FOTOT/ Prandaj duhet të kemi kujdes nga këto ilaçe...

12 Dhjetor 2013, 19:59Lifestyle TEMA
FOTOT/ Prandaj duhet të kemi kujdes nga këto ilaçe...

Një amerikane, lëkura e të cilës u bë e argjendtë pasi përdori një ilaç me përmbajtje të këtij metali, ka paralajmëruar njerëzit e tjerë për këtë rrezik.

Rosemary Jacobs, 71 vjeç, ka jetuar me këtë problem prej 60 vitesh.

Mësuesja e shkollës fillore thotë se lëkura e saj nisi që të bëhet e argjendtë që në moshën 11- vjeçare, kur nisi të merrte ilaçin me pika në hundë.

Katër vite më vonë ajo u diagnostikua me argjiria, një sëmundje që vjen nga argjendi.

“Kur isha 11 vjeç, mamaja më çoi tek një mjek pasi unë sëmuresha shpesh nga i ftohti.

Ai më tha se duhet të jem alergjike dhe më lëshoi një ilaç që përmbante edhe argjend,” tregon ajo.

Ajo thotë se që atëherë, jeta e saj ndryshoi për keq, pasi ka qenë subjekt talljesh e komentesh.

Ajo ka hasur edhe vështirësi për të gjetur një vend pune për shkak të lëkurës.

Tani ajo jetën vetëm dhe kurrë nuk ka pasur një marrëdhënie afatgjatë./ep

4 komente në “FOTOT/ Prandaj duhet të kemi kujdes nga këto ilaçe…”

  1. fl says:

    Colloidal silver quhet. E pabesushme qe ka akoma njerez qe tundohen ta provojne.

  2. Jam Krenar qe jam Shqiptar says:

    Nuk eshte e vertete fl. Colloidal silver nuk te ben dem. Varet se si e ka gatuar doktori ilacin. Une kam pese vjet qe e perdor Colloidar silver . Eshte me I mire se penicilina. Bej nje kerkim ne goole dhe do te shikosh vlerat e C. silver.

    Respekt.

  3. GR says:

    Nuk me duket qe personi ne fjale eshte tunduar 11 vjec ta perdore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje