Reflektimi në sy mund të shërbejë për të zbardhur krimet

28 Dhjetor 2013, 11:21Lifestyle TEMA

Policia shumë shpejt mund të përdorë reflektimet në sytë e viktimave apo dëshmitarëve për të zbardhur krimet.

Kështu thuhet në një studim të universitetit të Glasgout në Skoci.

Shkencëtarët thonë se bebja e syrit shërben si një pasqyrë e zezë, që zbulon se me kë ke qenë ose ku ke qenë.

Ata thonë se një teknikë e tillë mund të jetë shumë e mirë veçanërisht në krime ku viktimat fotografohen, si pengmarrja ose abuzimet seksuale ndaj fëmijëve.

Studiuesit kanë fotografuar bebet e syve të disa personave që morën pjesë në eksperiment për të identifikuar reflektimet në sytë e tyre.

Ata thonë se ishin në gjendje që të zbulonin identitetin e personave të reflektuar në bebet e syrit në 84 përqind të rasteve./ep

5 komente në “Reflektimi në sy mund të shërbejë për të zbardhur krimet”

  1. mevlutrapi says:

    E kam dëgjuar si legjendë.Duket se shkenca bën përparime të mëdha.Po nuk e kuptova se cila është lënda apo indi ku fiksohet imazhi,retina apo sklera?

  2. Lulashpepaj says:

    Nuk eshte zgjidhje pasi viktimave tash e mbrapa mund tu hiqen edhe syte. Ku di e gjejne reflektumin oastaj shkencetaret?! Shikojeni edhe nje filem “Minority Report” dhe di kuptoni shume gjera.

  3. Vera says:

    Herët kam lexuar për zbulime të tilla, nuk di të them nëse kanë qenë fantazi apo realitet.

  4. dajt says:

    “Priteni arren, ajo do t’ju tregoje gjithcka” ?

  5. zarari says:

    …e perdorte dhe sigurimi si thashethem per te frikesuar dikur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje