Agron Halilaj, inspektori i policisë që u plagos gjatë një aksioni në zonën e ish- Kënetës në Durrës, ka rrëfyer ngjarjen për GSH.
Ai u plagos nga Gazmir Marku, 32 vjeç, që dyshohej për grabitjen e një lokali.
Pasi janë sinjalizuar për grabitjen, forcat policore kanë shkuar në shtëpinë e Markut, por ai ka qëlluar në drejtim të tyre.
“Kam marrë dy plumba, një në dorën e majtë ku qëndron edhe vështirësia më e madhe sepse më ka tejshpuar kockën e dorës. Në krahun e djathtë, plumbi ka hyrë e ka dalë në mish dhe nuk ka problem të mëvonshëm. Mjekët më thanë që vështirësia qëndron në dorën e djathtë, sepse do dojë disa muaj që të shërohet. Fatmirësisht u mbyll vetëm me këto dy plagë,” thotë Halilaj.
“Pas mesnatës unë shkova në mbështetje të grupit të gatshëm në një banesë. Ishim tre persona, në zonën informale të kënetës. Shkuam për kontroll, sepse dyshohej që personi në fjalë ishte pjesëmarrës në një tentativë grabitjeje. Shkuam për të verifikuar e për të bërë kontroll shtëpie.
Ne nuk kishim hyrë ende në shtëpi. Ishim jashtë derës së avllisë. Kërkuam të zotin e shtëpisë dhe po prisnim të na hapnin derën. Pa hyrë brenda, autori u afrua dhe kishte mbërthyer një kallashnikov duke qëlluar ndaj grupit të policisë. Në fakt nuk ishim përgatitur që do të përballeshim me armë zjarri. Policët janë shtrirë barkas në atë moment dhe kanë qëlluar ndaj agresorit. Ishin shumë afër me të, por nuk e merrnim dot me mend që mund të shtinte ndaj nesh.
Unë di që plumbat vërshëllyen, mua më zunë dy plumba, që fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Autori ka marrë makinën që kishin në shtëpi dhe është larguar me shpejtësi. Mua më sollën në spital kolegët. Isha ende i nxehtë dhe nuk e dija ku më kishte marrë plumbi”./ep
pse nuk e vrate kriminelin. ai qelloi dhe ju barkas. ta vrisnit ne vend. u sherofsh sa me shpejt.
Ne kete rast duhet eleminuar agresori pa medyshje.Grupe te tilla duhet te kene ne perberje polic me pervoje dhe jo te shkohet si ne dasem.Kto jane raste te perseritura qe kan kushtuar shum jete policesh dhe oficeresh.
Te shkuara dhe sherim te shpjte.Vritini here tjeter keta kriminele.
Ne nje vend demokratik ne perendim, po I qellove policise je I vdekur. Nek te arrestojne me por te krefin me plymba.
Hajde polici hajde!
Ju s mbroni dot veten tuaj e jo me ligjin.
Nji person ben zap tre polica!!!
Kta duhen shkarku per munges kompetence dhe aftesije ne profesjon.
Kush i ka vesh po,ica kta duhet proceduer qendrim i pakujdesshem ne detyr
SHTET I SALI BERISHES NUK NXORRI NJE LIGGJ,TE CILI9N JU TE TANISHMIT DUHET ME PA TJETER TA BRNI”KUSH HAP ZJARR NDAJ POLICIS RENDIT DHE SPECIALE,PAMVARSISHTE NE SE ASGJESOI OSE JO DENOHET ME BURGIM TE PERJTSHEM.KESHTU E KA GJITHE BOTA.MADJE TE DREJTOSH ARMEN NDAJ POLICIS DENOHESH ME BURGIM TE PERJETSHEM.MEGGJITHE QE NE SHQIPRI KANE NDODHUR ME DHJETRA RASTE ,POLICIJA JONE MBETET NE AUTOBUS,NUK MERRE MASA PER RASTET ME EKSTREME PAMVARSISHTE KONTROLLITQE BENE,QE TE MOSW DALIN PARA TE PAPRITURAVE.POLICIA HARRON QE KEQEBERSIT JANE ME TE ARMATOSUR SE ATO,E MEGJITHATE NUK VUNE DY PARE MEND,QE NE PUNE HETIMORE NUK SHKOHET SI AI NE DASEM.
DRAPRI
KETO YRUPA POLICORE ASNJEHERE NUK DUHET TE SHKOJNE PA U PERGATITUR ME PLAN KONKRET VEPRIMI, ASGJE NE DUKJE E LEHTE NUK DUHET NENVLEFTESUAR,
HAJDUTI KTHEHET ME NJE HERE NE KRIMINEL, NE TRADHETAR,VRET DHE FEMIJEN E VETE.
DUKE I URUAR SHERIM TE SHPEJTE Z. HALILAJT,DUA TJU THEM SE TANI QE KA FILLUAR TE GODITET ASHPER KRIMI,AI DO BEJE REZISTENCE NE TE MADHE,
PRANDAJ Z M. BRENDESHEM BENI SHUME KUJDES,SALIU ME BANDEN E TIJ FERKOJNE DUART DHE I NXESEN KETO VEPRIME PER TE DESTABILIZUAR VENDIN ,ATA DUAN NJE 97-te- TJETER.
Kerkesa ime per policine:Ne te te tilla raste mos keni meshire, ashtu sic nuk kane kreminelit per Ju .Plumbin ne ball.Do tu lutesha qe ti kushtoni rendesi pergatitjes fizike e ushtarake.Mos shkoni si ai miku ne dasme.E dinit shume mire qe ai ishte person me rrezikshmeri.Duhet te ishit pergatitur per cdo te papritur .Nxirrni mesime nga operacioni i Dajtit qe po tallet publikisht me policine ne seancat gjyqsore.Me nderim e respekt per perkushtimin tuaj.Sherim te shpjet te lenduarit
Shtatedhjete police te vrare dhe asnje kriminel. Po grijini more, te qajne femijet dhe nenat e tyre, jo tuajat, o police qyllashe…
Nuk e mendonim qe do na qellonte…-thote…Pupupupu polica koti qe nuk e kane idene si te punonje.Ne presim qe ato te na mbronje ne kurse ato nuk dine te mbronje veten.Si ka mundesi qe polici shkon me duar ne xhepa ne shpine e nje te dyshuari?Te papergatitur,pa plan,pa mbrojtje(sikur ju kane nxjerr neper qytet me rujt lop?)Pse lodhena kot?????
Ti gjuash policise me arme eshte te godasesh shtetin.heres tjeter mos shkoni si breshka tek nallbani por te armatosur dhe jo vetem me tt por dhe kallash,vetem ashtu merr vesh krimineli.dhe nese vritet polici ne krye te detyres robt shkerdheini personin qe kapni.Shtepia me tjengulla shteti me rregulla
krimineli u vra mr ja ben kush qellon policin nuk ka pse te kapet e te arestohet po te vritet pa nje pa dy .
Nuk eshte faji i ministrise se brendshme ,apo faji i sajmir tahirit ,por duket taze fare neglizhenca dhe naiviteti i policeve tane qe shkojne me duar ne xhepa per kontroll ne shtepine e nje njeriu ,i dyshuar per nje grabitje qe 99.99 % nuk e ka bere me nje piperr sheqeri ne dore ,por me arme