Dita e Pavarësisë/ Qeveria feston në Vlorë me Nishanin, mungon opozita

28 Nëntor 2013, 15:30Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Ashtu si pothuajse gjithmonë gjatë këtyre viteve, edhe këtë 28 nëntor mazhoranca dhe opozita kanë festuar më vete.

Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta dhe presidenti Bujar Nishani kanë marrë pjesë në festimet e organizuara nga Bashkia e Vlorës, ndryshe nga opozita, e cila ka vendosur të festojë në Tiranë.

Ceremonia zyrtare e festimeve nisi me vendosjen e kurorave me lule te varri i “Ismail Qemalit” dhe ngritjen simbolike të flamurit kuq e zi nga presidenti Bujar Nishani.

Por ndryshe nga ceremonitë e mëparshme, ceremonitë zyrtare nuk janë përcjellë me fjalimet e rastit nga drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Pas ceremonisë në sheshin e Flamurit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ditë si ditën për reflektim për përgjegjshmëri qytetare dhe qeverisëse për të çuar përpara projektin e paraardhësve për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

I njëjti mesazh u përcoll edhe nga kryeparlamentari Ilir Meta, që e cilësoi këtë ditë ndër më të bukurat në historinë e kombit shqiptar.

“Për ne që jemi këtu së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe me bashkëkryetarin e Aleancës për Shqipërinë Europiane është një ditë për të rinënvizuar angazhimin e plotë që ndjejmë që në këto vite të para të 100-vjetorit të shtetit ta çojmë shtetin shqiptar përpara dhe të rrisim edhe bashkëpunim me të gjithë shqiptarët në të gjithë rajonin për të pasur ditë më të mira për shqiptarët kudo ku janë,” tha Rama.

“Është kënaqësi që jemi bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë për të vijuar angazhimet në shërbim të modernizimit të këtij shtetit dhe për përmbushjen e aspiratës e të gjithë ne për një Shqipëri europiane,” tha Meta.

Kurse kreu i PD-së, Lulzim Basha, së bashku me paraardhësin e vet, Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të PD-së, kanë festuar si Ditën e Pavarësisë, ashtu edhe Ditën e Çlirimit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga grupi parlamentar demokrat kanë vendosur kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri” si dhe kanë zhvilluar homazhe në nderim të dëshmorëve të Atdheut.

Në fjalën e tij, Basha tha se se 28 Nëntori përveçse një ditë përkujtimi për dëshmorët, është edhe një ditë reflektimi për vendimmarrësit në mënyrë që ata të marrin vendimet e duhura.

“Sot kujtojmë këta martirë veprën e tyre, sakrificën sublime që i shërbyen kombit për të mbetur të pavdekshëm. Kujtojmë babanë e pavarësisë, Ismail Qemali, dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij që 101 vjet më parë ia dolën të dështojnë projektet për asgjësimin e popullit shqiptar. Kujtojmë sakrificën e mijëra dëshmorëve të luftës që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë dhe për rrugëtimin e tyre drejt lirisë dhe demokracisë. Kujtojmë bijtë e shqipes, në Kosovë, Preshevë, Maqedoni që dhanë jetën për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre”, theksoi Basha.

Sipas tij, sakrificat nuk mbarojmë me aktet e mëdha, ato duhet të vazhdojnë.

Gjithashtu, Basha komentoi edhe aktin e miratimit të rezolutës nga Partia Demokratike, për mbështetjen e saj për statusin e vendit kandidat.

“Përgjegjësitë tona nuk kanë përfunduar, do ta çojmë përpara projektin, ku destinacioni pa dyshim është Evropa. Sakrificat nuk mbarojmë me aktet e mëdha, ato duhet të vazhdojnë, për të lënë mënjanë interesat meskine, e për bashkëpunuar për interesat kombëtare. Akti i djeshëm i miratimit të rezolutës nga PD për mbështetjen e statusit, mos të mbetet një akt simbolik dhe i veçuar, uroj që ky akt të ketë ndërgjegjësuar klasën politike,” shtoi Basha.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat i ka uruar shqiptarëve marrjen e statusit të kandidatit.

“Sot është ditëlindja e 101 e Shqipërisë, festa e flamurit dhe e çlirimit të vendit, është dita ku çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para qindra e mijëra vajzave e djemve që flijuan vetën për pavarësinë. Është dita në të cilët ne nderojmë Ismail Bej Vlorën, etërit e pavarësisë, që në kushtet mbinjerëzore ia dolën të shpallin pavarësinë e Shqipërisë. Le të shprehim nderimin më të madh për familjet e të rënëve, t’i urojmë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, dhe sukses të mëtejshëm në proceset e integrimit”, tha Berisha.

Krejt ndryshe nga një vit më parë e ka gjetur ky 28 nëntor kryeqytetin shqiptar.

Dekori ka qenë më i paket se ai i vendosur për 100-vjetorin e pavarësisë, aktivitet festive po ashtu dhe shumë pak njerëz  kishin dalë enkas për festë.

Duke iu kënaqur motit me diell dhe 4 ditëve pushim për shkak të festave dhe fundjavës, banoret e Tiranës tregojnë se 28 nëntorin e kanë nisur me shëtitje dhe qëndrime në baret e kryeqytetit.  Pavarësisht axhendës së ngjeshur të pushtetit lokal për 28 nëntorin, atmosfera e festës së pavarësisë në kryeqytet ishte e vaket.

Përgjatë bulevardit kryesor ishin ngritur ekspozita me figura të patrioteve të shquar, grupe artistesh performonin valle të krahinave të ndryshme, ndërsa interesi i qytetarëve ishte i pakët.

Ndërsa monumentet kushtuar pavarësisë dhe ngritur enkas në Tiranë për të kujtuar 28 nëntorin e 1912 ishin lënë në harresë.

13 komente në “Dita e Pavarësisë/ Qeveria feston në Vlorë me Nishanin, mungon opozita”

  1. altin says:

    po patjeter,se LULUSHI ka akoma torte nga 100 vjetori i pavaresise.Cna e jepni si lajm opozita e familjes gjithnje ne kundershtim me popullin

    1. LOLA says:

      O Luli, po pse s’na boine dhe nji torte mor burr i dheut?
      http://goo.gl/tHxsk1

    2. florin kozi says:

      Hera e pare qe shof qe qeveria Nuk hargjo as Nje kacidhe per fishekzjarre kjo tregon qe ka nevoj shqiperia me shum ndime se sa te plasin fishkzjarre Bravo edi rama bravo dhe suksese ne qeverin tende te mrekullushme

  2. ismeti says:

    kta te serbis e festoj diten e serbis se edhe e ashtu dhandurr te serbis jan

  3. Miri says:

    Prandaj nuk paska komente, qenkan te gjithe busy.

  4. Ali says:

    Shikoni cfare presidenti qe kemi? Nuk e kuptoj per ca i duhet dosja ketij rrostopolli edhe ne nje dite feste si dita e pavaresise!
    A po ka porosite e doktor profesor qoftelargut aty brenda. Nje president qe aktualisht nuk ka mbeshtetjen e shumices parlamentare duhet te jap doreheqjen.

  5. Tigri 14 says:

    Po ku te shkoje saliu i ngrate tanime. Vetem burgu e pret me gezim ate fare surrati. Lere pastaj lulin, se ai snjeh akoma veten jo me ta njohin tjeret

  6. Treviso says:

    Me vjen shum keq qe ti jepet e drejta nje krimineli dhe lapanjosi te flasi ne emer te demokrateve, per te kujtuar te renet e atdheut.

  7. Levizja Shqiptare 5 Yjet says:

    Parti e shkaterruar, politikanë të vdekur,qe flasin,thotë per të tillë politikane Arbitri i M5S ne Itali,Beppe Grillo! Të vdekur dhe të varrosur nga Sovrani me 23 qershor, ende nuk kane kuptuar se pa Sovran, nuk ka mbështetje! Sepse Sovrani ju perfytyronte ne Vlorë, atje ku morì jetë Pavarsia e Madhe!
    Perse nuk shkoni? Perse ndani Veriun nga Jugu, kur kemi nje gjuhe,nje flamur kombetar? Kush rri pas jush qe kerkon ndarje, perplasje dhe varferi shqiptaresh?
    Ju nuk jeni atdhetare! Ju keni mision antishqiptar! Ju jeni banda e Beogradit në Tirane! Ne,Sovrani do tju vendos shumë shpejt dhe kapakun e varrit politik persiper! Shqiperia do ndicojë! Të luftojme,ta pastrojmë!…Lum kush të rrojë!
    Lavdi 28-29 nentorit! Lavdi Kombit shqiptar dhe flamurit me shqiponjen dykrenare! I meritojne keto festa kombetare dhe 5 Yjet tanë popull që jetojnë e punojnë ne 5 shtete!

  8. argita says:

    kam nje lutje per gazetaretdhe televizionet qe te mos marin ne interviste sali berishen,pasi nuk e kuptoj me qfare statusi e intervistojne cdo dite .jo per gje ,po kam frike se i mbetet hateri kaq islamit se edhe ai eshte deputet ithjeshte si saliu.

  9. emigranti says:

    Sot pame ne mediat televizive dy aspekte historike.Pame ne radhe te pare perkujtimin e 101 vjetorit te shpalljes se Pavaresise kombetare ,organizuar ashtu si e kerkon vet rrjedha historike e vendit Shqiptar.Plot lezet dhe kranari ,bazuar ne nje fakt te pamohueshem dhe te pa harruar te historise kombetare.Aty ne Vloren e Flamurit u pane te jene bashke me popullin Presidenti i republikes,Bujar Nishani,kryetari i Qeverise z.Edi Rama,Kryetari i Parlamentit shqiptar ,z.Ilir Meta e shume te tjere te spektrit politik e qeveritar te mazhorances se sotme.,.Aty pati edhe prononcime per pershendetjen e rastit qe nuk po zgjatemi shume.Gjithcka ishte e organizuar mire dhe me lezet.Aty kish edhe perfaqesuese nga Kosova.Per te gjitha keto aspekte na rritet krenaria kombetare.Por ne pame edhe nje veprimtari tjeter ne Tirane.Ishin homazhet ne varret e deshmoreve organizuar nga Partia demokratike.Te themi te drejten u pezmatuam me cfare na pane syte.Kryetari i dejure i Partise demokratike z.Lulk Basha vendosi nje kurore ne vorrezat e deshmoreve.Pas tij edhe plaku mere historik i kesaj partie, i kerrusur dhe i dermuar con nje kurore. me qe defakto edhe sot kruetar i saj,Keto veprime qe cenojne moralin kombetar duke revizionuar pa baze faktet historike dhe qe perfaqesojne dasi kombetare na pezmatojne pa mase.Kjo eshte nje veper e kaq viteve e Sali Berishes.I bejme thirrje Partise demokratike ,te distancohet nga tradhetari historik dhe te serohet ne respektimin e rrjedhes se shkelqyer te ngjarjeve historike te vendit,te ilat na japin nder dhe krenari kombetre te gjitheve.Keshtu me veprime te tilla ,behemi qesharake para botes dhe ne ketej na vjen turp.Keto veprime te mbrapshta kenaqin vetem Sali Berishen dhe padronet e tij te cileve po usherben nje jete te tere me shume zell,por pa sukses.Rrofte dita e Flamurit,dita e Pavaresise Kombetare Shqiptre!

  10. O milet ............................................................................................................. says:

    -28 Nentor 1012 Dita e pavaresise Shqiperise.
    -29 Nentor 1944 clirimi Shqiperise nga okupatoret e luftes II-boterore.
    -23 Qershor 2013 dita clirimit Shqiperise nga “gjermani fundit s-Ali Bisha”.

    1. ismeti says:

      nuk asht qlirimi nga gjermani por nga serbofili rus sali berishoviqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje