Raporti tronditës/ 201 milionë euro dolën brenda një viti nga Shqipëria drejt strehave fiskale

12 Dhjetor 2013, 17:15Politika TEMA

Një tjetër raport tronditës nga Global Financial Integrity. Nëse nga viti 2005- 2010 nga Shqipëria dolën 1.3 miliard dollarë, në vitin 2011 arrin rekordi: 277 milionë dollarë dalin nga vendi, ose afërsisht 201 milionë euro

 

Një raport i ri nga organizata Global Financial Integrity, thotë se transfertat e paligjshme të fondeve nga Shqipëria për në strehat fiskale janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2011.

Lajmin e bën të ditur BIRN.

Grupi me qendër në Uashington thotë se kjo shumë parash, e barazvlefshme me 8 përqind të buxhetit të përvitshëm të Shqipërisë, doli në mënyrë të paligjshme nga vendi në vitin 2011.

Thuhet se paratë janë një kombinim mes korrupsionit, evazionit fiskal dhe të tjera aktiviteteve të paligjshme.

Sipas raportit, transfertat në vitin 2011 përllogariten në 277 milionë dollarë ose 201 milionë euro. Kjo shumë është 6.5 herë më e lartë se në vitin 2010, kur përllogaritej se 42 milionë dollarë, ose 30.4 milionë euro, dolën në mënyrë ilegale nga Shqipëria për në strehat fiskale.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Europë, e renditur në vendin e 113-të nga 176 vende.

Brian LeBlanc, bashkautor i raportit të fundit, thotë se një rrjedhje e tillë parash ka pasoja të rënda për ekonomi në zhvillim si Shqipëria.

“Rreth 1 trilion dollarë ka rrjedhur nga ekonomitë e varfra në vitin 2011. Këto para mund të ishin investuar në biznese vendas, edukim, shëndetësi ose infrastrukturë,” tha ai.

Sipas raportit, në vitin 2011, 1.74 miliard euro u transferuan jashtë Serbisë, 1.08 miliard euro jashtë Kroacisë dhe 161 milionë euro jashtë Malit të Zi.

Sipas raportit, kjo rrjedhje financiare nga vendet e varfra në drejtim të strehave fiskale është rritur me 13 përqind në vitin 2011, në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë, raporti thekson se këto shuma nuk janë të plota për shkak se marrin në konsideratë vetëm transferimet e paligjshme që ndodhin përmes sistemit bankar.

“Kjo do të thotë se shumë nga të ardhurat e trafikut dhe të tjerave aktivitete kriminale, që shpesh janë në cash, nuk përllogariten,” tha një zyrtar i këtij grupi./ep

11 komente në “Raporti tronditës/ 201 milionë euro dolën brenda një viti nga Shqipëria drejt strehave fiskale”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Ku shkojne…drejt kapitalit !
    Vendet e varfera gerhyen nga korupsioni,te pasurat “luftojne” korupsionin,duke i strehuar neper banka.

    1. subash says:

      duan mbyllur qastrat e per me mire pse kerkojme floririn e zogut kur mund te kthehen keto qe kane ikur ne vite …

      edhe te varfer edhe cojme e fshehim jashte por dreket bota do tua hane se vet nuk do i gezojn

      Ne mbase presim te na beje bota dhe policin ne lagje se nuk flasim dot kur shohim ndonje gje se mos ai qe e njoftojme eshte vellai me babe tjeter i hajdutit

      1. raimondi Vlonjati says:

        Ja keto para qe ikin keshtu jane korupsion _

        _Qeveria le te kerkoje ndihmen e EU dhe USA qe te kapen kush i ka nxjere keto para jashte Shqiperise ….

  2. SOS, SOS, SOS says:

    *****************************************************************************************

    Z.Rama, kete lloj Demokracie moderne duan “Ata” te djeshmit, per te fshehur parate dhe pastaj gjoja se i kane humbur me Berishen …. duke shpallur gjoja falimentim.

    Z.Rama, urgjentisht vendos Z.Ngjela krye prokuror dhe shkarko ne parlament Presidentin Sakat, ose Ju do “deshtoni”.

    ******************************************************************************************

  3. LORA says:

    Pakesimin drastik te parase,ne tregun shqiptar, e percepton cdo njeri pavaresisht nga niveli arsimor i tij.
    Vetem organet qe mbahen me rrogat e majme per ta luftuar kete hata,,,,vetem ato nuk dine gje.Kurse ai krueprokurori Uji me Kos,ne menyre kategorike e mohon krimin e organizuar ne Shqiperi.
    Te na rroje Global Financial Integrity,,,,,,per merhumet dhe kodoshet e shtetit te mender se drejtes.
    Nahija brekedhjere,prandaj shkumezonte,me terror ne gjithe Shqiperine ,para 23 qershorit,- “Na se lshojme pushtetin” .
    Cdo dite e ore po na tregon,perse nuk donin ta lshonin pushtetin.Ashtu sikurse cdo dite e ore po na tregon se mbetemi te vonuar ne ndeshkimin e merituar te krimit dhe kuserimit,ne qeverisjen brekedhjere te dr,mortjes.

  4. lili says:

    Po albanistanezet merren vetem me afin e Zogut, i cili ishte peanuts ne krahasim me keto vjedhje!

  5. sali qeni says:

    me maloket e sali qenit duhet te flase huri o EDI RAMA llogjiken harroje ne shtepi ose perndryshe je nje me ta ,ose nje lepur.

  6. ministri says:

    perse nuk publikohen personat qe kane nxjere parat jashte .pa medyshje kane qene ministrat se bashku me salistanin.

  7. Urtësia popullore says:

    Një prokuror si Llalla, që flë gjumë , ose mbyll sytë para këtyre shkeljeve abuzive dhe korruptive,nuk ka pse të mbahet më shumë në atë post me rëndësi për ecjen përpara tue mbarë shoqërisë shqiptare

  8. ari i Zogut says:

    Ari i Zogut,ari i Zogut,
    Vetem ketu e Kane menden shqiptaret,te bekuar nga politikanet qe e Kane kuptuar mire se Duke permend afin e Zogut,harrohet te flotte per ‘millionat’ e qeveritareve tone qe po fluturojne jashte shqiperise…
    Ari i Zogut,ari i Zogut,ari i Zogut bertasin papagajte e ketyre politikaneve…

  9. centralja says:

    TURP i madh !! Po mire nga robi nuk kan frike po nga Zoti ???? Mendojne se jane te paprekshem ,mendojne se do jetojne me shekuj ??? po jo mor legena jo ne nje vend do vemi te gjithe ,,,por me nje ndryshim mbi varin ete ndreshmit do celin lule …ju do ngeleni lugeter ,as dheu nuk do ju tres ,,,,,se jeni njerez te infektuar me virusin i pangopjes ….nga hundet ju dalshin o zot ,nga hundet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje