Situata problematike financiare/ Rama-deputetëve: Të informohet publiku

7 Dhjetor 2013, 09:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i PS-së, mblodhi dje deputetët, për të diskutuar me ta situatën problematike financiare dhe arsyet e vonesës së paraqitjes së projektbuxhetit të vitit 2014 në Kuvend.

Burime nga mbledhja e grupit parlamentar bënë të ditur për “GSh”-në se kryeministri, duke iu shpjeguar arsyen e takimit, është shprehur se “situata financiare është edhe më e keqe nga sa është thënë, pasi shifrat e ditëve të fundit tregojnë për një gropë edhe më të madhe financiare”. 

Rama kërkoi prej deputetëve që për këtë të informohet edhe publiku. Sipas burimeve ka pasur propozime nga deputetët që “të merren edhe masa ekstreme për ata që e kanë shkaktuar këtë situatë të rëndë”, por kjo ka mbetur thjesht në nivelin e propozimit.

Kryeministri ka shpjeguar se në këtë situatë të rëndë kanë pjesën e tyre edhe çështja me CEZ-in, korrupsioni me çështjen e serverit tek tatimet dhe të tjera si këto. Rama u ka kërkuar deputetëve që edhe ata vetë ta kuptojnë ashtu siç duhet dhe t’ua shpjegojnë njerëzve, se “situata nuk do të jetë fushë me lule, ndaj edhe të ulin orekset për investime në zonat e tyre”. 

Sipas Ramës, “ajo çfarë është premtuar në fushatën elektorale për ndërtime rrugësh apo veprash të tjera publike ka qenë pjesë e premtimeve për mandatin 4-vjeçar dhe jo vetëm për vitin e parë”. “Qëllimi”, – mësohet të jetë shprehur kryeministri, “është që të mos mendojmë sot për sot, por në fund të mandatit 4- vjeçar të mund të sjellim ndryshim dhe përmirësim të gjendjes së përgjithshme”, – është shprehur ai. Një tjetër çështje që është sqaruar edhe nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është edhe ajo e negociatave me FMN-në. Ashtu si dhe kryeministri, edhe Cani sqaroi se “në fakt janë negociata jo të lehtë me FMN-në dhe Bankën Botërore, pasi FMN-ja nga ana e saj ka disa kërkesa, të cilat kanë vonuar edhe paraqitjen e projektbuxhetit të vitit 2014, brenda afateve, në Kuvend”. 

Të njëjtat burime kanë pohuar se “FMN-ja kërkon që pagesa e borxhit nga ana e qeverisë shqiptare të fillojë që në 2014-ën, ndërsa qeveria nga ana e saj kërkon shtyrje për në 2015-ën, për shkak edhe të krizës që ajo mori si trashëgim”.

28 komente në “Situata problematike financiare/ Rama-deputetëve: Të informohet publiku”

  1. Ali says:

    Ish kryeministri Sali Mortja dhe anetaret e qeverise se “tokes djegur” duhet te mbajne pergjegjesi penale me burg e me konfiskim pasurish per gropen financiare qe krijuan qellimisht muajt e fundit!
    Z Edi Rama ti denoncoje ne prokurori faktet, por nuk eshte aq lehte besoj se qente e Saliut kane “luajtur me kujdes” sidomos qente kokmedhenj si kuliçaj, Bode, Basha, Zeni dhe vet kryekrimi Sali.
    Nje sere pengesash te medha ka ne rrugen e tij per Rilindjen e vendit kryeministri i ri z.Edi Rama
    1. Drejtesia e kapur deri ne gen nga mafja dhe Saliu
    2. Ilir Meta me te tijet pjestare ne qeverine e djeshme mund te behen pengese qe Sali Berisha me kokat e krimit te hetohet e arrestohet.
    3. Disa Deputete apo ministra te PS-se nuk kane kuraje e vullnet per te vepruar sepse ne shembullin e qeveritareve te djeshem duan te ecin edhe ata. (te marrim cfare mund te merret se ketu e ka marre lumi)
    ………….
    Edi Rama njihet si njeri radikal e me vullnet te forte per te ndryshuar per mire punet ne kete vend, koha do e tregoje se sa do ja dali. Ne urojme me shpirt qe tia dali!

    1. Lom Deliu i says:

      Kam dhe une nje kerkese :

      Edhe sa kohe do vazhdoj shfaqja, dmth me sa seri eshte, a ka me
      konferenca e mbledhje ?

      Me FMN-ne duhej te ishit takuar qe ne fillim, madje menjehere pas 25 Qershorit kur u mor vesh rezultati. Per fat te keq tonin ju mbivleresuat veten dhe rinushet qe perzgjodhet per te reformuar mbrapshtesine berishiane.

      Mos u bej viktim e interesave te kapitalit te madh dhe e pushtetareve te pasuruar me biznese te privilegjuara. Voten ta dha populli jo ata 1% e popullit. Vepro si gjithe vendet e perparuara perpara se te jete teper vone.

      1. Tirona says:

        Edhe une kom nje kerekese:
        Nese drejtesia do te dergoje prapa hekurave dhe do tu konfiskoje te gjithe pasurite e ATYRE qe kon VRA,VJEDHUR dhe SHPERDORUAR PASURINE KOMBETARE TE KETIJ VENDI , une do te propozoj qe pensionin tim mos ta mor per nje vit ,per te mbushur ate vrime qe na lan KETA KRIMINELA.

        1. Arkitekti says:

          Kam edhe une nje kerkese
          Po futet ne burg qofte edhe per person nga ish qeveritaret ti sekuestrohet pasuria atehere une do paguaj 2000 euro per buxhetin

  2. LORA says:

    Pa pare ndeshkime dragoniane mbi pergjegjesit e kuserimit te parase e pasurive publike,nuk e besoj qe gjendja eshte tejet e rende.Le te ma thote kete e gjithe qeveria me deputetet.Shteti nuk ngrihet ne kembe duke mbuluar me jorgan mutin dhe shurren e atyre qe i ndoqem.Njerzit nuk kane faj;faji ka autoret e tij,qe njerzit i njohin.Pa sekuestruar pasurite e tyre te paligjshme dhe pa i cuar tek shtate penxheret,,,cdo fjale mbetet retorike e ndyre,sepse hallet e renda jane ekskluzivisht per shpatullat e Popullit.Njerzit mund te durojne privacione te tjera vetem nese shohin dhe prekin drejtesine.

  3. safeti says:

    Fidel ylli, Sadri Abazi, Tom Doshi, Kokdhima, Hermesi u preken shum kur moren vesh qe s’ka para per popullin, dhe vendosen te bejn dicka- Te rikonstruktojm godinen e kryeministris me mobiljet e Jakomonit – thane.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Se ato leket e kryeministrise do ta nxjerrin nga halli popullin shqiptar..Humbem rastin te lanim me keto leke borxhin e akumuluar nga nje psikopat, dhe “psikopati” tjeter i beri “leket e trasheguara” rrush e kumblla..Ahhh safo safo….

  4. popolo di Bathorja says:

    Me armet kimike situata do te ishte “fushe me lule”.

  5. Treviso says:

    Zoti kryeminister, me vjen keq per entuzjazmin qe treguat me marrjen e qeverise, por shikoj se populli paska qene me i informuar se sa ju, ne sektorin e financave. Populli i ka ditur keto gropa te thella, qe ju sot po kerkoni tja tregoni. Populli nuk ju zgjodhi se ju ishit me i gjati dhe do loznit pasketboll,por ju zgjodhi se pat besim tek ju, si njeri i kompletuar, per te udhehequr shtetin e sakatuar nga banda e partise Demokratike. Kerkoni ndihmen e zotit Bode, per te sheshuar sado-pak ato humnera qe jane. Zoti Bode duhet ruajtur si qiriu, se vetem ai e din se ku do merret materjali per te mbyllur keto gropa humnere.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Huh ?!?! Hajde mendje hajde…Po gropen kush e krijoj, “gopisti” ?!?!

  6. Gramoz says:

    GROPA E ZEZE NE FINANCAT FINANCIARE QE ESHTE KRIJUAR NGA QEVERIA BERISHA ,DUHET TRASPARENCE PER SHQIPETARET SE DYTI MINISTRI CANI TE COJE DOSJEN PENALE PER SHPERDORIM DHE VJEDHJE TE FINANCAVE NGA QEVERIA BERISHA.SE TRETI DUHET KONFISKIM TE PASURISE TE GRABITUR NGA QEVERIA BERISHA.LIGJET JANE TE MIRA PER TE NDJEKUR PENALISHT POR NUK ESHTE VULLNETI I MIRE I PROKURORISE,KLD DHE I NISHANIT PER TE LUFTUAR KORUPSIONIN ,KU PASURIA KOMBETARE ESHTE NE DORE TE NJE PAKICE PREJ 5% QE JANE QEVERITARE,DEPUTETE,GJYQTARE,PROKURORE DHE ZYRTARE TE LARTE..

  7. Re'i says:

    Masat ekstreme ndaj atyre qe kane shkaktuar kete situate Zoti Kryeminister nuk te jane kerkuar vetem nga deputetet, por dhe nga nje milionshi qe te votoi.Ne raste se bene kete , nuk eshte nevoja te tellallojne deputetet se ata qe te votuan e dine me mire se deputetet, e jane gati te shterngojne rripin, vecse tu hiqet e keqja Bode Sali nga syte , qe akoma po kendojne ekraneve, si bilbili ne maj dhe ti degjon duetin e tyre,

  8. CR7 says:

    Urgjent nje me nje dream tim financieresh nje takse force speciale per te mbledhur parate e evazoreve fiskale me ndihmen AMERIKANE sic ben Greket se do te shkojme ne gremine shume shpejt.Stan me lepuj nuk behet, Shefi i federal rezerves Ben Bernanke dhe zevendesja e tij jane perkatesisht 60 dhe 67 vjec, kurse Spiropali&Shehaj 59 vjec e zero eksperience.Koha nuk pret.

  9. Liridon says:

    Kjo thenia qe te “sqarojne popullin” me kujton nje histori te vitit ’48.
    Haxhi Leshi shkoi ne Diber,e i thote dibraneve :A e moret vesh,
    Jugosllavia tradhetoi.Njerzit nuk po reagonin.Me vone ai ju drejtua nje burri i cili po rrinte indiferent,-Eh-i thote-Je i gezuar apo jo?Burri i mencur i thote :Ne e kemi ditur me kohe kete gje,por jemi shume te gezuar qe me ne fund e mori vesh edhe Tirana.Keshtu eshte edhe kjo historia e gjendjes ekonomike.Por populli nuk e kupton se si ne kete gjendje ekonimike KM harxhon nga buxheti para per te paguar te huaj,per pune qe mund ti bejne taksapaguesit shqiptar ? Si ka mundesi qe ti shkoje ne mendje qe ne keto kushte,te kerceje Napoleonin ?Si ka mundesi te heqe konceptet kohere te qeverisjeve ne demokraci mbi 100 diteshin…etj.Akoma nuk e kupton ky se nuk mund te fshihet nga letrat qe i sajon vete apo nga servilat e tij ?Mos mendon ai qe mund te fyeje shqiptaret sic fyen njerzit-krimba qe ka prane ?A e kupton qe po e afron shume kohen qe edhe votuesit te tij ta mbysi me peshtyma ?Mos valle ai ne kombinim me ato forca qe nuk duan ta fusin Shqiperine ne Europe duan ta acarojne sovranin deri ne mosbindje civile ?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Nuk ka kompani auditimi ne Shqiperi o Treviso, me fal, Liridon (me fal se te gjith ju te papunet e rinj s’keni ca te beni tani)..Si mund te sajosh letra kur pikerisht merr nje kompani auditimi dhe te thone ata ate qe ti s’mund te sajosh o Trevis, me fal, Liridon..Problemi i tij eshte qe ai s’ka fyer njeri me fis e farefis si para ardhesi i tij (ku ka futur ne burg per kafe te pira, shifi se ne procesverbale gjyqesore i ke) o Trevis, me fal, Liridon..Ai eshte ne kombinim me Damir Fazllicin, madje aq shume, sa e merr ne mbledhjen e sigurise kombetare o Trevis, me fal, Liridon..

      Ps..Se ata te 21 janarit nuk ishin ne mosbindje civile, por po hanin dajak nga mallengjimi..Edhe plumba gjithashtu..

  10. artani says:

    sa te jete edi rama kryeminister grope do jete sbehet fjale,edhe thuaj deputeteve mos te torturohen shume se e morem vesh qe je grope

  11. Go west says:

    Ti Liridon, qe do Saliun, eshte mire te shkosh te shkruash tek te gjithe forumet e mediave tuaja qe keni financuar dhe te lini kete forum per shqiptaret qe ne koto 23 vite humben gjithçka, qe nga fabrikat deri te prodhimi bujqesor, qe nga shkollat e deri re rinia qe ka marre arratine neper bote.
    Ka plot gabime qeverisja e Rames, te tjera edhe me te medha mund te beje, kush punon – gabon. Vetem ju nuk ju takon te flisni ne kete forum,por te reflektoni e te kerkoni ndjese, per gjemen qe late mbas (diçka nisi te thote i ndjeri Sokol, por nuk e lane te mbaroje fjalen).

    1. emigranti says:

      po tema juaj kujt i perket?

  12. nasruddin says:

    KUR ESHTE SITUATA KESHTU PSE EDI RAMA VEPRON ASHTU?

    si nje GARIB Tirone dhe kerkon te demshperbleje mafiozet e Lulzim Bashes dhe kilentet pasanike te tij qe kane ndertuar dhe kane blere apartamente lluksoze kunder cfaredo llogjike elementare nje pallat-QOFTE mbi det me nje grabitje arrogante te prones publike?

    Pse Edi Rama del si Jezu Krishti Meshirues dhe i fal mafies me pushtet te ndertimit te Sali Berishes miliona eur ne nje kohe qe e ka buxhetin e shtetit te zbrazur po nga ky DEMON i Partise se Punes, qe Enveri na e la si jashteqitje komunistesh per te mbrojtur kauzen e ANTIKRISHTIT shqyptar dhe te familjes sadiste te tij?

    Pse Edi Rama kerkon te RINGJALLE Piramiden Famekeqe te Enver Hoxhes te projektuar dhe te ndertuar nga Kolanecet-dhendure te tij kur nuk ka breke ne bythe dhe e ka buxhetin bosh?

    Pse Edi Rama kerkon te paraqitet si nje GARIB Tirone?

  13. Lali says:

    Gropa e zeze financiare sa seri ka? Filloj ne 91 dhe sot 2013…..vetem njrez nuke behemi se shtet na beri Ismail Qemali.

  14. teuta says:

    Shkaktaret duhet te paguajne ,jo vetem fizikisht, por edhe materialsht,se per moral skane cfare te japin ,se nuk kane patur dhe nuk kane per te patur asnjehere.

  15. populli says:

    NJE MUAJ MIRE, NJE MUAJ KEQ SA I PERKET FINANCAVE

    SHTATORI – muaj i keq.
    TETORI – muaj i mire.
    NENTORI – muaj i keq.
    DHJETORI- i bie qe te jete muaji i mire.

    Me kismet per JANARIN e 2014. Te presim edhe pak sepse eshte shpejt.

  16. henri says:

    Une desha te thosha keto gjera :
    – SOCJALIZMI REAL KUDO NE BOTE DHE SIDOMOS NE SHQIPERI deshtoi per shkak te menazhimit mizerabel te ekonomise se centralizuar. Pra ekonomia îshte ajo qe shkateroi socjalizmin real.
    – Thembra e Akilit e shtetit dhe qeverise shqiptare eshte ekonomia. Shteti duhet te kete shume kujdes, qe te krijoje nje ekujliber midis shtetit dhe tregut. Ne socjalizmin real kishim shume shete dhe sapak treg dhe ndodhi ajo qe ndodhi.
    – Nuk e kuptoj, se si Edi premton, se do rrise rrogat e doktoreve, infermjereve, policeve te RENEAS etj. Mendoj, se ai duhet te kete kujdes per premtimet qe ben vete.
    – Ne te gjitha vendet e Europes Jugore si Itali, France, Spanje, Greqi,Potugali, Greqi borxhi publik eshte shume me i madh, se sa ai qe kemi neve. Borxhi publik u krijua per pa aftesi te politikaneve te ketyre vendeve dhe asnje politikan, me te drejte, nuk u fut ne burg. Pra te mos perpiqemi, qe ta teprojme duke gjetur fajtor qeverine e shkuar dhe ti fusim ne burg pa fakte dhe gjyqe. Kjo nuk eshte zgjidhja por nje mentalitet shume i gabuar i popullit tone.
    – Koalicjoni i majte premtoi, populli i dha voten dhe duhet qe qeveria te luaje bythen dhe te mos beja bla bla bla me fjale. Koha e fjaleve edhe premtimeve ka hikur. Qeveria te mos marri inisiative pa buke, si puna e takimit me mjeket shqiptare, qe punojne jashte shtetit me shprse, se do linin femijet qe jane ne shkolla jashte shteti, grate qe punojne atje dhe do te vinin ne SHqiperi per 800 Euro ne muaj. Keto nuk jane inistiataive keto jene endera pa buke.Per mua nje enderrimtar eshte nje deshtak i mjere. Populli do pune e buke dhe jo enderra.
    – E kam thene disa here ketu ne forum, se Italia po kursen si dreqi, qe borxhin e bilancit te mos e kete mbi 3 % te PBB, se perndryshe ne Itali vjen FMN, Banka Qendrore Europjane, Brukseli, te cilet do te veprojne si ne Greqi. Kjo “trojke” i mori shpirtin ekonomise greke duke rritur taksat, ulur rrogat e pensioneve, ulur rrogat dhe numurin e punonjesve ne administrate, shkurtime socjale, dhe tani komandon financat dhe bilancin e Greqise etj. FMN, eshte nje thike me dy presa, ajo do te te japi kredi te buta ( me interes te vogel ) por nga ana tjeter do kerkoje te komandoje financat dhe bilancin tone, ajo do kerkoje qe borxhi publik te paguhet sa me pare. Shkurt muhabeti, ai qe paguan komandon, thone gjermanet. Pra, ardhja e FMN nuk eshte pa probleme dhe jo te mendohet se ardhja e saj eshte shpetimi.
    – Une jam i majte dhe uroj, qe qeveria te mos beje shume bla bla bla por ti vihet punes dhe kush eshte i pa afte te liroje vendin. Dora e fshehte e tregut nuk eshte Jesus Krishti, investitoret e huaj nuk kane atdhe, ata shkojne atje ku fitimi eshte me i madh.

  17. Analisti says:

    Na cave t… o Rama, njesoj si Papandreu pak kohe me pare, “situate e veshtire financiare” leri ore ankesat, po dili vendit per Zot meqe deshe te beheshe Kryeminister, perndryshe lere ate karrige, he vella, bej ndonje pikture. Se psh, une vetem nje pyetje kam, si ka mundesi qe Shqiperia gjithmone ka patur rritje ekonomike sado e vogel, edhe ketej nga ana tjeter nuk ka para, ky eshte keqmenazhim edhe pike, flm.

    1. henri says:

      Analisti,
      Sala tha se ka rritje ekonomike dhe genjeu si derr. Nuk ka para se borxhi publik eshte reth nente miljared dollare plus 600miljon dollare qe ju ka borxh bisneseve per punet e kryera per qeverine. Cfare pune ka Edi me keto gjera?

  18. Socialist says:

    Tani ti vemi kembet ne toke e te mos akuzojme symbyllur vetem Berishen, Berishen, Berishen.
    Se paku ai i paguante rrogat, i paguante personat me aftesi te kufizuara.
    Kurse Edi Rama i jone tani sic duket do te ngelet si gomari ne balte, nuk do te levize fare.
    Nuk eshte lehte qe derisa e gjithe bota eshte ne krize, ne te jemi te suksesshem, andaj nuk kemi qene te dinjitetshem me qeverine PD-LSi.

    tani sic duket Edi Rama do te na fuse ne krize tejet te thelle.

    Nuk e deshrioj kete, por keshtu duket te jete.

    1. ARUSHA says:

      SHTETI JU LA EDI RAMES LAKURIQ , PA BREKE , NGA SALIH HUNDDERRI DHE KOMPANI OR TIJ , CDO GJO U VODH DHE ZHDUK DERI NE MOMENTIN E FUNDIT ME SHTEPINE QENDRORE TE USHTRISE NE TIRANE OR TIJ, QE NUK KE DHIMBJE NE SHPIRT SE JE BUDALLE , SIPAS FJALES SE URTE TE NDERUMIT ZOTIT QOSJA !

  19. alby says:

    e atehere,c’na duhetneve.
    Dorrezohu.Kete do
    qeveria ka gurrin e arren ne dore….c’do me..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje