apo shpatudha. Qfar do besi ju. Gjykatsa ose gazetar ose komentusa po te ishit roje gardian polic ne vendin e tyre dhe. I burgosuri me burgim te perjetshem po te vendoste. Armen ne kok osene zemer. Ju do ishit shurrur ne pantadhona ose u kishte lene zemra te gjithve u kishte rene te fiket mor artista po me hy ne nje obiek me arma fadhso edhe dhihen njerzit e pshurren ska friga shtrihen e. Dridhen te gjithe kuzhdo te ishte ne vendin e. Atyre 21 polic do ishte. Shurrur dhe dhier ok me qe kenkan kene. Uniformat blu trima pse. Therrasin me autopolant te magazina ku ishte. Tafili. Vet i trete pse su futen mrena direkt. Se friga eshte ajo qe te meson vete shkolla e policis duhet pere thirrje disa here dhe duhet. Marre masat e siguris qe mos te vriten apo plagosen uniformat. Blu apo. Rreneja. Ok policia. Greke ky qe e lagosi pse hapi zjarr se eshte friga qe. Burgaxhit super kriminel. Me burgim te perejetshem ata jane te. Rrezikshem. Ata ne greqi kishin. Amrme atomat. Ku shkembyen zjarr kundra policve grek ok. Krejte burgjet e shqiprise dhe te. Botes kane ksi trima shqiptar te. Rrezikshem por ne burgjet shqiptare jane. 75/100 pere. Vrasje plagosje. Keta po te ishte. Ppsh.baca en Enver Hoxha. Si do i shperblete. O zotri vetem ligji i karrikes eletrika zgjidhe. Hadhet e vllavrasieve. Qe qdo kriminel pere vrasje. Dihet se serri ka fillu apo. Alkol o pere politik o pere futboll o pere femer o per. Grabitje gjoba apo pere inate kushe eshte me i forte sidomos. Verilindja i ka te theksuara. Bashke me egoizmin qe. Egoizmi i ka bere tere verilindore me epiqender. Shkodra qe te. Vllavriten dhe te hakmerren dhe te bien ne. Burgje te perjetshme. Per mu bile kur ska ligjin e vdekjes o varje o karrik eletrike. Me mire me i lene te lire se denimin e ka mrbrapa si te gjith kush vret bien ne gjak dhe. E njejta monedhe ka kundershtarin po rrezikii. Policve gardian. Nga. Drenova me pagu kosure e trimave te rrezikshem superkriminel. Shkodran vlonjat dibran apo nga kudo qofshin. Pse si keni siguru me kamra me perpara me pergjim me inxhizime me te gjitha apo tani qe e pesuat e mesuat. Dhe. E hengen 21 krefamiljar me ik nga puna dhe me burg per qfar pere mos kontrodhin e rrobave dhe ushqimeve qe ju bien familjart te burgosurve vetem ata jane pergjegjes asnje tieter. Po. Ata ishin te rrezikshem pa arme jo me arme. Qa te beje. Burri apo gardiani apo polici kur ka armen ne gjoks dhe ne kok. Ok. Ju te ishit. Ne vendin e atyre do. I mbusnit. Breket

  10. MARKO says:

    Ore nuk e morem vesh ,mollet ishin starkinke, apo rrenete?

  11. MUSA SHEGA says:

    Dhe ne tere bote te. Rrezikshmit kryesor pikant ne dhome rrine zgidhur ne qdo vende tieter edhe ne ajrosje lidhen ne kembe me zhinxhire. Ne dy kembet ku ece avashe dhe nuk ka fuqi me vepru. Dhe gjithemone. Gardiant duhet te jene nga 4. Dyshe dyshe ne. Afersi dhe te armatosur me. Fishek ne fole vetem ne sigures ok. Prandaj ne shqipri. I burgosuri. Njifet me te gjithe qe nga gjykatsi. Deri te. Gardiani ku ka shoqeri me gjera. Seriozishte te asaj. Kadegorie. Polici kurr sduhe te kete. Nje shenje ndaj. Te burgosurit pervece veprimeve ligjore. Ok. Te themi haptas. Me i squt dhe mendje hodhe i djadhezuar eshte. Krimineli apo gardiani polit qe thot. Te mbaroj turrnin te ik shpi. Po ai per. Buken e gojes rrine aty apo ska edhe. Rroge te majme. I marri te gjithe burgaxhit kriminel nga tere burgjet e botes i siedhin ne shqipri. Qofshin shqiptar ndoshta edhe te huaj. Atere. Beja rrogen nje gardiani me te mire se nje. Ministri. Rroga e gardianit te burgut duhet te jete minimum. 1000 euro. Maksimumi 2000.euro. Se i. Rrezikohet jeta pore pagesa e majme e bene te rrije. Ne gadishmerin numer 1 te. Enver Hoxhes pastrahmet pere festatat e. Nentorit.gezuar festat e. Nentorit. Familja. E HOXHES. Gezuar festat e nentorit. Nexhmije hoxha me. Djem vajze dhenderr nipa mbesa mbase edhe sternipa. Stermesa. Pse jo. Dhe me shume. Ai. Ishte. Burr qe kush guxonte me nenduar ne enderr ikte per lesh jo ne te vertet. Adhahadhah. Hajde. Komentusa. Hajdeni se te pakten gazetari shkruan. Rrealitete po ju qe jepni mendime. Ore seshte zori te thuash te shkruash. Preje shrite ne divan apo ne dyshek apo ndenjur ne kafe mosni mor. Komentus o tekishin vdekur gardiant. Apo polic do. Ishin shperblyer. Familja femit. Me breza mos vadhe gjykoni si ne prendim kur vritet. Uniforma blu. Familja femite. Jane te siguruar. Mbase edhe ne shqipri. Po bodhe ti beshe heronje uniformat. Blu kur.humbin jeten ne. Detyre sic kane ndodhur me. Kryekomisarin. Dritan. Lame apo 4 oficet specialist te kupoles shtetit qe i vravi. Super. Bossi. D Dajti qe sbehet fjale pere denim pere munges provash keta jane. Gjykatat shqiptare qe nga korrca vlora shkodra e kapital Tirana. Pra gjykata me e larte ska prova per. Super Bossin zotin D Dajti sepse ska prova. 4 polict kush i vrau qe u bene deshmore. Familjart femit grate sa miljon dollar u shperblyen apo mos e pyet. Pra keta. 4 oficer speciaalist. Mos kane gabuar ne aksion e kane vrare. Gabimisht vehte apo njeri tietrin sme. Besohet. Ndoshta. Bossit z D Dajti i kane mbetur ne pike te qafes. Kjo pra eshte drejtesia shqiptare. I merr njerzit te shume kerkuar ne 10 shen interpol. Tirana RRoma i kap ne europ apo neper bote. Kriminel te e denuar apo me ceshtje te hapur bile ka prej atyre qe kane.vrare edhe polic. Keta jane quar ne. Qeli te burgjeve te siguris. Larte apo ndonje paraburgime dhe. Gjykatat shqiptare qe nga vlora shkodra tropoja dibra korc apo. Kapital tirana. Dhe. Durrassi. Ju kane dhene pafajtesine. Ketyre. Bossave shume te kerkuar na interpoli. Tirana. RRoma. Keto i dine krejte. Drejtesia dhe gjykatat shqiptare bashke me gjykaten e. Larte. Duke ju falenderuar te gjithve dhe ju uruar festat e nentorit. Ju sygjeroj te gjithve. Komentus gazetar. Gjykatat drejtesis shqiptare gjykata te larta se bashku me krye prokoror kryegjykates. Te gjith edhe ministri apo kryministri pse nuk ndiqet qdo ngjarje pere personin qe vdes hmbe jeten. Si para 6 muajsh apo 1 viti apo 3 vite apo 6 vite apo 16 vite apo 26 vite pse nuk zbulohen krimet kush vret. Njerun. Pra. Amerika canadaja gjermania anglia keto qeshtje i ndike tere jeten deri ti zbulojne po ne shqipri. Vrite njeri i thjesjte krymamiljar. Ja psh. Cesk Delia. Para ca muajve. Peshkatar punonte i skreti me 7 femi e priten te dera e avudhis. Bresheri plumbash. Nuk dihet se kush. Ne prill. Vritet kontraktori i ndertimeve. Te pallateve shkoder. Besnik fangaj. Ku nuk dihet kush e vrau. Po ne tiran jane vrare bisnesmen.e kontraktor te fuqishem nuk dihet kush i vrau po ne shume. Rrethe te shqiprise jane vrare kontraktor po edhe. Deputeti fatmir. Xhini. Nuk dihet kush i vrau. Po ju qfare do beni ne te ardhmen. Do vriten njerzit si desh e si animal po sdihet gje kush i vret. Ateher gezuar festeat e. Nentorit popullit shqiptar anemban gezuar festat pere sukseset. Policis se shtetit bashke me. Drejtusit me te larte se. Bashku me ministrin e. Rendit ministrin e drejtesise. Gezuar. Festat kryministrit dhe kryeparlamentarit. Ishadha vendosen pere rendin dhe qetesin pupike ligjet e. Baces. Enver Hoxha paste. Rahmet

  12. MUSA SHEGA says:

    23 vite pushtet krejte i korruptum. Ate e treguan intervistat e te burgosurve te perjetshem ku. I kane denuar njeriun pa dale ne gjygje ku jane te drejtat e njeriut. Shifni artikudhin te gazeta.Shqipe. Ku i denuari me burgim te perejetshem oermendi. Skender gjinushin qe e ka marre ne qafe.ishte shprehur disa here kame derguar. Letra. Kuadrove te larte. Te qeverise. Berisha. Kryeparlamentares topalli. Ishte drejtuar gjykates se larte prokororis pergjithme. Presidentit. Nishani. I paskan kthy te gjithe pergjigje kot. Ai. Burgaxhiu kishte thene ne interviste qe ishte nga shiroka. Gjithmon shiroka ka pase njerz te bute un u habita nje rast i tidhe nje ftyre e frashme me mustak ne formen e. Caplinin olio steljo me fal qe shpehem po nga pamja e fetyres e ashper dhe mustak i shkreti tha kame 3 femije me kane marre rinin j jeten me kane shkatrua familjen me kane denu burgim te perjetshem pa dale ne gjygje. Burgaxhiu i perjetshem nga shiroka tha me ka marre ne qafe politika shqiptare. Fatos Nano dhe skender gjinushi.ok disa here ju djetuan gazetart. Duke i bere pytje pse u arratiset si dhe kush ju ndimoj ai i spiegoj te gjitha me detaje dhe tha qe eshte e treta here qe kame tentuar ja arrita dhe prap do. Arratisem se kerkoj te me jepet e drejta e rikthimit gjygjit se me kane marre ne qafe. Me kane shkatrru trupin dhe rinin neper burgje me denim te perjetshem. Gazetart i beren pytje pse je denu ai tha per uren vajgurore aguzohem kot un ska vra njeri thoshte i shkreti bab 3 femish po si ka mundesi te gjitha ato letra qe ju ka derguar. Drejtesive me te. Larta shqiptare. Po pse mos te rigjykohet nese del fajtor ai thoshte me ndryni ne burg sa te doni pse bejne keshtu me njeriun ne se ai eshte pere rikthim gjygji dhe te rigjykohet nese eshte fajtor ai. Te rrije gjithmone ne qeli por ai tha ne interviste qe nuk jam vrases nuk ka be kurr vresje. Dhe u thoshte gazetarve qe ne qofte se gjehet nje njeri qe me ka pare mu dhe del dishmitar. Veten nje njeri me ndryni sa te doni ne burg po jame i pa fajshem. Pere tu habit. Se eedhe mosha. E tije simbas moshesh so. Ishte. Shum i ri punonte simbas thenjeve shofer ate pere ne avarist shkodran po ai i shkreti ishte i cartur ne fetyre shume te rende. Me mustak sa vertet. Sdi si sjane trembur gazetart ta intervistojne. Po. Ka siguri sot shteti i ka dieg qumshti. Po i fryjne kosit ai thoshte prap do iku. Jame denu kot. O me riktheni gjygjin shume e quditeshme. Po. Kryministri Rama te vedosin Ligjet e. Enver hoxhes. Ai thoshte po te ishte edhe. Enver Hoxha me kishte qua deri ne gjygje me me degjuar fjalet me prova a jame i fajshem a jo. U habita qa nuk ndodhe ne politiken shqiptare ai. Skender gjinushi e. Fatos Nano jane supere finok. Po ai. Kerkon drejtesi. Po habitem ai. Burgaxhi ska pas vlla as bab as daja apo djem axhash sa mire sja vrasin nese ka vra simbas denimit dhe fjalve te tije ne interviste ai ishte pere rigjykim ne se ka. Avukat te popullit. Dhe tamam drejtesi. Duhet. Ti degjohet dhe ti merret para syshe njeriut. Ankesa. E habitshme qa skishte deklaru ne interviste. Fliste shume pere elektorat ne burg benkan fushat elektorale te burgosurit po edhe ata me burgim te perejetshem. E habiteshme kjo kenka. Hajde hajde rrofte. Demokracia dhe drejtesia shqiptare. Ooo kryminister. EDI RAMA U BAFSHE 100viec gzuar festat. Kerko me ndrru kushtetuten dhe vendos. Ligjet me te. Rrepta dhe vendos njerzit me te ndershem ne kupolet e te gjitha dikastereve shtetrore. Kush nuk bane zevendesoje. Po drejtesia te veproje vertet drejtesisht. Simbas ligjeve dhe. Rregudhave nderkombetare te te drejtave njerzore dhe te drejtave te qdo njeriu sice eshte vertet e drejta pere mu qa lexova te ai artikudhe mbeta. Dhe thashe si ka mundesi. Ai fakir shiroket mu be ftyr cartun. E mu be ar trim sa i shkoshin mustakt si ftyre tamam si ata qe punonin ne mirembajtje. Rruga ura dhe ne komunale ne kohen ppsh hadhexhi me 3 femi i merdhitun mu dukt ftyr cartur nga shiroka hera e pare qe degjoj dhe shikoj ne ate foto. Adhahadhah qa i beri 97 shqiptarvet. Vertet. Tere politikant qe kane hile ne 97 i vrafte. Gjynahu i popullit shqiptar. Qe jane mbushur vorret me djem te ri e me mosha 16 -50 vieca dhe burgjet. Plot me kriminela. Verilindja shqiptare 40/100 e popullit ne vllavrasje te ngujum ne gjakra. Ishadha keto feshta te medha te nentorit sherbejne pere. Ndryshimet me te medha. Bashke me kushtetuten e REPUPLIKES SE SHQIPRIS. Tashe me te plakur. Duhet ndrruar gjeja me e pare. Duhen ndrruar kushtetu. Qeveri. Me opoziten te votojne pere ndrrimin e kushtetutes dhe. Ndrrimin e te gjitha ligje te saje ku eshte e nevojshme sidomos pere. Rendin qetsin puplike. Te vendosen pereafersisht ligjet e. Enver Hoxhes pse jo i duhen shqiptarve ato ligje. Po edhe qarkudhimi rrugor te kene ligjet e. Enver Hoixhes. Pse jo. Kush do kjofte pse me ece me shpejtesi mor edhe demutet apo minister te niset perpara qe te mrrisin ne kohe. Apo. Njezit qe ja fusin. Alkol me makina luksoze te gjobiten rende te arrestohet te precedohen pere gjygje sice e ka. Bota prendimore dhe. Gjobat ti marre buxheti i shtetit jo korrupsion. Me kuadro. Po.duhet. Vertet. Rendi drejtesi. Ligji punsimi ju faleminderit. Jame be gati ti fute politikes se shpejti me keni prane. Por mroj drejtesit dhe kundershtoj te gjitha padrejtesit. Ne shumicen e. Rasteve kryministri. Rama eshte korrekt. Bile teper korrekt. Kushdo qe eshte i korruptum me lkene. Karrigen me ik. Vrap te shpija bilke me dhene dhogori para ligjit nese eshte i korruptum me fakte jo me inate politike por me fakte dhe argumente. Simads rregudhave. Rama. Thirrje ligjet dhe vetem. Ligje e punsim. Dajak cilit do qe kundershton ligje e shtetit faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje