SHENIM/ Po socialistët nuk kanë të drejtë të punësohen?

7 Dhjetor 2013, 11:35Politika TEMA

Mimoza Kuqi, një mësuese 52-vjeçare, është zgjedhur ditën e djeshme në krye të Drejtorisë Rajonale Arsimore në Tiranë. Ajo është zgjedhur në këtë post mes 7 kandidatëve, ndërsa në konkurs ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministria e Arsimit, Lindita Nikolla.

Por, mediat pranë Bashës dhe vetë PD, e cila ka nxjerrë Laurën, kanë nxituar të gjejnë “kleçka” në biografinë e Kuqit.

Ajo ka marrë pjesë në një nga spotet e PS-së gjatë fushatës zgjedhore, ku bënte thirrje për votimin e Edi Ramës dhe për mediat pranë Bashës dhe PD, kjo është arsye që Kuqi të mos zgjidhej në krye të DAR.

Por, ato harrojnë që të gjitha emërimet në kohën e qeverisjes së PD-së kanë qenë politike dhe na asnjë rast nuk janë bërë konkurse, sin ë rastin në fjalë.

Pastaj lind pyetja, po socialistët nuk kanë të drejtë të punësohen apo të fitojnë poste të rëndësishme, kur për vite me radhë janë anashkaluar dhe lënë të papunë nga qeveria e kaluar?

45 komente në “SHENIM/ Po socialistët nuk kanë të drejtë të punësohen?”

  1. vlonjati says:

    E drejte. Kush tha jo? Po pse genjehet duke thene se jane apolitike ata qe u zgjodhen? Pse duhet te kompleksoje kjo gje Ramen? Nuk e detyroi ndokush te premtoje arsim te pavarur. Pastaj si e ka mbajt Saliu ne pune kete gruan qe e shan edhe publikisht? Nje tjeter prove qe administrata atehere nuk qenka spastruar sic thuhet…

    1. Samiu says:

      Apolitike nuk eshte askush… cdo qendrim ndaj nje vendimi apo veprimi te qeverise eshte qendrim politik…… rendesi ka te mos jene militante dhe pa profesionin e duhur per ate vend pune… perderisa kjo ka dale ne 7 tshe – do te thote se eshte profesioniste….

    2. agron says:

      8 vjet Komunisti Sali Berisha i shkarkoi te
      gjith, duke e nisur qe nga roja me i thjesjte
      dhe deri tek drejtoret e rangut te larte ministror.

      Tani e ka rradhen Komunisti Rama,po ashtu si pasardhesi
      i tije po vepron me te njejten menyre.

      Dhe loja e pushtetit te trasheguar nga Ramiz ALIA vazhdon
      nje here ti dhe nje here un duke ja kaluar topin
      njeri tjeterit, dhe topi eshte populli qe e han
      prasin aty ku e din vete.

    3. dajt says:

      “Eshte zgjedhur” thote hahahaha eshte caktuar or bir eshte caktuar mos na hidhni hi syve o 55 e Fahri Paces

    4. xxxx says:

      Ceshtja eshte te mos na e shesin si konkurs, duke na bere budallellenj. Per me teper qe konkurset e trukuara jane eshe objekt hetimesh penale.

  2. shkelzen topalli says:

    Nuk kane te drejte te bejne konkurae farse ku te investohet ministei dhe kryeministri e te marrin kohe televizive live per nje farse.

    thjesht viheni ne pune dhe lereni cirkun e tiranes se lat nam

  3. Envina says:

    Po kjo qe eshte socialiste ne pune ka qene mesuese kush e ka hequr nga puna? Pastaj nuk thote njeri mos punesohen po a trumbetuan qe do te depolitizojne arsimin? Si? Duke zv militante me militante? Mbanim ato qe kishim nqs ishte puna keshtu.

  4. redi says:

    Bindjet politike nuk mund ti ndaloje askush, e rendesishme eshte te mos manifestohen ne institucione te depolitizuara

  5. Dori says:

    Ju nenshtrua provimit si gjith te tjeret ne fakt….dhe sigurisht do ket precedencen…pse ku jetoni ju, nuk ndodh keshtu ne boten perendimore?

    1. Ish nxenes i mozes says:

      Kjo mor te nderuar komentues, qe ta dini ju eshte jo vetem militantja nr.1 e ps por mbi te gjitha injorantja nr.1 e gjimnazit Sami Frasheri ku dhe punon prej vitesh (dhe nuk e ka hequr njeri nga puna meqe ra fjala).

      Te trumbetosh se ne krye te drejtorive arsimore do vesh njerez me kulture dhe profesioniste, e te vesh moza kuqin aty. eshte pikerisht te besh te kunderten e asaj qe ke premtuar. E kam pasur zyshe dhe me besoni as per postin e mesuese nuk eshte, jo me per drejtoreshe.

      1. NYC says:

        Ne ameike egziston nje shprehje ” Who can’t do, can teach” ” Who can’t teach can administrate”

  6. pero says:

    jo absolutisht…vetem L.S.I.-stat kane te drejte…pse cfare menduat ju?!…si ju shkoi ne mend njehere?…edhe Leonard Demi se harrova…

  7. Argita_B says:

    Gazeta Tema, boll me artikuj te orientuar pasi ne kete menyre do shnderohenîdhe ju si linja editorjale e Zerit te Popollit!!
    Si mund te te hedhesh hipoteza per papunesimin e socialisteve ne shtet!! Te jesh simpatizant apo militant nuk duhet te kete lidhje direkte me punesimin si militant, pasi militiimi ka lidhje me idete, pra mbeshtet dhe lufton per te perkrahur idete programet pasi te pelqejne po jo me qellim qe te gjsh pune.
    Kjo mnyre te menduari eshte 100% materialiste dhe sipas kesaj menyre, i bie qe te gjithe qe mbeshteten PS ne duhet te punojne ne adminsitraten publike!!! Po ai qe eshte i afte nuk ka nevoje fare te punoje ne adminsitraten shteterore. Kush eshte i afte gjen pune shume lehte ne kompanite private, apo mund te krijoje vet nje sipermarje ne fushen qe ka kopetencat. Nuk jemi me ne komunizem ku e vetmja mundesi punesimi ishte shteti.

  8. azom says:

    Nuk e njoh Mimoza Kuqin por te prezantimi dje, ka bere prezantimin me dinjitoz dhe me te mire. Jo si disa te tjera qe benin spektakel dhe flis nin per gjera qe as vete nuk i kuptonin dot mire dhe me shume predikonin sesa prezantonin.
    Kurse sa per spotin bravo i qofte per kurajon dhe vizionin dhe voten per Edi Ramen. Rama ne fjalen e tij dje ne kete event ka nxjerre shume mire ne dukje problemet e shkolles sone, madje shume me mire se disa qe pretendonin se e njihnin arsimin dhe konkuronin per ta drejtuar. Me pelqeu perzgjedhja. Suksese Mimoza Kuqi ne detyren teper te veshtire por dhe shume fisnike!

    1. Shqipo says:

      E para Moza Kuqi nuk eshte socialiste. Eshte PD-iste e konvertuar muajt e fundit te Agonise se pushtetit te saliut. Eshte motra e Sul Demollarit- Ndaj eshte borxh apo detyrim si doni quajeni e Edi Rames ndaj tij.

      Edh me tej. Nese prezantim dinjitoz ti quan recitimin cfare kishte ne leter, qofsh ti qe je.
      Por problemi nuk qendron vetem te prezantimi i saj skandaloz sipas meje. Problemi me i madh eshte qe eshte futur ne konkurs jasht rregullave, per shkak se nuk permbushte kushtin “Qe te ishte Drejtuese per te pakten nje periudhe 5 vjecare”. Qe ketu skualifikohej.
      Dhe per me teper eshte fyese per gjithe socialistet, perfshir mua, qe punuam me mish e me shpirt per te hequr “Shoket e shoqet e Argites dhe Shkelzenit” dhe vendosem “Shoqet e shoket e Edi Rames”. ME mir te dali hapurt e te thoj i bej une dhe pik, e mos te tallet me njerzit, se nuk hane bar dhe ka per tju kthyer ne bumerang.
      Turp Turp Turp, sepse nuk votuam nje Rilindje per te Rilindur PD-istat.

      1. Zenuni says:

        Te paska ngelur merak i madh moj moter. Po the per kete qe ka qene me pd paske qene ne hall te madh kur shkruajte komentin.

  9. franceska says:

    suksese zonjes Mimoza

  10. socialisti says:

    Kjo mund ta meritoj vertete,por nuk qendron thenia:po ata te PD nuk benin keshtu.
    Se atehere çu pa?per ça i hoqem ata,te vinim ca te tjere si ata prape?

  11. shqiptar i ndershëm says:

    KANE POSI:
    Ne baze te kriterit te rilindjes socialiste.
    Ne baze te kriterit te kurrikulumit politik.
    Ne baze te kriterit te shkerdhatokracise politike.
    Ne baze te kriterit te rrotacionit 4/8 vjeçar politik.

    50% e popullsise shqiptare nuk voton as PS, as PD, as LSI
    -nuk perfaqesohen as ne Administraten Shteterore,
    -nuk perfaqesohen as ne Institucionet “e Pavarura”.

    KJO ESHTE RILINDJA SOCIALISTE.
    KJO ESHTE DEMOKRACIA SHQIPTARE.
    KETO JANE MEDIAT SHQIPTARE “POLITIKISHT TE PAVARURA”.

    NE SHQIPERI NUK KA KRITERE TE VERTETA TE MERITOKRACISE.
    NE SHQIPERI KA VETEM KRITERE ITHETARESH TE POLITIKOKRACISE.

    Shënim:
    O gra socialiste hidhuni ne sulm!
    O burra socialist jepini se ja u kaloi Saliu!
    Shpejt sepse po mbushen tre muaj dhe akoma nuk i keni zaptuar te gjitha postet.
    PERPARA PARTIZAN!
    NE SULM!
    URRA!!

  12. kujtese says:

    I uroj zonjes KUQI pune te mbare ne detyren e veshtire qe ka marre persiper.Kush do ti drejtone keto organe PD-ja qe vendosi ne administraten shteterore dhe lokale injorante me diploma te blera tek rruga e Kavajeste cilet janetamam militante te PD.Edhe socialistet kane te drejte te pune sohen pas tete vjetesh “ramazan” prehallit nga injorantet drejtues te PD.

  13. tomas says:

    dhe sipas jush zoti azom me militantizem do zgjidhen problemet e arsimit,kush ishte nje nga arsyet kryesore qe votuam koalicionin ps-lsi?votuam kundra militantzmit ne administrate apo jo?dhe çfare po ben qeveria aktuale,te njejtat gabime si qeveria e meparshme,populli ka shume shume halle me te rendesishme qe kerkojne impenjim se sa te harxhoje kohen kryeministri per fushate elektorale te perhershme,se spektakli i djeshem kete qellim kishte,me gjith respektin per drejtoreshen e re vendi nuk ka nevoje per shfaqje te tilla,shqiperia ka nevoje qe klase politike te beje pastrim tek vetvetja e para dhe te zgjidhi hallet e popullit,gje qe deri tashti nuk e ka bere,deri tashti ka bere vetem pastrim te administrates nga militante dhe po i zevendeson me militante te tjere,mbas 4 vjetesh nese do fitoje e djathta nuk do te kemi fytyre te protestojme kunder tyre,kam pershtypjen se ne shqiptaret duhet me perpara te fillojm te pastrojme ndrgjegjen dhe inteligjencen nese e kemi nga idiotizmat tona dhe pastaj ndoshta do te dijme se çfare do te duam nga klasa politike shqiptare

  14. ina says:

    Mimoza Kuqi eshte mesuese ne shkollen e mesme “Sami Frasheri’dhe se sa e zonja eshte pyesni me mire nxenesit ,koleget dhe inspektoret e arsimit qe bene c mos qe ta hiqnin si mesuese dhe nuk ja arriten sepse kishin te benin me nje mesuese te zonjen,profesioniste dhe jo me nje injorante sic ishte nje pjese e atyre qe PD i beri mesuese me pahir. Edhe n.q.se eshte me bindje te majta c te keqe ka ,prandaj fitoi e majta qe te qeverisi .

  15. valter says:

    O ju te mjere menderisht, si puna edhe e kesaj pseudointelektuales qe akoma diskutoni e majte e djathe apo PS PD. A e kuptoni çdo te thot socialiste apo demokrate ? Te dyja keto koncepte tregojne mases, popullin, ashtu si edhe republikane (ne latinisht pushteti i popullit). Gjithçka eshte loje fjalesh, nje menyre per te perçar popullin ne pjese te vogela, per ta manipuluar dhe sunduar me mire. Mendoni si qytetare dhe veproni si qytetare dhe lerini partite se vetem mjerim u kane sjelle keto 23 vjet e fundit!

  16. erjoni says:

    Po te ishte ne pushtet PD ne ate post do ishte vene Greta Koci ?

  17. barnet says:

    https://www.youtube.com/watch?v=UzC-rCdEVyc
    pse sja vlen kjo mjafton te shash berishen …..behesh drejtotresh?

  18. tanja says:

    ne kohen e pd u vendosen te gjithe demokratet meshkolle e pa shkolle.tani edi rama ka te drejte ti vendose te gjithe socialistet n.q.f te se do qe te fitoje prape per ndryshe do shkoje shpejt ne opozite

    1. Gentiani says:

      Duke cuar militantet shkon shpejt ne opozite sepse militantet jane me te paaftit dhe ata qe kane perfituar me shume. Votat ti japin njerezit dhe nje grusht militantesh qe jane ne administrate qe madja dhe nga vete krahu i tyre urrehen sepse paaftesini e mbulojne me servilizim dhe militantizem dhe bejen qe dhe ata qe jane socialist te thekur te mos votojne me te majten.

  19. Marko Myzeqari says:

    TE GJITHE E KANE DITUR QE KETO KANDITAURA KANE QENE PARACAKTUAR. MADJE JAVEN E KALUAR I ESHTE DERGUAR EDHE NJE E-MAIL Z. MERO BAZE. POR SIC DUEKT EDHE MERO BAZE QENKA BEGENISUR NGA PUSHTEI ME NDONJE QOKE QE NUK NDIHET FARE. URIME URIME O POPULL.
    MERITOKRACIOA DO TE THONI JU,

    NDJESE PASTE…………….

  20. Kankuni says:

    Jo, cdo kush ka te drejte te punesohet! Por jo kjo zonje e cila ka shkelur parimin baze te demokracise, voten e fshehte. Ajo ka deklaruar voten pro ps-se dhe ju thoni pse mos kerkoje te ngjitet me lart. Ajo ka shkuar shume larg, imagjino ti shkoje ndonje mesues e ti thote kam votuar pd-ne, kur ka per ta skuqur nga koka tek kembet.

  21. Juristi says:

    Gjithcka eshte farse,
    mjese ai qe beson ne keto konkurse. Nuk mbetet tejter vec te kendojeme kengen e Agron Llakajt; Sic ka qene do te jete, Selanik e tatepjete….
    eeeeeeeeeeeee…………..

  22. denis says:

    normal qe anetare dhe simpatizan te partise socialiste kane te drejte te punesohen dhe te punojne por ama Edi Rama nuk duhej te thoshte qe po bejme depolitizimin e arsimit kur zgjodhi kete zonje ne krye te arsimit tirane kjo munde te punonte si mesuese se ashtu ishte edhe para 2005 dhe ne 2005 deri dje dhe nuk ishte e pa pune por doli ne spotet elektorale te PS dhe u shperblye me post te larte dje eshte shume hipokrite te thuash konkurse dhe depolitizim nuk ishte konkurs per arsyen se ajo ishte zgjedhur me urdher nga Rama nuk eshte depolitizim por eshte zgjedhur ne menyre politike gjerat qesharake eshte turp ti quani serioze

  23. rodrigo says:

    Situata eshte shume me e ndere sec paraqitet…. raporti eshte 1 socialist i punesuar perkunder 3 “aleateve” te Lsi…. Partia e madhe e koalicionit eshte PS por LSI po qeveris si parti e pare…. Edi Rama I tradhtoi militantet qe e mbajten ne kembe kete parti keto 8 vite te veshtira dhe ne rrethe shumicen e vendeve te punes ja ka lene hajdutave dhe demokrateve te transformuar ne LSI-sta… kjo eshte gjendja reale dhe socialistat e vertete po vuajne po njesoj si ne opozite….

  24. UAU !!! ÇFARE ZOTESIE !!! says:

    Sa te zote qe jane per te fituar konkurset Demokratet !
    Sa te zote qe jane per te fituar konkurset LSI-istat !
    Sa te zote qe jane per te fituar konkurset Socialistet !

  25. Naim Frashëri & Andon Zako Çajupi says:

    Rilindja Hipokrite “Demokratike”
    dhe
    Rilindja Mashtruese “Socialiste”

    NUK DO TE JENE KURRE RILINDJE PER SHQIPERINE.

  26. SOCIALISTI says:

    HAJDE KONKURS HAJDE BRAVO RAMA QE NA I VODHE VOTEN PO MOS NA BEJ PER BUDALLA ME TE PAKTEN

  27. Democrazia Albanese says:

    Çfare Shanci kane keto Socialistet,
    Bile keto dy-tre muajt e fundit,
    BILE BILE INCREDIBILE!

    Possibilita di Lavire
    è
    Possibilita di Lavoro.

  28. Anton Nepravishta says:

    Turp per Gazeten Tema qe e shtron ne kete forme artikullin.

  29. Sidi Hodo says:

    Zysh Moza sic e njohin ish nxenesit e gjimnazit Sami Frasheri. Une jam nje person qe e kam perkrahur ndryshimin politik por kete emerim e kundershtoj plotesisht.
    Zysha e historise mbahet mend nga shume breza te Sami Frasherit si zysha qe te shkateronte mesataren nese nuk bleje leksionet private. Nje person totalisht hakmarres dhe me psikologji te paster korruptuese.
    Mjafton te pyten te gjithe nxenesit qe kan pasur si mesuese per te kuptuar se cfare turpi eshte emerimi i saj ne krye te DAR.

  30. Aetue says:

    Sigurisht qe kane te drejte te punesohen te gjithe pavarsishte bindjeve te tyra politike..Por nuk eshte e nevojshme kjo farsokomodi e konkurseve..Mos me thote njeri qe ajo zonja ishte me e denja ne ate pseudoknurs??

  31. shvejk says:

    Mjafton qe mos ti nxjerri nxenesit ne mitingje politike. Pjesa tjeter eshte thjeshte demagogji PDiste. Nuk eshte e qarte kur u bene kaq parimore demokratet tane, jane po ata dhe drejtoreshat e tyre te “pavarura”qe nuk lane femije kopeshti pa nxjerre neper mitingje .

  32. saferati says:

    Eshte nje profesioniste e zonja dhe ja vlen URIME URIME URIME

  33. Rilindasi says:

    Kane posi!
    Duke patur kete te drejte parasysh, Qeveria emeroi ne postin e Drejtorit te DAR Berat, ish Kryetarin e PS-se se rrethit.

  34. ibarhim says:

    Priet qe rama te fus ne pune gomare si vet dhe pela,.

  35. elion koja says:

    http://www.youtube.com/watch?v=UzC-rCdEVyc. Pa Koment. Rama ne fushate thoshte DEPOLITIZIM ARESIMIT DHE TANI ZYSHA MEDIOKER MOZA E SAMIUT PO MOS TE SHKOJE NE KURSET E SAJ TE PRISHTE MESATAREN. RILINDJE?

  36. ermi says:

    Edhe ne Elbasan emerimi ishte politik dhe kandidatja me e paafte midis te tjereve. Kjo nuk eshte Rilindje, por komunizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje