Autoritetet ligjzbatuese në Francë, në bashkëpunim me Europol, shkatërruan një rrjet me bazë në Paris që kryente vjedhje. Policia ka arrestuar 15 persona, dy prej të cilëve një rumun dhe një shqiptar, dyshohet se janë drejtuesit e rrjetit. Hetimi ka nisur në vitin 2012 pas arrestimit të një shtetasi shqiptar që dyshohet se ka kryer një vjedhje në Reims.
Nga kontrollet e ushtruara, policia ka gjetur 59 mijë euro cash në një dhomë private të një lokali në Paris. Nga hetimet u zbulua rrjeti, i përbërë kryesisht nga shqiptarë të cilët dyshohet se janë rekrutuar nga dy të dyshuarit si drejtues të rrjetit që kryente vjedhjet në një rreze 200 kilometra nga Parisi. Sipas Europol, rrjeti funksiononte me grupe deri në 3 persona që kryenin vjedhjet.
Europol bëri të ditur se në muajt e fundit janë arrestuar 30 të rinj, të cilëve i janë sekuestruar bixhu apo pajisje elektronike të vjedhura në Paris. Grupi kriminal ka bashkëpunuar edhe me rumunë dhe bullgarë. Europol mundësoi bashkëpunimin midis autoriteteve ligjzbatuese franceze , belge , suedeze dhe italiane duke shtrirë hetimet në disa shtete njëkohësisht përsa i takon veprimtarisë së grupit kriminal apo lidhjeve që ai mund të kishte me persona të dënuar për vepra penale në këto shtete. Hetuesit kanë konfiskuar kompjuterë , laptopë , telefonat celularë dhe pajisje elektronike që janë analizuar nga mjekësia ligjore nga një specialistë të Europolit .
“Kultura” e Evropës…ballkanasit me në krye shqiptarët…(të paktën edhe ne jemi të parët për diçka…)
Bubureco, keshtu e ka kjo bote. Ca popuj vjedhin celulare duke u organizuar ne forme bandash(ballkanasit), ca vjedhin nafte e minerale duke u organizuar ne nivel shtetesh (amerikanet dhe evropianet). Veshtire te thuhet se cila “kulture” eshte me e ndyra.
Sic i nje pirat Aleksandrit te Madh: “Ju po quani pirat e po me denoni se plackisja duke perdorur vetem nje anije, po te kisha nje flote do me quanit mbret e do me trajtonit si te barabarte”
I bukur citimi. Pershendetje.
Boll i justifikove ballkanasit. Kane bere namin ne Europe ne keto 20 vjetet e fundit. Vetem fjalet shqiptar, bullgar, rumun etj degjon per krime te organizuara. Si nuk u ngopen me para? me popull i babzitur, s;behet
Evropianet kane 2 shekuj qe e plackisin boten. Cfare kane bere ballkanasit ne Evrope qe nuk e kane bere spanjollet ne Amerike, francezet ne Afrike ose anglezet ne Azi e Australi?
Babezine e kane shpikur evropianet si koncept dhe, te pelqen apo nuk te pelqen ty, babezia qendron ne themel te rendit kapitalist. Kalvinizmi qe e shikon pasurine si bekim nga zoti, lindi ne Zvicer, jo ne Ballkan. Shprehjen “Lakmia eshte e mire” e ka thene nobelisti amerikan Friedman, jo ndonje bos mafioz shqiptar.
Majko kujton ditëlindjen e FRESH, boton teserën e parë me lulkuqe – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=33806&k=71#sthash.pHTglOgF.dpuf
Na poshteruan fare si popull keta hajdute…Nnormale qe pastaj asnjeri nuk ka besim te ne në Europe, se ja çfare imazhi u dergojme te tjereve…http://darsiani.jimdo.com/albanie-france/
Ja, pra, “sa krenar me qene shqiptar”!
Une jetoj ne Belgjike dhe,
kur me pyesin nga jam,
me vjen turp te them “shqiptar”.
Ne Europe fjala “shqiptar”,
perkthehet ndryshe:
mafioz, kriminel, vjedhes,
shperndares droge, trafikant …
Edhe une jetoj ne France po as dhe nje her nuk me ka ardhur turp te them qe jam Shqipetar sêpse ata qe bejne keto gjera jan nje 0 perqind dhe si keto ka ku do ça do lloj populli te jet Shqipetaret jan te nderuar ku do qe jan une kete e provoj me veten qe jetoj ne France dhe nuk mi ka then ndonje Francez keto
***************************************************************************************
…. Ky eshte shteti qe ngriten dhe montuan rregjimin kanunor verior i s-Ali Bishes kudo dhe per kedo – “RRUMPALLE” dhe gjithcka JASHTE “KONTROLLIT”.
***************************************************************************************