Përse nuk duhet të fajësojnë Bashën që nuk jep dot konsensusin?

18 Janar 2014, 18:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Dy propozimet e fundit të shumicës për një reformë në drejtësi dhe reformë në ndarjen administrative të Shqipërisë, të mbështetura dhe nga Perëndimi, nuk kanë shans të marrin konsensusin e opozitës, jo për shkak të përmbajtjes së tyre, por për shkak të parimeve politike mbi të cilat funksionon opozita. Që një opozitë të japë konsensusin, bile të ofrojë dhe planin e saj si konsensual, nuk i mjaftojnë vetëm idetë, të cilat fatkeqësisht kjo opozitë as ato nuk i ka. Por dhe nëse do t’i kishte, ato nuk do të vlenin në kushtet kur opozita është në përpjekje për të ndërtuar lidershipin e saj, nën paranojën e pëlqimit ose mospëlqimit të Sali Berishës. Lidershipi i ri i opozitës nuk është tamam ashtu siç thotë Mark Marku, duke krahasuar çiftin Berisha- Basha me çiftin Hoxha- Alia, por është në pozitat e hapave që hidhte Ramiz Alia duke pasur përballë Nexhmijen. Sali Berisha sot nuk përfaqëson më vetveten, por trashëgiminë e tij, modelin që ndoqi dhe që e varrosi. Çdo përpjekje për t’i ikur këtij modeli, kërkon guxim dhe përmbysje rrënjësore në opozitë.

Lulzim Basha nuk është në provë për t’i dhënë ose jo konsensusin Edi Ramës. Ajo është një çështje që do të diskutohet kur Lulzim Basha të jetë kryetar i PD. Lulzim Basha është në sprovë t’i mbajë apo jo nderin Sali Berishës. Ai herë- herë po tenton të bëjë disa provokime të vogla me shpresë se do t’i merren si disidencë, sikundër bënte Ramiz Alia me tufëzat dhe arëzat, por as ato nuk guxon t’i çojë deri në fund. Ai bën thirrje për të rikthyer në PD gjithkush që ka ikur, por nuk guxon të zërë në gojë asnjë emër apo mbiemër që nuk ka ikur, por është përplasur me Berishën. Ai porosit gazetat të shkruajnë se i bën thirrje Ngjelës dhe Zogajt të kthehen, por nuk e thotë vetë këtë në publik. Ai nuk e përmend dot emrin e Bamir Topit dhe nuk shpreh dot asnjë konsideratë për të. Ai i ngjan situatës së Ramiz Alisë kur i rrëzuan bustin e Enver Hoxhës, kur në darkë priste Vullnetarët e Enverit dhe në mëngjes ata që rrëzuan bustin.

Në këtë situatë, energjitë e opozitës me të drejtë janë duke u konsumuar tek një betejë shumë delikate për ta, që ka të bëjë me konsensusin brenda tyre rreth Sali Berishës.

Çdo tezë e hedhur për konsensus me shumicën për reforma, qoftë dhe sikur t’i propozojë këto reforma opozita, janë teza që eliminojnë Lulzim Bashën nga kreu i PD. Ndaj askush nuk duhet t’ia marrë për keq dhe as të ndjehet keq se opozita po përjashtohet, kur Basha të mos jap konsensusin për reformat që aq shumë i duhen vendit. Nuk është çështje e konceptit të tij, por është mbi të gjitha çështje e pafuqisë së tij për hapur temën e konsensusit me opozitën.

Në historinë e Partisë Demokratike paqja me shumicën ka qenë linjë përjashtuese për çdokënd përveç Berishës. Nga 1997 deri më 2002 ai përjashtoi gjithkënd që shfaqi opsion bashkëpunimi me shumicën. Ai braktisi komisionin e kushtetutës, reformën territoriale, reformën zgjedhore, KKRT, këshillin kombëtar të RTVSH etj, vetëm se i konsideronte linja konsensusi me shumicën. Vetëm kur ia pranuan autoritetin e vet, kur në PD nuk ngeli më asnjë, ai pati interes dhe bëri paqe me Fatos Nanon prej vitit 2002.

Lulzim Basha është sot përballë kësaj trashëgime. Mos i flisni kot për qarqe që do bëhen megaqarqe, për komuna që do shkrihen e bashki të mëdha. Mos i flisni për KLD të zgjedhur nga Kuvendi dhe as për kryeprokuror të fortë. Nëse keni mëshirë, jepni zemër të bëhet kryetar i PD dhe t’ia arrijë ditës kur vendimet t’i marrë vetë. Do të jetë po aq e rëndësishme për vendin, bile më shumë se sa të merrte pjesë në reformat e përbashkëta konsensuale.

Për fat të mirë votat janë dhe konsensusi ka gjetur formën e vet të shprehur në Kuvend me numra. Po ashtu të gjithë jemi të bindur se opozita e do reformën administrative dhe e miraton atë në heshtje. Me zë të lartë është torturë tani t’i kërkosh Lulzim Bashës të shqiptojë fjalën paqe me shumicën, ndërkohë që kryetari real prodhon nga një film me luftë në ditë në Facebook kundër saj. Lëreni Lulin në mundimin e tij për t’i kërkuar konsensus PD-së ta pranojë për kryetar. Kur të ndodhë kjo, ka kohë të flasim për konsensus më serioz. Tani për tani dhe ai na mirëkupton, sikur të mos i lutemi shumë. Sa më shumë i lutemi, aq më shumë siklete i shtojmë.

48 komente në “Përse nuk duhet të fajësojnë Bashën që nuk jep dot konsensusin?”

  1. Arta M. says:

    Qe te kuptosh me mire kete editorial,

    duhet lexuar edhe ky editorial z. Baze,

    i disa koheve me pare:

    http://goo.gl/SZdII7

    1. matteo says:

      Keshtu si ke shkruar,Z. Baze, na ben te perlotemi per poziten ku ndodhet kryetari de jure I PD-se. Nuk e kuptoj si mund te sillet kaq perunjesisht nje djalosh tridhjetecavjecar para nje tjetri qe jeton dimrin e fundit. Edhe kjo hyn ne ate kapitull me emer “Cudira shqiptare”? God bless chairman!

      1. ne emer te popullit dhe shtetit te se Drejtes says:

        O matteo,jo cudija shqiptare,por zbatim i planit te katovices,per te ricikluar deri me sot ne te tria pushtetet vetem boten e krim-korrrupsionit-politik te mostrave te dkatures komuniste dhe pjellave te saj deri me sot.
        Kujto ndryshimet ne kushtetute brenda nates me bekimin e Edvin kristaq Rames,e ngjalen e Berishes ngrene tek Giri i Lalzit ne vilen e te superkorrruptuarit dhe te lidhurit pazgjithshmerisht me boten e krim-korrupsionit-politik Ilir Meta,si dhe katerfishimin e deputeteve apo trapolinen e tyre nga PD-ja te deputetet te importuar nga pazaret e felliqura te Berisha-Rama ne adres te Metes te akuzuar me ze e figure si dhe bashkeautor ne vrasjet e 4 demostruesv paqesor me duar ne xhepa dhe bindu se kemi nje krim ne vazhdim me bekim Berisha-Nano-Rama e Meta me shoke qe duhet demasukuar e denuar dhe jo injoruar duke i shitur si pozite,opozite kur nuk jane gje tjeter vetem se djaj me fytyra njerezore qe duhen ndeshkuar dhe jo rreklamuar sikurse po veprohet deri me sot.
        Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe femije jetim qe presin drejtesi dhe jo lojra fjalesh qe nuk i shkojne as per shtat e histori te quajturit pluralizem allakomunist Shqiptar te projetuar e zbatuar nga mostrat e diktatures komuniste dhe pjellat e saj deri me sot,nen deamgogjite komunisto-nazifashiste si “sherbet,perca e sundo dhe rrej rrej se dicka do te mbetet.
        C,do shkrim e koment qe kerkon te krijoje gjurme e spote jasht rrealitetit te dhishem shqiptare eshte nje grusht ndaj vetes,familjes dhe popullit te shume vuajtur Shqiptar.

    2. Agim Tare says:

      “Mos pengoni komentet o Mero Baze! SE NESE DO TE JETE TEPER VONE…O KOMENTUSE DHE NJE NAIVE E KUPTON SE Sali-serbi eshte ant-shqiptar! kerkon GJAKE-SHQIPTARI…, SE NE 97-te ….C’PRET qeveria-Edi perse nuk e areston si NXITES E TERORIS !? VETEM LITAR per Salin DHE PER (gazetaret e analistet e emeruar PO nga Sala) partia e quajtur PD Eesht partia e “ish-anetaret PPSH-se, ish-bashkepunetoret e sigurimit” KAQE…O SOT O KURR EJANI NE Tiranin e Fazllicit, Shkelzenit domethen UDB, TI VAREM SA ME PARE….

      1. Uarda says:

        Ti Agim do kesh qene oficer ne kohen e xhaxhit, sepse nuk di te shkruash!

        1. sali frasheri says:

          Jam plotesisht dakort me bathorexhiut Uarda qe ai oficeri qe na ka mbrojtur nga greku dhe serbi nuk di te shkruaj.Per te rregulluar gabimin e tij mund te lexoni ca rrjeshta me poshte qe te kuptosh qe agjentura serbe dhe greke nuk kane nevoje te intervenojne ne Shqiperi se kane Uarden dhe Skypionat free.

          SHQIPERIA C’KA QENE

          Ne 2 gushtit 1949, grekët sulmuan kufirin dhe përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare, madje edhe populli ushtar e kufitar vigjilent iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, megjithse Greqia pati mbeshtetje logjistike te madhe nga anglo-amerikanet, ushtria shqiptare per here te pare ne historine e saj perballoi dhe fitoi nje lufte grabitqare nga fqinjet.

          SHQIPERIA C’ESHTE

          Me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjaukur nga skuadro komanda “Pirro 1” Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”.

          DHE C’DO TE BEHET

          DHJETOR 2013..Mediat kanë bërë të ditur për një vendim të ushtrisë greke për t’u vendosur në kufijtë me Shqipërinë, për qëllime që shpallen me ruajtjen e rendit publik kërcënuar nga bandat e trafikantëve, kontrabandistëve, etj. Ky është një zhvillim thellësisht negativ, i papranueshëm në dritën e precedentëve historikë të rolit të kësaj ushtrie në kufijtë midis dy vendeve, misionit kushtetues të ushtrisë në një vend anëtar të NATO-s, dhe mbajtjes ende në këmbë të ligjit të luftës midis dy vendeve. Më konkretisht vendosja e ushtrisë greke do të shtonte numrin e akteve fatale vdekjeprurëse në kufirin midis dy vendeve në dëm të shtetasve shqiptarë, numër që edhe para këtij akti është shumë i lartë. Ndërkohë në vendet anëtare të NATO-s, ushtria nuk mund të përdoret në misione në ruajtje të rendit publik veçse në raste të jashtëzakonshme. Nuk ka një situatë të tillë në këtë kufi që të mund ta justifikonte një vendim kaq radikal si ky. Shqipëria nuk ka vendosur ushtrinë në kufi, megjithëse thuajse tërësisht kontingjenti i emigrantëve klandestinë që hyjnë në vendin tonë me synim perëndimin vijnë nga Greqia. Ne e dimë se në kuadër të mbajtjes në fuqi të ligjit të luftës, Greqia ka vendosur me gjithë paralajmërimet e NATO-s deri në vitet e fundit, njësi të mëdha forcash ushtarake në kufi me Shqipërinë dhe një akt si ky i fundit rikthen një kërcënim të vjetër në dëm të vendit tone..

        2. Tironsi "ZZ" says:

          :LOL:
          UARDA!
          1 MILION HERE ME MIRE OFICER I KOHES SE XHAXHIT
          SE SA DOKTOR I SHURRES SE XHAXHIT
          DHE ME PAS TRADHETAR I ATDHEUT TE XHAXHIT!
          :LOL:

    3. Skypion says:

      Analisti yne e nis shkrimin me “dy propozime te pozites qe i mbeshtet edhe Perendimi”,por qe me gjase,nuk po merrkan aprovimin e opozites.Perendimi,sa per dijeni,ka 4(kater) vite qe jo vetem ka mbeshtetur propozime per reforma,por ka propozuar vete,me force,me kembengulje shume reforma,te cilat reforma kane mbetur pa u realizuar per shkak te mosdhenies se konsensusit nga opozita socialiste e kohes.Ajo qe ka bere opozita socialiste e Rames kater vitet qe kaluan,me mbrapeshtine dhe ligesine e saj te pashembullt, ka mahnitur te gjithe nderkombetaret,prandaj,eshte e kote te mundohesh ti gjesh kunderpeshen tek qendrimi hipotetik i opozites se sotme.
      Nga ana tjeter,ne te cilen ane del perhere analisti yne,diversioni se kush eshte kryetar real i PD-se eshte i djegur;e kam thene edhe me pare.Por,inati i verber,mllefi i paskaj,qe sic dihet nuk jane miq te mire te arsyes,shtyjne te mllefosurit pikerisht ne keto shtigje qe nuk shpien gjekundi.Eshte me te vertete interesante me keta qe bejne diversione te lloj-llojshme,politikane apo gazetare qofshin;jo po Basha keshtu e Berisha ashtu;jo po ky e ka inat ate,por ai s’ia ka besen atij;jo po Mark Marku,po jo Ramizi,por edhe Enveri…jo po Preci me Ngjelen…
      Dy njerez shkruajne ne kete stil: analisti yne Mero Baze,dhe analisti koke me vete Katriot Myftaraj!
      Te dy duket sikur jane ne gare,sesa larg mund t’i shtyjne kufijte e imagjinates dhe te spekulimit;te dy ,duket sikur jane ne gare se kush do te lendoje me shume ate apo ata apo ato qe zgjedhin si target te merive te tyre,nganjehere shume te cuditshme;te dy sikur jane ne gare te terheqin sa me shume meri mbi veten si nje menyre ,te gjykuar te dobishme nga vete keta,per te bere protagonizem;te dy duket sikur jane ne gare se kush do t’i coje ne skaj shpifjet;dhe po te dy jane nder me te indinjuarit nga ata qe shpifin e fyejne,ndoshta me te indinjuarit(!);jo vetem kaq,por aq larg shkojne ne kete indinjaten e tyre,sa…sa e besojne edhe vete !!!
      Sa i perket sjelljes se Berishes ne opoziten 1997-2005,eshte krejt e kunderta e asaj cka thote analisti yne i nderuar;sepse,gjate kesaj periudhe te gjithe ata qe u larguan nga PD-ja,u larguan si minjte qe ikin nga anija,madje me keq se minjte,sepse keta largohen nga anija kur jane te sigurte se ajo po mbytet!Por,nuk ishte vetem kjo;ishte edhe diversioni i madh dhe presionet e lloj-llojshme te mazhorances socialiste te kohes,qe shtyu me shume me hir,e me pak me pahir,shume nga keta qe iken nga PD-ja.Pra,nuk ishte Berisha ai qe i largoi.
      Te njejten taktike,socialistet ne pushtet,me ndihmen e mercenareve e argateve mediatike,po mundohen ta ndjekin edhe sot;nje prove e kemi,ate me Sokol Olldashin; mazhoranca ne pushtet mbeshteti Olldashin;media e pushtetit bashke me pushtat e saj,pavaresisht se hiqen te majte apo te djathte,te gjithe bashke ne unison per Olldashin;bile edhe analisti yne i nderuar,zoti Baze,ka qene shume aktiv ne promovimin e Olldashit;madje madje ka qene edhe ndermjetes mes Rames dhe Olldashit per gjera qe mbeten pa u realizuar,per fat te keq apo te mire…
      Keshtu te nderuar lexues te TEMA-s dhe ju komentues hosanarash,ketu nuk flitet per analiza serioze gazetareske,por per nje amalgame mllefi-hakmarrjeje-interesi-e ku di une cfare tjeter kane ne koke keta njerez te semure, te kesaj kohe te semure,te ketij vendi te semure.

    4. rrapua says:

      Mire e ke more z.Baze,por Salihu jo per Bashen qe nuk pjerth,por spo i nxihet as per zotin vete.Ai ben per dite thirrje qe te permbysi Ramen se po fillon te beje shtet dhe na mori ne qafe.Ai po flet hapur,kunder berjes shtet,kunder gjithe shoqerise,kunder cdo lloj reforme shtetformuese.Kete se kuptojme se pse lihet i lire kjo bishe e plagosur?? Kujt i intereson?Kush e mbeshtet?Ti di shume per rrenjet e tij,nxirrja ne shesh!!!

    5. Viola Hajdaraj says:

      @ Arta
      Me shume me pelqeu Portreti i paautorizuar i zotit Basha. Nuk i dija kaq gjera te turpshme ?

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Reforma Administrative dhe ajo ne Drejtesi,jane konceptuar dhe ndertuar per te qene te perjetshme, duke i sherbyer edhe qellimeve te mbrapta te Berishes.
    Cdo devijim do quhet i papranushen,sepse prek interesat per te cilat ajo eshte konceptuar dhe ndertuar.
    Gjithperfshirja e Metes,ne kete rast nuk merret parasysh.
    Kemi qene dhe do jemi deshmitare dhe ne rastet kur nderkombetaret do marrin pergjigje negative,per rekumandimet e tyre.
    Berisha miraton cdo gje qe eshte ne sherbim te pushtetit te tij.
    Sa per Bashen nuk ja vlen te konsumojme kohen.

  3. tan KAVAJA says:

    I SHKRETI ,gjynah Luli vocerr

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Nje parti e percare dhe e telendisur s’kane cfare te ofrojne ne reforma te medha si keto..Reforma me e madhe e tyre eshte reformimi ne vetvete..Ata s’kane as kapacitet intelektual dhe as politik te japin opsjone ne nje platforme kaq te rendesishme per sistemin..Nuk mund ta bejne kur kane kryetarin te shtrydhur e te kerrysur 70 vjecar te deputeteve te ngulur perpara facebukut qe ben thirrje adolishente si te minoj rendin publik..”They got enough on their plate” kur thote populli perendimor..Mazhoranca te filloj e te shohi drejt..

    1. Be-X says:

      une jam i mendimit QE SALIA te bohet prape, kryetar i pd, kryeminister dhe njekohesisht president, krayetar i kushtetutes, Kryemut, etj, etj,
      cfare thoni JU!

  5. Ejell Miculi says:

    …edhe une e mendoj qe Lulzim Basha asht ma teper viktime sesa fajtore…
    …ne shqipri nuk do kete asnje zgjellje pozitive dhe kthese politike ne qofte se nuk arrestohet S.Berisha…te tjerat jane prralla me mbret !

  6. Stilisti says:

    Vetem me lulzim bashen , e djathta do te shkoje shume perpara , Me armen e tij sfiduese BUKURINE , ai po e ngre shume dinjitetin e PD , qe sali Berisha , e laskaroi , dhe e perdhosi.
    Per lulin munde te thone , qe jo vothi , jo po kur ishte minister vrau me 21 janar e , ku ta di une ,
    Por per bukurine e tij nuk keni se çfare te thoni a qafe kuqa.

    1. Ajdi says:

      Vertet i bukur eshte qeni. por me hajer do bente andej nga ata te shoqates LGBT.

    2. Elio says:

      Nuk e kane vene si kryetar te shoqates se Homove se ciles dukesh se i perket.Megjithate duhet te gjykohet minimalisht pse nuk ka perfunduar ende rruga e Kombit.

      1. andi says:

        e ngaterroni bashen me erjon veline qe me disa te rinj socialiste bejne ca party te veshur si femra. pastaj dhe kryetari juaj rama i priste deputetet socialiste ne shtepia e pezes i veshur me tanga

  7. Rilindja says:

    Shume e sakte duke vene piken mbi “I”. Mazhoranca te ece perpara pa humbur kohe me saliun. Urime Mero.

  8. bjordi says:

    luli i vockel eshte i vockel fare mezi duket, c’te bej i shkreti pershesh me kos ha….

  9. Ajet Delaj says:

    DREJTESI PER TE SIGURUAR PAQEN SOCIALE

    Natyra e nje shteti percaktohet nga raportet qe kane shtetasit e nje vendi me te drejten ne shtetin e tyre. Nese themi qe ne 80 vitet e fundit te Shtetit Shqiptar nuk ka ekzistuar shteti ligjor e aq me pak shteti i se drejtes nuk mendoj se kam thene nje gje te re e aq me pak te kem bere nje zbulim.
    Per te percaktuar sistemin ligjor nen sundimin e Ahmet Zogut na vjen ne ndihme nje diplomat Amerikan i kohes ne ambasaden Amerikane te Tiranes diku nga viti 1936 ku thote: “drejtesia shqiptare i ngjan asaje zonjes muhamedane qe e con cepin e perces qe ka mbuluar fytyren per te pare dy anet e peshores pastaj jep vendimin.” Apo shkopi ne duart e Maliqit.
    Regjimi criminal komunist ishte edhe me mysybret ne fushen e drejtesise apo te shtetit ligjor pasi si ne te tera fushat e jetes “drejtesine” e kishte monopol partia duke hequr me “ligj” ministrine e drejtesise e avokatine si institucion.
    Nese ne kohen e Zogut formalisht drejtesine e jepte juristi I korruptuar e sherbetor i sistemit me ardhjen e komunisteve “drejtesine” e vendoste titullari i komitetit te parties apo te komitetit ekzekutiv , kryetari I deges apo sigurimit te shtetit pasi gjykatesit ishin thjesht zbatues te urdhrave te hierarkeve komuniste.
    Sic edhe dihet armikun e parties e shpallte fillimisht partia dhe e arrestonin pastaj turreshin strukturat e diktatures per te mbledhur “prova” per veprimtarine armiqesore te individit apo grupit ku nuk behej fjaleper njohjen e parimit te prezumimit te pafajsise.
    Me ndryshimet apo retushimet e 90tes u shtua ministria e drejtesise dhe institucioni i avokatit por mbijetoje sistemi si structure se bashku me frymen e praktikat ku kreu i shtetit apo qeverise mori te gjitha atributet dhe forcen e Sekretarit te Pare.
    Ish-kreu i shtetit Berisha shkonte deri atje sa arrestonte edhe grate shtatezena te kundershtarve politike pa asnje prove e Nano jepte urdher gjykatave qe tera gjygjet e qyetareve me telekomin duhej te fitoheshin nga telekomi pamvarsisht se telekomi vidhte qytetaret diten per diell dhe kishin shkuar deri atje sa kishin prisur makinen qe numronte impulset .
    Prura vetem dy shembuj real sa per ilustrim pasi pasi shembuj te tille ka me qindra e nese shtojme rastet e njejta qe gjykohen dy here nje here nga pozitat kunder pushtetit e heren e dyte ne pozitat e pushtetit ku drejtesia qendron gjithmone me pushtetin dhe nuk I intereson aspak vepra e personit atehere gjendja eshte edhe me e rende dhe e ardhmja edhe me e pashprese.
    Arritem me 23 Qershor me kete system drejtesie si structure e fryme te njejte me sistemin e diktatures qe menduam se e lame pas ne 90tes e shpresojme qe me ne fund edhe ne shqitaret do arrijme te marrim shembullin e perendimorve se pa drejtesi nuk mund te kete shtet e aq me pak shtet ligjor I te drejtes.
    Qeveritaret e rinj duhet ta kene te qarte dhe shpresojme e besojme se e dine se me structure e fryme te njejte te sistemit te drejtesise ne Shqiperi gjendja nuk ka per e ndryshuar as ne sektoret e tjere te jetes shoqerore e shteterore te shoqerise shqiptare pasi drejtesia eshte themeli dhe fytyra e shtetit.
    Ndryshimi I sistemit jo vetem ne fushen e drejtesise por edhe ne fusha te tjera nuk behet me deklerata por me veprime konkrete te marra nga pervoja e vendeve te zhvilluara e konsoliduara ne fushen e se drejtes por edhe ne ate te mirefunksionimit te shtetit ne sherbim te qytetareve. Shteti ligjor i se drejtes nuk ndertohet me vazhdimsine e konceptit “armiku i partise” qe eshte zevendesuar me kundershtari im politik ku drejtesia e urdheruar apo me mire te themi drejtesia e tredhun yshtet per tu versulur kunder kundershtarve politik Brenda parties apo te opozites.
    Per te ndaluar kete prirje primitive qe nuk ka asgje te perbashket me shtetin ligjor te se drejtes e demokracine funksionale duhet bere reforme e thelle strukturore ne sistemin e drejtesise einstitucionet e batimit te ligjit ne Shqiperi.
    -Kreret e gjykatave te te tera niveleve duhet te zgjidhen me votim popullore te figurave me integritet e dinjitet mjafton qe te kene edukim universitar.
    -Te persoset legjislacioni dhe te futen jurite ne sistemin e drejtesise ate penal e administrative ne Shqiperi sipas kerkeses se palve ne process.
    -Te futet roli i prokurorit e investiguesit privat ne sistemin e zbatimit te ligjit nje shqiperi duke i ardhur ne ndihme me mire zbardhjes se krimeve te shumta te pazbuluara.
    -Te futet ne sistemin e drejtesise shqiptare koncepti “Cold case” ku te ligjerohet rihapja atomatike dhe e detyruar e ceshtje te pazbardhura mbas nje periudhe 10-15 vjecare se bashku me tera modalitetet qe duhet shoqeruar ky process.
    Ndryshimet e domosdoshme strukturore ne sistemin e drejtesise dhe nje fryme positive per te zbatuar ligjet nese ekziston jane premise reale e te besueshme se e nesermja vertete do jete ndryshe ne drejtim te ndertimit te shtetit demokratik ligjor I se drejtes si garanci e plote qe te tera strukturat e shtetit te vendosen ne sherbim qytetarit shqiptar dhe jo e kunderta sic ka vazhduar gjer tani.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  10. eagle says:

    Pashe nje video horror ne New York qe titullohej Devil Baby Attack dhe megjithse ishte e frikeshme pasi e pashe nuk e di pse mu kujtua Luli zi Basha qe megjithse do te imitoje Devilin Berishe duket baby ne veprimet e tij.E frikeshmja eshte qe akoma mban titullin “yll ne ngjitje” edhe pse spiunoi ne kosove,vodhi 300 miljon dollare,shiti detin grekerve, vrau 4 shqiptar te pafajshem me Devilin Senior Usali Berishen dhe per cudi ju fal bashkia e Tiranes nga lleret e perveshura dhe breket e mbushura e te Arvizuse.Se fundi ju fal dhe kreu i PD ( PARTIA DEVILEVE) duke shkelur dhe mbi kufomen e Sokol Balashit
    Attention from Devil Baby Attack Lul Udbashi.Kill Devil Hill !

  11. X Man says:

    Mero bjeri se i bie bukur. Analizat e tua ne Pd as nuk i fishkellejne fare. Ti shkruan per Pd qe te komentojne socialistat e Temes tende.

  12. "BALASHI" says:

    Sali Berisha 23 vjet e ca kryetar. Dhe kur vuri ca kohe Tritanin apo ate qe iku e erdhi ne Amerike, ai prap ishte kryetar. Nuk rri dot pa kryetarllek. I ka lojra te shejtanzuara te gjitha. Ben sikur s’ eshte, por prap eshte aty. Na polli me te si me tersin e Pojanit. Ai eshte fare e keqe si babai i tij shpirteror qe e zbatoi me korrektese, madje e tejkaloi ne vrasje, perdhunime, prishje, djegje, degdisje, çoroditje, shkaterrime, vjedhje, grabitje, vrasje politike e vrasje interesi, shitje te interesave kombetare, leshime te huajve per pushtet, ndarje juge-veri, lufte civile, largim te administrates brenda dites pare te pushtetit, hapje armesh me urdher si komandant i pergjithshem, gerdeci, 21 janari, 1997, 1998… Pra i ka bere te 99-ta, vetem s’ ka mundur dot te pjelle si grua. Te tjerat i ka bere. E ne kete situate ç’ te beje lul mavria, dhenderr i Xhafer Isufit. Ai eshte po nuk eshte. Saliu s’ eshte, por eshte…

  13. Qafe kuqi says:

    Paske stil,or Stilist,bukuria eshte ajo qe te con perpara,edhe per rastin konkret Lulen,bukuria qe e karakterizon do e coje shume perpara,do e beje dhe Kryetar te shokeve shoqe, aty eshte perfekt,por cti bejm qe sjemi dakort me Ejell Miculi,kur thote se eshte me shume viktim se sa fajtor,por jo do te thoshim,eshte e kunderta.

  14. ha hahaaaaaaaaaa o mero.e ke qa, po car i ke bo me kete .e imagjinon shprehjen e fytyres se Berishes KUR TA LEXOJ KETE ARTIKULL,

  15. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Behuni pjese e ndryshimit; — lexova diku kete slogan te nje grupi politik, perfekt njerez. Te qenit aktive ne demokraci eshte shendet people. Une si individ i zakonshem, vullnetarizmin tim e ngas; — drejt nje shoqerie demokratike te standart-it Europian.

    Te arrish standartin ( qenka teper e veshtire ) duhet te ngrihesh ne kembe dhe te qendrosh gjate… Qendrimi hybrid i qeverise tone ( kur u lodhen keta, i shohim ulur, vetem te ulur!!! ) eshte skandaloz, tmerr njerez.
    Paraqitia per te qene te komplikuar, nuk ka dhene rrezultat keto 23 vjet.

    Keto plot vite, absolutisht eshte luftuar, ka pasur perpjekje te jashtezakoneshme ne kulture, dhe ne ekonomi gjithashtu. OK, Interneti, high-tech ne pergjithesi, eshte great sukses. Ndersa paga minimale e nje punonjesi eshte me teper se tmerr njerez!!!

    Paga minimale ne Europe eshte 10$ ora. Ne vendin e Shqipeve, nje nga vendet me te bukura te Europes, — ne vitet ’90 paga minimale ka nisur 0.10$. Tani nuk e di, por do te tmerrohesha ne qofte se dikush do te me thot, eshte 1$ ora… — “a flet njeri ne Shiperi?” per S I N D I K A T A, me pyeti nje Israelite javen qe shkoi ne Tel aviv.

    Meqense ra fjala te ndryshimi, opozita sigurisht vjen e para ( chin up! It’ll soon be the weekend )me pas vjen qeveria, tmerr…

  16. malesor says:

    po mire me.mero pse s merresh njeher me pushtetin por merresh me opoziten??gazetari i mire ben opozite qeversijes dhee jo opozit e opozites…nejse Ti dhe ata qe duan keto lajme s jane lexuesit modern dhe te shkolluar

  17. astrit jegeni says:

    PD njw parti e degraduar moralisht e politikisht. Problemi qwndron se Shqipwrisw i duhet pa tjetwr njw opozitw e qytetwruar me mendwsitw Evropjane Pwrendimore.Njw opozitw pa cene e njerwz tw diskretituar nw sytw e opozicionit nw Shqipwri.Qeveria ka mw shumw pushtet se sa ajo ka mundwsi tw mbajw.Opozitwn e sotme nuk e voton njeri normal nw shqipwri.
    Sot po bwj njw lutje. O Zot! Ndihmoje qeverinw qw tw jetw normale dhe e qytetwruar, me popullin e saj. O Zot e di qw opozita e sotme ka shumw zullume por ne na duhet njw opozitw! Na bwj tw mençur O Zot qw tw jemi tw aftw tw krijojmw njw opozicion normal e tw qytetwruar

  18. shqiptari says:

    ore mero e populle e kuptoni qe ate parti se kontrollone as berisha as basha po serbogrekete qe sduane te kete zhvillime te mbara per kete vende se kaluame 23 vite te veshtira qe kalojne ne poshtersi per shkatrimine qe bene politikanete tane kundrejte kesaje toke dhe ketije populli dhe prape nuke dukete ne skene nje politikane apo lideri i opozitese qe te themi qe po vjene era e ndryshimite po ky lider eshte me i zi se ai qe iku dhe kerkone bashkpuntore me te zinje si ata qe ikene imama a olldele a topali a bode a rili a vasili a panariti a naco a me falni keta jane pezente pere te vazhduare punene qe nisene per renimin e shqiperis e si i quajtene populin ne ate proteste qe i vrane koke palare dhe terorista kure ne realitete jane terorista vete qe shkatrojne kete vende

  19. Treviso says:

    Une, ne rrolin e spektatorit politiken shqiptare e shikoj pa prespektive dhe te rrezikuar. Vendi po kalon me nje politike qe behet ne rutine dhe do vazhdoje te behet keshtu derisa Opozita te reformohet dhe te tregoje aftesi qe po ben opoziten. Kjo duket shume e veshtire derisa krimineli sali Berisha nuk arrestohet per krimet e tije, kunder popullit. Nga kush pritet qe ta beje kete arrestim? Duhet ta beje denonsimin vete Partia Demokratike qe ta denoje sali Berishen. A kan force dhe guxim ta bejne vete partia Demokratike? Per mua jo. Dikush shtron pyetjen : Pse nuk e arreston Qeveria e Rames dhe e Metes? Pergjigja ime do ishte kjo: Qeveria Rama-Meta eshte qeveri si e Bashkim Finos, kur u formua per shpetimin kombetar. Kjo Qeveri nuk ka force te denoje kryekriminelin sali Berisha.
    Pse nuk ka force? Nje pjese e kesaje qeverie eshte pergjegjese ber shkaterrimin e strukturave te shtetit dhe te ekonomise. Cfar duhet bere per te dalur nga kjo situate politike e veshtire, a do presim qe te vdese sali Berisha? Kete nuk ja dua, se eshte akoma i nevojshem, por pas hekurave.
    Shpresa per te dalur nga kjo situate e veshtire politike eshte vetem kjo: Bashkimi i te gjitha partive te djathta duke perjashtuar P.D. dhe te formojne nje opozite te shendoshe. Nese arrihet kjo, atehere do behen reforma te fuqishme ne strukturat e shtetit. Vetem keshtu mund te reformohet keshilli i larte i korrupsionit. Vetem keshtu munde te filloje te vendoset drejtesia ne vend.

  20. K says:

    Pèrgèzime autorit qè ka pèrdorur fjalèn shqip “shumicès”e jo maxhorances!!!!!!!
    Politikanet che gazetaret shqiptar shpresojne se duke perdorur ljale te huaja behen te jashtem.
    Jo-Ngeleni po ata qe jeni.
    Persa i perket temes se artikullit ne shqiperi nuk ka te djadhte apo te majte,ka vetem;
    Palaço serioz-PS
    Palaço qesharake-PD

  21. Georges says:

    Kush eshte eminenca gri, natyrisht qe Sali Berisha nuk eshte dhe as ka qene ndonjehere, eminenca gri jane ata qe sundojne boten, kur tu doje qejfi atyre do te votohen Ligjet, ndryshe do vazhdojme te mbushim faqet me hamandime. Z. Mero i di mire punet se ka punuar edhe per VOA, na dilka Berisha koqekuq, mos na beni me qesh, duhet te dallojme filimin nga realiteti, Saliu eshte filmi, SHBA-ja eshte realiteti,

  22. LEDRA says:

    Lulzim basha eshte i mbaruar sikunder dhe tutri i tij Brish gojegrisuri.

  23. unknown says:

    Lene Bashen dhe Berishen mer legen, po na shkruj per Hajdutin Meta sic shkruaje para 3 vitesh, sepse erdhi 21 Janari. Ke dhe ti pergjegjesi per ata qe jane vrare more maskara, sepse shkruaje nga mengjesi deri ne darke per Kryehajdutin Ilir Meta, dhe se si populli duhej te protestonte per ate padrejtesi. Je njeriu me I ndyre qe jeton ne Shqiperi, mor qen I pabese.

  24. eli-tiv says:

    …sot shtrohet pyetja…cfare eshte pd..?? interesat e kujt perfaeqson si parti politike..???…une si popull shoh qe ata nuk perfaqesojne interesat te asnje shtrese te popullsise…ishin nje klan ne pushtet qe vodhen e vrane…e tani ne opozite jane te egersuar …
    Po te ishte nje parti normale…duhet bente analize te humbjes se thelle….jo e nisen “ne” na vodhen..( te besosh qe vodhen saliun “babain e hajduterise”); pra s’ka analize….gabime e njerez qe duhet te dalin jashte..
    Kur shohim ato fytyra duke filluar nga saliu e poshte…shohim degradimin tone..
    V.o….Luli eshte kotttt….e morren hopa ..e cuan nga posti ne post..e tani i duket padrejtesi qe nuk ka pushtet…duket qe nuk fituar eksperience pune…ka firmosur ci kane vene perpara…e me pas i ka futur nje qeshme..:)

  25. apo jo says:

    Kujtova se nenkuptoje mohimin sistematik te konsensusit kur PS ishte ne opozite

  26. martini nyc says:

    Replike modeste me z.Ajet Delaj

    Mos kujto se je nga malsia e madhe dhe je ideolog i madh ti japesh mend shqiptareve.Keto rrjeshta qe ke shkruar jane te mira si ide por vetem pasi te kryhet ajo me kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.

    Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot tuaja jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.

    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per trekendeshin e PARE te Bermudes qe filloi me inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri perbindeshit vicidolit.Alibia per te hedhur komunizmin bie poshte pasi i kishte rene vite me pare.

    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per trekendeshin e DYTE te Bermudes qe filloi me masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane
    qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.

    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per trekendeshin e TRETE te Bermudes qe filloi me 21 te vraret te Gerdecin,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.

    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:

    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…

    Nga sa me siper i nderuari Ajet duke i krahasuar me keto komentet tuaja dal ne perfundimin qe je nje shurdh memec i grades fundit dhe me shume kenaqesh kur shkruan emrin ne blogje anonimesh se sa i sherben atij kombi qe tashme eshte ne “recovery room before surgery ” qe do te thote qe te ngrihen shqiptaret kudo qe jane per te shpetuar ate vend per te bere operacjonin duke i prere koken e tumorit agersiv kanceroz te Sali Qenit dhe ta hedhim ne birucat e burgut.

    Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.

    Eshte detyre e diaspores shqiptare ne USA dhe BE qe te sensibilizojne fuqite e medha sidomos Kongresin Amerikan qe ti kerkojne falje kombit tone qe prune ne pushtet nje perbindesh ne vitet 90’duke bashpunuar fort me UDB jugosllave dhe Asfaline greke duke fronezur hibridin monster Sali Qen Berisha.

    Prandaj i nderuar Ajet fusha juaj e betejes eshte atje ne Amerike qe te mblidheni per memedhene qe po shperfyterohet ne menyre te frikeshme per ta shpetuar.Kongresi Amerikan duhet te jete objektivi juaj duke lobuar qe koka e Pinocetit te Ballkanit duhet prere nga ata qe e krijuan ne 1991.Pastaj te bejne ato reformat qe ti me thene te drejten i ke shkruar shume mire dhe te falenderojme por sot pa u denuar berishizmi ato komentet tuaja dhe shkrimet e Bazes nuk i hyjne ne pune as dreqit sidomos ne vigjilje te 21 janarit kesaj masakre te perbindeshit Berishe qe zgerdhihet sot duke i perdhosur te vraret per te cilet fajin kryesor e kane Edi Rama me Aleks. Arvizune qe tolerojne kriminelin dhe mashtrojne popullin qe kerkoi denimin e Sali Qenit ne 23 qershor 2013 dhe jo te shurrojne mbi jetimet e 21 janarit.

    1. Ajet Delaj says:

      January 19, 2014

      DREJTESINE E VENDOS NEPERMJET LIGJIT VETEM SHTETI LIGJOR I SE DREJTES .

      z Martini pershendetje, por jo vetem per juve

      Se pari per cdonjerin qe synon apo rekomandon nje organizim e bashkim te diaspores ne Amerike gje qe une jam plotesisht dakort duhet te kete dy parakushete lehtesisht te realizueshme : Te shkruaj e komentoje me emer pra te parashtroje mendimet, idete apo deshirat poshte nje identiteti lehtesisht te identifikueshem ,se dyti ne forume replika te qendroje brenda etikes qytetare edhe atehere kur nuk je dakort me medimin e tjetrit.
      Une nuk mendoj se ka gje filozofike ne shkrimet e mia kur mundohem te jem sa me i qarte. Deshirat e njerzve mund te jene te ndryshme por jemi para dy fakteve mjaft kokeforta ku asnjeri nuk mund ti mohoje e ndryshoje.
      – Presumimi i pafajsise eshte nje e drejte kushtetuse ne nje shtet demokratik e shoqeri e lire.
      Cka do te thote se hetimi shkon nga veprimtaria kriminale drejt personit dhe jo e kunderta.
      – Shoqeria shqiptare ka zgjedhur nje pushtet me vote te lire qe ka premtuar ne fushate ndeshkimin e krimit e rithemelimin e shtetit. Pushteti duhet te realizoje pritshmerite e popullit nepermjet drejtesise ligjore e jo hakemarrjes primitive qe nuk te shpie askund.
      E para drejtesia nuk vendoset me seleksionim te vraret e mi e te vraret e tu pasi kalojme ne shoqeri tribale megjithse nuk e mohoj se te vraret ne bulevard jane te fresketa e dhembin me fort.
      Nuk eshte hetuar e zbuluar realisht as te vraret e 2 Prillit ne Shkoder te deputeteve Hajdari , Xhindi e Olldashi e po te doni edhe vdekja e Mehmet Shehut.
      Megjithate te qendrojme te 21 Janari meqe po vjen edhe pervjetori i kesaj date. Sipas FBIse 21 Janari eshte mjaft kompleks gje qe eshte e vertete.
      – Ka kater te vrare te pafajshem me duar ne xhepa ne bulevard
      -Ka prishje te provave (shkaterrimin e serverit te Kryeministrise} e moslejim te mbledhjes se provave nga prokuroria Brenda rrethimit te Kreministrise pergjate nates qe pasoje krimin.
      – Ka grusht shteti te pranuar nga ish-Kryeministri pasi ka bllokuar hapur zbatimin e urdher arrestit per zhinxhirin komandues te gardes e moslejimin e prokuroreve Brenda Kryeministrise mbas krimit.
      – Ka plagosjen e komandantit e Gardes brenda Kryeministrise besoj cdonjari e ka shikuar syrin e nxire te z Prendi
      – Dhe ne fund ka edhe nje proteste te dhunshme.
      Qe te dyshuar kryesor per tera keto eshte ish-Kryeministri e Ministri i tije i Brendeshem besoj se nuk e ve kush ne dyshim pasi ata ishin atoritetet kryesore ne Kryeministri pergjate 21 Janarit e ne vazhdim.
      Une do doja te dija gjate 4 muajve te qeverisjes e 6 muajsh te fitores se te majtes e z Rama si kryesues I kualicionit e Kryeminister a jane thirrur ne Prokurorine e Repuplikes zoterinjte Berisha e Basha thjesht per te dhene sqarime rreth kesaj ngjarje madhore e sensitive per shoqerine shqiptare e me ndikim te madh ne humbjen e pushtetit nga njera nane e fitimin e pales tjeter.
      Se dyti a eshte e turpshme per Kryeministrin Rama qe ben memorandum me Kryeprokurorin per te arrestuar ndonje fshatar qe hedh nje tel te paligjshem ne shtyllen e tensionit e nuk therret Kryeprokurorin per bashkepunim per te hetuar ceshtjet madhore qe shqetesojne shoqerine shqiptare me “Gerdecin”, “21 Janarin” “Cacin, Tacin e Nanon” e shume te tjera.
      Une mendoj se nuk duhet harxhuar asnje sekond kohe kunder Berishes Bashes Nanos e kompani asi ata ligjerisht nuk kane asnje fuqi ekzekutive ne Shtetin Shqiptar por i duhet kerkur Kryeministrit Edi Rama qe te beje reforma te thella ne te tera drejtimet pasi shteti shqiptar i ngjan nje thesi te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte dhe thellesisht mendoj se per kete arsye eshte votuar e mandatuar.
      Nese i ka duart e lidhura duhet te dali para shqiptareve e te tregoje sa projektligje ka te bllokuara nga Kryetari i Parlamentit e Komisionet Parlamentare kur dihet se projekt ligjet i inicon Qeveria dhe i aprovon Parlamenti.
      Mbas kesaje te kerkoje zgjedhje te parakoheshme pasi zgjedhjet e parakoheshme nuk jane fundi i botes kur dihet se Italia ne 50 vjet ka realizuar 50 pale zgjedhje dhe eshte fuqia e peste e botes.
      Nese nuk eshte i zoti per asgje apo thjesht eshte loje e Berishes te largohet sa me pare pasi vendi po shkon me shpejtesi te madhe drejt kaosit total nga mosqeverisja pasi Shqipria ka qene ne kaos permanent
      Bota eshte teater njerzit jane aktore mjere ata qe nuk luajne rolin e vete ka thene Shekspiri I madh. Kjo vlen per kombe popuj qeveri e natyrshem edhe per individe qofshin keta e Kryminister i nje vendi.

      AJET DELAJ
      NEW YORK

      1. martini says:

        Ajet ,faleminderit per repliken e kulturuar.
        Do te kisha debatuar me gjate ,por ju po gaboni tmerresisht shume kur thoni se Berisha nuk ka asnje fuqi ne nje kohe qe ai eshte faktikisht.
        1-president
        2-kryetar shiku
        3-kryetar gjykate
        4-kryeprokuror
        5-bossi i kld
        6-kryetari i pd
        7-kryetari i bashkise tiranes
        8-kryetari zana zhukes
        9-etj etj.

        Pra sic e shikon ai eshte me powerfull se Edi Rama i cili ka celsat e kashtes qe mori ne dorzim nje shtet inegzistent qe ka detyre vetem te firmose borxhin e trefishte qe ja ofrojne bankat nderkombetare “zemergjera” te cilat e detyrojne ate ti shterngoje rrypin shqiptarve pa limit.Ai vend nuk rregullohet pa i kerkuar te falur usa & be shqiptareve per fajin e tyre ne katastrofen e pabesueshme te shqiptareve te cilat mbahen gjalle nga mbi nje miljon ne perendim.Pa hequr nga qarkullimi perendimi kuislingun e tyre berishe une nuk kam besim qe ai vend do regullohet kurre.

        Ju po gaboni tmerresisht shume kur nuk kuptoni qe nje amb.Arvizu shkon takon ish poshtruesin e tij Berish ne kullen e tij qe te ben te mendosh se vlera e berishes eshte me e madhe se e arvizuse !!!!!!!dhe thua berisha nuk ka fuqi..

        Kam dale dikur me emer e mbiemer si puna i juaj dhe jam lodhur nga hipokrizia e nderkombetarve dhe indiferntizmi i shqiptarve.
        E kam ndertuar jeten ne ate menyre qe nuk dua te di kush ka qene zogu,enveri,saliu,fatosi,edi etj ne shqiperi.
        Biles nuk kam fare interes nese jane demokratet apo republikanet ne fuqi.Thjesht e bej kete koment per te thene nje te vertete qe ta perdorin ato qe jane te interesuar dhe falenderoj ne kete rast Gazeten Tema qe na jep mundesine te japim mendimet tona ne te mire te atij kombi qe po vetshkaterrohet…

        1. Ajet Delaj says:

          Z Martini pershendetje
          Te gjitha ato qe thoni jane te verteta po aq e vertete eshte se tera ato Institucione Kushtetuese jane nen vartesine e juridiksionin e Parlamentit te Shqiperise . Pra Rama eshte votuar te marri pushtetin dhe te qeverise Shqiperine perndryshe e thashe me siper se cfare duhet te beje.
          Respekte
          Ajet Delaj

        2. -homeri- says:

          — jam dakord me juve –ajo qe doja te shprehja eshte se z. AJET DELAJ eshte nje intelektual me kultur te gjere dhe eksperienc moshe dhe pune dhe analizat qe ben jane efikase dhe percaktojne rrugen si duhet te veprojne institucionet ne menyre te pa varur , por edhe bashkepunuse ne nje demokraci te vertet —ajo per te cilen ai e anash kalon eshte qe qeveria eshte nje kualicion , nje pjese e se ciles eshte bashk-fajtore ne qeverisjen e meparshme dhe qe me pelqimin e saj ka bere zgjedhje politike per istitucionet qe duhet te ishin te pa varur , si presidenti , gjukata kushtetuse shissh , prekurori dhe po ta vaxhdojme llogjiken mund te themi se kjo pjese e kualicionit ka aleance me pushtetin e humbur , pra me Sali Berishen , e ne keto kushte zz. AJET nuk shprehet drejt kur thote se Sali Berisha nuk ka pushtet , por ne realitet sipas asaj qe shikojme ai ka shume pushtet pa patur pushtet —qe te besh reformat e me siperme kerkohen ndryshime kushtetuse dhe ajo qe eshte me kryesore shkaterrimi i aleances Berisha – Meta . Me prishjen e kesaj aleance , atehere mund te shikojme edhe veprimin e gjyqesorit sepse kjo aleance e mba ate te jete e mefshet .. Dhe ne fund kur reformat pengohen apo u behen retushe vetem per te thene se po bejme reforma del ne pah edhe doreheqja e EDI RAMES

          1. martini says:

            faleminderit -homeri-
            Eshte plotesisht e vertete qe Ajeti i ka parametrat e nje intelektuali bashkohor por ka nje te keqe shume te madhe qe thote gjysem te verteta qe e ulin shume dhe eklipsojne shume ide te tij te lavderueshme.Koha po tregon se Ilir Meta ishte dhe eshte nje “kale troje” ne komedine e 23 qershorit 2013 dhe Edi Rama ose duhet te kerkoje troc ndihmen e shqiptareve te ndershem ose te jape doreheqjen.Te denohet Xhelal Mziu per akuzen idiote te mosbarazise ne tendera dhe te anashkalohet zhdukja e 85 miljon dollarve nga treshja podesta-berisha-taci eshte tallje vrasese.
            Mirpo ajo qe kritikoj fort Ajetin eshte se zgjidhja e problemit shqiptar ndodhet ne Amerike dhe pikerisht ne diasporen e atjeshme.Personalisht jam perpjekur te krijoj nje mentalitet te ri ne kete vend por eshte e pamundur nga njezit me gjak te helmuar te diaspores vjeter ne amerike dhe indiferentizmin skandaloz te emigrantve te ardhur pas 1992.

  27. Vezhgues says:

    Nuk eshte se kuptojme shume nga politika , por nje gje qe duket nuk ka nevoje te diskutohet :
    Sfilatat e lulit neper mitingje po e ngrene shume moralin , e partise , Me buzeqeshjen e tij Lulzimi po grumbullon rreth vetes shume te pa kenaqur nga sali Berisha.
    Buzeqeshja e pa fajshme e lulzimit te bene per vete.

  28. Lipe Gremi says:

    Pa dënimin e Sali Kriminelit dhe bandës së tij nuk ka shpresë për fukarenjtë shqiptarë.Më kini kujdes dhe Liken( mos ma lini prapa liste).

  29. tani says:

    Meroja nuk duhet te merret fare me bashen nuk ia vlen ai s’eshte ne nivelin tuaj,basha nuk ka asnje kontribut per te djathten shqiptare biles as e di c’do te thote e djathte,ai ka hyre ne PD vetem per te bere ndonje pare,se ashtu i kane thene shko se aty behen leke,ai do te beje para pa punuar,pa derdhur djerse,vetem me ndihmen e partise,per kete e duan partine,per te bere para,per kete e desh berisha, per kete e do dhe basha,prandaj ne zhgjedhjet vendore qe vijne njerezia duhet ti japi shkelmin ketij dallkauku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje