Qeveria pezullon aktivitetin e një prej kontraktorëve të kompanisë “Bankers”, e cila kryen shpërthime në zonën naftëmbajtëse të Zharrë- Marinzës në Fier.
Firma “Smape”, nënkontraktuese e “Bankers”, nuk do të kryejë më shpërthime në këtë zonë, ndërkohë që aparaturat që do të instalohen së shpejti atje do të vërtetojnë nëse lëkundjet që kanë sjellë dëmtime të shtëpive shkaktoheshin nga shpërthimi i kësaj kompanie, apo nga tërmetet e zakonshme, raporton Vizion Plus.
Qeveria ka plotësuar kështu kërkesat e grevistëve të urisë, shumica këshilltarë të komunës Zharrës, të cilët kërkuan ti jepej fund shkatërrimit të shtëpive të tyre.
Plotësimi i këtyre kërkesave i dha në fakt fund edhe grevës së urisë së nisur një ditë më parë në një nga lokalet e fshatit Zharrës. Ndërkohë, qeveria pasi ka rënë dakord me kompaninë “Bankers” premton edhe rehabilitimin e zonës, si dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara në shtëpitë e banorëve.
Greva e urisë së banorëve të komunës Zharrëz nisi në mesditën e djeshme pas dështimit të bisedimeve mes qeverisë dhe banorëve, të cilët prej 3 vjetësh kërkojnë që kompania “Bankers” gjatë aktivitetit të saj të mos shkatërrojë banesat e tyre.
Greva e urisë erdhi pas disa ditëve protestë që u shoqëruan me bllokim të rrugëve dhe ashpërsim të qëndrimeve të banorëve të Zharrëzës pas lëkundjeve të forta të tokës në këtë zonë katër net më parë.
Bravo Damjan !
Dallohet njeriu i pergjegjshem nga halabaket qe fryhen neper televizione kot se koti, si puna e Aldo Bumcit, Famur Nokes, Ahmetit, et.
Dhe ka ministrine me problematike.
Nga 4 ceshtjet me te veshtira, 3 i ka Damjani. CEZ-in, KROMIN dhe koncesionet e hajduteve si Samiri.
Urime dhe suksese.
Bravo qeverise por kujdes nga Bankers,sepse po ra prodhimi do te zvogelohet edhe vjedhja pastaj fillon te kete probleme firma.Uroj qe premtimet te mbahen.Kujdes kryetarin e komunes se eshte si Kali i Trojes ne mes jush.
nuk e di kush e kuptoi se ca zgjidhi.edhe thot qe eshte ndaluar aktiviteti i n/kontraktorit qe ben shperthime dhe prap thot “do vendosim impiante per ta zgjidhur se kush i shkakton lekundjet”pra:dhe e ka gjetur dhe se ka gjetur.e muaren pjesen ata lart?u terhoqen “sklleverit “poshte
Kompromis shume i keq.
Damjan zeza duhet te dergoje ceshtjen ne prokurori i vetmi organ i legjitimuar per te percaktuar shkakun e lekundjeve dhe pergjegjesite penale respektive ne eventualitetin e verifikimit te tyre. Instalimi i stacioneve sizmike eshte hi syve te te demtuarve persa kohe haptazi konstatohet perdorimi i teknollogjise se fundit Teksane per shpimin e puseve te naftes-fracking qe konsiston ne perdorimin e lendeve likuide plasese\helmuese ne te njejten kohe per burimet e ujrave nentokesore, per te depertuar horizontalisht midis shkembinjve ku kerkohet nafta apo gazi. \shiko ne Wikipedia-fracking\
Shkaku i lekundjeve dihet,por keta qelbesira vazhdojne ti hedhin hi syve shqipetareve,si majtas e djathtas jane qelbesira, hajduta, bashkepuntore te interesave te te huajve,cfare perfitojm ne si shtet nga kompania bankers e e te tjera me rradhe qe operojne keto 20vjete ne shqiperi,asgje keta o vellezer deklarojne se dalin vetem me humbje ne 20 vjet vetem humbje..por e verteta eshte krejte ndryshe keto kompani ne bashkpunim me gjakprishurit tane te 2 kraheve politike po bejne kerdine ne token tone,neve po na pine gjakune kurse ne rrime e i shikojme si viktima qe jemi,e mbani mende ate legenin minister te LSIse Nacon qe thoshte qe ne si qeveri nuk kemi ca tu bejme ketyre kompanive se aqe dime dhe se ashtu jane lidhur kontratat nga qeverit e me parshme.Rama ne do te fitoje besimin e popullit le tu fuse drune bankersit me shoke e mos te merret me jo do veme aparatura te monitorojne lekundjet e ku ta di une ti bjeri shkurt,ne te kunderten le te hape krahun.