Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Belgjikën/ Përfitojnë 35 mijë emigrantë shqiptarë

9 Dhjetor 2013, 18:17Politika TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Laurette Onkelinx, nënshkruan në Bruksel marrëveshjen dypalëshe mbi mbrojtjen sociale, e cila mundëson transferimin e pensioneve për 35 mijë emigrantë shqiptarë.

Kjo marrëveshje u jep mundësi emigrantëve shqiptarë të tërheqin me vete edhe kontributet e pensioneve që kanë depozituar në shtetin belg nëse vendosin të kthehen në Shqipëri, ose anasjelltas.

“Belgjika është vendi i parë i BE-së me të cilin nënshkruam marrëveshjen e pensioneve, ndërsa po negociojmë fort me vendet e tjera. Nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes sociale me të gjitha vendet e rajonit dhe ato anëtare të BE-së, është një hap shumë i rëndësishëm dhe i përpjekjeve tona për integrimin Evropian. Kujdesi për reformimin, zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit të mbrojtjes sociale në Shqipëri ka qenë dhe mbetet në qendër të vëmendjes së qeverisë”, u shpreh Veliaj pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas Veliajt, qeveria shqiptare i konsideron shumë të rëndësishme politikat e mbrojtjes sociale, pasi ato përbëjnë një peshë të konsiderueshme me rreth 25% të buxhetit të shtetit, por gjithashtu realizojnë misionin e lartë dhe fisnik duke i shërbyer më shumë se gjysmës të popullsisë së vendit, kryesisht njerëzve të moshës së tretë, invalidëve, të paaftëve dhe kategorive të tjera vulnerabël e në nevojë.

“Reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale, sigurimeve shoqërore dhe sistemit shëndetësor janë prioritet për qeverinë”, nënvizoi Veliaj.

Aktualisht, Shqipëria ka marrëveshje për mbrojtjen sociale me Turqinë, e cila është në zbatim, ndërkohë janë në proces negociimi marrëveshjet dypalëshe me Hungarinë, Rumaninë, Maqedoninë, Republikën Çeke, me qeverinë e Luksemburgut dhe me Kanadanë.

30 komente në “Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Belgjikën/ Përfitojnë 35 mijë emigrantë shqiptarë”

  1. beso says:

    po me italine keni menduar te beni nje marrveshje te tille????????

    1. Tropolena says:

      Edhe me USA ?
      Me Belgjiken fitojne me shume
      Sali Lushaj
      Tutoret tropojan te cikave te semaforeve ?
      http://goo.gl/UHMRTR

    2. cano says:

      beso
      me greqin.
      me gjermanin
      me fransen
      me italin
      me ameriken, dhe te tjera

  2. Arberia says:

    Habitem ç’perfiton Belgjika ne kete mes?! Dihet qarte se per shkak te hendekut te thelle ne standartet kontributive dhe pensionistike mes Shqiperise dhe Belgjikes, 90%(per te thene pak)e perfituesve, do te jene shqiptare qe transferojne kontributet e derdhura ne Sigurimet Shoqerore per ne entin ekuivalent belg, ne Belgjike. Keshtu qe shtetit belg i takon te paguaje keta njerez me pensione shume me ta larta seç do te bente shteti shqiptar per shtetasit me te shkuar pune te rregullt ne Belgjike e qe vendosin te kthehen ne atdhe. Numrat e perfituesve gjithashtu, do te anonin masivisht ne dem te Belgjikes. Pensioni me i larte ne Shqiperi eshte 27.000 leke apo gaboj?
    Kerkoj analizen e nje eksperti per te qartesuar mire kete çdo detaj.

    Arber Lila, Itali

    1. Korabi says:

      Po pensioni eshte ne baze te kontributit. Pra nese ka kontribuar 100 leke ne belgjike dhe 1 ne Shqiperi atehere ti ke nje kontribut 101 leke x 0,5 koeficenti pra do marresh 55 leke pension. Ndersa per nje belg qe ka kontribuar 100 +100 x 0,5 =100. Keshtuqe mos ki merak se nuk do fali leke Belgjika.

    2. Taras Bulba says:

      Menjehere po vihemi ne pune Arber.

    3. Artan says:

      Arber…

      Transferimi i kontributeve shoqerore nga shqiperia ne Belgjike nuk do te thote qe ai do te marri pensjon ” belg ” per vitet e kontribuara ne Shqipari.. por perfiton shume ne vitet e punes minimum per te marre pensjonin.

      Pershembull

      Nese nje person ka kontribuar ne shqiperi per 10 vjet dhe kontributet e tij shkojne afersisht 10 miljon leke (ose 7000 euro). Kjo shume transferohet ne Belgjike dhe indeksohet me parametrat belg ( qe jane shume me te leverdisshem se ato shqiptare). Pas indeximit i bie qe i siguruari te perfitoje pershembull 30 euro ne muaj nga ky 7000 euro gjate gjithe viteve te pensjonit. Ketij 30 eurosh i shtohet dhe pensjoni qe i bie te marri ne belgjike per punen qe ka bere dhe per kontributin ne sitemin belg te sigurimeve. Pra ne shume totale perfitimi eshte shume i vogel. Por ne ” minimumin e viteve te punes per te perfituar pensjon” kjo eshte nje ndihme shume e madhe.

      Pse ? Nese ne belgjike minimumi i viteve te punes qe te marresh pensjon te plote eshte 40 vjet, shume shqiptare ju bie te punojne deri ne moshen 80 vjec. Por tani me marveshjen e re , nese nje shqiptar ka punuar ne shqiperi per gati 20 vite atij i mbeten te punoje dhe 20 te tjera per te marre pensjonin e plote belg. Pra perfitojme shume ne ” vite pune” sa sa ne rritje monetare te pensjonit.

      Dhe ajo qe per mua eshte me e rendesishjma eshte qe nese puntori deshiron te kthehet ne shqipri … athere pensjoni i plote apo i pjesshem transferohet direkt ne shqipri pa taxa….

      Uroj qe kjo te behet sa me shpejt me te gjitha vendet ku ka emigrante shqiptare.

      Ky eshte nje gje shume , shume e mire per ne , duke patur parasysh qe ne nuk bejme pjese akoma ne BE.

    4. ARUSHA says:

      Belgjika perfiton nje cope toke shqipetare ne Alpet e Shqiperise njesoj si ne Kongo dikur !

      Keto jane kontrata qe nga qeverrisja e sali ut dhe sot po vihen ne zbatim se paret i ka mare sala nga BB FMN BE dhe i ka HONGER ME ZULLUQARET E VET ;KJO DIHET BOTERISHT

  3. santiago says:

    DHE ME GREQINE SI DO BEHET

  4. vlonjati says:

    Ama edhe ti qe e merr me gjithe mend ate qe thua? Po as me Italine dhe as me Greqine nuk mundet, ndaj edhe bejne marrveshje koti me vende qe nuk kane shume emigrante. Nuk ua mban se nuk pranojne shtetet e medha…

  5. raimondi Vlonjati says:

    Po shko ore ne Greqi dhe ITali qe ke 800 mije emigrante total , pastaj shko ne vende te tjera

  6. A T Z says:

    Ja nje hap domethenes.

  7. LOLA says:

    Lorete Onkelinx eshte fantastike kesaj i them grua e hekurt une jo si ato shurreuthullat si jozefina me shoqe

    1. leonardi antwerpen says:

      LOLA
      Nje marrveshje per tu pershendetur
      Po kontributi yt a do njhet????

  8. rilindje ! says:

    C’ka ketu per tu mburrur,ne cdo shtet qe ke punuar ne menyre te ligjeshme,ke librezen e punes dhe te sigurimeve dhe ruan te drejten te marreh pensionin per te cilin ke depozituar parat tuaja…

  9. Treviso says:

    E pershendes kete marveshje dhe shpresoj se do arrihet shpej te behet dhe me shtetet e tjera, ku ka shume shqiptare, si Italia dhe Greqia.

  10. H.Bregu says:

    Mareveshja per pensionet duhet te nise nga Greqia zoti minister edhe Italia se ketu jane shumica e emigranteve,prandaj futeni ne axhenten tuaj te punes,kjo eshte emergjente.

  11. karlzajsjena says:

    zoti Erion,meruni me Iataline miku im se jam ne prag te pensionit…..E DI QE SKA QORR QE NUK DON SY.por jemi pak te vonuar si shtet.por jeni ne rruge te mbare BRAVO !!!!!!

  12. Arber says:

    Bravo qeveria e Edi Rames. Faleminderit ne emer te te gjithe emigranteve kudo qe jane. Ky lajm na gezon shume dhe ndjehemi per here te pare krenar qe qeveria e vendit tone nuk na ka harruar. Kjo tregon se ju e doni popullin shqiptar dhe po punoni per te. Jo si qeveria e Berishes qe nuk donte tja dinte per me shume se nje milion shqiptare qe e kane lene vendin per hall dhe jo per qejf dhe mendonin vetem si te vidhnin e shkaterronin pronat e atij vendi. Do tju jepja nje keshille qe tju jepni me shume shpjegime popullit emigrant se cilat do te jene perfitimet per emigrantet nga keto marreveshje. Une desheroj qe ti kujtoj qeverise se re se shume shqiptare qe jane larguar kane punuar per shume vite ne Shqiperi por keto vite nuk jane te mjaftueshme per pensionin e tyre sepse ata jane larguar. Shume vende te Europes i njohin keto vite pune per shtetet anetare. Pra nese dikush ka punuar 12 vjet ne Shqiperi dhe 15 vjet ne nje vend tjeter ky person konsiderohet qe te kete punuar per 27 vjet. Kjo duhet punuar nga qeveria e re. E kuptoj se eshte teper e veshtire te behet kjo sepse njerezit kane dhene kontribute ne vende te ndryshme por nuk eshte e pabeshme sepse shume vende e aplikojne kete menyre. Edhe nje here FALEMINDERIT. Suksese ne rrugen e rindertimit te Shqiperise.

  13. si ka munesi qe italia ka mareveshje me maqedonine kurse me shqiperine jo,

  14. Vladimir says:

    Urime Erion! Gjithmone me ka bere pershtypje sjellja jote disi e veçante, interesante e pse jo befasuese. Qe atehere kur i uroje mirseardhjen ne Atdhe kryeministrit Nano qe kthehej nga mejhanet apo sallat e kumarit. Me çudisnin zerat aty ketu qe shanin pa fund. Zilia, cmira, vogelsia e tyer ne te gjitha dimensionet ndoshta.
    Faleminderit, kurajo dhe force. Ky popull ka shume halle.

  15. shqiponja says:

    Faleminderit zoti Erion. Me ne fund dikush u kujtua dhe per bashkeatdhetaret ne bote qe jane rropatur e ishin lene ne harrese nga te gjithe ne qeverite e mepareshme.Ky eshte nje hap shume pozitiv mjaft ndihmues per te gjithe ata qe derdhin djersen ne bote larg vendit te tyre.Shpresojme gjera me te mira do te beni per ne te ardhmen.Ky eshte vetem fillimi.Zoti ju bekofte!!!!

  16. al, paci says:

    me greqin e italin, greket jan shum te poshter nuk duan me asnje kushte tu japin pension shqiptareve

  17. aus München says:

    me shume do me interesonte, qe ato vite pune qe kam punuar ne Shqiperi para 90-es, te me njihen si vjetersi pune edhe ne Gjermani, pasi ne gjermani eshte ligji, se ne qofte se dikush don te dale ne pension para kohe dhe ne se ai ka punuar 45 vjet, atehere ai e merr pensionin e plote….. per ndryshe duhet te punoje deri ne moshen 67 vjec….., simbas interesit tim personal, une jam 50 vjec, ne Shqiperi kam 9 vite pune , ne Gjrmani kam 23vite pune, pra gjithsej 32 vite, me duhen edhe 13 vjet pune qe te behen 45, dhe mund te dale ne pension te plote ne moshen 63 vjec……

  18. po ata shqipetar qe jetoin ne europ me shum se 15 vjet e punoin ne te zeze car do behet .asgje fare .facet.

  19. kol says:

    është fatkeqesi të flasêsh për shifra, pa i ditur ato. të thuash 35 mijë që përfitojnë, do të thotë për ata që janë në moshë dhe që kanë punuar e kontribuar në Shqipëri (sëpaku pjesen me te madhe te jetes se tyre aktive. sikur të jenë 35 mijë nga këta në BelgjikPe i bije te jenë rreth 350000 shqiptarë në Belgjikë (lajm rrampallë!!!!!)

  20. Beti says:

    Falemnderit zoti Minister. Mos ler pas dore edhe Kanadane.

  21. tifo says:

    Po mire qe filloj te levizi politika shqiptare,per nje te treten e popullsise qe jeton jashte atdheut, dhe qe eshte normale qe mbas 20 vjet emigrim te afrohet edhe mosha e pensionit,e te kete te drejte ,si gjithe bota te gezoje pensionin,se kjo puna jone eshte ti q.. temen, as andej e as ketej.e vertete qe jane shume emigrante ne itali e greqi ,po mos harroni se sa italiane e greke jane ne amerike e gjermani e ku di une ,e qe nuk egziston justifikimi nga qeverite se ka shume emigrante,sic po na servirin keta legenat qe kane fatin te na qeverisin,(te djathte apo te majte).te levizin sa nuk eshte vone ,se gjithe keta persona qe s’marrin pension ne emigrim do kthehen e do ti rendojne shtetit shqiptar neser me perkrahje sociale.
    I lutemi edhe mediave qe ta ndjekin dhe te ngrene zerin per nje çeshtje jetike per nje pjese te popullsise ,sidomos tani qe po behemi gati te hyjme ne europe.
    Faleminderit.

  22. idai Myrtaj says:

    Do ishte nje gje e mire te Benin maresh Je dhe me Italin punon a 22 vjet ne shqiperi dhe 23 vjet ketu ne itali dhe sia ligjeve ketu duhet tempo punoj acoma dhe 6 vjet

  23. daniela says:

    Z.Veliaj e di ti zotri sa pleq prinder emigrantesh qe kan punuar nga 40vjet ne shqiperi marrin nje pencjon qesharak qe ketu ne itali vetem karamele mund te blejne dhe kan bere bashkim familje me femijet e tyre s ju mjaftojne hallet emigrantve ketu ne itali pse prinderve te tyre mos tu konvertohet pencjoni ketu ne itali per ti pasur ne ndihme ose me mire te mbajne veten se vendi i shkriu dhe arritje i them me italine une qe ka dhe ligjin bashkim familje jo keto vende qe shqiptaret numerohen me gishta more zotri ose vende lindje dhe jo shtete te Be-s sic pretendoni ju flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje