FOTOT/ Ai u bleu atyre unazën e fejesës 9 mijë dollarë

5 Dhjetor 2013, 11:09Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ai u bleu atyre unazën e fejesës 9 mijë dollarë

Një çift bëri të ditur për mediat se unaza e tyre e fejesës ishte një dhuratë nga aktori i ndjerë, Paul Walker.

Ushtari Kyle Upham dhe e dashura e tij, Kristen, ishin në një dyqan bizhuterish në Santa Barbara në vitin 2004, duke parë për një unazë diamanti për fejesën e tyre.

Ishte pak përpara se atë ta dërgonin për herë të dytë në Irak.

Në dyqan ishte edhe aktori i njohur.

Çifti nisi një bisedë me të.

Kyle i tregoi aktorit se shërbente si ushtar në Irak.

Çifti amerikan u largua nga dyqani pa e blerë dot unazën, pasi ajo kushtonte 9 mijë dollarë.

Pak më vonë, një shitës u telefonoi nga dyqani dhe u tha se duhet të riktheheshin.

Ata shkuan dhe ai u dha unazën, duke u thënë se ishte një dhuratë.

Por me kërkesë të Walker, ai nuk u tregoi se kush ua kishte blerë.

Çifti gjithmonë dyshonte se ishte Walker që ua bëri këtë surprizë.

Por tani që aktori 40- vjeçar humbi jetën, dyqani ka vendosur të tregojë për ta se bamirësi ishte Walker./ep

6 komente në “FOTOT/ Ai u bleu atyre unazën e fejesës 9 mijë dollarë”

  1. Nika says:

    Ja kush eshte Amerika, nje vend plot me engjej.

    1. po moj nike po, por dhe ti apo une ti kemi aq leke sa ka pas ai rrahmetliu.. do ta benim kte gje. po thuaj na befte njehere zoti me leke e pasuri pa… .

      1. shqiptari says:

        Jo or mik jo. Njoh une plot njerez me aq leke (shqiptare) e nuk te japin as plubmin per t’ja hequr vehtes. Ketu vret vellai vellain, e shoku shokun.

  2. mikel says:

    perenia robt si puna ktit i don per vete

  3. e verteta says:

    Levizje klas.Respekt

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Nje xhest zemergjeresie..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje