Hajdutët vjedhin çatinë e Porsche-s së Paul Walker (FOTO)

6 Dhjetor 2013, 08:52Lifestyle TEMA
Hajdutët vjedhin çatinë e Porsche-s së Paul Walker (FOTO)

Hajdutët kanë vjedhur një pjesë të makinës Porsche, në të cilën u aksidentua për vdekje aktori i njohur, Paul Walker, 40 vjeç.

Autoritetet kanë arrestuar një 18- vjeçar.

Një tjetër i dyshuar, një 25- vjeçar, është jashtë Kalifornisë, por do të dorëzohet.

Një karroatrec mori makinën e aksidentuar, por kur ndaloi në semafor, ndodhi edhe vjedhja.

Një person zbriti nga një makinë që po udhëtonte nga pas, mori një pjesë të Porsche-s dhe u largua.

Policia arrestoi 18- vjeçarin Jameson Witty, që kishte postuar në faqen e tij në Instagram foton e çatisë së makinës.

Ai e kishte nxjerrë në shitje çatinë, duke kërkuar 20 mijë dollarë.

Të hënën adoleshenti del përpara gjyqit./ep

1 komente në “Hajdutët vjedhin çatinë e Porsche-s së Paul Walker (FOTO)”

  1. Tirona says:

    Sa perplasje te forte paska bo makina me shtyllen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje