I arratisuri i “Drenovës”/ Marashi: Jam dënuar padrejtësisht, kam bërë fushatë për PD-në në burg

28 Nëntor 2013, 08:59Politika TEMA

Fran Marashi, njëri prej 7 të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës, tregon me detaje arratinë e tij.

I dënuari me burgim të përjetshëm për masakrën e Urës Vajgurore thotë se është “kryqëzuar” padrejtësisht nga drejtësia.

Ai rrëfen për GSH se ka pasur pistoletë në dorë, se ka kërcënuar policët e burgut, se në burg kanë qenë 5 pistoleta e 4 automatikë, duke përgënjeshtruar prokurorin, i cili kishte deklaruar në sallën e gjyqit se ishin vetëm 2 automatikë.

“Unë jam i ndërgjegjshëm që kam kryer krim. Por a janë të ndërgjegjshëm të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj meje. Më kanë mbyllur në burg përjetë. Ma kanë marrë gjithë rininë, ma kanë shkatërruar jetën. Qëllimi i arratisjes ishte që zani em të dëgjohej, të shkonte në veshin e drejtësisë. Unë jam dënuar me burg përjetë për ngjarjen e Urës Vajgurore. Që në vitin 2006 kur jam ekstraduar, kam kërkuar që dosja ime të rihapej, të përballesha dhe unë me drejtësinë. Kërkesat e mia nuk janë marrë parasysh”, shprehet 35 vjeçari.

Se kush i ndihmoi të arratiseshin, ai tregon: “Ishim një grup të dënuarish, të pakënaqur nga vendimet e drejtësisë. Na janë mohuar të drejtat. Vendosëm të ikim. Pistoletën ma dha një bashkëvuajtës i imi. (Nuk jep emër). Dolëm deri në korridoret e burgut dhe kërcënuam rojet. U thamë ‘do t’ju vrasim’, se vetëm kështu mund të na lejonin të iknim. Nuk kam fyer asnjë prej tyre, nuk kam ofenduar dhe as nuk kam pas qëllim që të vras njeri. Mund të kisha vrarë gjithkënd, qoftë dhe rojet e burgut, se unë kisha armë në dorë. Por nuk e bana, sepse u arratisa në kërkim të një të drejte. Jo për të vrarë. Rrezikova jetën, pasi rojet e burgut edhe mund të më kishin qëllu dhe sot nuk do të isha gjallë”.

“Kur dolëm jashtë rrethimit jemi ndarë në tre drejtime. Unë kam ikur me Admir Tafilin dhe Gëzim Gurin. Jemi nisur në drejtim të Pogradecit, me një makinë. Ecëm sa mundëm dhe e braktisëm. Nuk dinim me siguri ku ishim. U futëm në një magazinë të braktisur ku dhe u arrestuam. Më besoni, nëse do doja të derdhja gjak, e të vrisja, mund ta kisha bërë me çdokënd, derisa të më mbaronin municionet. Por nuk jam një kriminel, jam babai i tre fëmijëve, që më kanë dënuar pa dëgjuar fjalën time. Pas arratisjes, unë mund të kisha ikur kudo. Mund të kisha kaluar kufirin për në Greqi, apo mund të kisha ikur në Maqedoni, qoftë dhe në këmbë. Por, jam nisur drejt Tiranës dhe doja të mbërrija sa më parë në Tiranë, të dilja në një studio televizive dhe të flisja për çdo gjë, të kërkoja publikisht të drejtën time. E përsëris, unë nuk jam kriminel. Ne u arratisëm, por as nuk fyem dhe as nuk prekëm kënd me dorë. Edhe kur njeni prej të burgosurve që ka qenë aty, që ishim duke dalë deshi me i ra, i thashë menjëherë të mos bante asgjë. Për këtë ka prova. Keni oficerin e rojes, Terpon, që ka qenë aty dhe të tjerë, që ne s’kemi tentu me vra njeri. Pyetni vetë policët se çfarë kam thanë. Jo se jam unë ma i mirë, por nuk ishte qëllimi ynë të derdhnim gjak. U arratisa për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe të gjykatës që më dënoi, për t’ju thanë se unë nuk jam kriminel. Për kry të fëmijëve, për këtë e kam bërë, nuk jam i penduar. Me kthy kohën mbrapsht e bëj prapë. U arratisa dhe do të arratisem sa herë të më jepet mundësia se po kalbem kot në burg. Është hera e tretë që tentoj të arratisem, se më kanë akuzuar kot, se më kanë dhanë dënim maksimal, ndërkohë që jam i pafajshëm për masakrën e Urës Vajgurore”.

Se si qëndron e vërteta e ngjarjes së Urës Vajgurore ai tregon: “Kam qenë minoren kur më përfshinë në atë ngjarje. Me pasë vra tërë ato njerëz, nuk kishte me jetu familja ime, me lëvizë lirshëm lart e poshtë. Ma kishin vra vëllanë, nusen, fëmijët, babën. Nuk ta fal kush gjakun në Shqipëri. Për kry të fëmijëve, s’kam qenë në ngjarjen e Urës Vajgurore ditën që ka ndodh ngjarja. Jam krejt i pafajshëm, mund t’a vërtetojnë, por s’dunë me punu. Unë sot jam prapa hekurave, pasi jam viktimë e politikës. Fatos Nano, Genc Pollo, Ylli Vejsiu e Skënder Gjinushi e dinë gjithë të vërtetën e asaj ngjarjeje. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pati deklaruar se do ta rihapë dhe zbardhë dosjen e Urës Vajgurore. Është bë një masakër e unë jam i vetmi që qëndroj në burg. I vetmi që jam dënuar pa qenë përballë drejtësisë, pa u përballur me provat, faktet, me të vërtetën”, shprehet Marashi.

Ai thotë se është demokrat dhe ka bërë fushatë për PD-në në burg.

“Një gazetë që lexova, thotë se Sali Berisha i kërkoi shtetit dhe Edi Ramës të kapë vrasësit. Unë jam demokrat, e kam flamurin në qeli. Unë kam bë fushatë për PD-në në burg, tash na bëni socialistë”.

13 komente në “I arratisuri i “Drenovës”/ Marashi: Jam dënuar padrejtësisht, kam bërë fushatë për PD-në në burg”

  1. bledi says:

    drejtesia duhet te shokj ne vend

  2. Kacamilli says:

    Te denosh me burgim te perjetshem nje te pafajshem eshte nje krim i ulet. Une nuk deshiroj qe drejtesia te kete arritur deri ketu por me cpo na shohin syte nuk eshte cudi. Une mendoj se ketij personi i duhet rihapur dosja. Nuk ka asgje anormale ketu. Fakti qe ky qenka denuar ne mungese te ben te dyshosh dhe qe mund tja kene fut.

    1. ky eshte kriminel dhe meritonte plumbin
      une jam nga URA VAJGURORE dhe e njoh mire

      1. arianita says:

        AI PO THOT TE RIHAPEN DOSJET!! NUK THOT ME LINI TE LIR POR TI RIHAPEN DOSJET !!!ESHT E DREJTA E TIJ MINIMALE TE RIHAPEN DOSJET DHE TE GJYKOHET SIMBAS LIGJIT DHE PROVAVE DHE JO SIMBAS XHEPIT!!

        PO TE DHJEFSHA SHTETETIN SHQIPTAR QE MBYLL VESHET PER SHQIPTARET E VUAJTUR DHE MERRET ME NJE OPOZIT PARAZITE

        ESHT E DREJTA MINIMALE QE DOSJET TE RIHAPEN DHE GJYKATESIT DHE PROKURORET TE PUNOJN SIC DUHET!!

    2. Nikoja says:

      Qe duhet te hapen shume dosje kjo ashte nje gja ma se e domosdoshme .Por qe te hapen dosjet dhe te behet edhe nje here gjyqi i te shtateve kjo ashte e pa diskutueshme .Ata vertete u arratisen por ata bene damin ma te vogel te mundshem kur u larguan ( te pakten me sa shkruan ,nuk qelluan mi asnje polic ) Dhe ma kryesorja qe ata nuk e bene (qe shume lehte munde edhe ta kishin ba ) ashte hapja e dyerve te te gjith te burgosurve dhe ……manej munde te flitej per krim apo noshta per shume krime…..Megjithate personalishte mendoj qe duhet nje reforme e thelle ne drejtesi ( gjykate por edhe prokurori ).

  3. As says:

    ka te drejte. (me mire do ishte te kish dhene ca leke)

  4. dritani says:

    Sa mire ia u ben Saliu juve!
    Ka 20 vjet qe ja u fut. Iu ka shti n’sherr mes vedit. Iu ka shti n’sherr me gjithe shqiptaret e tjere qe ne ’97 se malesoret kane qene gjithmone t’respektum.
    Iu ka shti n’sherr tu “iu bo nder” me tokat qe keni zaptu dhe prape e doni fort.

    Shume mire ia u bo!

  5. Shqiptari says:

    Nuk ke paguar pafajsine dhe Je fajtor

  6. ardi says:

    po mor po te gjithe ju ini te pafajshem…….ata te ures vajgurore i vrava une qe nuk isha aty……avokat nuk kishe ti?te gjithe ju jini te pafajshem,se edhe kurva nuk pranon qe eshte kurve……

  7. selmani says:

    Po per ke mund te beshe e duhet te beshe fushate Ti or Marash,perveçese bandes kriminale Saliste?Edhe po te mos na i thonje e nenkuptonim!Mos çaj koke se edhe pak kohe e do ti keshe te gjithe lideret shpirteror aty prane teje.Flamurin e PD mos e hiq se ka me ju ba shume qejfi kryekriminelit e ka me ju duke vetja si tek SHQU-pi!

  8. fieraku4u says:

    KAM NJE PARANDNJEJ QE KETIJ TE SHKRETIT JA KAN FUTUR….AHHHH MORE MARASH MORE MARASH PO ME SALEN DHE PD JE TI. PO PSE STHUA TI AI TA PASKA FUTUR TY.

  9. elinor says:

    Ca te ben burgu. E ben gegun te flase toskshe, hehehe. “Kercen prifti nga belaja”.

  10. Erion says:

    TE GJITHVE VETJA I PAFAJSHEM JU DUKET , DERI ME SOT NUK KAM DEGJUAR NDONJE NJERI TE VEHTEDENOHET .
    EDHE TI FRANI KUR NE TE TJERET HANIM BUKE SI MIU TI DILJE ME KALLASH SI ARRIU .TANI PI BAR MIU !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje