Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kanadasë janë solide, sin ë planin shumë palësh ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit me Ambasadorin e Kanadasë në Shqipëri (Rezident në Romë) Peter Mc Govern. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë ndaj Shqipërisë dhe nënvizoi vullnetin për zgjerimin e investimeve kanadaze nga Shqipëria në të gjithë rajonin. “Kanadaja është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë” – u shpreh Meta. Ambasadori kanadez pasi i vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe si të shkëlqyera, vuri në dukje se Kanadaja përbën burimin më të madh të investimeve në Shqipëri, duke theksuar njëkohësisht vullnetin për rritjen e mëtejshme të tyre. Gjithashtu Ambasadori shprehu gatishmërinë për forcimin e shkëmbimeve parlamentare, dhe ndau bindjen me Meta se ato përbëjnë një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve bilaterale. Në një tjetër takim kryeparlamentari Meta priti Ambasadorin e ri të Sllovakisë në Shqipëri Milan Ciganik. Kreu i Kuvendit shprehu besimin se gjatë mandatit të tij në Tiranë, marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Sllovakisë do të vijnë duke u forcuar në fusha konkrete të bashkëpunimit. Ambasadori Ciganik shprehu kënaqësinë e emërimit të tij në Tiranë dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Sllovakisë ndaj avancimit të procesit të integrimit evropian për Shqipërinë, duke shprehur njëkohësisht vullnetin për të asistuar në këtë kontekst. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Ciganik ndanë bindjen se vizita e pritshme e Kryeministrit të Sllovakisë në Tiranë gjatë javës së ardhshme, do t’i shërbejë forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe rritjes së investimeve sllovake në Shqipëri e rajon.
Amani more mos na e nxirrni kete krylopen e korruptuar se na e nxini diten.
Joooo mos u merakos se nuke i ka ngel sa nje tope….prit sa te nxjerrin parat e shpenzuara ne fushate.
hahhahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa kapua i gjithe t kqiave te ktij populli ka fillu dallaveren e radhes
Nje diplomaci e forte, nje shtet i forte…http://darsiani.jimdo.com/the-promotion-of-the-albanian-diaspora/
Nga 7% tani do kerkoje 17%! Eshte rritur perqindja se tani eshte edhe rilindas.
Po kur u be dhe ky fytyra te tallet me nje popull te tere. Kane marre pushtetin dy budallenj dhe mjere vendi jone.
Po edhe perpjekjet kaq i beri populli yne sa per te nderruar Berishin me Meten
Dakort … por CANADA-ja kerkon me pare “ligjin” dhe ata qe abuzojne te dalin para drejtesise.