Zyrtari i PDK: E ndihmuam Shpend Ahmetin që të fitonte në Prishtinë

3 Dhjetor 2013, 19:08Rajoni TEMA

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega e Prishtinës, ka deklaruar se ka ndihmuar Shpend Ahmetin që të zgjidhet kryetar i kryeqytetit.

Madje ai shkon më larg kur thotë se PDK ka ndikuar që Shpendi të jetë fitues.

Këto komente ai i bëri për gazetën Express.

Cakolli thotë se ka vepruar kundër një vendimi të partisë, që kërkonte të ishin neutralë në balotazh.

“Mirëpo unë si qytetar i Prishtinës kam pasur të drejtën që të angazhohem përkrah një kandidati,” tha Cakolli, duke shtuar se ai ka mbështetur ndryshimet në qytetin e Prishtinës./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje