Jonathan Moore, Drejtori për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, mbërriti për një vizitë në vendin tonë.
Ai u takua me presidentin Bujar Nishani.
Në një njoftim zyrtar, thuhet se Moore ka theksuar nevojën e konsolidimit të mëtejshëm të shtetit ligjor.
Në njoftim të bie në sy një fjali, sipas së cilës Moore ka thënë se politika duhet të bëjë kujdes me mesazhet për statusin, pasi po krijon konfuzion.
“Zoti Moore, pasi u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqura me arritjet, stabilitetin e brendshëm dhe rolin e Shqipërisë në rajon, nënvizoi se integrimi evropian është interes i Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe shtoi se nga Brukseli, pavarësisht arritjeve të deritanishme, duan të shohin më shumë përparim në konsolidimin e shtetit ligjor dhe tërhoqi vëmendjen se politika shqiptare duhet të evitojë konfuzionin në dhënien e mesazheve për statusin e vendit kandidat dhe integrimin në Bruksel,” thuhet në njoftimin e presidencës.
Moore u takua edhe me kryetarin e Kuvendit.
Në një njoftim zyrtar thuhet: “Z. Meta shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen konstante të SHBA ndaj Shqipërisë si në planin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të integrimit evropian. Në këtë kuadër, z. Meta dhe z. Moore theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe forcimit të ligjit.
Në përfundim, Kryetari i Kuvendit z. Meta dhe z. Moore diskutuan edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u evidentua roli konstruktiv i Shqipërisë dhe u nënvizua se perspektiva e Bashkimit Evropian është garancia e forcimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Më herët zyrtari amerikan u takua edhe me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
“Bashkëbiseduesit shprehën angazhimin e përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin e frytshëm në drejtim të zbatimit të projekteve dhe programeve të fokusuara në forcimin e shtetit ligjor, institucioneve demokratike, si dhe luftës kundër korrupsionit.
Z. Moore përgëzoi masat konkrete të ndërmarra nga ana e qeverisë gjatë vitit të fundit, në një klimë politike gjithëpërfshirëse, siç u evidentua në rekomandimin pozitiv të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./ep
Çudi si nuk është takuar me kryeministrin e vendit?!Se dhe me Lulin u takua…NDoshta e ka lënë për në fund.Hallall,sipas tyre i takon në fund.
Keshilla e Moore,qe ne fakt eshte terheqje veshi dhe vemendjeje,shpreh nje shqetesim te madh,i cili shqetesim po kalohet ne heshtje nga Qeveria,pushteti,media opozitare.
Pse e thote kete zyrtari i larte amerikan?!C’duan te thone aleatet tane me “mesazhe konfuze”?!
Opozita e djathte shqiptare,e ka shprehur hapur e qarte,vendosmerine per te marrin statusin;kete e ka konkretizuar edhe ne Parlament me rezoluten qe propozoi.
Kjo ka lidhje ,padyshim,me qendrimin e vete Qeverise shqiptare,kryeministrit Edi Rama, ministrit te jashtem Bushati dhe mazhorances se sotme.
Eshte kaluar ne heshtje nga media e majte, pro-pushtet,mbeshtetese e Edi Rames,nje zhurmnaje e shurdher,qe ka te beje ,pikerisht me kete per te cilen qortojne amerikanet.
Ministri i jashtem Ditmir Bushati,u shpreh para ca ditesh,se “edhe nese se marrim statusin,do te vazhdojme me reformat”- pikerisht te tilla deklarata tejet te mbrapshta kane parasysh aleatet tane amerikane.
Shkurt,per te gjithe ata qe se kuptojne,kryeministri psikopat Edi Rama,qeveria e tij,dhe mazhoranca e sotme ne pergjithesi,nuk do te donin qe statusi te merrej tani,sepse,dhe kjo eshte e logjikshme,merita kryesore do t’i shkonte opozites se sotme,qe dje ishte ne pushtet dhe mbylli te gjithe detyrimet deri ne piken finale,ate te dhenies se statusit.
Socialistet nuk duan qe merita t’i shkoje mazhorances se djeshme te djathte,per kete,edhe kjo “paqartesi” e llogaritur nga keta zuzare qe per tre vjet me radhe penguan marrjen e statusit;dhe tani ,duan ta pengojne anipse jane ne pushtet!
A ka ligesi me te madhe se kjo?!A ka antishqiptari me te madhe se kjo?!
nuk mund te ikesh nga Shqiperia pa takuar kete noksanin mendor, une nuk e njoh per noksan fizik!!!
po ne fund haet amelsina..
Ndoshta e ka fjalen per ate lajmin se BE-ja kerkon arrestimin e krereve te korrupsionit, ministra e kryeministra, si kusht per statusin…
Ish kryeministrat komik e kukulla qe kemi pasur takonin cdo te huaj qe i binte rruga ketej.Tani keni per te pare qe Rama do takoje vec rrangun e vet.
Dje ishte dhene nje koncert me tre tenoret ruse, ndoshta do te takon Rama ndonjerin prej tyre.
Nuk ka asnje konfuzion zoti Moore.Cdo gje eshte e qarte dhe e paster si kristali. Komisioneri per Zgjerimin e thote qarte, Parlamenti Evropian e thote qarte, Ashton e thote qarte, shumica e vendeve (madje edhe Greqia/rrofte Papulias, kemi pak pune me Hollanden) e thone qarte. Vetem ju nuk po tregoheni te qarte me deklaratat tuaja. Apo eshte pikerisht “konfuzioni” ajo qe deshironi. Apo ju shqeteson perspektiva Evropiane e Shqiperise sepse kerkoni nje “shtet legen” ne Evrope, qe te lani kembet dhe duart sa here qe i beni pis ne EuroAzi. Gjithmone do tju jemi mirenjohes dhe besnike por jo deri ne veteshkaterrim apo duke rrezikuar progresin dhe integrimin e perspektiven evropiane.
Bujari ju degjon:”Z.Moor,nganjehere pozita,Qeveria,jep mesazhe jo te qarta per statusin dhe po krijojne konfuzion”…
Z.Jonathan Moor: (tund koken)…
Ja,kjo eshte e gjithe “verejtja” qe ka bere z.Moor…
bravo-pero- ….o sa mire te jesh shqipetar…hallall ta befte ZOTI…