Fjalët e fundit: Po e ndjej gjithë trupin që më digjet...

10 Janar 2014, 11:30Lifestyle TEMA

Një amerikan është ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës në Oklahoma, 19 vjet pasi orkestroi sulmin dhe vrasjen brutale të një kolegu në Tulsa.

Michael Lee Wilson, 38 vjeç, ishte dënuar për vrasjen e Richard Yost, që shpresonte një ditë të bëhej menaxheri i supermarketit ku punonin bashkë.

Wilson ishte dënuar për vrasje të shkallës së parë dhe ishte i treti person që ekzekutohej për krimin e vitit 1995.

Një i katërt po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Një zëdhënës i burgut tha se Wilson vdiq në orën 6:06 minuta.

Fillimisht ai foli përpara të pranishmëve duke thënë: “Ju dua shumë. E dua botën. Duajini vajzat e mia për mua. Do më mungoni gjithmonë”.

Brenda 20 sekondash nga nisja e ekzekutimit, fjalët e tij të fundit ishin “po e ndjej të gjithë trupin që po më digjet”.

Motra e tij këndoi një himn gjatë ekzekutimit. Kur u shpall i vdekur, ajo recitoi psalmin 23.

E fejuara e tij ishte në lot.

13 komente në “Fjalët e fundit: Po e ndjej gjithë trupin që më digjet…”

  1. Zigur Qarri says:

    Pikpyetja me e madhe per denimin kapital;esht e moralshme qe shteti ti pergjigjet krimit me krim?Sy per sy dhembe per dhembe,ose “hakmarrja” e shtetit,nuk ndryshon shume nga vetegjygjysia.Kjo e vendos shtetin ne te njejtin nivel moral me kriminelin.Te burgosurit e perjetshem(dhe jo vetem ata) tu jepej mundesia per vetvrasje me nje medikament qe nuk shkakton dhimbje,gati 90% do ta benin.Dhe kjo sepse vdekja i ven kapak vuajtjeve pa fund nga izolimi social dhe mungesa e liris.Denimi kapital
    nuk besoj se behet per te qetesuar te afermit e viktimes se sa per ti kursyer buxhetit te shtetit.Kjo gje mund te zgjidhet me zenien ne pune te burgosurve qe te mbulojn kostot e larta qe rendojn mbi takspaguesit e thjeshte.Izolimi i individeve te rrezikshem per shoqerine,qenia e tyre ne burg dhe jo denim kapiatal,ka rendesi per edukimin e shoqerise.
    Gati te gjith te burgosurit mbas disa vitesh tjetersohen,pendohen dhe behen te vetedijshem per krimin e tyre.Kjo pendese esht nje shembull parandalues per krimet ne shoqerine civile.

    1. Muhamet says:

      Une sjam per vdekje humane por per vdekje me dhimbje dhe te ngadalshme. Shteti duhet ti pergjigjet njesoj siq beri vrasesi. Tek e fundja, vrasesi e ka filluar. Jo shteti

    2. fatmir mehmeti says:

      po esht e moralshme.

    3. gjergji says:

      Vendimi i organeve te drejtesise nuk quhet krim ndaj krimit.

  2. Arjani_germ says:

    Kta pendohen thua ti Zagir heh ,,
    Po ai qe ka vdekur qe ka vrar ky bisha a thua te pendohet dhe te
    kthehet perseri ne jete???

    1. Zigur Qarri says:

      Pyetja ime ishte qe,duhet ti pergjigjet shteti kriminelit po me te njejten monedhe?Kjo do ta vinte shtetin ne barazpesh me moralin e kriminelit.Tek e fundit,shteti dhe shoqeria mban persiper nje pjese te fajit.Un mendoj keto bisha te izolohen pergjigjmone,por jo te vriten.
      Fakti qe ne vendet qe esht ndaluar denimi kapital(psh vendet nordike)
      ka me pak kriminalitet se sa ne vendet ku esht ne fuqi denimi kapital tregon se denimi me vdekje jo gjithmon redukton kriminalitetin.
      Pastaj jo gjithmone te akuzuarit jan vertete ata qe akuzohen per krimin.Me kot nuk thuhet qe drejtesia esht Nena e shum padrejtesive.
      Kam lexuar historine e nje piloti me origjine gjermane ne USA qe u denua me vdekje ne kerrike elektrike si i akuzuar per vrasjen e gruas se tij,megjithese nuk kishin fakte.Para disa vitesh kur ishte ne buze te varrit,ish e dashura e tij deklaron se ishte ajo qe e kishte vrare gruan e tij nga xhelozia.

      1. fatmir mehmeti says:

        po duhet ti pergjigjet me te njejten monedhe.

        1. Zigur Qarri says:

          Argumentoje.

          1. Per Zigurin says:

            Zigur, po lexoj me vemendje komentet tuaja dhe po ta argumentoj une prsene. e para argumenti qe jep ti se vendet Nordike ka me pak krim se ne vende te tjera nuk ka baze sepse kjo varet nga kultura edukimi dhe mirqenia jo nga ekzistenca e ligjit me vdekje apo jo. po te shikosh perqindja me e larte e vrasjeve ndodh ne zona me edukim te ulet, shkalle te larte varferie dhe mungese kulture. Argumenti tjeter eshte qe nese vertetohet me mbi 99.99% qe ky person ka kryer nje krim monstruoz athere denimi me vdekje eshte mese i arsyeshem per shume arsye. familja e viktimes ndihet me e vendikuar per vdekjen e te dashurit te tyre. taxapaguesit nuk do paguajne per nje person qe nuk i perket shoqerise se lire dhe shteti ska pse te ndihet i inkriminuar sepse ka zbatuar ligjin qe shoqeria ka miratuar me kushtetute. sa per rastet kur jane bere dhe gabime ato jane minimale dhe po te shikosh ne US ku shume shtete e kane denimin me vdekje dhe e zbatojne te denuarit shpenzojne mbi 15 vjet ne qeli dhe nese gjenden fakte ka kohe me nje fjale qe te rishikohen vendimet. ne nje vend si Shqiperia ku Tradita e pranon, kultura dhe arsimi jane akoma ne nivele per te desheruar mendoj se denimi me vdekje duhet te ekzistoje pasi parandalon ose ngadaleson ritin e gjakmarrjes dhe vetgjyqesise. me kalimin e kohes dhe me integrimin ne kulturen evropiane mund te themi qe kjo te ndryshoje por per kohen qe flasim ne shqiperi duhet te jete akoma ky ligj.

  3. Atila says:

    Per mendimin tim Vdekja nuk eshte denim pasi te gjithe do e vujame kete denim.Vuajtja ne vendin e denimit eshte denimi me i rende per te burgosurit. Biles kalvari i vuajtjes se tyre duhet te jete i rende duke e firuar vete me pune buken e gojes e jo duke u bere barre per shoqerine.Pse duhet te paguaj une ose shoqera per te mbajtur nje te denuar? A s’do ishte mire qe ata te punonin p.sh per pullezimet,ndertimet e rrugeve dhe pastrimin e abienteve si edhe dikur ne miniera ose fabrika speciale ? Edukimi nepermjet punes eshte gjeja me e mire ne menyre qe ata qe vuajne denimin te kene kontribuar per veten,vendin dhe qe kur te dalin nga burgu te kene fituar edhe ndonje zanat dhe ca te holla. Nderkohe qe sot burgjet jane kthyer ne hotele ku pervec liridaljes s’mungon asgje dhe qe vuajtsit jane kthyer ne nje barre me vete edhe per vete familjaret.Burgjet duhet te kene kushtet me elementare per jeten por qe ne to te lejohen LCD,Frigorifere etj. ky eshte absurditet.

  4. irma says:

    Në një vend problematik si i yni, dënimi me vdekje do kishte shumë efekt. Edhe me burgim të përjetshëm janë dënuar, por i kemi parë brenda burgut që rrojnë si pashallarë, me televizorë, frigorifera që punojnë me “kalashnikov”, me ngrohje, e me tërë të mirat. Pastaj, atyre me natyrë krimineli, që janë jashtë, ju shtohet oreksi dhe fillojnë vrasin nga tre, katër……..!!!!!!

  5. luani says:

    Shteti sot nuk mund ti pergjigjet kriminelit me te njejten monedhe,sepse shteti sot eshte shkelesi kryesor i te drejtave te njeriut them per njerezit e ndershem te cilet kerkojne vetem nje pune dhe nje jete te qete,dhe shteti mbledh taksat e tyre dhe ai i vjedh duke mos e dhene dhogari askujt, kur ne nje kohe ke njerez qe vuajne per buken e gojes,nese nje kriminel eshte keqberesi i nje personi shteti eshte keqberesi i te gjithve,kete shikojeni perdite ne shqiperi cfare ka plotesuar ky shtet qe ne momentin qe ka hyre ne fuqi, vetem kemi pare tritol dhe gjoba makinash,gje tjeter keni p[ara po edhe ka hequr hajdute nga puna dhe ka punesuar hajdute te tjere dhe cfare ka ndryshuar asnje gje.

  6. tini says:

    denimi kapital eshte i nevojshem ne shoqeri per te vetmen arsye qe te parandaloje hakmarrjen biles amerika i le te jetojne shume vite pas denimit sic eshte ky rast 19 vjet. ketu nqs vihet denimi kapital dhe ti ekzekutojne shpejt atehere frenohet hakmarrja dhe venija ne jete e kanunit sepse njerezit e viktimes e shohin me sy hakmarrjen e shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje