Ndjekje penale për ish- drejtorin e Doganave/ Spiropali dorëzon dosjen e korrupsionit

11 Dhjetor 2013, 22:36Politika TEMA

Drejtoresha e re e Doganave, Elisa Spiropali kërkon ndjekje penale për ish- paraardhësin e saj, Flamur Gjymishkën.

Gjatë intervistës në emisionin “Toniht Ilva Tare”, drejtoresha e re e Doganave ka rrëfyer se pasditen e së mërkurës ka firmosur dosjen e kallëzimit në prokurori të ish- drejtorit, pasi ekzistojnë prova që vërtetojnë abuzimet që Gjymishka ka kryer me detyrën.

Spiropali shpjegoi se bëhet fjalë për një zinxhir drejtuesish në dogana që janë të përshirë në këtë abuzime, duke përfunduar tek ish- drejtori i përgjithshëm i Doganës.

“Ne kemi evidentuar disa raste të abuzimit në dogana, që janë bërë dhe publike, për evazion fiskal në fushën e akcizës, dhe që sigurisht këto persona do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.

Vetëm sot unë kam firmosur një kallëzim penal për punonjës të administratës doganore, ku i gjithë zinxhiri i administratës  është i përfshirë në këto procedura abuzive duke i shkaktuar dëme financiare shtetit shqiptar. Në këtë zinxhirë abuzues të doganierëve është i përfshirë edhe ish- drejtori i Doganave. 

Ishte një nga rastet e para ku sasi të konsiderueshme nafte janë zhdukur. Nuk figurojnë të paguara, duke i shkaktuar një dëm prej 4 milion eurosh shtetit shqiptar. Po kështu, ne kemi kallëzuar penalisht edhe firmën që i ka shkaktuar dëmet”, tha Spiropali.  Sipas shpjegimeve të Spiropalit, ish- drejtori i përgjithshëm i Doganave është përfshirë në aferën “ADA Petrol”.

Duke folur për gjendjen e doganave, Spirapoli tha se përveç abuzimeve dhe shpërdorimit të detyrës, është konstatuar favorizimi që i është bërë një numri të madhe kompanish, kryesisht të njohura për lidhje me drejtues të lartë të qeverisë para zgjedhjeve të 23 qershorit.

45 komente në “Ndjekje penale për ish- drejtorin e Doganave/ Spiropali dorëzon dosjen e korrupsionit”

  1. ALpini says:

    Po bejne edhe prokurorin keta .

    1. turi says:

      BURGGGGGGG PER QAFIRAT BURG PER MASKARENJTE!

    2. @Alpini says:

      Alpinist nga Vicidoli! Tani per tani dorezojne akuzat. Kur te qerohet Prokurori dhe mustaqja e Saliut atehere do te vije koha edhe qe te behen vet prokuror dhe vet gjykates.
      Sido qe te bejne mutrat e Saliut ku ben pjese edhe ti laku po ju shtrengohet.
      Edi nuk ka nevoje qe te perdori snajperat qe tju groposi ju. Ju jeni “vellezerit” ujqer qe kur tju bjeri byca ngushte do filloni tja fusni njeri tjetrit si 97.
      Ndryshim eshte qe nuk ka me Nano qe tju nxjerri nga muti.

    3. Anti-Kontrabandisti says:

      Prit …, se nuk keni pare gje akoma;
      http://goo.gl/ToJPfd

    4. ermir says:

      O pall o malok i trashe kush do i beje denoncimet sipas teje joteme,po mylleni halen se e keni qelbur vendin per 23 vjet rresht,Fare e keqe kishit qene.

    5. Ramadan Podujeva says:

      E kjo eshte e neveritshme! Kjo eshte per t´ja fuuuuut ….

  2. Tony U.S.A says:

    Po nuk hoqet k prokurorin çfare te doni te bëni një vrimë në ujë keni për të bërë. Me rrespekt nga U.S.A.

    1. @TonyUSA says:

      Jam dakord me ju qe zor se mund te ndeshkohen me kete prokuror dhe president. Sidoqofte keto padi do ti shtrengojne lakun Prokurorit dhe Mustaqes qe e mbron ate dhe do ti hapi rrugen zevendesimit tyre.

  3. O po duhet te ndertohet nje stadium- burg per ti futur gjithe shkelesit e ligjit keto _ vitet e fundit.Nuk mjaftojne burgjet ekzistuese.

    1. per Korabin france says:

      korabi mos ha m.t kot, hajde rradha, kush e ka rradhen, sa per burgjet, per ate pune jane, per te strehuar hajdutet

  4. kreta says:

    Hade ne kok te sales ishalla

  5. ilir says:

    Njeriu me injorat dhe maskara qe kam pare ne jete, ka shume para se ka qene i pangopur. nuk kam besim tek kjo prokurori militantesh.

  6. Qiparisi says:

    Bravo bravo bravo

  7. Per kaq o spiropal?
    Qeke kput!
    Germo zonja drejtore mos bej sikur…ene moca qe vjen verdall per minj
    di ça masakre o bo, hapi mir letrat & merr men& info nga te mire- trajnuarit nga amerikonet qe jane te paster,
    zonje, ata s’jan kot aty….

    Sa per mua, une nuk e besoj se di e bosh.

  8. lani says:

    Bravooooooooooooo……….Flamur GJymyshka ka qene shume vite dhe si punonjes i shikut te Gzidedes….shume i rrezikshem edhe nga fytyra.

  9. korcari says:

    O alpin, kur ben kallzim penal nuk do te thote se po ben prokurorin.Edhe ti mund te besh kallzim penal per ndonje ne se ke prova per ndonje korrupsion.

  10. Ari says:

    vetem Shkelqim Cani ka bllofe ne lidhe me ish eproret. Ska dosje ne prokurori. Mos eshte i Kapur Shkelqim Cani i kapur nga mafia e Bodes dhe ish zyrtareve te tij?

  11. Kacamilli says:

    Cuarja ne Prokurori e Ben Imamit per akuzen e korrupsionit i hap rrugen hetimit zinxhir per gjithe ishat e kohes se Sales. te gjithe kane qene te korruptuar deri ne fyt dhe duhen ndershkuar. po nuk pati drejtesi, nuk ka BE per shqiptaret

  12. babec says:

    Bravo! Do ishte me mire ta beje publike si ministrja Kodheli! Pse nga nje media?

  13. Erald says:

    Ore popull mos kerceni perpjete me shashka. Te besh kallzim eshte nje gje dhe te provohet vepra penale eshte gje tjeter. Prandaj mos duartrokisni kot pa pritur te pakten publikimin e fakteve , ngritjen e akuzes dhe me pas vendimin e gjykates.

  14. Guri bardh says:

    Me 2 fjale !!!!! Eshte momenti per te treguar , qe kryeministri do e beje shqiperine ashtu si i do Zemra !!!!!!! Une BESOJE jo 100 % por 1000000 % !!!! Me ty perpara dhe populli pas jush zoti RAMA

  15. Pëllumb zaimi says:

    Spiropali gocë trime! Vazhdoni kështu. Plaga e qelbezuar duhet likuiduar me gjithë shtrat. Borgjezia e saliut si borgjezi antikombetare duhet shpërbërë. Me të gjitha pronat e paratë e grabitura!? Veçse jini seriozë! Cojini ceshtjet deri ne fund. Ndryshe një “farsë” ju kthehet njëqindfish ne demin tuaj!?

  16. Tomori USA. says:

    Gropa e zeze qe la qeveria Berisha ne shum drejtime vecanerisht ne ate ekonmike qe esht kruesore ne ritjen e mirqenjes te popullit, esht per te ven duart ne koke. Cdo dit njihemi me vjedhje , abuzime fshehje te ardhurash,favorizime me qellim perfitimi, te gjitha kn nje emer, pasurim nepermjet korupsjonit, varferim te shqiptareve. Puna serjoze e zonjave ne tatime e taksa dhe ministrit e tjera vlen per tu lavderuar, por kjo esht njera ane, kryesore esht ndjekja penale, detyrimi per kethimin e parave arkes te shtetit, sekuestrimi i pasurive te luajteshme e te palujteshme dhe denimi me burgim i ketyre mostrave qe u inkurajuan, lulezuan vodhen dhe u pasuruan nen pushtetin dhe bashkepunimin me qeveritaret e Berishes. Parlamenti dhe qeeria duhet te dergojn sa me pare dosjet per ndjekje enale.

  17. ali says:

    Kot e keni me ”cironkat,, duhet te dalin para drejtesise ”peshkaqenet,,, sidomo ”peshkaqeni,, numur NJE !

  18. drejtesi! says:

    ore ndonje mandat per SHPELLARIN PO PRESIM TE LEXOJME…

  19. Fred says:

    nje propozim kisha;te behet nje burg i ri afer tiranes me nje kapacitet prej 400-500 vetesh dhe ti vihet emri (BURGU I TE KORRUPTUARVE)

  20. Kolonjari says:

    Kur u bo dhe Flamur katunari me vjedh lek. Mir kjo po ka zon dashnore gjysmat e grave te Doganes. I merrte e shkonte weekend ne Mal te Zi e Kroaci.
    Ah more Sali c’sistem ndertove. Shkaterrove shtetin dhe pasurove maloket e tu dhe i bere me dashnore ne pleqeri

  21. KADAFF says:

    ORE GJYRMISHKA MUT MUTI KA QENE DHE ESHTE POR NJE GJE ESHTE E SIGURT QE ESHTE USTA DHE NUK NGELI QE KJO SHURRA SPIROPJERDHJA TI KAPE NDONJE GJE!
    KJO DEBILJA QE DEKLAROI QE KISHTE TEJKALUAR PLANIN E ULUR DHE LA KOQEN E NAMIT PERMENDI DJE NAFTEN QE KONSIDEROHET KONTRABANDE POR QE E KAPI GJYRMISHKA DHE JO AJO VETE!
    PERGJEGJESI ADMINISTRATIVE DHE PENALE MOJ FRESHISTJA E ED KIMIKUT CIANURIT KOMIKUT MBAN PER NJE VEPRIM OSE MOSVEPRIM NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN DHE KETO FAKTE DUHET TE JENE TE DOKUMENTUAR!
    PO SA TE MARRESH VESH TI SE CFARE ESHTE LIGJI DO TA HASH PATELLXHANIN E RILINDJES.
    HAJDE SHNET!

  22. denis says:

    Po me Bujar Vuken cfare do behet qe ka vjedhur miliona ne doganen e tiranes dhe ka shperndare para ne fushaten e PD vellau itij plagosi nje njeri diten e votimeve ne laprake dhe i pagoi disa milione lek viktimes per te mos denoncuar keto jane shoke te nhgushte te shkelzen berishes si ky Agimi ishte inspektore te lojrat e fatit para 23 qershorit po tash nuk di se ku nodhet Bujari ka vjedhur miliona ne dogane se perpara ishin shume keq financiarisht tashi kane bere miliona dhe na shpjegoni ju si munde te besh miliona me nje rroge pra keto miliona i jane vjedhure shtetit shqiptare dhe shqiptarve duhet hetim i gjitheanshem

  23. E verteta says:

    Ne e dime kete dhe ska nevoje te behet shume zhurme por te veprohet sa me pare qe te te shikojme prapa hekurave Ridvan Boden me gjithe zinxhirin e tij doganor e tatimore. Kush ka shtepi te mire ose bene pushimet jashte shtetit? Doganieri! Wow ! Jane te zgjuar qarrateint se vetem dine te korrin por nuk dine te mbjellin.Ne qofte se doni te luftoni korrupsionin filloheni nga presidenti e pastaj K/prokurorin dhe korrupsioni do te bjere menjehere 30%

  24. Tragjasi says:

    Ky kodoshi i ka kecenuar vereset per te pas marrdhenie me te. Bile dhe me keq…
    Eshte nje Supermaskara!

  25. specialisti says:

    O Tema na i nxirrni me foto surratin e hajdutit

  26. moni says:

    Nuk e di a eshte etike per drejtoreshen qe keto lajme scoop ti bej ne show televiziv. Mund te kete nje komunikate per shtyp si fillim nga zedhensja e saj.

  27. Iris says:

    SA naiv mbetet o shqiptare!!! A e kuptoni qe eshte thjesht boom mediatik pasi duhen ca lajme ne gazeta per te luftuar korrupsionin perpara statusit….. Kjo eshte e gjitha!!! Nuk kishte si te kapte Liza ne boten e cudirave kontrabande diten e pare te punes duke qene ne takim me Gjymyshken!!! Kjo shkelje u kap nga strukturat antikontrabande dhe u referua, sigurisht qe subjekti do te penalizohej per shkeljen!!!
    I shkreti popull- turme qe po e ha sapunin per djathe!!!

  28. ELA says:

    Nuk ka rendesi se eshte nje show apo jo …. Mundohuni te shifni nje here anen pozitive dhe mjaft me komente fyese… ka 20 vjet qe nuk ka shku asnje drejtor dhe asnje minister perpara drejtesise… tani duket sikur gjerat po ndryshojne… me teper se nje inkurajim ne nuk mund te bejme , tani ne dore e ka drejtesia.

    1. ermir says:

      Eshte vetem show, sepse Spiropali po vazhdon te punoje me bashkepunetoret me te ngushte te Gjymishkes pervec shokeve te FRESH-it qe ka vendosur ne detyre dhe per mendimin tim ben vec propagande asgje tjeter. Me thoni a ka ndonje vend te botes qe nje 30vjecar/e te drejtoje Doganat apo Tatimet pa bere me pare asnje pune tjeter?! Une nuk di?! Kjo goca eshte thjesht showwoman asgje me teper qe kaqejf te beje foto batuta dhe te dale ne Tv. Per ata qe e njohin sistemin kjo ska bere asgje te menduar!
      Do doja shume te shihja gjera te mira por emerimet e Rames ne dogana por dhe ne vende te tjera jane vetem kronike e nje deshtimi te paralajmeruar

  29. caci says:

    Shume mire qe u bene keto kallezime. Le te futen ne burg te gjithe te korruptuarit. Por duhet te fusin ne burg edhe Edi Ramen dhe Mimi Kodhelin, per vjedhjet e pafundme qe bene ne Bashkine e Tiranes. Po nuk hyri hajduti ne burg, ai thjeshte bertet kapeni hajdutin.

  30. Korabi says:

    Qofsha i gabuar! Kam pershtypjen se Flamur Gjymyshken e pergojojne ashtu , si thone fjales, “per inerci”.Une e njoh prej vitesh. Ai eshte nje burre i ndershem dhe i drejte. Te shohim…

  31. ajaxs says:

    shume zhurme per asgje. Ne funde do shifni se te gjitha akuzat do plasin si shkume sapuni. E gjithe kjo behet per te fituar statusi e kandinatit ne Evrope.

  32. Elona says:

    Nisni procedimin penal per kryetarin tuaj ne fillim, per lejet e ndertimit e abuzimet ne bashkine Tirane! do ishit me te besueshem!

  33. deti says:

    Hidhini nje sy edhe bemave te LSI e Metes, se vete Rama dhe kjo Spiropali ka uluritur ndaj tyre per tmerret qe kane bere. Kane qene ne qeveri me Berishe 4 vite. Atehere do besonim qe po e bejne me ndergjegje te paster luften. Perndryshe kot eshte kjo pune.

  34. vexhgusi says:

    O GADAF:
    Me te vertete te them kush te ka lindur kur tere diten gjen na nje vajez qe mundohet te beje detyren por qe ty nuk te pelqen dhe u kthehesh duke i share dhe ofenduare.Po mire more ti qe paçe fatin e gadafit nene a ke po moter a ke etj Turp te te vije o faqe zi dhe nje nga maloket me te ndyre te shqiperise.

  35. GXH says:

    Spiropali pushka top!

  36. Poshtekomonistat says:

    Boomet mediatike jane ajo qe kjo qeveri ka me perzemer. E nisi qe diten e pare me heqjen e fotos se Nishanit, e vazhdoi me kazinot dhe llotot por qe sot ne cdo rrug te tiranes jane te hapura, me pas ishte arrestimi i disa punonjesve te hipotekes ne tirane por qe u lane te lire, vazhdoi me punonjesit e tatimeve ne peshkopi dhe normalisht te dy u lane te lire, tashme e ka rradhen zoti Imami dhe zotin Gjymishka te cilet kan faj sepse ndihmuan ne reformat qe antarsuan vendin ne Nato dhe po e cojne drejt BE-se. Mir e kishte Rama ky eshte vetem fillimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje