Prifti bukurosh martohet me vajzën e këshilltares së Papës

6 Dhjetor 2013, 11:21Lifestyle TEMA
Prifti bukurosh martohet me vajzën e këshilltares së Papës

Dikur ai ishte imazhi i urdhrit “Legjioni i Krishtit”.

Por ai tanimë nuk është prift dhe shumë shpejt do të martohet me nënën e djalit të tij.

Bëhet fjalë për klerikun Thomas Williams, që do të lidhë kurorë me vajzën e ish- ambasadores amerikane në Selinë e Shenjtë, Mary Ann Glendon, aktualisht një nga këshilltaret kryesore të Papa Françeskut.

Glendon, pedagoge në Universitetin e Harvardit, është një nga gratë me më shumë pozitë në Vatikan. Ajo është po ashtu edhe një nga pesë personat në komisionin e ngritur nga Françesku për të reformuar Bankën e Vatikanit.

Vajza e saj, Elizabeth Lev, është një historiane e njohur e artit dhe koluministe për agjencinë Zenit, të cilën e publikonte Wiliams përgjatë një dekade, kur ishte pjesë e urdhrit.

Williams, teolog, shkrimtar dhe personalitet i medias, pranoi vitin e shkuar se ishte babai i një fëmije, të lindur vite më parë.

Ai kërkoi falje për këtë thyerje të betimit për të qëndruar beqar dhe theksoi se shpresonte që të ishte sërish prift pasi kishte vendosur të hidhte pas mëkatet e të shkuarës.

Por pasi mori një vit kohë për reflektim, Williams hoqi dorë nga të qenit prift dhe vendosi që të kujdeset për të birin, që vuan nga sindroma Daun.

Ata do martohen të shtunën në SHBA./ep

13 komente në “Prifti bukurosh martohet me vajzën e këshilltares së Papës”

  1. Zigur Qarri says:

    Hoqi dore per tu bere Prift per te qene realisht me afer Zotit.

  2. andon says:

    Po shume mire e ka bere, te kesh nje familje , te kesh nje mrekulli sic eshte femija, dhe sigurisht te besosh ne zot eshte gjeja me e mire qe mund te beje nje burre ne jeten e tij

  3. MESUESI says:

    Mos u merzitni ,pasi fene po e mohojne vet priterinjte e hoxhallaret,duke shkelur “ligjet” E FESE TE VENDOSURA ME SHEKUJ. Mos kujtoni se edhe ne 1967 -ten nuk pati klerik qe ishin dakort me prishjen e fese. Martesa behet ,pasi eshte nevoje biologjike per njeriun,si per cdo qenie te gjalle. EDHE EJA KA LIGJE TE GABUARA.

  4. Cakalli7 says:

    e borgjia borgjia
    bejne mekat qe te bien me qafe
    ti ke qene burre i ndershem se i beje hapur

  5. leonora says:

    duhet te keni kujdes shume ne termat e kot qe i kane gazetaret shqiptare ne pergjithesi !!!! Personat/ femijet e prekur me Sindromen Down nuk vujan nga kjo sindrome ata jane te prekur dhe kjo sindrome nuk eshte semundje .

  6. elinor says:

    E shifni mori gra cfare ndodh kur shkoni tek prifti per rrefim? Ju ze fryma e shenjte, ahahah!

  7. Isabele says:

    I uroj te dyve jete te lumtur dhe ndoshta ky rast (si edhe te tjere) do hapin perseri debatin per prishjen e “celibacy” per ata duan te krijojne familje dhe ti sherbejne Zotit, njekohesisht.
    Megjithate mendoj se prifterinjte ose kleriket nuk duhet te martohen. Eshte shume e veshtire te jesh nje lider i kishes, kerkon disipline , kurajo dhe fokus.

    1. elinor says:

      Ka nje barcalete per kete punen e ‘celibate’ qe ndjekin prifterinjte.
      Nje prift i ri caktohet tek nje kishe dhe fillon punen bashke me te tjeret qe te kopjonte librat e shenjte, per t’i perhapur ata sa me shume. Mirepo ai veren se te gjithe kopjonin nga kopjot e kopjove dhe jo nga origjinalet. Shkon tek kreu i kishes dhe ia tregon kete problem duke i nenvizuar faktin se nje gabim i mundshem ne kopjim do vazhdonte ne vijimesi pa u korigjuar. Prift e veren dhe i thote, “ne kemi shekuj qe e perdorim kete praktike por ti ke te drejte; eshte te mundur te jene bere gabime ne kopjim.” Dhe prifti kryesor vendos te shkoje ne bodrum tek librat origjinale e te beje disa verifikime. Kalojne ore e ore te tera e prifti plak nuk po behej i gjalle. Dikur nje nga prifterinjte e tjere vendos te shkoje e te shohe c’mund te kete ndodhur me priftin e vjeter. E gjen ate permbi nje nga librat origjinale duke ngasheryer. E pyet si eshte puna, pse kaq i deshperuar. Prifti plak i pergjigjet.
      “E kemi kopjuar gabim; fjala nuk eshte ‘celibate’ por ‘celebrate’. Hihihih!

      1. Isabele says:

        hahahahahahaha
        po o shejtan, po …kam qesh me lot.

  8. Fans says:

    të gjithëve u qesh fytyra…nga pararatë dhe lumturia….!Edhe vetë paës…!

  9. Endri says:

    NE EMER TE ATIT E TE BIRIT TE SALI BERISHA
    JE I MARTUAR. AMEN

  10. shpiragu says:

    Edhe pse po kalonte viti qe ishin martuar,nusja nuk po ngelej me barre. Shtepia kishte ren ne hall te madh.
    -Degjo ,o burre,-i thote plaka plakut. Te bisedojme me djalin e ta cojme nusen ne teqe qe ta yshti babaj e te mbesi me barre ,pasi dhe nusja e filanit,me te vajtur atje mbeti me barre. E thene e bere. Vendosen per ta cuar nusen te babaj. Djali nuk ua prishi qefin prinderve,po ne realitet kishte dyshime per ato qe kishte degjuar e nuk besonte . Ate dite qe vjerri me vjerren do conin nusen te babaj binte nje shi ,po me gjyma,kur themi ne nga anet tona.Me te nisur baban e nenen se bashku me nusen,djali u vesh,mori kalin dhe fshehurazi ne nje rruge tjeter u nis drejt e ne teqe. Hyri brenda dhe takoi baban. Pasi u pershendeten biseda nisi rreth problemit per te cilin ishin nisur .Babaj i vinte verdall muhabetit per te mesuar, se si ky djale, ne kete qamet rrobat i kishte te thata. Ne nje moment e pyeti djalin . Une ta tregoi iu pergjigj djali ,po ne se me thua se si ju i lini grat me barre. Pa c’pa babai ,ca na kureshtja ca nga rakia i tha: ” Or bir,si une dhe 12 dervishet njerez te gjalle jemi.Me barr ngelin ato femra qe fajin e ka burri. Ke degjuar ti kur thone ,se vajta edhe ne teqe e nusja prap nuk lind? Sepse e ka fajin nusja….. Pasi i tregoi ,se ishte me rroba te thata,pasi rruges ishte xhveshur lakuriq ,rrobat i futi nen samar,kurse gunen e la ne nje ferre, falenderoi baban e rruges takoi prinerit me nusen e u kthyen ne shtepi…….. Edhe prifti mire ka bere qe eshte martuar. Te trashegohesh ,o prift e u shtofsh nje mehalle,pasi nuk qenkerke si ata prifterinjte e tjere qe perdhunojne femijet. HALLA MARTESEN !

  11. Filja says:

    O njerez me mire te tregojme keshtu histori gazmore saqe te hahemi me komente…..Nje rob zoti nga nje fshate siper Librazhdit ne kohen e Dulles,kishte hapur fjale se dinte marifetin per te ngeliur femrat shtate zene,dhe kishte plote budallenje qe e besonin,e keto ishin nga ca fshatar te humbur te Orenjes,e te Labinotit Male,(Qeret)…..Njehere i cojne haber ketej nga Qereti,niset miku qe me dite dhe vete andej ku edhe dhia nuk shkonte dhe nuk kishte as drite elektrike.Takon dhendrin Vjerin,dhe pasi i degjon u thote me duhet te therni nje dashe te zi te ma piqni ne helle,dhe pastaj do mbyllem me nusen per tre dite,nuk dua te me shqetesoj njeri,dhe ju per cdo tre ore te nderroni ujin tek shtama,dhe te ma lini mbrapa dere.Dhe nis pune miku kaloi dita e pare,ato varda mishe,dhe nddero shtamen,po se kushe nga fshati detyrimishte ndonje spiun,takohet me operativin e zones ne qender te koeperatives Labinot Male,dhe i tregon atije ngjarjen,sa e degjon ai mere me vete policin e nisen,vajten atje kuptohet diten e dyte,se miku kishe edhe nje tjeter,shqyejne deren,dhe e gjejne mikun e nusen komplet lakuriq,kuptohet hekurat mikut,dhe nusja kthehet tek baba..Pra kishte keshtu e ka akoma…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje