Paragjykimet pas krimit të rëndë/ Vret veten kunata e Shaban Norjes

20 Dhjetor 2013, 09:43Politika TEMA

Gjendet e vetëvarur kunata e Shaban Norjes, i moshuari që u konsiderua si monstër pas vrasjes dhe prerjes së kokës me sëpatë të 18-vjeçares Aishe Vata.

Xhemile Norja, 67 vjeç, është gjetur e vetëvarur në një kasolle afër banesës.

Nga ana e policisë mbeten ende të paqarta rrethanat dhe motivi ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se akti ekstrem nga 67-vjeçarja është marrë pas një gjendjeje të rënduar psikologjike, e ardhur kjo edhe pas fjalëve nga banorët e zonës për lidhjen familjare të saj me autorin e masakrimit të 18-vjeçares Aishe Vata.

Burime të policisë kanë pohuar për gazetën Panorama se nuk e përjashtojnë si shkak diskriminimin dhe paragjykimet në adresë të saj dhe të shoqit nga ana e bashkëfshatarëve të tyre.

Viktima jetonte vetëm me të shoqin, Hamit Norja, pasi djali i çiftit jetonte në emigracion, ndërsa vajza është e martuar.

Familja Norja ishte veçuar nga banorët e tjerë të fshatit që pas ngjarjes së rëndë, dhe në mënyrë demonstrative banorët kanë rralluar vizitat në banesën e çiftit të moshuar, deri në braktisjen e plotë të tyre./A.XH

12 komente në “Paragjykimet pas krimit të rëndë/ Vret veten kunata e Shaban Norjes”

  1. Lali says:

    6 vjecarja vari vehten si rezultat i thashethemeve qe kunati i saj vrau me sopate 8 vjecaren, tema akoma gjume!!!

    1. ardi says:

      E premte sot jan me menje ke pub-et, mos ja vej re.

    2. LOLA says:

      hahahahaahahhahahahhahahahahhaha Lali

  2. Leshtori says:

    E paska qare fare o gazetar(e) kete artikull, as une vet nuk e kuptova, ne fillim mosha e te ndjeres ishte 67vjec, pastaj zbriti ne 6, dhe mosha e Aishes ishte 18 dhe zbriti ne 8, duhet te jesh me “grip” me duket. Nejse te shkuara.

  3. Oficeri says:

    Hahahaha se paskan bere mire copy dhe paste

  4. LOLA says:

    haahahhahahhahahhahaha sa kam qeshur 6 vjeçari vret 8 vjeçaren

  5. Gavril Dara says:

    Ti që censuron e pret komentet në gazetën TemA, je një racist idiot, injorant, që nuk të pëlqejnë mendimet e sakta, të shkruara me një shqipe të pastër e pa gabime. Ashtu si krimbat e fëlliqësirave i vret pastërtia, ashtu edhe ti nuk duron dot mendimet e pastra, por ndryshe nga mëndja jote e mykur…Habitem si të mban Mero Baze (se s’ma ha mëndja që këto të bëhen me miratimin e tij, megjithse nuk e njoh) E di që do ta heqësh këtë koment, por e shkrova që ta lexosh ti!

    1. Albanistan hesapi says:

      Sa here i kam shkruar une te njejten gje ketij plehres se Temes qe merret me komentet dhe mi ka fshire, çudi si ta paska lene komentin tend. Ndoshta po pi kafe dhe se ka pare akoma…

      1. trapi says:

        nderro email adresen dhe nuk ta bllokon dot, vetem po te rri 24/7 si majmun mbi kompjuter :-))

  6. net says:

    eee keshtu qe thoni ju. Dhe xha shabani me dashnore, si mendon ti lola? alahu e udhezofte rinine shqiptare se po ja japin dreqit.

  7. fatmiri says:

    me sa kuptohet e paska perdhunuar edhe kunaten dhe si rezistoi dot me abuzimit

  8. xha shabani e la shtatzen ate 18 vjecaren mir ja beri qe e vrau 18 vjecaren. cdonte ajo me 85 vjecarin nuk kishte djem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje