Abuzimet në shtet, 144 punonjës të dënuar në 5 vjet

22 Dhjetor 2013, 16:04Politika TEMA

Ndërsa Bashkimi Europian kërkon prova konkrete për luftën ndaj korrupsionit, shifrat për ndëshkimin e fenomenit në Shqipëri janë të ulëta. Rezultatet me të fundit janë bërë publike në një studim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka vene në fokus rastet e gjykuara për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion në administratën publike.

Të dhënat e këtij studimit tregojnë se në 5 vjet, gjatë periudhës 2007 – 2012 numri i punonjësve të marrë të pandehur, është gjithsej 232. Por fajtorë për shpërdorim detyre, janë shpallur vetëm 144 prej tyre. Kjo do të thotë se në kryeqytet, ku përqendrohet edhe pjesa më e madhe e administratës shtetërore, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ndëshkon në një vit rreth 30 punonjës, raporton Vizion Plus.

Por përtej numrit modest të të dënuarve, studimi tregon se edhe të ndëshkuarit në përgjithësi janë favorizuar përmes penalizimeve me gjobë, ose dënime alternative, të cilat janë më të mëdha se ato me burg. Në Kodin Penal shqiptar të dy fenomenet konsiderohen si krim dhe dënohen, por problemet lidhen me zbatimin e ligjit kur bëhet fjalë për ndarjen mes tyre, shpërdorim detyre dhe korrupsion. Eksperti në çështjet penale, Ismet Elezi shpjegon diferencat. Për profesor Elezin të dy shkeljet ligjore nuk duhet t’i bashkëngjiten njëra-tjetrës, por të gjykohen sipas neneve përkatëse. Shpërdorimi i detyrës në Kodin Penal konsiderohet si krim dhe dënohet deri në 7 vjet burg, ndërsa korrupsioni apo ndryshe mitmarrja shkojnë edhe deri në 10 vjet.

11 komente në “Abuzimet në shtet, 144 punonjës të dënuar në 5 vjet”

  1. admirali ruse says:

    ok,7 vjet per shperderim detyre,dhe 10 vjet per korrupsjon,dakort,per te paren qe eshte shperderim detyre duhet ti thojne te pandehurit,per kete akuze denoheni me 7 vjet burg,ose me 2 milion dollare,dhe i merret cdo pasuri,edhe me korrupsjonin po e njejta gje,ose 10 vjet burg ose 5 milion dollar,per te duten here po u kapet kalbeni ne burg,dhe ja shum e thjeshte luftohet korrupsjoni,nuk do as nendetse dhe as raketa berthamore..

    1. Gent Dulaku says:

      Ja si e ndane Torten e Pushtetit,

      ministrat e Berishes:

      http://goo.gl/OWOzBL

  2. Zigur Qarri says:

    Peshqit medhej denoni dhe jo krriçat e vegjel,viktima me pagese sa per te lare gojen tregojn shifrat me siper.
    Te vegjelit kan paguar xhoken tek te medhejt.
    Ajo qe than amerikanet:verifikim te pasurise qe nga 1991,pastaj konfiskim dhe denim sipas ligjit ndryshon imazhin per drejtesine.
    Muri(shteti) ngritur mbi themele muti qelbet perjetesisht.
    Mbrapa drejtuesve te kadastrave dhe hipotekave fshihen politikanet.
    Masakra e pronave qe esht bere nga drejtuesit e kadastrave dhe hipotekave esht dirigjuar nga politikanet dhe gjykatesit.
    Per sa koh qe stimulohet militantizmi partiak,drejtesia nuk do jete kurre funksjonale.Ne gjykata fiton gjithmone pozita,dhe kjo sepse gjykatesit ruajn privelegjet e tyre nga padronet e rinj,si edhe behen te paprekshem per abuzimet e tyre me “sherbimet” qe i bejn.

  3. Vlora says:

    Eshte per tu habitur injoranca e ketyre interpretimeve. 144 te denuar per korrupsion qenkan pak?!

    E keqja eshte se ata qe jane denuar mund te mos kene te bejne fare me korrupsionin. Gjykatat e Sales fokusoheshin kryesisht tek “armiqte” e pushtetit. Korrupsioni ne qeverine e Saliut ishte bere norme dhe pranohej nga te gjithe, edhe nga populli.

    Tani te shohim se c’do te ndodhe me kete qeveri.

  4. i grabituri says:

    tu sekuestrohen parat dhe pasurit qe kane vjedhur pastaj te shkojne ne burg.se perndryshe i intereson cdo nenpunsi te vjedh 1 milion euro e te bej dy vjet burg pa kthyer parat qe vodhi.e rron si mbret kur te dale nga qelia.

  5. sokol says:

    Asgje ska per tu bere me ndeshkimin e korrpsionit se politikanet ruajne njeri tjetrin nga te 2 anet.ilir meta duhet te ishte I pari ne burg me akuze te faktuar e pastaj te tjeret me rradhe

  6. Aljor says:

    A e di kete gjendje Presideti yne ?.Jo se po ta dinte do te urdheronte verifikimin e pasurise te ketyre mender gjyqetareve qe kemi ne.Po beje ore president ate qer beri Ataturku kur verifiokoj pasurine e nje ministri dhe ne perfundim ate e burgosi dhe pasurine ja sekuestroj.Ju besoj se merrni vesh nga drejtimi i DREJTESISE aq sa marr une vesh nga astronomija.

  7. leonora says:

    LSI-ja eshte forca e vertet qe lufton korrupsionin.PS-ja e mbeshtet se nuk ka nga e luan menderen.Asgje nuk ndryshoi.Vetem se u nderruan hajdutet.

    1. itreg says:

      nje e vertete e hidhur nje politikan i zhgerryer si meta vazhdon te grryej ne emer te popllit..

  8. shtetari says:

    llogaritni vetem burgaxhnjte dhe jo ata qe akuzohen —

  9. Azgan Haklaj says:

    se shpejti pritet arrestimi i Avenir Pekes,dosja e tij tashme eshte kopsitur,pritet urdher arresti i prokurorise se pergjitheshme per te bere arrestimin,poshte fara e keqe e pekeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje