Shtrëngohen masat për drejtuesit e mjeteve, qindra gjoba të paguara në kufi

7 Dhjetor 2013, 16:58Politika TEMA

Policia ka shtrënguar masat për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë paguar gjobat.

Vetëm brenda një jave në pikat kufitare janë paguar rreth një mijë gjoba.

“Gjatë kësaj jave Policia e Shtetit ka vijuar zbatimin me rigorozitet të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, lidhur me pagesën e gjobave për të gjitha automjetet që kalojnë kufirin, drejtuesit e të cilave kanë detyrime të pashlyera për shkak të masave administrative të dhëna nga Policia Rrugore.

Që prej datës 30.11.2013, kur ka dalë urdhri e deri më sot në Pikat e Kalimit Kufitar janë paraqitur për dalje 711 mjete, drejtuesit e të cilëve kanë pasur detyrime (gjoba) të papaguara. Ndërkohë që shuma totale e gjobave ka qenë 1091 për shkak se numri i gjobave për disa mjete ka qenë më shumë se një gjobë.

Në këto 7 ditë që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij urdhri, janë paguar pranë sporteleve të bankave në Pikat e Kalimit Kufitar 996 gjoba për 659 mjete.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit falenderon qytetarët për mirëkuptimin dhe inkurajon të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë pagesën e detyrimeve përpara se të paraqiten në Pikat e Kalimit Kufitar.

Për çdo informacion mbi detyrimet e automjetit tuaj, vizitoni faqen e internetit të Policisë së Shtetit dhe portalin E-Gjoba”, thuhet në deklaratën e policisë.

9 komente në “Shtrëngohen masat për drejtuesit e mjeteve, qindra gjoba të paguara në kufi”

  1. Lali says:

    Oooooooo Tahir na bej ndonje lek?

    1. Jani says:

      Le mos ti paguajnë gjobat.

      Ky eshte shteti i se drejtes

    2. Hysni Dajaku says:

      Ore po cfare behet,!!iku nje koqe kandari si Sali Berisha nga pushteti qe akoma na can byhten dita dites nepermjet shtypit e rrjeteve sociale,po keta te Rilindjes qe bejne lajme te tilla,kan pjerdhur nga trute fare!!ore! po ne cilin vend te botes lexon lajm te tille!!!keto jan arritjet e Rilindjes!!!kush eshte institucioni qe verteton nese gjoba eshte e drjete apo e gabuar!!a ka te drejte qytetari ta ankimoje gjoben!!ore po fusni Brenda ata qe vodhen pasurin e shqiptareve dhe kadandisen shqiperine si lypsare,i keni me letra e me dokumneta,boll brodhet mbas popullit e shofereve si zagar,se nuk e katandisen keta shqiperine ne kete dite,apo nuk keni cfare I beni gomarit edhe I bini samarit!!

  2. morri blu says:

    sala i rrujti nga buxheti dhe po i hane mune vetem me llogje, fakiret i rrjepin ne kioskat tashme te tahir lluku babashtase

  3. No Partiak - No Party. says:

    tahir parja

  4. arsen says:

    Duhet te rishikohet edhe nje here Kodi Rrugor/
    Mos te kete gjobe nen 10.000 leke te reja!
    Per pije dhe droge…HEQJE E LEJES SE DREJTIMIT
    Per parkim te gabuar 20.000 leke te reja

  5. doert says:

    mire e ke ti arsen po problemi eshte se i kemi policet sumzifte ne.

  6. Anonim says:

    Mire e keni ju qe thoni se duhet te rriten gjobat po per gjobat fiktive qe na vene keta zoterinjte me uniforme perfaqesues te shtetit si do veprojme. Se kemi vajtur e kemi pyetur sa per info dhe kemi dale me nga 5 gjoba te papaguara, kur ne te vertete as qe jemi ndaluar ndonjehre.
    E tregojme edhe si barsalete tani: Ate hallexhiun e Sarandes qe kishte marre gjobe ne Kukes kur nuk dinte as rrugen se si shkohej deri atje….

  7. ESBO says:

    Ju betohem per gjene me te shtrejte qe ka njeriu familjen po shkoja te Fakulteti Mjekesise (jam mjek) dhe ishin dy police me blloqe gjobash ne dore nje burre dhe nje grua dhe kjo femra po i thonte kolegut te saj me duhen dhe tri gjoba dhe pastaj i plotesova jam ne rregull jam shokuar i fola atij burrit me tha ik shiko punen tende u kam marre dhe numrat qe korenspondojne me emrat dhe do ja shkruaj Tahirit ne Fb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje