Bëhet gati tritoli/ Të vdekurit firmosën për shitjen e truallit të ‘pallatit të Bashës’ (FAKSIMILE)

6 Dhjetor 2013, 20:32Politika TEMA
Bëhet gati tritoli/ Të vdekurit firmosën për shitjen e

Thellohet skandali me pallatin e Lulzim Bashës tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Prokuroria e Vlorës dhe Tiranës kanë nisur procedime penale për veprime të paligjshme të evidentuara gjatë shit-blerjes së truallit ku është ndërtuar pallati, një ndër pronarët e të cilit është vjehrri i kryetarit të opozitës, Xhafer Isufi.

Gazeta TemA ka siguruar kopje të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme e cila është firmosur në 11 nëntor 2009 në Tiranë.

Sipas kontratës, të sekuestruar tashmë nga prokuroria, toka është shitur me firmën e 23 shtetasve dhe 2 blerësve, Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi (vjehrri i Bashës).

Por 2 nga shitësit në listën prej 23 emrash, Jorgji Ndini dhe Elpiniqi Ndini rezultojnë përmes certifikatave të vdekjes, se kanë ndërruar jetë para se firmosej kontrata e shit-blerjes së truallit ku sot është ndërtuar kompleksi “Jon”.

Në 7 nëntor 2013, shërbimet policore të Drejtorisë së Policisë Vlorë, morën në zyrën e Gjendjes Civile certifikatat personale të dy personave, që sipas kontratës noteriale paraqiten si palë në cilësinë e shitësit, por në fakt kishin vdekur para se të redaktohej kontrata.

 

-Certifikatë personale me nr. serie 004146406, datë 7 nëntor 2013 lëshuar nga ZGJC Vlorë, në emër të shtetasit Jorgji Ksenofond Ndini, lindur në 03 qershor 1945, sipas të cilës rezulton se ky shtetas ka vdekur në 20 shtator 2009, ose 52 ditë para se të redaktohej kontrata noteriale, e datës 11 tetor 2009.

-Certifikatë personale me nr. serie 004074487, datë 7 nëntor 2013, në emër të shtetases Elpiniqi Mihal Ndini, e datëlindjes 7 janar 1920, sipas të cilës rezulton se kjo shtetase ka vdekur në 21 tetor 1995, ose rreth 14 vjet para se të redaktohej kontrata noteriale e shitjes së pasurisë.

Ndërkohë disa ditë më parë Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, në cilësinë e kryetarit të task- force kallëzoi në prokurori disa zyrtarë shtetërore që kanë lejuar ndërtimin dhe hipotekuar atë, në kundërshtimin me kondicionet ligjore.

 

Gati tritoli

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një intervistë televizive se pallati është i rregullt përsa kohë është vetë qeveria që po paguan për shpronësimin e banorëve.

Nga ana tjetër, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Policia e Shtetit janë duke vazhduar me procesin e shembjes në kompleksin “Jon” në Vlorë.

Banorët kanë boshatisur apartamentet e tyre, ndërsa fadromat kanë shembur kolonat që ndodheshin poshtë ballkoneve, gjë që ka shkaktuar edhe reagimin e banorëve.

Afatit i fundit që banesat të lirohen plotësisht është e shtuna dhe kanë nisur të çmontojnë edhe dyert dhe dritaret e objektit.

Të shtunën do të nisin matjet për vendosjen e tritolit me qëllim shembjen e plotë të objektit. Inspektorë të xhenios dy ditët e fundit kanë vëzhguar nga afër kompleksin për të mos gabuar me shpërthimin.

 

Certifikata e vdekjes e Elpiniqi Ndinit

Certifikata e vdekjes e Jorgji Ndinit

61 komente në “Bëhet gati tritoli/ Të vdekurit firmosën për shitjen e truallit të ‘pallatit të Bashës’ (FAKSIMILE)”

  1. EMIR MULOSMANI says:


    JAZEK:
    Jepjani jurist Lulit,
    qe te na “argumentoje” si u ngjallen te vdekurit dhe firmosen per Xhafon.
    http://goo.gl/t2ejTW

    1. Shkodrani says:

      Edhe ketu asht me qeshe: ne nji çertifikate Elpiniqi del gru tek tjetra del burre, ec e gjeje, apo ndoshta ka nderru seks? ha ha ha
      Prisheni ate pallat e leni marrinat me çertifikata

      1. elona says:

        lexojeni mire,se nje eshte elpiniqi,tjetri eshte jorgji,i biri i elpiniqise.

        1. elona says:

          autokritike,paskeni pas te drejte.jorgji qenka pjelle e dy burrave ksenofon dhe elpiniqi.

    2. Adrian says:

      Ore nuk po e kuptoj, Elpiniqi ishte femer apo mashkull, se certifikata e nxjerr me bole (te me falin pasardhesit). Deri ku shkon falsifikimi?

    3. Vlonjati says:

      Kush paguan per c’demtimin?Nqs kjo fature i faturohet popullit turp per kte qeveri pasiqe vjen era marreveshje-korrupsioni,ta paguaje gjika dhe pronaret tua kthejne parate banoreve,c’pune ka shteti te marre parate nga populli,pse nuk u veprua me familjen nga puka e njejta gje? Apo ata nuk kishin suport politik?Tu merren parate pronarve dhe te demshperblehen banoret.

  2. 0=0 says:

    Keto sjane fakte jane masa burgimi pa afat…..

  3. kleptomaniaku says:

    si mund te shpifet kshu per nusen e avokatit te belleir avni shehu

    1. harif says:

      ke mashtru shum njerz zoti do te mori hak te femijt dhe mbi koken tende

  4. fieraku4u says:

    E HONGRI EDHE BASHA-SALA AND COMPANY…

    NOTERERES TI HIQET E DREJTA E PROFESIONIT, DHE TE FUTET NE BURG PER KETE FALLSIFIKIM TE RENDE, KJO ESHTE NJE SHKELJE E REND E LIGJIT.

    1. fronti demokratik says:

      Eh more, shoke… E ardhmja do te jete e begate pa rrreaksionarrret. Tani t’i shtypim arrrmiqte e poplllit e te na kete zili gjithe bota! Unitet shoke, unitet!

      1. Korabi says:

        Ti ironiku i bythes, edhe ne Ameriqi (nuk besoj se ata jane komuniste) per falsifikime te tilla te fusin brenda dhe ti hedhin celesat. Shkurt paster pa gabime.

        1. sAVO dUKATI says:

          KJO NDOTH KUFR DUAN TË FUSIN HUNDËT NË POLITIK GUMERËT E SHPELLAVE, i QUAJNË VEPRIME KOMUNISTE EDHE ZBULIMIN E SHITJES SË TRUALLIT ME FALLSIFIKIM, BILE ME DËSHMITARË TË VDEKUR, “kUJTONI SHPIRTËRAT E VDEKURA TË gOGOLIT TË MATH. pROKURORI SHKONI NË oRIKUM SE DO GJENË PRONA ME TAPI IË KOJËS SË tURQISË, rOMËS(bIZANTIT), NË VALLTO TË DUKATIT DUKE E FALLSIFIKUAR ME EMËRTIMIN oRIKUM, kUR DIHET SE oRIKUMI U THEMELUA NGA eUBEASIT OSE kOLKASIT NË SHEKULLIN E GJASHTË PARA KRISHTI NË pALEOKASTËR OSE PshLIMn dhe u përmbzt në shekulli e dztë ië Krishtit, Prqa deri sot kanë shkuqr 1800 vjet që ka qënë i mbuluar me ujët e kripur. Dhe për çudi në këtë sipërfaq

  5. Lipe Gremi says:

    Po tek certifikata e pare si ka mundesi qe Elpiniqi(ndjese paste) te cilesohet e gjinise mashkull.Hajde administrate qe kemi,na rrofsh per dimer o Shpetim.

  6. Akrepi says:

    SE MOS E KA PER HERE TE PARE KJO NOTERJA .VERIFIKONI SA CESHTJE PENALE I JANE MBYLLYR KESAJ NDER VITE. KONTROLLONI SA ANKESA KA NE MINISTRINE DREJTESISE PER KETE .NOTERE SI KJO I DUHESHIN SISTEMIT PER TE MBYLLYR AFERA TE TILLA PRANDAJ DHE I LICENSONIN JASHTE TE GJITHA KRITEREVE DHE NUK I NDESHKONIN .SI KJO KA PLOT NOTERE .NE GJASHTE MUAJT E FUNDIT EDUARD HALIMI LICENSOI NOTERE NE NUMER TE BARABRATA ME SA ISHIN EMERUAR NE 20 VJET TE MARRE SE BASHKU .DEMI QE I BEHET SIGURISE JURIDIKE TE PRONAVE TE TE GJITHE SHQIPTAREVE ESHTE KATASTROFIK ME TE TILLE NOTERE .MINISTRI I DREJTESISE DUHET TE KALOJE NE SITE TE GJITHE NOTERET .KUSH KA PASUR CESHTJE PENALE PER FALLSIFIKIM DUHET TE MOS USHTROJE ME KETE FUNKSION.TE RISHIKOHEN TE GJITHA KRITERET SE SI JANE LICENSUAR NOTERET E SIDOMOS KETA TE FUNDIT .

  7. shkodrani says:

    se kalit te cofun po i hjekun patkojt kjo ne fakt nuk asht per me u gezu, por te shton marakun se cfare ustallaresh kane ardhe dhe se si kane me godite vendin … apo godinat e tyne te reja.

  8. mali says:

    Edhe kjo gazeta Tema ka kalu ne urrejtje. Balanc pak se jargavitja ndaj pushtetit sjep shpres per demokraci, por e kunderta. Mos ja uleni vleren TEME´S…

  9. vllai hajriut says:

    O Firako e paske morr me vrull te madh sot mor lale. Dashke me i fute ne burg te gjithe. Shko laj iher ato pleshta qe ke morr anej nga Fieri se jane me shumice andej e pastaj fole per burgje.

  10. Cala says:

    Me vjene keqe per noteren ,e cila munde tejete nje viktime e Pushtetarve mafjoze?

  11. Mrekulli qeveria Berisha ngjallte te vdekurit…Vdis njehere o Shpetim Gjika mase te pellcet muti nga veshet se te ngjall komandant Sala me Lulin e te zgjohesh te firmosesh per pallat…

  12. Armando says:

    Noteres ti hiqet licensa …..

    KA LEJURAR TE FIRMOSIN PER PERSONA TE VDEKUR , QE NUK KANE QENE TE PRANISHEM NE AKT NOTERIMIN…

    Me ligj duhet ti hiqet licensa…

    Nese kjo notere do te vazhdoje pune prap si notere me kete qe ka bere , kjo do te thote qe lufta kunder korrupsjonit eshte vetem llafe…

  13. Treviso says:

    Inisjativat e qeverise jane pa kuptim, per shpronezimin e qytetareve ne pallatin e Lulzime Basha. Eshte pallat i bere duke thyer ligjet dhe eshte shitur po tek persona mafjoze,zi notere, avokate e kriminele te qeverise Berisha. Shitja eshte bere urgjente dhe fallso per te veshtirsuar punen e prokurorise. Denimi i fajtoreve duhet te jete i dyfishte.

  14. Arjani says:

    erdhi koha te veproj ligji, perndryshe edhe PS si PD-ja do behet

  15. Toni says:

    Sa turp! Behet e zeza e bardhe pa piken e problemit, na u ngjallkan dhe te vdekurit tani

  16. agim says:

    Ju lutem vini re:ne certifikaten e pare Elpiniqi eshte mashull i ve.
    ne certifikaten e dyte Elpiniqi eshte mamaja e Jorgjit.

  17. qerramudhi says:

    epqinija ne certifikat del mashkull kur tek certifikata me posht del nena e kti tjetrit

  18. sami says:

    Certifikata e pare ka nje pasaksi tek gjinia.

  19. Kendveshtrim tjeter says:

    Kush ka firmosur,per dy te vdekurit ?
    Ne 100 ditet e para,demokratet jane te gezuar,eshte zbuluar vetem maja e ajizbergut.
    Firma fiktive,per vjedhje,ka ne te gjithe dikasteret.

  20. Atila says:

    Po hapen petet e byrekut dhe si ne kete rast do dalin me mijra mashtrime dhe fallsifikime te ketij rangu te shkaktuar ne keto 20 vjet nga mungesa e shtetit dhe veprimtaria kriminale e organeve juridike qe te korruptuara gjer ne palce kane krijuar kete situate. Do te duhen edhe po kaq vjet e mos me teper qe te rishikohen dokumentet e bera lemsh ne menyre qe te vihet ligjishmeria ne vend.Nje shkalle te tille fallsiteti,mashtrimi dhe shtremberimi ligjor se ka njohur shteti shqiptar qe nga themelimi i tij. Vete “drejtesia” duhet te vihet ne banken e te akuzuarve e vetem atehere do behet shtet.

  21. @@@ says:

    Vendi i vdekjes-ne shtepi???jo po ne h..e

  22. A T Z says:

    Ku eshte paradoksalia ketu?Nuk eshte hera e pare qe Pe-De-ja nxjerr te vdekurin nga varri jo vetem per nje truall po dhe per nje vote te qelbur.

  23. Vullnet ......... says:

    Ç’ia thoshte bilbili!..
    Ç’po ia thotë bilbili,
    sa tund gjithë Përmetin,
    he për opozitën,
    po dhe për pushtetin

    Ç’po ia thotë bilbili,
    sa të merr të qarët,
    Sala u takua,
    mbrëmë me gazetarët!

    Duket tek Lulashi,
    s’paska hiç besim,
    ndaj e mbajti vetë,
    atë ligjërim!

    Po të mos e njihnim,
    para asaj dite,
    do thoshim ky qenka,
    një yll opozite!

    Një yll opozite,
    një nga kryetrimat,
    se ia di pushtetit,
    që të gjitha vrimat!

    Që të gjitha vrimat,
    dhe gjithë haletë,
    se këtu dhe qindin,
    ka punuar vetë

    Se këtu dhe qindin,
    ka punuar vetë,
    natyrisht që thotë,
    ndonjë të vërtetë!

    Ndonjë të vërtetë,
    e thotë dhe ai,
    po këtu akoma,
    s’e beson njeri!

    Se për dreq mileti,
    e njeh që përpara,
    kur përmes pushtetit,
    na bënte hatara!

    Shpoi e shpoi një orë,
    me gjuhën si thikë,
    biles në ca pika,
    dolëm në një pikë!

    Doli në një pikë,
    me vargjet e mia,
    për dy-tri hynere,
    që bën qeveria!

    Dolëm në një pikë,
    me shokun Sali,
    shkrova unë përpara,
    pa foli ai!

    Ç’po ia thotë bilbili,
    tutje nga Vunoj,
    dolëm në një pikë,
    po s’jemi njëlloj!

    Unë i ngrë problemet,
    për t’u rregulluar,
    e ai panikun,
    po mbjell pa pushuar!

    Është i rremë paniku,
    që përhap ai,
    edhe pse po bëhet,
    ndonjë marrëzi!

    Sala s’ka ç’t’i bëjë,
    në dorë dopio gjashtës,
    doli për të mbrojtur,
    bizneset e Bashës!

    Në situatë leshi,
    Basha sot po gjendet,
    një në faliment,
    tjetri do t’i shembet!

    Se dhe “Belle Air”,
    dhe ngrehina “Jon”,
    janë të Lulashit,
    çdokush e kupton!

    Po ato po “shemben”,
    po bien në dhë,
    se janë bërë me vjedhje,
    edhe me hile!

    Emri i Lulashit,
    ca si shpesh po del,
    them se tani fati,
    iu bë kaçurrel!

    Iu bë kaçurrel,
    ndaj veten e dha,
    se i shkuan dëm,
    gjithë ato para!

    Ndaj bilbili s’ndalet,
    me avaze plot,
    thotë paranë e vjedhur,
    nuk e gëzon dot!

    Ç’ia thoshte bilbili,
    siç ia donte b…a,
    i zuri me radhë,
    pak e nga të gjitha!

    Thotë se Lulashi,
    në bela u fut,
    punët po i venë,
    m… edhe më m…! (NGA ARBEN DUKA)

  24. MUSA SHEGA says:

    Po pse te shembet pse nuk sukostrohet dhe te jepet pere te pa strehet ne vlore dhe gjithe shqipri te sukostrohen te gjitha objektet e ndertimeve pa leje dhe te kalojne pere dhogori shtetrore dhe shteti te strehoje popullin e shume vuajtur te pa strehe qe ne mes te dimrin vlejne. Rrugve dhe barakave a nuk eshte me mire kjo. Dhe qdo objek pa leje te te kaloje pasuri. E shtetit dhe shteti te strehoje fukarejt une keshtu do veprosha po te isha kryminister dhe minister. Rendit apo drejtesiet apo kryeparlamentar apo kryprokoror ose krygjykates po pse jo pse mos te jeme qkane. Ata me teper se un ne zotesi apo mendime. Dhe aftesi. Pra un jam pro me ligjin dhe vetem ligjin bile ligjet ti vendosin pere rendin dhe qetesine puplike dhe qarkudhimin. Rrugore. Origjinal sic i kishte. Baca. Enver Hoxha psuri e popullit shteti i popullit parlamenti me deputet e kuadro i popullit ok pse me rrezua gjithe ate ndertes eshte pasuri monol e ndertuar me valut prandaj jam kundra shembies jame pro sukuestrimeve. Te fidhoje te pallati. Ne vlore dhe deri ne. Sarande gjiraster korce e pogradec elbasan lushnje fier kavaj durres. Tiran kruje fushekruje lac lezhe shkoder velipoj koplik me krejte liqenin dhe krejte. Brekdetin qe nga velipoja deri ne sarande te sukuestrohen te gjitha ndertesat pa leje te kalojne pasuri shtetrore dhe shteti tju a shese me cmime te ulta fukarenjve dhe te pastrehuarvet dhe te punsoje te papunet kjo do ishte nje supere pasuri kombetare dhe. Kryministri. Edi Rama do te triumfoje ne detyre qe po punon shkelqyshem me krejte qeverin e tije. Faleminderit. Shkodrani. Demokrat. Me ide prendimore dhe pere mu. Kryministri. Rama eshte teper korrekt por nese ka inate politike do gabohet pere tierat. Brravo i kjofte por mos te rrezoje ndertesat me tritol se do thyej tere xhamat e qyteteve dhe fshatrave dhe do trishtoje. Femit dhe do marrin goditje ne zhvidhimin e trurit dhe do deshtojne grat shtatzena me femit ne barke nga ushtimat e tritove qe do rrezoje ndertesat neper qytetet e shqiprise prandaj un sjam dakor ne asnje menyre qe te perdoren tritolet ne rrezimet e pallateve dhe ndertesave pa leje por te sukostrohen dhe te kalojne pasuri shtetrore dhe shteti te strehoje te pa strehet kurse. Ndertesat tiera magazina apo objekte te kalojne magazina dhe objekte shtetrore ok po ja. Rama do. Rezoje me tritol ndertesat dhe pallatet pa leje po kure te ikun. Kryministri. Rama me qeverin socialiste lsi majtiste dhe do e marrin kryministri. Basha me qeverine demokratike djathtiste. Gjithemone do rrezojne pallkate dhe ndertesat e tyre kjo eshte teper e gabuar pere. Me. Rrezuar jo jo jo jame kundra jame pro te gjitha pallatet dhe obiektet pa lkeje te sakte nderimit te sukostrohen pasuri shtetrore dhe te kalojne strehim i popullit te pa streh ok ju faleminderit mos. Shqetsova ndonjerin por ne shqipri 40/100 te pallateve dhe ndertesave si ne qytete kryeqytet dhe krejte. Bregdet jane bere me sponcorizime. Reshatesh nen dore nga korrupsioni 23 viecare prandaj edhe. Ishe kryebashkiaku. Rama kryeqytetas. Tiranas ishte 12 vite kryebashkiak ikryeqytetit shqiptar dhe qeveria berisha rrezoi. Uren qe zuri pamjen te zogu zi krejte kryeqytetit por nuk rrezoi. Ndertesa dhe pallate por. Kryministri. Rama te gjitha ndertesat dhe pallatet ti sukostroje pasuri shtetrore faleminderit

  25. MUSA SHEGA says:

    Qfare rendesia kane firmat e te gjadheve apo te vdekurve ne tere shqiprine qdo ndertes apo pallat eshte bere me mik me reshate parash e valutash nen dore kujte po i tregoni ju se qfare eshte bere ne shqipri qe 23 viyte e dime krejte qdo gje ok qdo ndertes dhe palat i ndertuar po te doje shtetoi ligjor do e nxjerrin te pa ligjeshem lejen e ndertimeve dhe te pallateve dhe te gjitha shpijave private vila e lokale hotele jane te gjitha te parregudhta me miq me reshate nendore jane bere te gjitha qe nga kopliku shkodra lezha fushkruj e kruj. Tiran vore durres plepa. Po kavalishenca e kryeparlametarit. Ilir. Meta super. Bosssit aristokrat shqiptar po kavaj lushnje fier berat vlore sarande e krejte shqipnine te gjitha me e pa leje jane bere me korrupsion e me dadhaverte ne qdo drejtim pa dhe valut se pare skan begenisur ok sjane bere qofte te daja. Asnje

  26. MUSA SHEGA says:

    Te rregudhta jane vetem me lejen e pppsh. Dhe te E Hoxhes te gjitha pallatet dhe turizmat e shqipris ok faleminderit no koment 23 vite dadhavere

    1. Bekimi says:

      I ke rënë pikës, …po ku paske qenë që s’e paske mësuar edhe ll-në?

  27. norton says:

    I BEJ THIRJE Z MERO BAZE TE KERKOJ PAK TE DHENA KUSH ESHTE VJERRHI I BASHES E CFARE LIDHJE KA PASUR ME FIRMEN VEFA ?? KJO RACE E POSHTER PASI GRABITEN LEKET E POPULLIT TA NI JANE VERSULUR TOKAVE ,,,,

  28. shteti duhet te veproj stop korrupsionit tritoli ne pallat posht njerzit e korruptuar rrasi ne burg 20 vjet vetem burgimet e gjata zhduk korrupsionin

  29. Argi says:

    TEMA TE IVESTIGOJE SE THUHET VJERA E BASHES KA QENE E ARESTUAR SE PUNONTE TE VEFA ,DO PARE MIRE QE CERTIFÎATAT KANE DALE NGA GJENDJA CIVILE APO TE RUGA E DURESIT , NOTERJA DO MARE NE PYETJE SE NDOSHTA XHAFERI SI MJESHTER QE ESHTE KA PARAQITUR TE NOTERJA DY PLEQ ME DOKUMENTE TE REME SIKUR TE ISHIN PERSONAT E VDEKUR ,NOTERJA NDOSHTA ESHTE VIKTIME ,NUK PO MARE NE MBROJTJE NOTEREN PO DUHET SQARUAR KJO SITUATE , SE XHAFA VJERI I MJESHTRIT ESHTE VETE MJESHTER

  30. Argi says:

    DHE DICKA TJETER VJEHRI XHAFA A DO MARI LEKET NGA SHTETI NESE PO XHAFA DHE DHENDRI PO BEJNE GOLIN E RADHES ,NE NDERTOJME PA LEJE DHE ME FORCE , DHE JA SHESIM PALLATIN SHTETIT DHE SHTETI NA I JEP LEKET KESH. NA THOTE XHAFA NE DHE MEROS PRANDAJ JU O QORA TAKSAPAGUES SHQIPETARE TE RILINDJES RINI URTE SE E PATE KUSH JEMI NE ,I MARIM RAMES LEKET DHE NDERTOJME PRAPE NE DHERMI NE SARANDE ,PRANDAJ RINI URTE SHET…….,,,,,

  31. tiranaso ke strada bardhylo says:

    do te distruxhere kjo binaja se do konstruire lungomare bello bello si ne italia amon, amon. por un nuk kapito pse kur eshte e palegale shpronesohet kuesto karabinaja grande ?… paguan stato albaneze pare per me von bomba me hedh per terra ? uauuuu edi rama grande grande sa una torre

  32. MUSA SHEGA says:

    Ste gjitha ionfrastrukturat ne shqipri. Qe nga rruget rruget nacionale e dytsore dhe tere ndertesat lokale kafe hotele pallate. Te gjitha jane bere jashte. Ligjeve dhe dhe qdo leje ndertimi nga qdo krytar bashkia apo kryministe. Jane leshuar simbas qefit dhe kraheve politik simbas nrrimeve qeverive. Djathtiste e majtiste dhe pergjegjes kryesore jane vetem te gjithe ishe kryekomunart. Dhe krytart e bashkive dhere tere kryministrat dhe dhe ministrat me tere deputet te Parlamenti shqiptare tere 23 vite.nderrim sistemit trazaksionit qe nga 1992 deri sot e kesaje dite ne vazhdim. Te gjithe krytart e. Bashkive kryqytetit shqiptar me tere krytart e. Bashkive neper. Rrethe me tere kryekomunart. Jane pervec berishes jane te perfshire. Ne qdo dhoje drejtimi qe eshte bere. Ne lidhje kontraktorsh. Me qdo leje ndertimesh te qdo leje apa leje ndeertimesh jane. Kundravajtes kane bere shqiprine. Hekur dhe. Beton mesidomos me ndertesa 10- 12.-16 -30. Katshe. Kane bere. Sabotime se nje dite. Do rrezohen dhe do zene popullaten mrena po ku behet fjale me ra termet te gjitha bien si ne japoni. Te gjitha jane jashte. Normativave mbi ngarkese se nese nje pallat ka pase lejen. @er 8 kate lartesi jane shtuar edhe. Plus. Keshtu qdo ndertet ka mbiss ka mbe 2- 4. Kate shtese. Mundesishte i kane bere te gjithe. Katet suplemewntare pere. Ektra pere veta. Te gjitha qytetet q shqiprise kane kyte smunje dhe lejet i kane marre te gjithe kontralktor shqiptare nga tere kyetar e bashkive te. Rrethe shqiptare sidomos. Kryqyteti tirana. Durresi plepat. Fieri vlora saranda gjirokstra elbasani. Berati s s lezha. Dhe. Shkodra me krjete bregdetin shqiptar qe nga velipoja deri ne. Sarende konispol. Ok te gjitha jane bere me lejen e krytarve te bashkive. Dhe krytart e famshem te komunave dhe sidomos kryeqyteti shqiptar. Qe dihet se qfare eshte bere 23 vite me rradhe. Kane marrur token e shtetit dhe te popullit e kane bere ndertime. Tere tokat i moren barkethatve te vujtur shqiptar pere nje cop buk ose pa para fare keshtu qe ligji. 501 i ylli bufit e fatos. Nanos eshte ne fuqi edhe sot prandaje ja bere tere vllavrasjet ne tere shqipri pere toka. Se i sukuestroj ppsh dhe i dreqnoi. I navi keq ps me ylli. Bufin e. Fatos nanon me ligjin ne fuqi. Te 1991 pra ppsh – ps jane ato qe vendosen ligjin 501 ku. Futen tere shqiptart ne vllavrasje pere prona te sukostruara ppsh dhe pere toka te kolektivizuara nga ppsh dhe ps i dreqnoj me ligjin e famshem 501 ok pa u ndrrua kushtetuta e vietruar shqiptare. Sben hajre shqipnia me shqiptar. Faleminderit

  33. vladimir says:

    Ne fakt per mendimin tim pushtetaret po i tregojne njeri tjetrit dhembet.
    Dhe gjithe pesha ne popull bie.
    Un jam i mendimit se ato ndertesa nuk perbejne rrezik per jeten e banoreva .
    Atehere te behen spitale ,shkolla apo zyra qe te sherbejne ne mirqenjen e popullit , meqenese u ndertuan duke vjedhur popullin .

  34. muhoci says:

    Keta dy persona qe figurojne te vdekur,sigurisht kane qene ne listen e zgjedhjeve te PD.

  35. morava says:

    Shiko se do te vije radha dhe ty shoku Mero per tritol.Mbaje mend kete qe te them.Kush do tihape varin tjetrit bihe vete brenda.Ke nisur nje revansh te keq por dihe mire se Zoti vonon por nuk haron.Mos bej gjynahe se populli thote:Gjynahet e prinderve i lajne femijet prandaj veri gishtin kokes e te te vije keq per ta.

  36. MUSA SHEGA says:

    Ik mor kabricoz po zberi burg Ramis Alia. Me udheheqjen. Diktatorjale te ppsh me nexhmije Hoxhen por kishin arrest shpije gjoja pert shpenzime kafesh e po. Na thu ti te bejne njezit. Deputet apo afarista. Burg mbi 20 viet ik mor kapricoz ekremist ik shko kerko strehim politik ne kuba apo ne. North kore se atje. Ka komunizem dhe ppsh. Me udheheqjen politike marksiste leniniste dhe ata te pranojne te behesh spiju mor. Mor ske turp ti thu me rrezua ndertesa dhe pallate me tritole te gjitha ndertesa lokalet e hotela dhe pallate ku i moren tokat kush ju la enver Hoxha apo Turqia qe na mbajti 600 viet. Dhe. Enveri 50 viet. Ku i moren. Parat te gjitha. Hotel pallatet e lokalet luksoze qe i kane ndertua ne kryeqytet 12 vite sa ishte kryetar Bashkiet. Edi Rama apo ne tere Rrethet. E qytezat dhe fshatrat e shqipnis. Ku i moren lekt keta njer pere ndertesa kush ju dha tokat ku i gjeten ku ju a la. Enveri. Ppsh apo. Ramis. Alia. Ku na tregoni ju qfar te behet ne shqipni te rrezohen. Pallatet te ndertuara me. Valut pse ti rrezojne pse nuk i sukostrojne e me strhu popullin po keto jane inate politike. Pse nuk rrezojne. Hotelet luksoze ne. Kryeqytet. Apo jane te. Deputetvet socialit apo pse nuk. Rrezojne hotelet super luksoze neper. Rrethe apo jaje te super. Bossit. Kryeparlamentar ishe kryministe e minister 20 viet. Deputet. Te. Super politikanin. Pasanik kryeparlamentarit. Aktual shqiptar. Po vila qe ka bere te gjiri i llales po kavaliushenxa ne durres pa shku te plepayt po vilat ne jug. Mundesisht afer. Brehdetit. Po. Ne himar kush i ka ato. Lokale e shpija hotela alpine po. Kush i ka. Gran. Hotel t ne. Tirane. E. Rrethe qr nga shkodra e deri vlore sarande po pallatin ne koplik 12 katesh kush e beri ok mor artist me pupla po na tregoni ju se sa burg te bejne afaristat kontraktor apo deputet e ministra e zevendes ministra. Apo kuadro e presidenta e kryministra apo kryetar komunash e. Bashkish pa te keqen e prefektav shqiptar. Qe jane tere borgjeza pareli po ku. I moren parat keta bosa afarista apo kontraktor te gjithe te gjithe jane. Bossat socialist. Majtist te lidhur me kupolen e shteti qeveritar. Shqiptare. Bile mundesisht socialista e majtista qe 23 vite kane. Rrahe politik qe skane lene vende ne bote pa shkua me shetit. Te gjitha te pagume me femi neper bote ne universitete me pushime tere neper ulqin e deri ne barselon e kaliforrni e sidnei australi e zeland te. Re. Ti mor a i therret mendjes kur komenton se. Tere. Aristokrat shqiptar. Me politikan e afarista me krejte kontraktora jane te gjithe. Te lidhur nervedi. Rrahin politik. Majtas djathtas dhe ja rrasin popullit qe 23 vite. Me shume se. Ahmet zogu dhe Enver Hoxha. Qa ka hek poppulli shqiptar tashe 68 vite e spo nigjon hice se eshte kalite. Ok zotri beje te. Fala krye. Bashkiakut te vlores. Shokut. Edi Rames se u zune shoke koke kure ishte Edi Rama kryebashkiaku i kryeqytetit se ata te dy bashke kane neje krytare bashkiet sa. Enver Hoxha ne pushtet dhe kane kene ne shqipri. Zot e shkop a dini pse se ka lujtur. Paraja e madhe. Binesmenash. Tu u nere ndertesat. Ne tere shqipni sidomos ne kreqytet dhe. Bregdet. Vlora e sarenda divjaka durresi. Shengjini e velipoja. Beje te fala te gjithe. Bossave shqiptar afarista kontraktor. Qe jane te lidhur tere me. Qeverrin me. Deputet simbas krahevet. Majtista e djathtista ok sa fabrika. Ndermarrje. Uzina. Ferma. Blektori. Apo industri. Kane hapur keta afarista apo depute te parlamentit shqioptar apo kryetar. Bashkie e krytar komunash qe. Merri mare e madhim te gjithe. Kane mbushur xhepat e tyre. Kane bere vila lokale hotele luksoze ne shqipri e jashte shqipriet. Te gjithe skan mendu per ty as mu as pere popull pore per borgjezimit super. Te arritshem te tyre. Na trgoni ju sa duhet te denohen. Afaristat apo kuadrot. Me burg ata jane tere miedhi i nje thesi ok beje te. Fala. Dritan priftit. Se eshte. Miku i. Edhi rames dhe. Besniku i ilir metes. Apo done prap. Emra me shume. Ik mor se keto i dine krejte populli shqiptar dhe politikja e mreshme dhe e jashteme na tregoni poerradha me nastradina. Me kuaj shtrigash ik mor se popullin shqiptar e ka madhkua turqia. Se tere toka eshte. E shtetit ppsh qe ju mori bejlerve dhe. Agadharve e ciflikevet. E zejinavet shqiptar qe ju la turkia. Dhe sot na tregoni ju kush eshte me leje dhe pa leje. Ah more. Enver Hoxha pse vdeke e sjetove nja 200 viet me i mbajte shqiptart. Hu dajak diktatur izolim burgje politike. Varje e pushkatime interrnime. Pun pun. Nat e dite qe tna beje pakes. Drit ka rthene naimi. O. Enver Hoxha qou nkame more. Burr se. Te kerkon krejte populli fukara shqiptar se na jane. Bere. Majtista e djathtista. Qe 23 vite vece tu na pi gjak. Na kane sidhe. Vllavrasje me token vendosen ligjin 501. Te ylli bufit e fatos. Nanos tere kryministrat e presidentat shqiptar. Ligjin 501 votus me krejte. Deputet. Sodhen. Ne popull ngatrresa e krejte popullin e coptune. Me vllavrasje. Qe spushojne vargjet me arkivola. Jane mbushur plot e per plot. Varrezat. Skaj ne skaj. Ne terte shqipri me moshat ma te mire te burrave dhe me djemtr e Ri. Pacin rahmet e drit te gjithe ata qe kan vdek. Po pace. Rahmet edhe ti. Mor. Enver Hoxha se Burr ma shqipnia si ty kurr nuk qet

  37. mandi says:

    sa shume gezoheni qe do hidhet ne ere kjo godine dhe parate do ti paguajme ne te gjithe…dhe invalidet qe nuk ecin dot spo marrin leket qe 3 muaj..e kuptoni qe po biem nga shiu ne bresher..asgje te mire spo i kuptojme kesaj qeverie

  38. miri says:

    Aspak rendesi nuk ka se ka firmosur nje i vdekur apo jo kur kane firmosur 20 te tjere,dhe kete nuk e kuptoj se si ai pallat te blehet dy here, vjehrri i lulit i ka marre parate duke e shitur, edhe njerezve qe kane blere pallatin po jua jepni parate dhe kush del i humbur ketu populli i futet sa krahu ku ne kete kohe krize treten para kot se koti se dy gjera nuk mund te qendrojne edhe me leje dhe pa leje, ne ralle te pare nese ka shkelje ligjore te hapura tani duhej te kishte persona pergjegjes ne burg por juve doni ta prishni dhe kaq,kam mendimin se te gjithe ata qe kane blere pallat aty kane qene servila te pushtetit te saliut,

  39. Horri i i Bulevardit says:

    Qeveria te demshperbleje banoret qe kane 50-60 vjet qe banojne ne ndertesat e ish pronareve dhe qe po nxirren ne rruge, jo keta qe blene prone sa ra qeveria Berisha, per te mbrojtur korrupsionin.

  40. mehdiu says:

    mustafa po merr fryme se u lodhe duke shkruar o demokrat i kuq ne demokratet e verdhe e mendojme keshtu ceshtjen ne fjal
    nje te mos prishet se ajo kushton miliona dollare deri tani jane prishur deri 300 te tilla ne ate zone te rendesish te vecant dhe nga me te bukurat ne shqiperi e me gjere
    pra tju jepet pleqve shtepi per te moshuarit ajo sa u inagurua do dilte shtepia e pleqve me e mira ne europe ne ate vend aty superlluksoz dhe me pishine perpara
    projekti lungo mare shetitorja mund ti behet nje devijim i vogewl projektit
    vet personalisht jam kunder shembjeve se privati ka hedh miliarda aty dhe ne jemi shtet i varfer te humbesh miliarda investime me duket e padrejte vetme pastrimi i ketyre pallateve duan miliarda te tjera dhe shetitorja vet kushedi cfar fature do ket deri ne perfundim

  41. Re'i says:

    Qaj kasabaja ne grop
    Per Xhafo Isufn me shoke.( modifikim ironik i kenges se Fejzo Xhafos)
    Pse te mos qaj Vlora , kur e ka administruar nje medioker, qe kujtonte se administronte merat e Xhebros ne Shashice.

  42. Re'i says:

    Per mendimin tim leke do marrin vetem ato shtat a tet familje qe kane certfikata pronesije te rregullta, te tjeret nuk kane certifikata, pasi apartamentet u jane dhene per punen disa vjecare te papaguar ( kush e ha kete eshte budolla.Ata nuk jane gje tjeter vecse te aferte te Xhafos e Xhuvit) dhe pa asnje marveshje te meparshme apo dokument ligjor.Per sa i perket babi Xhafos dhe xhaxhi Xhuvit, ata te Santo Janit do marrin, pasi deri dje certifikata e pronesise e tyre kishte 27 shkelje ligjore dhe sot iu shtua dhe nje tjeter u bene 28.fallsifikim i kontrates.Me sa duket Xhafua dhe Xhuvi e kane njohur mire letersine ruse
    Cicikovin e Gogolit tek “mjortvie dushi” (shpirtera te vdekur), dhe kane vene ne kontraten e shitjes te vdekurit.O zot c’na shohin syte e c’na degjojne veshet.

  43. rizai says:

    Po kjo Elpiniqi me gjendje civile qenka MASHKULL!?
    Ku ka pas arit shkenca qe ne 45.Nje mashkull , ishte nena e nje djali te quajtur Jorgji

  44. Shqip says:

    Si po mendoni disa nga ju mos te prishen keto ndertime pa leje.?. Ndertimet duhen rrafshuar te gjitha dhe duhet te ndertohet ne parametrat e duhur te ndalet kjo masaker qe i eshte bere bregdetit Shqiptar dhe gjithe territorit.Shqiperia eshte nje kaos ndertime pa kriter kudo edhe mbi trotuare..Pallate qe ndertohen ngjitur me dritaret e pallatit tjeter.Toka te mbajtura me dhune..Ndertime me dokumentacion fallso..Rruge te pista lagje te pista fshatra qytete te pista.Grupe mafioze vrasje egzekutime njerez qe hidhen ne ere me eksploziv…((Njihemi si shteti i kaosit)).Arsyeja qe investitoret e huaj nuk afrohen ne Shqiperi eshte shume e thjeshte mjafton ta vizitosh Shqiperine nje here ta kuptosh…Gazeta kryesore Polake shkruante se Shqiperia eshte vend i bukur ku kazanet e mbeturinave mungojne dhe mbeturinat i gjen kudo neper rruge lagje bregdet male Shqiptaret kane qejf benzat sido qofshin te vjeter apo te rinj dhe mos u cudisni nese shikoni se dikush nga makina e tij del me arme ne dore…….Ne kete shtet duhet diktat-Enver Hoxha mos u harrofte kujtimi jot se ky popull kete koke ka.

  45. TE HETOHET ORIGJINA E PAREVE TE XHAFE SIGURIMSIT,DJALIT TE TIJ ERIONIT ,DHENDRRIT TE TIJ LULZIMES,DHE MBASI DO TE DALI QE KETA KETO PARA NUK I JUSTIFIKOJNE DOT SE JANE ME ORIGJINE TE PISTE,TI SEKUESTROJ CDO PASURI TE TUNDESHME E TE PATUNDESHME DHE TI FUSI DHE NE BURG PER PASTRIM PARASHE. KESHTU QE PALLATI PRISHET QYTETARET QE KANE BLERE I KOMPENSOHEN NGA PARATE TE ERIONIT DHE KESHTU ED RAMA JA FUT CA THELLE LULZIMES QE TI DHEMBI SHUME.

  46. nasruddin says:

    PSE NUK DUHET TE DEMSHPERBLEHEN NGA BUXHETI PRONARET E APARTAMENTEVE TE NDERTUARA NGA MAIFA ME PUSHTET?

    Pergjigja eshte shume e thjeshte dhe ajo permblidhet vetem ne nje fjali:

    Sepse keta lakmitare nuk kane verifikuar perpara se te investojne LEKAT e tyre qe ndertimi mafioz eshte ne kundershtim total me planin rregullues dhe urbanistiken ne fuqi dhe pronesia e tokes fantazme dhe shitja eshte kryer nga “shpirtera te vdekur” si ne veprat e Gogolit. Ku ka skandal me te madh se ky pallat i Lulzim Bashes qe eshte SHEMBELLTYRA me e keqe shqyptare e kapjes se shtetit nga pushteti mafioz?

  47. fontana says:

    i hypi cupi bardhoshit kena shprehjen nga ne
    hyp se te vrava zbrit se te vrava njilloj te gjith vetem hajni dredhi vrasje mashtrime ske qka lexon sot ,,mozamakeq

  48. Ferro Labi says:

    Bravo dhe iu lumte ZonjesAna Myrtaj, ofiqares se gjendies civile qe te ndjeren Elpiniqi e bere mashkull. Hajde nenpunesa hajde.

  49. TRITOLI says:

    Sipas emrit
    Elpiniqi ka lindur (Femer)

    Sipas çertifikates
    Elpiniqi ka vdekur (Mashkull)

  50. doert says:

    qenka i paligjshem qe ne fillim.dhe do kompensohen

  51. arif says:

    avni sheu dhe mimoza sheu notere te futen ne burg se kan mashtruar nje popull me fallsifikime ishalla drejtesia i fut ne burg jam deshmitar per fallsifikim dekumentash beem iditur kam 13 vjet qe sillem neper gjykata te ssli berishes me ne krye avni sheun dhe gruan e tij mimoza sheun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje