Kombi pa autostradë

12 Dhjetor 2013, 11:58Rajoni TEMA

Rruga e Kombit, që dikur për shqiptarët ishte vetëm ëndërr, u bë realitet.

Por, që këtij realiteti t’i jepet një shije e “hidhur”, është përkujdesur pikërisht Qeveria e Republikës së Kosovës. Autostrada “Ibrahim Rugova”, që tanimë është në shfrytëzim prej Vërmicës e deri në fshatin Besi të Prishtinës, rrezikon që ta humbasë këtë epitet, pas përcaktimit të trasesë së re nga Qeveria.

Kjo “vepër” rrezikohet pikërisht nga devijimi, pasi traseja ishte parashikuar të kalonte nga Shtimja nga një studim i fizibilitetit që ishte bërë nga ekspertë të komunikacionit të Bashkimit Evropian. Madje ai dokument dhe ai studim i bërë nga “Seetoing” (Observator i Transportit për Evropën Juglindore) e saktëson se autostrada duhet të kalonte nga Shtimja.

Por, qeveria, pa përfillur këtë dokument dhe këtë studim, pati vendosur që autostrada të kalojë përmes Qafës së Duhlës dhe Arllatit, vendi ku autostrada parashihet të dalë në rrugë magjistrale, ku traseja e autostradës do të ndërpritet, ndërsa do të vazhdojë sërish në afërsi të aeroportit “Adem Jashari”, më saktësisht në fshatin Sllatinë.

Sipas Qeverisë, vendimi që autostrada të shfrytëzojë mbi 20 kilometra trase të rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë e kursen arkën e shtetit me rreth 350 milionë euro. Me anë të këtij vendimi, Qeveria ka devijuar “Korridorin 7”, i cili është ndërkombëtarisht i njohur dhe përpos ndërrimit të trasesë së autostradës, me këtë vendim Qeveria ka ndryshuar edhe hartat rrugore evropiane e ndërkombëtare. I njëjti vendim ka bërë që “Korridori 7” të mbetet në shfrytëzim vetëm si rrugë që lidh Shtimen me Suharekën…./ZERI

3 komente në “Kombi pa autostradë”

  1. elio says:

    Bravo kosova…350 milione eur jane shume…nuk hidhen per budallalleqe asfalti..

  2. Bardhi RKS says:

    Artikulli eshte i mbushur me rrena,Kosova nuk eshte pjes e korridorit 7, korridori 7 eshte lumi DANUB,ndoshta autori ka mendu per koridorin 8 i cili poashtu nuk kalon neper KOSOVE,koridori i 8 fillon ne DURRES,TIRANE,SHKUP,SOFIE,PLODVIV,BURGAS,VARNA.en.wikipedia.org/wiki/Pan-European_corridors

  3. Luani says:

    Deri tani disa miliardë janë paguar për hudhjen e betonit, plehrave dhe helmeve kimeke të firmave të huaja në tokat shqiptare, si dhuratë për udhëheqësit politikë nga qeveria nga Prishtina dhe Tirana.

    Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
    Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?

    (Migjeni)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje