VIDEO/ Lazarati është një nga dhjetë historitë më të lexuara të vitit

30 Dhjetor 2013, 13:58Politika TEMA

Një portal i njohur lajmesh në SHBA, GlobalPost, thotë se lajmi për Lazaratin është mes dhjetë lajmeve më të lexuara të vitit.

Titulli i shkrimit është “Kryeqyteti i hashshit në Europë nuk është Amsterdami”.

Në shkrim thuhet se Lazarati prodhon 6 miliardë dollar hashash.

Por “joshjes” nga Lazarati nuk i ka shpëtuar as gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeiner Zeitung, e cila ka risjellë këto ditë reportazhin e Deutsche Welle në Lazarat.

Më poshtë është reportazhi i DW, e cila arriti të hyjë në fshatin problematik./ep

31 komente në “VIDEO/ Lazarati është një nga dhjetë historitë më të lexuara të vitit”

  1. Wendy-B says:

    C’fare pamje e mrekullueshme, gjelberim, hijeshi.Te kenaqet syri kur e sheh.
    UPS, nuk qenkan peme, qenkan gjethe qe populli”trim “i Lazaratit “i mbron me jete.Cudi qe me gjithe kete “pasuri kombetare” , te jemi nje nga vendet me te varfera te Europes. Nderkohe qe nga” prodhimi “, mund tia kalojme dhe Afganistanit.
    Lazarat c’e pate fat
    Edhe Stresi te kish merak.

    1. LAZO says:

      Sepse kemi patur prodhime te mbara kete vit.

      Korrje shirje dhe export rekord!

      http://goo.gl/9o3jeh

    2. Zigur Qarri says:

      Sipas Policis shqiptare dhe aviacionit te Policise italiane,jan plot
      319 ha me Canabis te mbjellur ne Lazarat.
      Sipas UNO-s ne 2013 ne Afganistan jan mbjellur 209,000 ha me opium.

    3. Raca Ariane says:

      Shteti duhet te legalizoje prodhimin e marijuanes ne Shqiperi. Te njejten gje ka bere edhe Hollanda. Marijuana eshte nje bime qe eshte perdorur per mijra vjet per mjekim te semundjeve te ndryshme. Ka shume receptore ne trupin e njeriut qe lidhin principet aktive te marijuanes (kanabinoidet) dhe qe sherojne sidomos semundjet kancerogjene dhe tumoret e llojeve te ndryshme. Shteti mund ta ktheje marijuanen ne nje produkt te vendit qe do tu jepet spitaleve, njerezve te semure dhe shkencetareve ne bote per te sheruar apo studiuar efektet e marijuanes. Cilesia e marijuanes se Shqiperise eshte teper e mire dhe teper e kerkuar. Ne SHBA shume shtete e kane aprovuar perdorimin ligjor te marijuanes per qellime mjeksore. Ka shume raportime dhe studime shkencore qe po provojne qe marijuana po sheron kancere dhe tumore te llojeve te ndryshme. Ditet e fundit nje nga shtetet e SHBA, Kolorado, eshte shteti i pare qe votoj dhe me sukses aprovoj perdorimin e marijuanes per perdorim per kenaqesi, jo vetem per qellime mjekesore qe e kishte aprovuar me pare. Po ashtu Uruguaji u be shteti i pare ne Ameriken Latine qe legalizoj mbjelljen dhe kultivimin e perdorimin e marijuanes. Kjo do ti nderprese mundesine e kontrabandes dhe vjedhjes masive te parave. Shteti duke e vene nen kontroll kete bime do te fitoje miliarda dollare per qytetaret shqiptare. Tani kto para shkojne ne duar te gabuara. Keto para mund te perdoren per zhvillimin e Shqiperise. Mos degjoni ata qe ju thone qe te mos legalizoni marijuanen. Ata qe thone keto po e bejne vete kete pune. Nuk eshte asnje gje e keqe te aprovosh perdorimin e vajit te marijuanes per qellime mjekesore.

      1. babec says:

        Bravo!

        http://www.kosovarja.ch/link/shqipmedia/2009/08/koha-per-te-legalizuar-hashashin/

        Ne vendet Europiane qe e kane legalizuar ose dekriminalizuar, pervec ketyre qe permend Adri, jane dhe Belgjika, Portugalia, Çekia, Sllovakia, Greqia dhe te tjerat e kane ne faze projekti!

        14 shtete te SHBA po ashtu! Pra tregu egziston!!!

        Legalizim do te thote kuader ligjor! Mungesa e ligjit per nje veprimtari masive dhe fitimprurese, eshte sherbim ndaj krimit dhe mafias.
        Policia harxhon miliona per te luftuar nje aktivitet te parrezikshem dhe fitimprures, duke arrestuar fshatare nderkohe qe krimi vazhdon te mbetet i pandeshkuar! Dhe milionat i harxhojne si bashibuzuke, shikoni maqinen e Drejtorit te Pergjithshem. Maqine mafiozi!

        PA llogaritur qe PIB nga 1,3 me kollitje do shkonte me dy shifra nese perfitimi eshte 6 mld euro siç thote taljani!
        Kjo i bie te jete me mire se industria e makinave nese eshte keshtu!

  2. skenderi says:

    krenaria e identitetit tone europian,nje aset qe shume pak vende europiane e kane ,vlerat dhe niveli i qeverisjes shqiptare brilant

  3. Tomi says:

    Po fytyren qe e krijoj pse nuk e shpallin “MisDjalli” kete e din shume mire

  4. Marin Barleti says:

    Bravo! Falë Lazaratit, edhe ne jemi të famshëm për diçka…

  5. agimi says:

    Ja shume mire,se qeverija e Rames ka mi ndalu Marivanen…Marre per qrverin,e dona me hi ne evrope.

  6. -homeri- says:

    —grazie signore grazie , graaaaziee– me ne fund arritem dikush te jemi ne kete bote kaq te vogel

  7. Klodian says:

    E vertete. Ishte nje nga reportazhet me te arritur. Bravo gazetareve qe realizuan kete reportazh shume te rrezikshme per gazetaret, sidomos per gazetarin lokal.

  8. Skenderbegasi W says:

    Esht nje dokumentar denigrues per shqiptaret.,dhe Shqiperin.,dhe nga gjermanet qe na e kan “dash t miren gjithnji”!!
    Mbyllja sarkastike qe i behet dokumentarit me duke pershkru bisnesin e droges si “me te suksesshmin ne Shqipni” esht nji helm kundra shqipnis.
    Po kta televizjonet tan ku jan?
    Te bejn nji emision per drogen,ku te pershkruajn historikisht se cfar ka ndodh,sesi ata shqiptar qe der ne vitin 1990 num pinin as cigare,e jo drog qe as e njifnin fare,ata pra sot tregtojn drog.
    Titulli i dokumentarit te jet:
    “Europjane!
    Drogen nuk jua solla une,ate e gjeta ketu ne mesin tuaj,ne shtepit tuaja,dhomat e gjumit,rruget tuaja,wc publike te tuaja,diskotekat e pabet tuaj,plazhet,koncertet,…tuaj”,-thot Shqiptarbeu.
    Dhe dokumentari te nxjerr qe nuk jan shqiptart qe i japin drog europsave,por kta qe jua kerkojn vet drogen shqiptarbejve.
    Mbyllja te ket kete fraze: “pse e pin drogen rinija(se mos vetem ajo) europse?çar halli kan ata qe duan ta zhbejn me drog?”

    1. Legalizoni hashashin says:

      Te legalizohet mbjellja, perdorimi dhe te taksohet sikur cigaret dhe problemi i hashashit ne Shqiperi zhduket. Por kete nuk e do qeveria, apo jo? I prishen pazaret peshqeve te medhenj.

  9. Neorealizmi says:

    Shpjegimi i vetem perveç titullit bombastik eshte se qytetaret perendimore jane te interesuar per te gjetur cilesine me te mire te mallit. Faleminderit GlobalPost per reklamen rreth cilesise dhe mundesive qe mund te ofrojme. Rritja e eksporteve eshte mendësia e vetme e fshatarsise sone por pa ndihmen e portalit tuaj, prodhimi mund te ishte destinuar vetem per tregun vendas.

    1. Hm..tingellon ne tone mjaft cinike komenti si nje ironi nen tymin e mariuanes fshatit te famshem Lazarat.
      Nuk do isha i sigurt se komente te tilla do ti sherbenin vertet temes ne fjale .
      Qe te ket kaq angazhim dhe energji antishqiptare ne kte Bote Mediatike ,
      per te injoruar atje ku munden e ku s’munden Figuren e Shqiptarit ne opinionin Boteror ,kjo mua personalishte s’me befason .Ajo qe mua me befason eshte reagimi i shqiptarve dhe jo vetem ky ktu ne kte forum te thjeshte ,por i shtetit Shqiptare i cili duhet te tregohet i ndjeshem ,
      kundrejt nji propagande antishqiptare ne Bote ,por dhe i vet “Mediave Shqiptare ” ne vend ,te cilat ..ah lere me mir se s’ja vlen me fol me tej.

    2. toni says:

      car mut shteti e duam te futemi ne europe ne,turp turp

  10. . says:

    ******************************************************************************************

    …. Kjo baze “droge” qe lejoi dhe pagon nen dore Kriminelin s-Ali Bishe Efendiun ka kapur gjithe bizneset dhe ndertimet pa kritere ne gjithe Shqiperine.

    …. Me kete qender “para te pistash” eshte pasuaruar familja dhe oborri i i familjes Bisha …. si dhe eshte mbajtur shteti shqiptar i Kriminelit shpellar verior Ali Bishes.

    … Cerek shekulli injorimi ligjeve dhe mashtrimet financiare zhyten Shqiperine ne varferi dhe izolim.

    ****************************************************************************************

  11. VLTR says:

    E verteta dhe 5% duhet pranuar, pale qe me Lazaratin kjo e vertete eshte 100%. Gazetat e botes kane te drejte te shkruajne sic shkruajne edhe tonat. Ato ate detyre kane, te prodhojne lajme per me teper qe lajmi sot eshte biznes. Problemi eshte pse u krijua dhe kush e krijoi dhe e rriti Lazaratin si nje problem jo vetem per shqiptaret por dhe per te tjeret.
    Droga eshte nje semundje shoqerore qe ne nuk e kemi njohur, sic nuk kemi njohur SIDA-n, prostitucionin, trafikimin e femrave, molepsjen me veset me te shemtuara te nje shoqerie, si vjedhja, grabitja, korrupsioni, vrasjet per arsye politike etj.

    Fenomeni “lazarati” i krijua ne kohen kur pushtetin e kishte ne dore PD-ja, u kufizua ne nje fare mase kur e kishte PS-ja , dhe u rigjallerua dhe lulezoi pertej cdo mase kur pushtetin e mori perseri PD-ja, e cila e shfrytezoi per t’u pasuruar Familja.

    Tani i mbetet qeverise Rama ta luftoje e shkaterroje perfundimisht. Fitorja mbi Lazaratin do te jete dhe pasaporta e qeverise Rama per te marre statusin e kandidait ne qershor.

  12. Nini says:

    Personalisht mendoj se hashashi duhet legalizuar. Ju siguroj qe nr i turisteve do te 10 fishohej

  13. Anton Nepravishta says:

    Ja se do e zgjidhi Ministri me i mire i Edi Rames, Sajmir Tahiri.

  14. lili says:

    Shqiptaret ne lazarat duhet te perparojne nje shkalle ma nalte:te krijojne bujtina per turistet,coffee shop etj sikur Amsterdam dje!

  15. Zigur Qarri says:

    Tregtia e droges esht si ajo e armeve,bleresit jan ata qe nuk e prodhojn dhe njekohesisht me te demtuarit.Ndryshimi esht se,biznesi i armeve(droga e vendeve te zhvilluara)esht legal,ai i droges ilegal,
    droga shitet per tu ushqyer dhe per te blere arm,armet shiten per tu pasuruar dhe per te mbrojtur drogen(te paligjshmen).Afganistani vret perendimin me drog,perendimi e vret me arme.Sipas statistikave te UNO-s,Afganistani ka vjel ne 2013,5500 Ton Opium,49% me shume se ne 2012 ku u mbollen 154.000 Hektar Opium,ndersa 2013,209.000 Hektar Opium.Dhe kjo ndodh para hundeve te ushtrive perendimore.Nuk i shohin,
    apo mbyllin syte?!
    A ka ndonje vend perendimor qe nuk tymos canabis?Persa i perket Shqiperise,fajin e ka Berisha qe lejoi italianet te filmojn ne Shqiperi.Kjo spostoi vemendjen e Botes ne Shqiperi.A ka shtepi pa hale?Politika “hipokrite” ka pasur dhe do te kete gjithmone.Bixhozi ne kohen e diktatures nuk lejohej me ligj,por tolerohej,askush nuk denohej
    duke u mjaftuar me nje presion.E gjitha kjo ishte sepse nuk cenonte shtetin ashtu si mund te ndodhte marrja me politike.Energjite negative do zbrazen diku.Per ata qe jan siper kryesorja mos te zbrazen ne privelegjet e tyre.E njejta gje esht edhe me drogen,nuk lejohet por tolerohet.Plus qe droga ja nxjerr parate nga thesi atyre qe kan me shumice duke qarkulluar parane dhe shbllokuar financat e ndryshkura.
    Amerika ka paguar miliarda megjithate nuk e ka ndaluar.Nuk mundet?!Si do ta perballoi stresin ajo pjese e shoqerise qe i ka rruget e mbyllura
    ne jete?Lufta kundra droges esht lufte pasive,liro shterngo,prandaj as fitohet dhe as nuk humbet.Ne te gjith stacionet e trenave ne perendim takon dhjetra tregtar ambulante qe te bejn oferta te ndryshme.
    Kualiteti Canabasit Made in Lazarat ka bere emer,kjo esht nje problem per Hollanden,megjithese specialistet canabisit jan kualifikuar ne Hollande,ku marrin edhe farat e zgjedhura(megjithese reportazhi thote qe farat vijn falas nga Italia).Tani,nga nje ane Hollanda ndihmon ne permisimin kualitetit te canabisit,ne modernizimin e bujqesise,
    blektorise dhe produkteve te saja,nga ana tjeter behet xheloze dhe nxjerr pengesa ne marrjen e statusit,aaaa,kjo nuk esht e drejte!Tek e fundit lazaratasit marrin vetem 10% te vleres se mallit deri sa shkon ne destinacion,pjesa e Luanit shkon ne xhepat e perendimoreve.
    Po ta legalizoi Greqia qe esht antare e KE,si do ti veje halli,çfar do te thote Hollanda pastaj?

  16. Liridon says:

    Konferenca e Londres i la aq toke shqiptarve sa vetem mbjellja e bimeve medicinale mund te siguroje ekzistencen e tyre.
    Historikish perendimi i ka shitur arme lindjes ne ate vlere financiare sa dhe lindja ja ka kthyer me bime medicinale.E armet vrasin ndersa bimet medicinale sherojne plaget e semundje te shumta.
    Artikujt apo dokumentaret e mesiperm finacohen nga lobi grek ne Amerike dhe gjetke.Ka me shume se nje shekull qe greket ankohen per kete fshat me tradita patriotike.

  17. h says:

    Po ta lene hashashin pa blere qyetaret e BE edhe Lazot sdo mbjellin!

  18. bobi says:

    Shqiperia do gente mire ta legalizonte. Pse hollanda Po..kurse lazarati jo???
    a doni 5milione turiste ne vit? – legalizojeni

  19. Dano says:

    Lazarati eshte biznes si per trafikantet e hashashit, ashtue dhe per gazetaret. Askush nuk ka te drejte te gjykoj gazetaret qe realizuan kete reportazh. Perkundrazi, fal gazetareve ne mesojme shume cfare ndodh ne Lazarat. Ate qe nuk e ben gazetaret shqiptare qe jetojne ne kryeqytet, e realizoj per bukuri nje gazetar lokal, qe presonalisht dua ta falenderoj per guximin. Askush nuk e kupton qe reportazhi nga ana gazetareske eshte e arritur. Te gjithe e njohim Lazaratin nga larg, por askush nuk afrohet te kuptoj pse fshati Lazarat kultivon hashash. Ne fakt kete kane realizuar dy gazetaret, nje gjirokastrit dhe nje gjerman. Ata (gazetaret) i kane i ka dhene te drejte fshatit te flasi, sikur me pare per hashashin. Gjate 13 viteve askush nuk ka folur drejtperdrejt me fermet lazaratas, pse mbjellin hashash. E dyta, fal hashashit te Lazaratit, Gjirokastra nuk ka njohur krize konsumi. Prej muaj mars deri ne dhjetor punojne me mijera punetore krahu. Ata jane konsumatoret me te medhenj te qytetit.
    Nuk dua te zgjatem shume, por me lejoni t’u them, qe per gazetaret ky perben lajm, ndersa per kultivimin e hashashit eshte apo nuk eshte i ligjshem, per gazetaret eshte problem ligjore, jo i tyre.

  20. Malok Hollande says:

    Mire Lazarati qe mbjell nje bime jo shume te demeshme dhe kete per te mbijetuar, kur dihet se gjysma e prodhimit bie ne doren e policise dhe shume hane burgun, por c mund te na thone keta te mencurit e Europes dhe te Amerikes per Afganistanin, prodhuesin dhe eksportuesin me te math ne bote te opiumit. Atje jane shtruar kembekryq mijra ushtare nga vendet e Natos, te armatosur me mjetet me moderne te luftes, deri dhe ne aeroplane pa pilot dhe atyre nuk ja mban doren njeri edhe per te vrare ke te duan, pse nuk bejne qofte dhe percapjen me te vogel per te ndaluar kete fenomen. Atehere mos sherbejne keto ushteri per te mbrojtur rruget e transporit te opiumit si qemoti rruget e mendafshit? Ndryshe si zor te harxhoheshin melearda dollare per te vrare nonje taleban te palare ne jave?

  21. Skenderbegasi W says:

    Atje n Lazarat duhet me ngrejt selin qendrore Partija e T Gjelbërve Shqiptar.
    Patjeter qe do fitojn vota dhe do ken deputet n parlament

  22. Denis says:

    Lazarati eshte simbol i paligjshmerise dhe keshtjella anti-shtet ne Shqiperi. Debate nese duhet te legalizohet hashashi eshte teme tjeter. Por per aq kohe sa ligji i vendit e ndalon kjo sduhet te lejonte. Shteti shqiptar duhet te futet dhe ta kontrolloje lazarati qofte edhe me dhune dhe gjak. Pa rend e rregull me Shqiperi asgje nuk lulezon, aq me pak ekonomia.

  23. lazua says:

    LEXONI JU O INJORANTE QE JU PRISH PUNE LAZARATI …Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë hapur kafenetë e para ku mund të tymoset marijuanë për qëllime mjekësore. Kultivuesit e marijuanës do të kenë përfitime të mëdha nga “liberalizimi” i marijuanës, ashtu sikundër edhe autoritetet lokale janë përgatitur të arkëtojnë taksat nga biznesi i ri.

    E ndërsa në Holandë ligjet për të ashtuquajturat “coffe shop” sa vijnë e shtrëngohen, si për prodhuesit ashtu edhe për konsumatorët, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në Amerikë do të hapen lokalet e para në Uashington dhe Kolorado. Të dyja shtetet kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pas referendumit të nëntorit të kaluar, por ligji do të hyjë në fuqi më 1 janar 2014, raporton “Top Channel”.

    Në Shtetet e Bashkuara kanabisi për përdorim mjekësor është i ligjshëm në 19 shtete, por Kolorado dhe Uashingtoni kanë bërë një hap përpara, duke aktivizuar një sistem ku entet lokale do të mbikëqyrin kultivimin, shpërndarjen dhe tregtimin e marijuanës. Potenciali i tregut është i madh. Sipas një studimi të kompanisë ArcVieë, shitja formale e kanabisit do të rritet me 64% deri në mes të 2014-ës, nga 1.4 miliardë dollarë në 2.34 miliardë….http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=37629&kat=102

  24. era says:

    Se pari edhe nqs hashashi do te ishte i demshem eshte Europa qe e la Shqiperine ne kete derexhe ashtu si vendet e Afrikes, dhe kete dem duhet ta vuaj edhe ajo.

    Se dyti sipas te dhenave te fundit nqs hashashi eshte me shume i dobishem se sa i demshem ( perderisa dhe ekstraeuropianet hollandeze qe nuk na duan ne Europe e kane liberalizuar)le te liberalizohet edhe ne Shqiperi dhe te jete nje biznes i kontrolluar nga shteti. Ndoshta duke u permiresuar ekonomikisht edhe fenomenet e keqija te shoqerise shqiptare do te vijne duke u pakesuar.

    Sa per leje qe duhet te marrin Lazot, edhe ne vitin 1990 ligjet e shtetit nuk lejonin te ngriheshe ne protesta dhe demostrata por shoqeria e gjeti vet rrugen e saj.(ne pamje te jashteme, se ne fakt ai ishte skenar i Ramos me ameriken dhe serbet)

    Mire do ishte qe politikanet e Shqiperise te kishin qene pak me te pergjegjshem dhe me pak zuzare, dhe te zhvillonin vendin me rruge te tjera. Po kur nuk ke pulen do hash sorren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje