Policia e Shtetit, anëtare e Europol/ Tahiri: Arritje historike

7 Dhjetor 2013, 15:10Politika TEMA

Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE, autorizoi zyrën e Europol të nënshkruajë Marrëveshjen për Bashkëpunimin Strategjik dhe Operacional me Policinë e Shtetit. Lajmi është bëri i ditur nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në faqen e tij zyrtare në FB, i cili do ta firmosë këtë marrëveshje me 9 dhjetor në Hagë.

“Arritje historike për Policinë e Shtetit. Do kem nderin dhe privilegjin që në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të firmos në dt. 9 dhjetor në Hagë marrëveshjen me Europol. Është marrëveshje historike që njeh arritjet e Policisë së Shtetit deri sot, por mbi të gjitha, që nxit e mbështet reformat në vazhdim, por dhe rezultatet e arritura gjatë kësaj kohe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Policia e Shtetit “integrohet” në Europol, ku anëtare janë të gjithë policitë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, shkruan Tahiri.

Sipas Tahirit, ky është momenti për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të qenë më krenarë, por edhe më të vetëdijshëm për sfidat e të ardhmes.

“Mirënjohje për arritjet, inkurajim për sfidat. Një tjetër gur themeli në përpjekjet tona për një polici moderne, demokratike, transparente, eficente dhe efektive në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, përfundon Tahiri.

14 komente në “Policia e Shtetit, anëtare e Europol/ Tahiri: Arritje historike”

  1. david says:

    Hajde per hajer…..

  2. Treviso says:

    Urime Ministrise se Brenshme, urime policise se shtetit.
    Shpresojme se do te paksohen barsaletat per policine e shtetit me punen e vazhdueshme per rritjen e kultures qytetare dhe profesionale.

  3. sali qeni says:

    Ne letra EUROPOL ne praktike afganopol.ben shtet o tahir se po te iken 100 diteshi kot me duket.

  4. alban4eva says:

    opo lere, u be nami.. krimi ne Shqiperi eshte ulur kembekryq..

  5. viktor says:

    Po cfare ndryshimi do kete me kete inegrim ne europol ??

    1. Albnr1 says:

      Aty do jemi anetare ne kete vale globalizmi e s’kemi ku vemi. Por aty neme ketyre aleateve ne duhet te krijojme marken tone, e jo te mos dukemi fare atje te jemi inekzistent. Orandaj kjo kerkon oune serioze e te mos perdoret per show. Policia duhet te ndihet ketu ne kater cepat e shqiperise qe funksionon dhe te jete nje arme e dashu, se nje polici e korruptuar s’mìna duhet hic, pa le edhe aleate …

    2. Bardhyl says:

      Praktikisht ASGJE!! Policia shqiptare eshte anetare me te drejta te plota ne Interpol, Europoli eshte krijuar nga europianet per kunderpeshe te Interpolit…..
      eshte si te kapesh veshin e majte me doren e djathte, poshte shaleve

  6. iliri says:

    Gjithsesi kjo eshte nje arritje. Kjo eshte besueshmeri per policin dhe vendosmerin,e sa per kriminelet,apo shpellaret me tru te Sali shpellarit apo pa tru fare nuk vlen.Ata qe ne kok kan vetem krimin policia nuk i ben dot njerez,ata mund vetem ti arrestoj.

  7. KADAFF says:

    ËSHTË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI O DELLA!PO QE PËR SAJMIR DEBILIN NEVE JEMI SI TE FILMI KONCERT NE VITIN 1936!

  8. vetem arber says:

    Urime eshte vertet aritje e shtetit shqiptar.Deshira e te berit shtet nga shumica e shqiptareve triumfon mbi deshiren e atyre qe iken me turp ne 23-qershor e qe deshin qe shteti te ishte rumpalle.

  9. LORA says:

    Lajm shume i gezuar ,per kete standart europian qe po implementohet realisht ne Shqiperi.Urime,forcave te policise dhe kreut te saj S.Tahiri.

  10. zoro says:

    mire eshte qe te bashkupunojme me shtete e fuqishme dhe bravo por mos haroni qe nje ne tre shqiptare eshte kriminel nga injoranca e qeverise se sali trapit .po mbushen burgjet e botes me shqiptare dhe nuk kane mbarim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje