Ministria e Ekonomisë shpall konkursin “Stop procedurave absurde ndaj biznesit”

6 Dhjetor 2013, 21:10Politika TEMA

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka ndërmarrë një aksion për përmirësimin e klimës së biznesit, si një parakusht për zhvillimin e sipërmarrjes, krijimin e një ambienti të lirë konkurrues, hapjen e tregut dhe rritjen e punësimit.

Në një njoftim për shtyp, ministri Arben Ahmetaj thotë se “shpallja e konkursit “Stop procedurave absurde ndaj biznesit” në faqen zyrtare të MZHETS që nga dita e djeshme, është pjesë e një reforme që MZHETS ka ndërmarrë për përmirësimin e kuadrit ligjor që ndikon në operimin e biznesit dhe ka për qëllim identifikimin dhe eliminimin e procedurave ligjore që janë penguese, të panevojshme dhe absurde në funksion të veprimtarisë së përditshme të biznesit”.

Nëpërmjet aplikimit në këtë konkurs, sipërmarrësit kanë mundësinë të prezantojnë procedurat ligjore penguese, të argumentojnë panevojshmërinë e tyre si dhe të propozojnë sugjerimet përkatëse.

Ndarja e 3 çmimeve nga juria e përzgjedhur në MZHETS për procedurat ligjore më të gjetura si absurde dhe sugjerimet për përmirësimet përkatëse ligjore, nuk nënkupton në asnjë rast përjashtimin e marrjes në konsideratë të procedurave të tjera ligjore të propozuara nga sipërmarrësit.

Ahmetaj shpreh bindjen se “këto aplikime do kenë një ndikim të ndjeshëm në funksionimin e një tregu më të hapur, më konkurrues në mbështetje të sipërmarrjes shqiptare e asaj të huaj”.

Me këtë rast, ai fton gjithë sipërmarrësit të bëhen pjesë e këtij konkursi që do të jetë i hapur deri në 6 janar 2014, duke aplikuar në formularin e publikuar në faqen zyrtare të MZHETS në www.ekonomia.gov.al.

10 komente në “Ministria e Ekonomisë shpall konkursin “Stop procedurave absurde ndaj biznesit””

  1. anonim says:

    Po per tregtine e VoIP dhe AKEP-it ke ndonje plan zoti minister? Apo prape do lejoni qe te na vjedhe AMC, Vodafone, Eagle e Albtelecom?

    Ju kane rritur prinderit me nje dashuri te papare per serbe, greke e turq dhe kaq pak per Shqiperine!

  2. agron says:

    Nje rritje e re taksash mbi biznesin qe po deklarohet e rendon me tej kete situate dhe rrit me tej rriskun dhe pasigurine e rritjes së ekonomise se vendit ne vitet që vijne.

    Dhurata e Rilindjes

    1. Rikthehet TVSH-ja në masen 20 per qind për arsimin, hidro-karburet dhe importet e makinerive
    2. Nuk hiqet (sipas premtimit) taksa e biznesit të vogël
    3. Taksat e ndërtesave rriten me dyfish nga niveli aktual
    4. Rritet akciza me 20 lekë për çdo paketë cigare
    5. Renta minerare e naftës do të rritet nga 10 për qind, 5 lekë për liter
    6. Tmerrohen firmat prodhuese, punedheneset me te medha, tatimi mbi fitimin behet 20 per qind.

    Rilindje groteske Perzume nje SALI dhe erdhi nje EDVINSALI

  3. shoku Çimit says:

    O Agron paske ik per lesh, se naften nuk e prodhojne qytetaret por kompanite oligarkike si “Bankers Petrolium” etj qe kan mbi 4-5 vite qe dorzojne billance me humbje.
    Taksa vendore mbi biznesin e vogel do te hiqet me 1 janar sipas premtimit qe ka bere kjo qeveri.
    Sa per renten minerare, edhe ate nuk e paguajm ne qytetaret por kompanite mafioze te shfrytezimit te bulqizes, Kalimashit, Rubikut, Selenices etj,
    Per akcizen mos u merakos shume, sepse ne te gjith europen ku ne duam te shkojme eshte me e larte se tek ne…. e keshtu more Agron lexo pak ekonomi e pastaj na thuaj dicka me serioze. Tung.

      1. agron says:

        Kur themqe jeni me mentalitet komunist,,
        ju jeni akoma me diktaturen e proletariatit.

        Po nuk kishte si te ndodhte ndryshe nga
        komunisti Rama

  4. Kasem says:

    Palloshi – Kryeminister
    Krylopa – Kryetari i Parlamentit
    Kokeveza – Minister i Ekonomise Ahmetaj
    Lame Ziu – Drejtor i ALUIZNIT Artan Lame
    Diteziu – Minister i Jashtem Ditmir Bushati
    Debatikasi – Minister i Ceshtjeve Sociale Erion Veliaj
    Laja (Kulla e Barit) – Ministre e Mbrojtjes Mimi Kodheli

  5. Muzapopullore says:

    Ky minister eshte i vetmi “wetback” i qeverise Rama. Mize pa koke ne siklet se cfare te beje,.. ne fillim ju shkruajti letra cudiberese ministrave (!?) tani po shpall konkurse shpetimtare(!?) ,.. njohurite e tij per ekonomine jane wikipediane … me nje fjale minister poopsock

  6. korabi says:

    SHIKONI HAJDUTIN E IMPULSEVE,NA KA SHPALLUR KONKURS!?MEDEMEK BIZNESET TANI NUK DUHET TE SUGJEROJNE,TE PROPOZOJNE,TE ANKOHEN BADIHAVA PER PROCEDURAT PENGUESE LIGJORE,POR DO TE SHPERBLEHEN!?PRA EJANI BISNESMENE,TURRUNI ME TURRAVRAP DHE MERRNI PJESE NE KETE KONKURS,SE UNE DO BEJ AKTE LIGJORE PENGUESE,JU DO I KUNDERSHTONI NE KONKURS,UNE U JAP PARA(JU MI JEPNI MUA)HEDHIM POSHTE AKTIN PENGUES,DHE U LAME.CFARE GJETJE GJENIALE!?

  7. deni says:

    Te afrohet me urgjence te marri ne dore situaten ne Ministrine e financa ve ARBEN MALAJ ESHTE I VETMI NJERI ME BOLE QE MUND TE NDRYSHOJE DICKA. Me gjithe respektin per Shkelqim Canin dhe cupat pa eksperience te DOGANAVE E TATIMEVE DUHEN NJEREZ QE TE EKSPERIENCE DHE TE KENE USHTRUAR KETE PROFESION DELIKAT JASHTE SHTETIT. Ky Ahmetaj nuk duhet te jete aty ku eshte e vetmja pune qe ka bere ka qene ajo e kopilit vjedhje te impulseve te Alb-Telekomit.Per kujtese Ben S. Bernanke dhe Janet L. Yellen jane shefi dhe zevendesja e tij te Federal Reserve System respektivisht 60 DHE 67 VJEC.

  8. Homo Sapiens says:

    Kujt i thone takse vendore per biznesin e vogel keta mor amani .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje