Nisin hetimet për 'Belle Air'/ Llalla: Task- forca po tërheq dokumentacionin e kompanisë

7 Dhjetor 2013, 15:15Politika TEMA

Prokuroria e Tiranës nëpërmjet njësisë task- force ka nisur hetimet kryesisht ndaj kompanisë ajrore ‘Belle Air’ për dyshimet se kjo shoqëri mund të ketë mashtruar dhe si mund t’u jetë shmangur detyrimeve tatimore, raporton TCH.

Lajmi konfirmohet nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pas pyetjes së gazetarëve për këtë çështje, që bëri bujë përgjatë muajit nëntor, për shkak se qindra qytetarë mbeten në aeroport pasi kompania ndërpreu fluturimet për shkak të shpalljes së falimentit.

I pyetur nga gazetarët, kryeprokurori Llalla tha se çështja ndodhet në fazën e marrjes së dokumentacionit.

Nga ana tjetër kompania ajrore ka paraqitur edhe në Gjykatën Civile kërkesën për faliment, por jo me qëllim likuidimin e saj, por ristrukturimin deri në shlyerjen e të gjitha borxheve që i ka shtetit si dhe palëve të treta.

Avokati i kompanisë, Avni Shehu, i tha gjykatës se kompania ‘Belle Air’ ka një detyrim prej 51.7 milionë eurosh, ndërsa asetet e kompanisë vlerësohen në shumën 60.3 milionë euro.

Kompania ndërpreu fluturimet në fund të nëntorit duke lënë në aeroport qindra qytetarë që kishin prenotuar udhëtimin tek kjo shoqëri.

Qytetarët munden të udhëtojnë drejt destinacioneve të tyre përmes kompanisë që mbuloi fluturimet e ‘Belle Air’, ‘Blue Panorama’, duke paguar një shumë shtesë prej 60 eurosh për segment.

31 komente në “Nisin hetimet për ‘Belle Air’/ Llalla: Task- forca po tërheq dokumentacionin e kompanisë”

  1. United Kingdom says:

    Ore ska cme duhet mua “eshe apo se shte shmangur detyrimeve tatime”

    Une dua leket e biletes qe pata prer me keto shkerdhata. Pse nuk e detyroni ti paguar pasagjeret nje me nje!!!!!!!!!!! Shkerdha”ta

    1. agron says:

      Cfat hetimi do te besh o LLALLA, Bell Air ka
      falimentuar, kesaj i thone te ngjadhesh nje te
      vdekur, do tju keshilloja te merreshit me shume
      me reformimin e organit te akuzes duke pastruAR
      kete organ nga lidhjet politike dhe duke zbatuar
      ligjin.—–(Pa nje shtet me sistem drejtesie
      funksional nuk ka demokraci)

      Shteti me pak fjale funksionon kur drejtesia
      jep drejtesi.

    2. Kritiku says:

      Lexoje nje here mire artikullin dhe pastaj jep mendimin tend. Hetimi do te jete i plote dhe jo vetem per pjesen e mashtrimit te mospagimit te detyrimeve tatimore. Pastaj, ne fund te fundit perse bertet kot kur fajin e ke vete qe shkon e paguan per bilete ne nje kompani qe ka kohe qe vetem probleme ka bere ne udhetimin e njerezve. Problemi i Belle Air nuk eshte i sotem por ai ka disa vite qe eshte i pranishem. Ju qe vazhduat akoma te prisnit biletat tek kjo kompani, po luanit bixhoz dhe si cdo here kur dikush luan bixhoz me shumicen e rasteve humbet. Dhe pikerisht kjo ju ndodhi ju te tere idioteve qe keni prere biletat. Ligji dhe shteti nuk ju mbron dot ju nga injoranca qe keni. Edhe ne kohen e piramidave nuk i detyroi njeri qe te futeshin leket me “perqindje te larta” tek firma te dyshimta. Njerezit vete e kerkuan “Bixhozin” dhe ne fund shumica e tyre i humben leket me gjithe shtepine.
      Cfare lekesh i kerkoni ju qeverise, kur fajin e keni vete? I ke lexuar nje here kondicionet e blerjes se biletes para se te paguaje? E preve bileten ti me nje siguracion shtese, qe ne rast te falimentimit te kompanise siguracioni te kthen leket mbrapsh? Lexo nje here mire kondicionet e nje kontrate dhe pastaj flit. Edhe prerja e biletes eshte nje kontrate.
      Shumica e shqiptareve injorancen e tyre e kerkojne me zemerim demshperblimin nga shteti. Mire keta qe jetojne ne Shqiperi nuk e kane idene(edhe pse nuk quhet kjo nje justifikim) si shkojne punet, po ju qe jetoni jashte shtetit, perse keni ngelur injorante dhe nuk keni mesuar se si behen punet?
      Belle Air nuk ishte e vetmja mundesi per te udhetuar me avion ne drejtim te Tiranes. Per aq leke sa ju kerkonte kjo kompani per nje bilete, shume mire mund te merrni po me te njejten shume parashe, sherbimin nga nje kompani tjeter.

    3. adri says:

      Largoni nga puna ate Xhuken zana xhuken. Edi rama nuk do te kete sukses dhe as do te arrije te mbaje qofte dhe nje premtim te vetem nese nuk largon nga puna e pastron plehrat dhe ferrat e lena nga berisha neper institucionet shteterore.

  2. the says:

    kompani e qelbur dhe mbi te gjitha me punonjes te qelbur. te gjithe rrugve mbetshin

  3. . says:

    ***************************************************************************

    Ky dhe sakati president DY kelyshet e kriminelit s-Ali Bisha qe kane kapur prej gryke Drejtesine ne Shqiperi.

    ***************************************************************************

  4. Qe nga fillimi i kapitalizmit e deri me sot nuk ka bere vaki te falimentoje nje kompani qe ka MONOPOL. Llogjika e thjeshte te con qe kjo eshte lufte per kapjen e trafikut ajror nga pushtetaret e sotem,nje torte qe e hante nje kompani falimentoi kurse tani qe do ndahet ne tresh do te ulen cmimet dhe keto do te mbijetojne me sukses.QESHARAKE. http://www.youtube.com/watch?v=aeLzhyuqpFY&sns=em.

    1. Kritiku says:

      Informohu nje here mire para se te shkruash dicka. Paske mungese te theksuar informacioni mbi ekonomine dhe politiken. Tipa si ju cdo gje e quan “konspiracion”, por harroni qe jeni ju qe nuk e keni idene fare te jetes reale. Belle Air ishte nje kompani mashtruese dhe i kishte ditet e numeruara derisa ti dilnin te vertetat ne shesh. Dhe kjo dite erdhi. Nuk e shkaterroi njeri ate, por u shkaterrua vete. Ajo u ngrit vetem ne bazen e mashtrimit te shtetit dhe te njerezve dhe jo ne sherbim te tyre. Ajo jetoi deri sot sepse mbahen ne kembe nga vete ata qe kishin intererat e tyre vetjake(ishin bashkepronare) dhe ishin ne qeveri. Iku qeveria hajdute dhe bashke me te ikin edhe te gjitha kompanite fantazme. Tani dalin ne shesh vjedhjet e medha qe bene shpellaret shtetit shqiptar dhe qytetareve shqiptare.

  5. henri says:

    Me vjen keq, por kur shoqeria ajrore zvicerjane “Swissair”, para dhjete vjetesh, falimentoi, te gjitha biletat, qe kishte shitur vajten per dhjame qeni. Ne se nje firme falimenton, shteti i ve nje ekspert falimentimi ne dispozicjon i cili shef, se cfare pasurie te patundeshme ka firma, sa borxhe ka etj. Ky njeri kerkon, qe per kete firme te gjeje ndonje firme ose person qe ta bleje me kushte shume te keqia per firmen. Ne se nuk gjen, atehere punonjesit e saj mbeten pa pune, shiten ne ankand gjerate qe firma ka ne posedim ( ne se do ti bleje njeri ) dhe mbaron kjo pune.Tregu ka ligjet e veta dhe nuk eshte nje institucjon bamires.

    1. WWendy-B says:

      Me kujtohet ajo kohe Henri . Ne mos gaboj para 12 vjetesh dhe ka qene muaji tetor. Ne Frankfurt mu desh te prija bileta te tjera.

    2. elion koja says:

      O HENRO keta se kane idene si veprohet ne te tilla raste, i vetmi njeri me bole ishte ARBEN MALAJ te cilin e larguan,te pa aftit Haxhinasto ,Ahmetaj, Brisida,e Petrit Sulaj (Leshko. Keta nuk kane strategji e plan konkret per te perballuar e per te zgjidhur kete situate.

      1. henri says:

        elion koja,
        Une mendoj, se per kete pune nuk e ka fajin qeveria. Balair eshte nje kompani private, qe drejtohet nga privatet dhe jo qeveria.Qeveria kerkon vetem taksat nga kjo firme dhe basta. Faktet, sic duket, treguan, se ata qe e drejtonin ose ishin te pazote ose vidhnin. Arben Malaj nuk ka pune me kete pune. Tregu nuk te pyet. Ne se je i pa afte te nxjerr jashte si limon i shtryshur. Me qindra shefa firmash kane vrare vehten kur kane falimentura.Parimi baze i kapitalizmit ( tregut ) eshte konkurenca ne kuptimin e cilesise se mallit qe shet ( fluturimeve ) dhe cmimit me te cilin shet kete mall. Ky ishte edhe problemi i socjalizmit dhe ekonomise se centralizuar. Eshte fakt, se aty ku fut hundet politika punet nuk shkojne mire ( behet fjale per firmat private ). Me sa kam kuptuar une nga shkrimet e Mero Bazes, ne Belaiar ka futur hunder bukuroshi Basha, nje cope juristi, qe nuk e ka idene e tregut dhe mendon se vetem me nje buzeqeshje dhe demagogji do te kaloje lumin. Tregu nuk eshte politike, tregu eshte dijeni dhe pune, pune dhe vetem pune.Une do ti rekomandoja Bashes, qe m.q.s eshte bukurosh te beht Coll-boy. Ne kuptimin qe te plotesoje Urine seksuale te grave plaka qe kane leke.

        1. elion koja says:

          I Nderuar HENRI te kesh monopol e te falimentosh e pa besueshme, nuk di qe nje pronar kompanie te vjedhi vehten,vjedh shtetin duke bere evazion fiskal sicka bere kjo kompani por problemi eshte se ne 3 jave jane gati kompani te futen ne treg njera Albanian dihet kurse 3 te tjerat u krijuan me shpejtesi ketu bie ere e keqe. Problemi eshte si do te rimborsohen qytetaret e dyta si do te procedohet me falimentimin ketu ka pune Ben Malaj qe eshte njeriu me i sakte e me i mencur nga ata qe po merren me kete pune sot.Kur falimentuan Albatrosin Gim Xheka kishte 20% dhe me shpejtesi krijoi Belle Air mori monopolin ne treg u shti edhe ne Kosove dhe biznesi po i shkonte me se miri,historia po perseritet ai do te jete nga nje nga kompanite o Socialiste o Lsiste qe jane krijuar sepse e njeh shume mire tregun.Naten

          1. henri says:

            elion koja,
            Faleminderit per informacjonin. Duket qe e njef mire Belairin.

            Naten e mire.

          2. Kritiku says:

            Ta jap une pergjigjen qe kerkon.
            Qeveria nuk ka dhe nuk duhet qe te pergjigjet per rimbursimin e biletave te humbura. Per kete pune jane vete udhetaret qe kane faj qe ne rastin kur blene bileten nuk moren opsionin e mbrojtjes se biletes, duke paguar nje shume te vogel me teper, qe do te thote qe ne rast se kompania falimenton, leket kthehen nga siguracioni qe ka mbuluar bileten. Perpara se te mbyllet nje kontrate duhen lexuar mire kushtet e saja. Per ate qe thua qe Belle Air ishte nje kompani e sukseshme, kjo nuk eshte e vertete. Ajo ka disa vite qe nuk paguan tatimet ne shtet dhe keto shuma kane shkuar ne xhepat e atyre qe e krijuan kete kompani vetem per te mashtruar. Parate le tua kerkojne qytetaret e demtuar, Berishes dhe Bashes, sepse ata jane pronaret e vertete te kesaj kompanie qe gjoja ishte e regjistruar ne emra te personave te tjere. Shkak qe kjo kompani piramidale akoma funksiononte ishte sepse Berisha dhe Basha, krijuan mundesine qe asnje instituticion shqiptar te merrte masat e duhura ndaj vjedhjes qe po behej. Eshte e njejta situate si e para 1997-s, qe Berisha u sigurte me fjale leket e shqiptareve dhe nga ana tjeter firmat piramidale benin kerdine me njerezit injorante qe i dergonin vete leket tek ata. Qeveria Rama ka meriten qe i nxorri te palarat e Berishes dhe Bashes dhe nuk i la qe ata te vazhdonin vjedhjen e qytetareve. Prandaj edhe kjo kompani vazhdoi vjedhjen edhe dy dite pas deklarimit te falimentit, sepse ne instituticione vazhdojne akoma qe te jene te punesuar njerez kamikaze te Berishes dhe Bashes, qe nuk e bene menjehere publik lajmin e falimentimit.
            Mos ia kerkoni Rames por Berishes demin e shkaktuar.

            1. elion koja says:

              Keto qe thua ti o KRITIK jane politike,per kulture nuk ka kompani te madhe SHQIPETARE QE NUK KA PUNUAR ME DY BILANCE,PA FITIM ETJ,PO TE KUJTOJ COCA-COLEN QE DILTE ME HUMBJE DHE VAZHDONTE AKTIVITETIN KUR LIGJI SHQIPETAR QE NE SE DEL 3 VITE ME HUMBJE NUK MUND TE ZHVILLOSH ME AKTIVITET.NATEN E MIRE.

          3. jurgen says:

            Elion Koja ne fakt Arben Malaj i di mire keto lloj falimentim-vjedhjesh se i ka bere vete kur ishte ekonomist i firmave piramidale Apo mos je vete Arbeni ti me pseudonim .Edhe nqs se krijohen 3 kompani te tjera shume mire se nuk do kete me monopol.

  6. laraska says:

    Perse nuk ka njoftim a u arrestua apo jo noterja Mimiza Shehu qe ka noterizuar kontraten e shit-blerjes te pallatit te vjehrrit te Bashes ku ne rolin e shitesit te truallit jane dy te vdekur? Perse ende nuk eshte arrestuar ajo notere e kapur mat me nje shkelje ligji kaq te rende dhe kaq te provuar? Normalisht ajo notere duhet te ngarkohet per demin ekonomik jo taksapaguesit. Apo dhe kesaj nuk do ti hyj gjembe ne kembe si ajo sekretarja Pukes qe pohon me zerin e saj se eshte ‘mafie’ e ka 21 vjet qe ben keto marifete? Cfare drejtesie garanton ti kur nuk leviz as gishtin e vogel te dores per keto raste kaq flagrante jo me per raste me te nderlikuara? TURP TURP TURP Si te ze gjumi naten? Ti duhet te japesh direkt doreheqjen. Keto 2 raste nuk kane nevoje per ndonje paketete te re ligjore, sepse ligjet ekzistuese jane shume te qarta e te sakte ne kete drejtim, por ju NUK DESHIRONI TE ZBATONI LIGJIN. Dhe te dish se mosveprimi jot ndaj ketyre krimeve gjishtashtu eshte krim.

  7. SOS, SOS, SOS says:

    ___________________________________________________________________________

    Bell Air eshte rast tipik “piramidal” te perkrahur nga Krimineli s-Ali Bisah qe tani shpall gjoja falimentim, duke mare parate e popullit dhe ato te taksave te pa paguara.

    ___________________________________________________________________________

  8. taulantja says:

    Duam leket tona qelbesirat me vodhen 340 euro sdo ti le une po zvuri shteti dore te me ktheje leket e mia kane pune me mua do ta mar hakun vete e kuptoni pse shqiptaret srespektojne ligjet se ska ligje dhe qeveri qe ti cdemtoje duam leket tona nje per nje kete radhe skane ku shpetojne qelbesirat hajdutet do te ndeshkohen

    1. Kritiku says:

      Fajin e ke vete qe humbe leket tek nje kompani mashtruese. Nuk ta ka fajin shteti i tanishem, sepse qeveria e dikurshme ishte vete ajo qe mebante kete kompani ne kembe. Mos harro qe leket tia kerkosh Berishes edhe Bashes, sepse ata jane pronaret e Belle Air. Nese ta mban shko e verua tyten e pushkes ne balle atyre te dyve dhe mos u hidh si gjel jevgu perpjete.

  9. Tirona says:

    Kjo kompani ke kerkuar nga gjykata qe te shpalli falimentimin, nese falimenton, ku do ti gjeje leket per te shlyer borxhin qe i ka shtetit dhe te treteve!!!!!?????? Apo ato 60 milion Eurot do ti paguaj nga parate e fshehura te VEFAS , apo nga parate qe jon vjedhur ketij populli gjate ketyre 8 vjeteve……

  10. Tolo says:

    Pronari i kesaj kompanie eshte nje ish oficer sigurimi te shtetit.ka patur funksion deri ne n/drejtor ne nje ndermarje prane Byrose dhe Komitetit Qendrore.Eshte shquar per vepra te tilla si me bell air , mbasi ne Vlore ne vitin 1993 i perkrahur nga P.D. ka krijuar kompanine e pare per transportimin e pasagjereve me traget te linjes Vlore – Otranto, mbasi beri para te madhe duke vjedhur pasagjeret si shqiptare po ashtu edhe kosovare,(mbasi kishte dhe linjen e autobuzeve Zvicer -Shqiperi – Kosove.
    Tashme me ardhjen prap ne pushtet P.D. mori transportin ajror dhe ja ku eshte.Te sigurte mbasi tij eshte Sala me te vetet

  11. LORA says:

    KUR eshte paraqitur kerkesa per faliment ne Gjykaten Civile?????????????

  12. Llumi says:

    Ky Llalla eshte totalisht nje i paafte qe merr rrogen qyl!!!

  13. arif says:

    o prekuror i shqipris bej detyren mos eshif shif saliun por bej ate qe duhet ber ndryshe liro vendin se e ben nje tjter avni sheun fute ne burg se i ka sjell shum te zeza popullit

  14. Diogjeni says:

    Per Bellair po bien daullet qe prej 1 muaji, po ketij K/prokurorit tani i del gjumi. E po i duhej lene kohe mafiozeve te rregullonin letrat. Mirmengjez K/Prokuror!

  15. Dritan says:

    Ti o lla eshte turp qe je prokuror. Ti te ka emeruar sala me e mbrojt per zullumet qe asht tu ba. Ti ke frike me zbatu ligjin e me i cue ne gjykat keta kriminele si sala. Por kjo smund me u ba prej zotnise sate sepse je bashkepuntor me te dhe ke frike me e denoncu. Ka me ardh nji koh qe do tju gjykoje historia e do te jepni llogari te gjithe ju qe nuk zbatoni ligjet e ketij veni…

  16. eisa says:

    Per Bellair po qe ne qershor kam prer bilet vajtie ardhie per ne kret dhe mu dogjen kam denacuar dhe llalla fle gjum .Ky llalla duhet te shkarkohet ne vent te tij te vihet Spartak Ngjela .

  17. artibr says:

    qerroheni kete bujkun ca e mbani ende ne detyr ky pleu stalles te berishes ke do hetoh ky stalljeri babain do e hetoj ky e do e coj te zaganjori cfar po behet keshtu keta plera i bejn shantazh qeveris turp te ket rama.

  18. tironci vjeter says:

    Uroj te filloje Easyjet, ose Ryanair keto jane firma realisht “low fare”, dhe aeroporti i kuksit eshte gati. Sa per bellair-et, albatrosa-t dhe albania airline vjen era corape te palara dallaverexhinjshe. tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje